Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1

    Rilindasi i madh, Hajredin Fratari

    Kjo teme do te pasqyroje pjese te shkeputura nga libri "Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi" te shkruar nga Hajredin Elmazi rreth jetes dhe vepres se ketyre dy heronjve mallakastriot. Jam krenare te hap kete teme sepse ka te bej me dike qe i perket te njejtit trung te cilit i perkas dhe vete. Nuk paska gje me te bukur kur lexon nje liber qe flet per gjysherit, stergjysherit, sterstergjysherit e tu, gjakun tend dhe te atyre qe kane perfaqesuar kete familje nder shekuj.

    Fjalet e fundit te Hajredin Fratarit:

    "Shqiptaret kane gjuhen e nenes, per te folur shqip, kane zemren e babes, per te qendruar si burrat dhe jeten e tyre, ate qe u duhet per atdheun."

  2. #2
    KREU I PARE


    FAMILJA FRATARI


    Fratari i Mallakastres ndodhet ne skajin e siperm te kesaj krahine te madhe, atje ku kufizohet me zonat e Beratit dhe te Tepelenes. Pergjate rrjedhes veriperendimore te lumit te Povles ndahet me nje grumbull fshatrash po te Mallakastres si Cerrila, Bardhaj, Kapaj, Gjerbres e Greshice, ndersa nje var faqe kodrinash, bregoresh dhe luginash e bashkojne ate me Kremenarin, Drizarin, Kuten dhe Corrushin. Keshtu, Fratari, lidhet e komunikon natyrshem me shumicen e fshatrave te Mallakastres se Siperme, me perparesine se ka qene dhe mbetet me i madhe midis tyre. Ne hapesiren e vet, qe tradicionalisht mbeti nje njesi e konsoliduar administrative, me nje komunitet te virgjer autokton dhe me nje emer te pandryshuar, ne vazhdimesine e dekadave te shekullit qe sapo kaloi, brenda Fratarit u konfirmuan tre fshatra te vecante: Ninshi, Damsi, dhe Bejari. Ketu e ka burimin edhe legjenda, sipas se ciles, emri "Fratar" shpjegohet me fjalen latine "frateri", qe do te thote "vellazeri". Sipas kesaj legjende, te gjitha tokat, pyjet, bregoret dhe kodrinat qe ngjiten nga Povla deri ne Kalamatreng, kufi me Krasin e Tepelenes, kane qene ne pronesine e nje vellazerie. Ata u shtuan, u ndane nga njeri-tjetri, krijuan fise e lagje te tjera, arriten te merrnin vlerat e fshatrave te vecante e te mirefillte.

    Pikerisht ne kete fshat te madh, te bukur, te pasur e me kaq drite legjendash nga e kaluara beri vend dhe rrezatoi nder, bese, urtesi e patriotizem familja e madhe "Fratari". Ne truallin e sotshem kjo familje mbahet mend, te pakten, ne kalim te dhjete brezave, qe do te thote ne tre shekuj te shkuar. I pari i kesaj familjeje, apo sic thuhet trungu i kesaj peme gjenealogjike, kujtohet Zoto Haxhiaj. Thone se ai mbante titullin "bej", se jeten e kishte kaluar ne vende shume te largeta, ne luftra, ekspedita ushtarake dhe ne administraten turke. Nga fundi i karrieres dhe moshes se tij erdhi dhe u vendos ne Fratar, ne disa kodrina te buta ullishtesh, ne faqe te ngrohta vreshtash e toka te shendosha midis lagjeve "Hyskaj" dhe "Rrapaj". Ndoshta titulli "bej" qe mbante dhe qe kaloi si trashegim edhe tek pasardhesit e tij u be emri percaktues i mehalles e me pas i gjithe asaj hapesire qe u quajt "Bejar" dhe qe u be nje nga fshatrat me te pare te Fratarit te madh. Si nje kujtese e larget ka mbetur mendimi se Zoto beu eshte ardhes ne Fratar, bleu aty toka, ngriti shtepine, krijoi familjen dhe la pas nje fis te madh. Dicka edhe mund te diskutohet. Pozicioni dhe shtrirja e Zotjave ne qender te Fratarit, lidhjet e tyre te hershme, te qendrueshme dhe te forta me familjet me te degjuara dhe te pasura te Mallakastres te bejne te mendosh se ky fis eshte me teper autokton ne truallin e vet se sa bujtes.

    Ne kohen perpara dhe gjate qeverisjes se Ali Pashe Tepelenes, gjithe jugu i Shqiperise, sic perjetoi ashpersine e sundimit te tij, njohu edhe zhvillimi e perparime ekonomike dhe, paralel me to edhe zgjimin e ndergjegjes kombetare. Historikisht eshte i pranuar fakti, qe Mallakastra e Siperme, aq me teper Fratari, duke qene ne vazhdim te Tepelenes dhe brenda pashallekut te Janines, u be krahu i preferuar, me i fuqishem e me besnik i vezirit te madh, duke siguruar keshtu edhe privilegjet qe dhuroheshin nga kjo mbeshtetje.

    Eshte e natyrshme qe edhe Zotajt e Fratarit ta kene pasur rolin dhe fatin e tyre ne keto maredhenie te njohura te asaj kohe. Kjo do te shpjegonte me se drejti ate gjendje ekonomike, pozite shoqerore, influence dhe lidhje shume te zgjedhura miqesore qe krijuan ata ne gjithe krahinen e Mallakastres.

    Nese do te perqendrohemi te qellimi kryesor i studimit tone, do te gjejme se Zoto beu la pas kater djem: Meton, Islamin, Sinanin, dhe Ibrahimin. Po keshtu ai la edhe nje vajze qe quhej Hatixhe. Ja vlen shume te nenvizojme faktin se pikerisht kjo bije dhe moter e Zotajve u martua ne Hekal me Hasan Ibrahim Ahmetin dhe lindi me te madhin dhe me te degjuarin e Mallakastres, Rrapo Hekalin. Kete lidhje miqesore e dinin dhe e pranonin te gjithe te paret tane, por, sigurohemi edhe nga shenimet origjinale te z. Nishat Hamitaj, studiues dhe nje nga pasardhesit e familjes se madhe dhe patriote te Hamitajve ne Hekal. Ne librin e tij "Mallakastra dhe Hekali ne thellesine e shekujve" ai verteton: "Hasani, i biri i Ibrahim Ahmetit, kishte marre grua Hatixhene, nga lagjia Bejar e Fratarit, motren e Ibrahimit, me te cilen pati kater femije: Hamitin, Rrapon, Hatemen dhe Habiben."

    Keto pohime dhe te verteta te padiskutueshme hedhin drite jo vetem per lidhje gjaku midis familjes Fratari dhe Hamitajve, per Rrapo Hekalin si nip tek Zotajt, por edhe per zhvillimet e mevonshme historike, ne te cilat u perfshine keto dy familje te medha, duke qendruar perkrah njera-tjetres e ne krye te fshataresise trime e patriote te Mallakastres. Mbi bazen e maredhenieve te forta, lidhjeve te gjakut, fisit, zakoneve dhe traditave, qe, ne ato kohera nuk ishte e lehte te lekundeshin, duke shtuar ketu edhe shkaqet e motivet e kryengritjes antiosmane te vitit 1847, familja "Fratari" me gjithe Mallakastren, mblidhen ne krah te Rrapo Hekalit dhe gjenden ne qendren me te pergjakshme te perleshjeve te medha historike kunder reformave te Tanzimatit.

    Familja Fratari e merr fillin nga djali me i madh i Zoto beut, Metua. Me pas vjen Isuf Metua e pas tij Rakip Isufi. Duke filluar nga Meto Zotua e deri ne brezat e diteve tona, familja "Fratari" del nga mjegulla e legjendave dhe behet nje vazhdimesi e qarte. Mbi bazen logjike te kalimit te brezave dhe lindjes se femijeve, te cilet, pa perjashtim jane te viteve 75-85 te shekullit te kaluar, i bie qe Rakip Isufi te jete i lindur ne vitet 1850-1855. Ashtu si stergjyshi Zoto, edhe Rakip Isufi, tregojne, pati ndjekur shkollen ne Turqi dhe kishte arritur te behej nepunes i larte ne administraten e saj. Nuk dihen mire arsyet dhe rrethanat e braktisjes se gjithe asaj qe kishte mundur te arrinte ne kubet Rakip Isufi dhe kthimit te tij ne vendlindje, por tregohet me siguri se me emrin dhe me punen e tij eshte e lidhur ringritja e familjes "Fratari".

    Ajo u ngrit perseri ne radhen e familjeve me te degjuara e me te pasura te Mallakastres, duke mundur te dale keshtu nga ajo renie qe kishte pesuar fill pas kryengritjes kunder reformave te Tanzimatit.

    Rakip Isufi, apo Rakip agai, sic i thoshin, eshte martuar me Havane, bije nga Drizari i Mallakastres dhe pikerisht nga familja e njohur e Skenderajve. Tregojne per te se ka qene nje grua shume e paqme dhe bujare. Edhe per nje gote uje te therrisje tek dera e Rakip Isufit, Havaja, thoshin, do te kthente ne shtepi e do te percillte me buke e me gjelle. Rakip Isufi la pas kater djem e dy vajza. Me Havane e Drizarit ai pati dy djemte e pare: Sulon dhe Hajredinin, ndersa Hysenin, Ademin dhe vajzat i pati nga nje martese e dyte.

    Shtepia e ngritur nga Rakip Isufi, per fat te mire eshte edhe sot e kesaj dite. E ndertuar ketu e njeqind e tridhjete-dyzet vjet me pare, ajo ruan vlera te vecanta e me shume interes te nje ndertese mallakastriote te shekullit te 19-te. Shtepia eshte e madhe, dykateshe, me gjashtembedhjete dhoma. Gjithcka: themelet, muret, catia, tavanet, dritaret, dollapet e murit dhe shkallet e brendshme jane ashtu sic i kishte menduar e lene Rakip Isufi. Asgje, ose fare pak gjera kane ndryshuar ne arkitekturen dhe hijen e tyre te pare. Edhe sot, ne to banojne pasardhes te familjes "Fratari".

    (Koment i imi: Kam pasur fatin te shkoj ne kete shtepi me tim ate dhe te shikoja ku kishte lindur, edhe pse iku qe aty ne moshen 3 vjecare, dhe e mbaj mend qe kisha frike te hipja ne shkalle per te shkuar ne kat te dyte se benin shume zhurme. Nuk e dija qe ajo shtepi ishte aq e vjeter, por ama ishte kryeveper nga arkitektura qe kishte dhe nga menyra se si kishte rezistuar me teper se nje shekull.)

    Ne nje vazhdimesi tre shekullore, kur behet fjale per Zotajt ne pergjithesi dhe familjes "Fratari" ne vecanti, populli i Mallakastres ka cmuar se nga kjo dere e madhe kane dale burra te mencur, te beses e te nderit, trima dhe atdhetare te shquar. Ne kujtesen e tij te forte, neper brezat e pare te ketij fisi te madh, kane mbetur nje varg burrash te degjuar si Sulua, Hyseni dhe Adem Rakipi, Kaso Haxhiu, Asllan Sejdini, Riza Shaho, Shefit Alia, Faslli Karemani dhe sigurisht nga me te shquarit e luftes clirimtare ne Mallakaster, komandanti Qamil Hamzo.

    Tek familja "Fratari" Mallakastra nuk ka llogaritur pasurine, as agallekun, se e tille eshte natyra e popullit te saj, por ka pare, ka gjetur dhe vleresuar tek ajo traditat, fisnikerine, burrerine, shpirtin e sakrifices popullore e, mbi gjithcka, patriotizmin dhe atdhedashurine, qe nuk i ka treguar me fjale, por me vepra te gjalla.

    Populli i Mallakastres, per me teper, krenohet me kete familje te madhe e te nderuar, sepse ne vatren e saj lindi dhe u rrit rilindasi, patrioti dhe deshmori i kombit, Hajredin Fratari.

    vijon....

  3. #3
    KREU I TRETE


    HAJREDIN FRATARI


    Hajredin Fratari, sic e kemi permendur, lindi ne fshatin Bejar te Fratarit ne vitin 1880. Prinderit e tij ishin Rakip Isufi dhe Havaja. Rakip Isufi, pasardhes i fisit te madh te Zotajve, mbahet mend si nje burre i degjuar, I ditur dhe qe kishte jetuar e punuar ne disa vilajete te perandorise turke. Se fundi kishte preferuar te kthehej ne fshat per t’u gjendur prane familjes dhe te merres me miradministrimin e prones qe kishte trasheguar dhe qe e kishte shtuar me punen e tij. Hajredini eshte djali i dyte i Rakip Isufit dhe i Havase. Ai pati edhe tre vellezer te tjere: Sulon, Hysenin dhe Ademin, si dhe dy motra. Vella me nene e babe kishte vetem Sulon, mbasi femijet e tjere Rakip Isufi i pati nga nje martese e dyte.

    Rakip Isufi, sin je burre i mencur, me shkolle dhe i pasur, me mire se kushdo, dinte te vleresonte dhe te mendonte per te ardhmen qe duhej te kishin femijet e tij. Sulua, me i madhi i djemve, nuk mund te shkeputej nga punet e shumta te shtepise, e cila tani eshte bere vertet e madhe. Hajredini dukej se e kishte rrugen te hapur. Kete e kerkonte edhe pozita shoqerore e familjes, por edhe bindja se ai djale, aq i pashem dhe i zgjuar, do ta nderonte Rakip Isufin dhe gjithe shtepine.

    Ne moshen 25 vjecare, ai ka perfunduar studimet e larta ne Stamboll. Arsimi i plote dhe ambienti ku u rrit kishin ndikuar tek ai per formim e botekuptim te gjere si nepunes e administrator i ri me energji e plane te qarta e te rendesishme per te ardhmen. Me nje zgjuarsi te natyrshme, paraqitje dinjitoze e serioze, shpirt te ndjeshem e te guximshem mallakastrioti, i qarte ne komunikim dhe i vendosur ne mendimet e tij, Hajredin Fratari kishte krijuar nje individualitet te vecante, kishte fituar simpatine dhe impononte respekt ne rrethet studentore dhe intelektuale te shqiptareve ne kryeqytetin turk.

    Personaliteti i tij ishte formuar natyrshem qe ne vatren e traditave te familjes, ne namin e madh te fisit qe vinte nga Zoto beu e sidomos prej autoritetit qe gezonte ne Mallakaster i ati, Rakip Isufi. Nuk mund te fshiheshin nga kujtesa, as mund te shlyheshin nga zemra e Hajredin Fratarit dhe djemve te tjere te asaj kohe gjurmet e thella te ngjarjeve tragjike te gjithe atij shekulli, qe sapo kishin kaluar si nje gjemim vetetime e tronditje termeti ne Mallakaster dhe ne gjithe Jugun e Shqiperise. Shteti otoman nuk lejonte as te zihej ne goje emri i Rrapo Hekalit dhe trimave te tij, por bemat e tyre ishin kthyer ne kenge e legjenda.

    Rrapo Hekali, me i madhi i historise se Mallakastres, ishte kushuriri i pare i gjyshit te tij dhe Hajredini i ri, me teper se te tjeret, kishte te drejte te ndihej krenar per kete fat dhe fakt qe ishte i njohur ne rrethet patriotike te rilindasve tane. Ne te njejten kohe, ai ishte deshmimtari me i mire edhe i nje te vertet akoma me te rendesishme. Mallakastra kishte nisur te zgjohej. Ajo cka po fillonte te dridhej e te gjallonte, te levizte dhe te ziente ne kenget dhe rezistencen e saj, ne legjendat e saj po qartesoheshin dhe merrnin per te formen dhe kuptimin e tyre te vertete.

    vijon...

  4. #4
    KREU I TRETE (vazhdimi)

    HAJREDIN FRATARI

    Jane te njohura maredheniet e Hajredin Fratarit me Frasherllinjte e medhenj. Ato ishin te aferta, miqesore dhe te vecanta. Dihet mire se sa dashamires, sa te vemendshem dhe sa inspirues ishin Naimi e Samiu per te rinjte shqiptare, qe jetonin, punonin apo studionin ne Stamboll. Hajredin Fratari, per ta, duket se ka qene dicka me teper. Ne kete periudhe ai njihet dhe fejohet me Sabrete Vilen, e cila ishte mbese e Naimit e Samiut dhe e vellezerve te tjere frasherllinj nga ana e nenes. Ne traditat e mira te vatres familjare, ne jehonen e historise dhe rezistencen e popullit te Mallakasters kunder sundimit turk, i gjendur ne qender te rretheve perparimtare e shoqatave patriotike, i frymezuar nga ide te guximshme qe perhapnin rilindasit tane, pikerisht ketu, permes kesaj bote e shikojme rritjen, formimin dhe idealizmin qe pershkon gjithe jeten e Hajredin Fratarit.

    Qe ne Stamboll, ne periudhen e rinise dhe studimeve, ne rrjedhen e nje kohe me tendenca per ngjarje te medha, qe kerkonte heronj dhe lindi te tille, Hajredin Fratari ndodhet mes nje plejade shqiptaresh qe aspironin mendime dhe veprime te guximshme per ardhmerine e Shqiperise. Mendimet dhe idete e njejta, maredheniet dhe veprimet e perbashketa, qe u duken me pas, argumentohen edhe analizat e publikuara ne shtypin e kohes per Komitetin Shqiptar te Beratit ku thuhet: "Anetaret e tij (e Komitetit) kane qene ne mareveshje e bashkepunim me Ismail Qemalin, Feim bej Zavalanin, Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, Bedri Pojanin dhe Nexhip Dragen..." Te gjithe keto autoritete te politikes dhe luftes per liri e pavaresi ndodheshin apo komunikonin kryesisht ne Stamboll. Nga te gjithe anetaret e Komitetit te Beratit, ai qe jetoi e studioi per shume vite atje dhe qe pati mundesine me te mire per t'u njohur e per t'u lidhur me ta, sigurisht dhe pa asnje dyshim, eshte Hajredin Fratari. Perfshirja ne levizjen e madhe per pavaresi dhe dalja e tij e spikatur si mallakastriot ne grupimet me perparimtare te kesaj periudhe, kushtezohet me rrethana objektive qe diktoheshin nga vete jeta........

    Ne shenimet apo relacionet e konsullit austriak ne Vlore, ku shihen me admirim perpjekjet e mallakastrioteve per mesimin e gjuhes shqipe, mbas vdekjes se Selfo Hamitit, gjendja konstatohet me pesimizem. Sigurisht kjo lidhet me nje fakt konkret, por edhe me informacionin jo te plote qe konsulli mund te merrte ne ate kohe. Ne historikun e shkollave te Mallakastres jemi te siguruar se ajo veper patriotike qe bente Selfo Hamiti ne Hekal nuk qe e shkeputur dhe e vetme. Mesimi fshehurazi i gjuhes shqipe ishte perhapur edhe ne Kute, ne Corrush, Fratar, Ngracan, Belishove, Ruzhdie, Visoke, pa asnje dyshum ne Cakran e Gorishove. Por ai qe mendoi, punoi dhe e coi ne nje shkalle me te larte ceshtjen e mesimit dhe perparimit te shkolles shqipe ne Mallakastres eshte Hajredin Fratari.

    Mbas diplomimit ne Stamboll Hajredin Fratari kalon nje periudhe stazhi ne nje zyre avokatie ne Janine. Ne vitin 1906 ai kthehet ne Mallakaster, ne fshatin e tij te lindjes, ne Bejar. Sic tregonin te moshuarit qe e kishin perjetuar ate kohe si femije te vegjel, Hajredini kishte ardhur se e kishte mare malli dhe donte te pushonte per pak kohe.

    Dukej sikur nuk merrej me asnje pune. Kur papritur boshatisi njeren nga dhomat me te mira te shtepise, ate me dritare nga kopshti. Dollapet e futur ne mur qe mbylleshin me kapake te rende derrasash lisi, i mbushi me abetare, libra, fletore, lapsa e mjete te tjera mesimore, qe ia sollen disa miq nga Janina. Dhoma u shtrua me nje qilim te madh, ne njeren nga qoshete coi nje shilte nga me te plotat dhe me te mirat qe kishte lene nene Havaja ne stinen e rrobave. Kjo dhome, qe diten e pare mblodhi 16 femije te vegjel nga Bejari dhe lagjet e tjera te Fratarit, priti mesuesin e pare te saj Ibrahim Frasherin, dhe kesisoj u be shkolla e pare shqipe ne Mallakaster.

    Ai qe mori guzimin e madh, ai qe frymezoi e nderoi kete fole femijesh, kete vater drite, diturie e miresie per femijet e Mallakastres ishte Hajredin Fratari. I rendesishem ishte fakti qe si rilindas patriot nuk u mjaftua vetem me kaq. Ne biseda, takime, ne oda e kuvende ai vetem do te fliste i entuziasmuar dhe i vendosur: "Ka ardhur koha qe cdo shtepi mallakastriote ta bejme nje shkolle dhe cdo mallakastriot te behet mesues..."
    vijon...

  5. #5
    KREU I TRETE (vazhdimi)

    HAJREDIN FRATARI


    Celja e shkolles se pare shqipe nga Hajredin Fratari, shenoi nje arritje me te laarte e me te plote ne perhapjen e arsimit ne krahinen e madhe te Mallakastres. Mbas kesaj idete dhe detyrat e shtruara nga rilindasit tane, jo vetem jane kuptuar, por kane gjetur perkrahje, shtrirje, frymezim dhe perpjestime te konsiderueshme. Shperndahen libra, abetare dhe fletore, shkruhet me shkronja shqipe jo vetem ne ambientet e meparshme te mejtepeve, xhamive dhe teqeve, por kudo: neper sofatet e shtepive, ne kasolle e stane, ne hije lisash dhe ne faqe guresh e pllakash. Deshira e madhe, kureshtja, fryma nxitese e kishin kthyer kete proces ne nje etje, ne nje mrekulli qe i kishte mberthyer te gjithe.

    Hajredin Fratari e ndjente thelle ne shpirt dhe ne vetedijen e tij se ne ndergjegjen e cdo mallakastrioti dicka po evulonte, ndriconte dhe ishte gati te shperthente. Gjithcka thoshte dhe hidhte ai ne kete toke te virgjer do te ishte bari qe lehtesonte zemra te cfilitura, te munduara dhe te ndrydhura. Si nje rilindas dhe patriot i vertet dhe me ide te qarta ai ishte i bindur se aty, ne vatrat mallakastriote, zjarri ishte ndezur, fryma qe i dha ai asaj shkendije do te bente nje flake te madhe. Kishte ardhur koha qe populli te ngrihej, zinxhiret e roberise te keputeshin, shqiptaret dhe femijet e tyre te jetonin ne liri nje te ardhme me te mire e me te ndritur.

    Shkolla e Fratarit nuk vazhdoi gjate, Ndonese ne dekompozim te plote, perandoria e sulltaneve syte i mbante te hapur dhe veshet ngrehur. Pa mbushur as gjashte muaj ne Bejar, Hajredin Fratarin e therret mytesarifi i Janines i cili i komunikoi se Porta e Larte e ka emeruar nenprefekt ne vilajetin e Izmirit. Hajredin Fratari e dinte mire se ne ate periudhe administrata e vjeter turke po mundohej te bente ndonje perkedhelje ne sedren e shqiptareve, apo t'i joshte me ndonje post zyrtar si prove e perkujdesjes se saj, por kjo nuk e mashtronte ate. Ai e pati te qarte qe ne fillim se ky lloj "nenprefekti" ne fund te dynjase, ne fakt ishte nje internim. Perse ndodhi kjo nuk qe e veshtire ta kuptonte vete Hajredini, familja dhe fisi i tij i madh, shoket dhe miqte e shumte qe ai la ne Mallakaster. Kjo u provua edhe me mire kur nje koshadhe turke me nje caush ne kryer kerkuan, gjeten dhe arrestuan Ibrahim Frasherin.

    Shkolla e pare shqipe e celur nga Hajredin Fratari ne Bejar te Mallakastres, mbas gjashte muajsh u mbyll nga autoritetet dhe trysnia turke, por vatra qe u ndez atje dhe zjarri qe flakeroi prej saj vezulloi drite shkronjash, mesimi e diturie, frymezoi ndjenja patriotizmi, lirie dhe atdhedashurie. Hajredin Fratari u imponua te largohej nga Mallakastra, por idete, qellimi dhe pema qe coi me doren e tij mbeten aty. Ishte ne kohen dhe moshen, gjendjen dhe energjite me te mira e me te bukura te jetes se tij e te gjitha keto i grumbulloi, i drejtoi dhe i perkushtoi per ceshtjen e madhe: zgjimin, frymezimin dhe bashkimin e popullit te Mallakastres drejt pavaresise dhe perparimit kombetar.

    Mallakastriotet dinin te kuptonin dhe te vleresonin idete qe frymezonte dhe perhapte Hajredin Fratari, dinin gjithcka qe thoshte dhe realizoi ai per shkollen dhe mesimin e shqipes, prandaj kur i shtonin edhe titullin "Bej" kete e nxirrnin nga zemra dhe e permendnin ne kuptimin me te mire e me te drejte te kesaj fjale.

    Koha provoi se Hajredin Fratari nuk e harroi per asnje moment as Mallakastren, as Shqiperine. Ai i kishte pare me syte e tij hallet e medha te popullit dhe i dinte mire detyrat qe kishin bijte e vertete dhe patriotet e ketij vendi. Hajredin Fratari kthehet shume shpejt ne atdhe e jo vetem me abetare e libra, por edhe me idene e madhe se duhej ngritur populli ne kembe dhe Shqiperia duhej te shkeputej perfundimisht nga perandoria dhe shekujt e mesjetes se erret turke.

  6. #6
    KREU I PESTE


    HAJREDIN FRATARI DHE ISMAIL KLOSI NE VITET 1908-1910


    Pa synuar te hyjme ne detajet e revolucionit xhonturk dhe shpalljes se kushtetutes se tyre ne vitin 1908, mjaftohemi te besojme se fitorja e turqve te rinj nuk i justifikoi shpresat e ushqyera nga shume prej patrioteve tane. Levizja xhonturke, qe pati aq shume nevoje per shqiptaret dhe perkrahjen e tyre, mbeti ne gjysme rruge, ne kuadrin e premtimeve boshe, deri sa me pas degjeneroi ne mashtrime dhe kundervenie. Ne fakt patriotet shqiptare prej kohesh e dinin mire se kush ishin xhonturqit, c'perfaqesonin ata, c'qellime kishin dhe ku donin te dilnin me demagogjine e tyre per reforma dhe kushtetute te re. Shoqatat atdhetare ne Stamboll, Sofje e Bukuresht, gazetat kombetare, patriotet dhe intelektualet e zgjuar e te ndershem u hodhen kush e kush me pare, te perfitonin kohen dhe rastin per ta bere fakt te kryer, te pakten ceshtjen e shkollave shqipe.

    C'ndodhi ne Mallakaster ne kete periudhe te shkurter?
    Eshte i dokumentuar plotesisht fakti qe ne Kute dhe ne Cakran, dy nga fshatrat me te medhenj te krahines, u mbyllen pergjithmone mejtepet turke dhe ne vendin e tyre u celen shkollat e para shqipe. Ne fakt, dokumentacioni qe disponojme nuk e pasqyron ne menyre te plote realitetin. Informacione e te dhena indirekte, por lehtesisht te pranueshme, na sigurojne dhe na bindin se ne Mallakaster u hapen edhe shkolla te tjera.

    Shpallja e kushtetutes favorizoi edhe nje amnisti te pergjithshme. Ismail Klosi me ceten e tij del sheshit, pa u ndeshur me pasoja nga ana e administrates civile dhe ushtarake turke, ndersa Hajredin Fratari e le pergjithmone Izmirin e larget dhe kthehet ne atdhe. Celja e shkollave shqipe dhe ardhja e ketyre dy patrioteve, qe ishin bere shume te njohur, ishin ngjarjet dhe strumbullari i gjithe bisedave ne sofra, oda, sheshe fshatrash e shtepi mallakastriote.

    Ne shtepine e madhe te Rakip Isufit, Hajredinin e priten me mall e me nderime te medha, vellezerit, fisi i gjere i Zotajve dhe gjithe burrat e moshuar e te respektuar te Fratarit. Sulua, Hyseni e Ademi ishin bere burra dhe kishin marre ne dore punet e shumta te shtepise se tyre te madhe e te kamur. Por ajo qe zinte tani vendin me te rendesishem ne jeten e Hajredin Fratarit ishte martesa e tij me zonjen Sabrete Vila me te cilen qe njohur e miqesuar qysh kur ishte student ne Stamboll. Sabreti ishte e bukur e dinjitoze. Si shume pak vajza shqiptare te asaj kohe ajo kishte patur mundesine te studionte ne kolegjin turk te femrave ku pervec lendeve dhe shkencave tradicionale, zoterohej deri ne persosmeri gjuha, letersia, historia dhe kultura franceze. Sabreti ishte bije ne familjen Vila nga Frasheri i Permetit, e njohur dhe njeheresh si familje e traditave patriotike. Nga kjo familje ka pasur nje numer te madh zyrtaresh te larte ne administraten turke, ndersa, sic thone, babai i Sabretit, Mehmet Vila, i cili ne ate kohe merrej me tregti mjaft fitimprurese, qendren dhe shtepine e kishte ne Berat. Por Sabreti ne radhe te pare, nga e ema ishte mbesa e Frasherllinjve tane te medhenj. Edhe shkollimi i saj ne Stamboll duhet te kete qene ndikimi dashamires e largpames i Naimit dhe Samiut, te cilet, sic jemi ne dijeni, i jepnin shume rendesi arsimimit dhe emancipimit te femres shqiptare. Ndersa nga tregimet e te moshuarve dhe pasardhesve te familjes Fratari sigurohemi se edhe njohja e pare, edhe mendimi per martesen e tyre, eshte bere po ne familjen e dajove te Sabretit, ne shtepine e rilindasve tane te ndritur.

    Mbesa e Naimit dhe e Samiut, gruaja plot nur e autoritet, e ditur dhe e veshur me rroba aq te mira, nusja e Hajredin bej Fratarit, ishin arsye me se te mjaftueshme qe zonja Sabrete te pritej ne Mallakaster me te gjitha zakonet, traditat dhe nderet qe i takonin seres se saj. Mallakastra vertet ishte e varfer dhe populli fukara, por edhe gezimet e lumturine nuk i ndau asnjehere nga jeta e tij. Odat e medha te Rakip Isufit mbusheshin me miq e shoke, te afert e te larget, qe vinin per t'u cmallur, per te biseduar e per te uruar djalin e kurbetit me nusen e larget. Ka qene dashamiresia dhe kujtesa e disa miqve te moshuar mallakastriote dhe ndihma konkrete e pasardhesve direkt te familjes Fratari, qe bene te mundur te sqaroja disa nga momentet me te rendesishme nga jeta e zonjes Sabrete Vila. Keto momente ne fakt nuk perbejne kuriozitete, por vlera e kontribute, mesazhe te kohes dhe aktuale, prandaj edhe vendosa te mos i le pa i perdorur.

    Zonja Sabrete Vila nuk jetoi gjate. Mbas vdekjes tragjike te Hajredin Fratarit, ajo qendroi ne fshat ku u mor me zoterimin e prones dhe rritjen e dy djemeve te saj, Skenderit dhe Reuf Fratarit. Jane shume te pakte te moshuarit qe e mbajne mend ate sepse ne ate kohe ata vete nuk ishin vec femije te vegjel. Megjithate, nga ajo qe mbahet mend ne kujtesen e tyre, mund te vecojme tre momente shume domethenese ne jeten e saj.

    Mjaft i njohur ka qene qendrimi i zonjes Sabrete kur u vra Hajredin Fratari. Pati zera se ai u spiunua, u kallezua, se per te, ashtu si edhe per Ismail Klosin, pati inate e tendenca nga persona te vecante, qe deshironin dhe kerkonin eleminimin e tyre. Ne ato kohera edhe ne Mallakaster vepronte akti i gjakmarrjes me te gjitha format dhe forcen e vet. Fisi i Zotajve dhe familja Fratari i kishin te gjitha mundesite dhe potencialet per te kaluar ne veprime vetegjyqesie, per te hapur plage te tilla te renda qe do te ishte e veshtire te mbylleshin. Ketu ata u ndeshen me qendrimin e prere e te vendosur te zonjes Fratari, e cila u tha: "Nuk dua te degjoj ne shtepine time fjalen gjakmarrje, nuk dua t'i le femijet e mi dhe te miqve te mi mallakastriote peng te ketij kanuni mizor mesjetar." Kjo eshte aq e vertet sa qe edhe kur ceta e fratarakeve kapen rob nje detashment te madh rebelesh se bashku me komandantet e tyre ne fshatin e Greshices, nuk pushkatuan dhe nuk denuan asnje. I shoqeruan paqesisht deri ne Sinje dhe aty, ne baze te nje marreveshjeje me komitetin e Beratit, i shkembyen me mallakastriotet qe mbaheshin akoma ne burgun e prefektures.

    Edhe kjo mbahet mend.
    Ne vitet 1917-18 ne Mallakaster u perhap epidemia e koleres. Midis atij fukaralleku, paditurie dhe plagesh mjerimi qe kishte lene Lufta e Pare Boterore, u krijua edhe nje situate akoma me e rende, e rrezikshme dhe e pashprese qe kerkonte e merrte jete femijesh, qe shuante familje te tera. Zonja Fratari, nga te paktat qe e dinin kete semundje, u vu ne krye te asaj ndihme qe mund te jepej ne ate kohe, per te evituar me te keqen ne kushtet e mungeses se plote te ndihmes mjekesore. Vec ilaceve qe mundi te siguronte, ajo u dha fshatareve gjithe gelqeren qe kishte ne gropa apo kaminat e saj, i mesoi si ta perdornin dhe vete, shtepi me shtepi, beri djegien dhe dezenfektimin e ambienteve qe ishin vatra e mbartes te kesaj epidemie vdekjeprurese.

    Zonja Fratari kujtohet edhe per dicka teper simbolike. Ne nje faqe kodre ajo thuri nje toke te mbetur prej kohesh si kullote dhe e mbolli e veseliti aty rreth shtatedhjete rrenje ullinj. Keta ullinj ajo i coi me doren e saj, tani jane bere si rrepe dhe gjelberojne ne te kater stinet. Ashtu sic deshironte ajo, sot e kesaj dite, faqa e kodres e veshur me ullinj quhet "Bacja e Hajredinit".

    Zonja Sabrete Fratari nderroi jete ne vitin 1934 dhe u varros me nderime aty, mes te pareve te fisit te madh te Zotajve dhe te familjes se saj Fratari.

    vijon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 21-08-2009 mė 00:16

  7. #7
    Inf, po ky qe ka firm ndertimi tani, inxh Fratari, a eshte i kesaj familjeje?

    na shpjego pak se cbehet me kto dy familje ne vitet 1940-1960 ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Inf, po ky qe ka firm ndertimi tani, inxh Fratari, a eshte i kesaj familjeje?

    na shpjego pak se cbehet me kto dy familje ne vitet 1940-1960 ?
    MI CORAZON, me c'me ka thene im ate sepse jane kushurinj te dyte te dy, ai qe ka firm ndertimi eshte i biri i Rauf Fratarit (dhe gjyshi im dhe Rauf Fratari ishin djem xhaxhallaresh), dmth Hajredin Fratari eshte direkt gjyshi i inxh Fratarit.

    Do vazhdoj te sjelle akoma pjese te librit dhe per me teper ne ato vite qe ke kerkuar ti, do sjelle cfare me tregoi im ate qe ndodhi me familjen.

  9. #9
    KREU I PESTE (vazhdimi)


    HAJREDIN FRATARI DHE ISMAIL KLOSI NE VITET 1908-1910


    Ne vitet 1908-1910 Hajredin Fratari po mbushte 30 vjec. Ai kishte marre te gjitha tiparet e nje burri te pjekur, ishte i formuar me njohuri te gjera, eksperience jete dhe pune, pa diskutuar ketu zgjuarsine e tij te natyrshme dhe aftesine komunikuese me te gjithe e per gjithcka. Prezenca e tij dinjitoze, ndjenjat e pastra dhe mendimet e palekundura mbushnin portretin e nje patrioti te madh idealist i vendosur per ta cuar deri ne fund ceshtjen e madhe te shpetimit dhe perparimit te atdheut. Personaliteti dhe prezenca e tij frymezonte siguri dhe besim jo ne dy-tre bisedues, por ne oda te mbushura me miq, sheshe e kuvende ku gjithmone gjendej i afruar dhe i rrethuar nga mallakastriotet qe e adhuronin me gjithe zemer.

    Bashkefshatari im, patrioti Demo Bajrami, me te cilin kam patur fatin dhe nderin te bisedoja shpesh here per ato kohera dhe per ata njerez, me tregonte: "Nga Drizari shkuam ne Fratar, te Zotajt, vete i peste. Isha une, Azbi Hasimi, Jemin Aliu, Bilo Ferkua dhe Aliko Llanaj. Jemini dhe Azbiu ishin dajo ne Zotaj, kurse une e kisha shok Hajredin Fratarin qe ne mejtepin e Kutes me Ismail efendiun. Na priten si ne ato kohera dhe sic priste ajo shtepi, u shtruam dhe u kenaqem me muhabete. Por sapo u cmallem e u qetesuam, mbaj mend se Hajredin beu filloi te na fliste: "...Kushtetuta qe dhane xhonturqit nuk eshte per ne, por per t'i zgjatur jeten e vete Turqise. Nuk kemi kohe per t'u menduar me gjate, nuk ka rruge tjeter per ne shqiptaret pervec asaj te shkeputjes nga perandoria anadollake. Shqiperia duhet te ndahet nje ore e me pare nga Turqia, perndryshe do te thahet e do te kalbet si ajo dega kur trungut te saj i ka shkuar sepata ne palce. Duhet te ngrihen ne kembe te gjithe shqiptaret, se keshtu bene dhe fituan edhe fqinjet tane afer dhe larg nesh. Se ja, u hapen tri shkolla, u bene edhe dy ceta, u hodhen edhe pese pushke e u zgjodhen edhe kater deputete, por nuk eshte kjo Shqiperia. Kemi bere shume pune te mira, po Shqiperine akoma nuk e kemi fituar. Turqia ka peseqind vjet qe eshte shtruar ne vatrat tona, u fuqizua dhe u dhjamos me gjakun dhe djersen e shqiptareve, rrenjet i ka futur e i ka shtrire sa gjere e gjate ne kete toke. Eshte shume e veshtire te shpetojme prej tyre, por ne mallakastriotet, kur i kthehemi ares per se dyti, nuk leme krisje e gjembace te na perzihen e te na mbulojne faren qe kemi mbjelle me doren tone. ..."

    Hajredin Fratari i sapokthyer ne Mallakaster, me mire se kushdo tjeter dinte te tregonte e te analizonte punet dhe planet e Turqise dhe akoma me mire e me qarte dinte te frymezonte se c'duhej te benin ne ato momente shqiptaret dhe mallakastriotet e tij. Te gjitha takimet, bisedat dhe kuvendimet qe pati Hajredini gjate kesaj periudhe te shkurter te qendrimit ne fshat, mund te permblidhen me nje mendim te thjeshte, por te prere: "Jemi ne nje kohe kur femijet duhet te vazhdojne medoemos shkollen, burrat -- luften."

    Nuk jemi te sigurte nese qe nje deshire e sinqerte e administrates se larte turke, ndonje nderhyrje miqesore apo edhe frika per ta lene Hajredin Fratarin ne vendin e tij te lindjes, por eshte fakt se, mbas dy -tre muajsh, si ishte kthyer nga Izmiri i larget, atij i vjen emerimi per nenprefekt ne Pogradec. Duke mos mundur te qendronte me gjate ne Mallakaster, se bashku me Sabretin, niset per te marre ne dore detyren e re qe e pati shume per zemer. Hajredini e dinte mire se Pogradeci dhe fshatrat rreth tij ishin po aq te bukur e te virgjer sa edhe ato te Mallakastres. Nuk do te kishte me perpare syve as vershimin e furishem, as oshetimen e thelle te Vjoses plake, por do te gezonte qetesine e kalter te Ohrit te madh e te mrekullueshem. Edhe per keto i kishte nevoje, sepse, ne te vertet, kishte nje zemer te bute qe prekej e gezohej si femije, vetem kur indinjohej nga ndonje padrejtesi, shperthente e merrte si zjarr. E kenaqur nga kjo levizje ishte edhe Sabreti, mbasi ne Elbasan ajo kishte te motren e saj, Sanijen, te martuar me Gani Bungon. Krijohej per te nje mundesi me e mire per nje komunikim me te lehte e me te favorshem me te.

    Per Hajredin Fratarin, Pogradeci do te ishte nje pozicion mjaft i volitshem per t'u lidhur e per te vepruar me popullin, me shoket dhe miqte e shumte, qe ai kishte zene qe ne Stamboll, ne trevat verilindore e akoma me shume ne Diber e ne Kosoven e madhe. Ngjarjet e medha ne vitet qe pasuan e cuan Hajredin Fratarin ne qendren e tyre me te rendesishme dhe ne afirmimin e tij si patriot i madh, i perkushtuar teresisht per gjithcka mendonin e punonin atdhetaret e vertete te ketyre viteve.

  10. #10
    KREU I GJASHTE

    PER LIRI E PAVARESI KOMBETARE


    Ne Mallakaster, si ne shume krahina e vise te tjera, miqesite midis familjeve te medha, te fisme e te pasura, kane qene nje realitet i njohur dhe i pranuar. Kur behej nje mik a lidhej nje miqesi e re, pyetej gjithandej dhe sqarohej mire sera, radha, gjendja ekonomike e keto pretendime shfaqen reciprokisht. Natyrisht pasuria vleresohej, por dicka me teper se ajo, peshonte nderi, fisnikeria, tradita, besa, prejardhja, trimeria dhe mikpritja qe plotesonin virtytet me te ndjeshme te familjes mallakastriote.

    Eshte e vertete qe krahina e Mallakastres zoteron nje hapesire te gjere gjeografike: ajo fillon nga kodrat e Patosit e deri te Shkembi i Kocit kufi me Tepelenen, nis nga Sinja e Beratit dhe del ne rrjedhen e Vjoses, qe e ndan me fshatrat e Laberise dhe te Lumit te Vlores. Gjithashtu eshte e sakte qe, per periudhen e viteve 1900-1910 krahina perfshinte pesedhjete e kater fshatra, por numri i popullsise ishte shume, shume i vogel. Ne librin me statistika te Teki Selenices "Shqiperia 1923" sigurohemi se kjo krahine kaq e madhe kishte vetem 17,582 banore. Per shume vite e dekada, per arsye e shkaqe nga me te ndryshmet, nuk levizi ndjeshem kjo shifer.

    E sollem kete fat simbolik, jo per ndonje arsye te vecante, por per te dale ne nje mendim e per te argumentuar se shkalla dhe mendesia e njohjes, e lidhjeve miqesore dhe fisnore brenda ketij komuniteti relativisht te vogel, por gjithmone prezent ne troje shekullore, ishte e madhe, e pashmangshme, e qendrueshme, gati e shenjte. Ne jeten e perditshme mallakastriotet beheshin miq per koke nga mirekuptimi e toleranca qe i karakterizon, nga ndihma dhe perkrahja qe shpesh u duhej t'i jepnin njeri-tjetrit, nga interesa ekonomike qe nisnin me punimin se bashku te tokave, kullotat dhe stanet, qinosite e bagetive, deri te kembimi i shqerrave dhe kecave kur i shkepusnin nga tufat. Me keto bashkangjiteshin vellazeria ne bese, emri dhe qethja e flokut te femijeve e deri tek maredheniet me elementare si fqinje te mire, te cilat ishin te gjitha elemente bashkepunimi shoqeror dhe miqesie familjare. Me tej kemi disa momente shume te rendesishme: nizamlleku, kurbeti, rruget e perbashketa per ne tregje, rezistenca ndaj ekspeditave ushtarake dhe ndeshkimore, dalja ne kuvende, kenget e vallet ne dasma dhe psheretimat e loteve ne derte ishin faktoret me reale e te fuqishem qe i bashkonin, i lidhnin dhe i miqesonin ne dekada e shekuj brezat qe rriteshin dhe plakeshin ne Mallakaster.

    Ne kete kushte, rrethana e tradita, familjet Fratari dhe Klosi ishin te njohura, te mirekuptuara prej kohesh dhe pershtateshin ne shume plane me njera-tjetren. Si Fratari edhe Klosi jane pjese te aferta te asaj hapesire kodrinore qe shpesh quhet Mallakastra e Siperme. Nga Klosi ne Fratar, apo me mire te themi ne Zotaj, me kuaj te mire nuk mban me teper se nje ore rruge.

    Familjet Fratari dhe Klosi takoheshin shpesh ne miqesi te perbashketa dhe akoma me teper ne pleqesine e Mallakastres, e cila ne shekuj, duke mbledhur rreth vetes burrat me te mire e me te zgjuar te krahines, ka mundur te veproje si nje institucion i konsoliduar, si nje strukture autoritare e zgjedhur dhe e mbeshtetur nga populli. Si e tille, kjo pleqesi kishte te drejta te plota vendimmarrese dhe vepruese ne zgjidhjen e problemeve e kontradiktave te lindura midis individeve, fiseve, fshatrave, po edhe midis popullit dhe administrates turke.

    Keto tradita shekullore e maredhenie reciproke e kane bere lehtesisht te mundur njohjen, bashkepunimin dhe miqesine qe lidhen dhe e mbajten gjate gjithe jetes se tyre te dy patriotet e shquar te rilindjes ne Mallakaster, Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi. Nese filllimisht kjo njohje dhe keto maredhenie kane nisur si midis dy shokeve e miqve intelektuale mallakastriote, me kalimin e shpejte te kohes ato behen shume te forta dhe ndricojne ne plane e sfera te shumta jete e veprimtarie intensive me qellime te larta e te shenjta. Idete qe perqafuan dhe veprimet patriotike qe nisen fillimisht ne menyre te pavarur, nuk mund te mbeteshin brenda vetes dhe aq me pak te panjohura per njeri-tjetrin. Marreveshja e bashkepunimi per nje qellim te vetem i nisur ne Mallakaster mori kuptimin e plote ne formimin dhe pjesemarrjen e tyre si te pare ne Komitetin Shqiptar te Beratit. Ky komitet u krijua ne qendren politike, administrative dhe ekonomike qe kishte nen juridiksion Fierin, Lushnjen, Mallakastren dhe Skraparin, ne Beratin e lashte e me tradita po aq te lashta patriotike dhe rilindase.

    vazhdon...

  11. #11
    Po inxhinieri gjeolog Sulo Klosi qe kishte studiuar ne europe a ka te beje me kte fis atdhetar?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Patriotet Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi dhe kapiteni Baki Gjebreja u varen ne litare nga forcat e Haxhi Qamilit i cili e dogji 3 here Mallakastren.
    Nga familja e Hamiteve ishte komandant i ēetes se Mallakastre se eger ne luften e Vlores 1920
    Halim Hamiti ishte per Mallakastren e eger dhe Hysni Toska komandant i Xhandarmeris ne qeverin e Ismail Qemalit ,qe Halimin e kishte xhaxhain e vjehrrit te tij(niperat e Rapo Hekalit)ishte per Mallakastren.
    Uran Butka ka shkruajtur :
    E VERTETA E LUFTES SE MALLAKASTRES ME 1943.
    Eshte bere dhe nje film dekumentar ''MALLAKASTRA SIē KA QENE''
    Aty jepet dhe shtepia e Rakip FRatarit atdhetarit te shquar ,nje shtepi 140 vjeēare me 16 dhoma .(gjejeni materialin ne google per ta lexuar )
    Ne kohen e luftes u ndane (siē ishte ne ate kohe ) disa pinjolle te familjes nuk djekin te njejten fryme me paraardhesit ,do mundohem ti shtjelloj ,po eshte pak e veshtire sepse Mallakastriotit e kan pasur zakon qe perseritnin emrat e gjysherve tek femijet ,psh Ismaili i pare ,beri Qemalin ,Qemali beri Ismailin e dyte e keshtu me rradhe ...
    Ne kohen e luftes siē e thash nga nje ane ishte Mehmet Shehu ,Bilbil Klosi ,Qemal Klosi dhe nga krahu tjeter nacionalistet Besim Belishova ,Rauf Fratari ,Tefik Sfiri etj.
    Inxhinjeri i gjeologjise qe kishte mbaruar ne France Sulo Klosi eshte vellai i Qemal Klosit qe bashke me Bilbil Klosin (ish minister i drejtesis ,baxhanak me Ramiz Aline ,babai i perkthyesit te Skenderbeut Ardian Klosit )i kishin denuar me vdekje 150 vete ,Bilbili dhe si antar i
    komisionit te debim internimeve kishte internuar me qindra familje .
    Qemal Klosi denonte njerez ne gjykaten e Vlores ku te vellane Sulo ja varrnin ne Rubik .
    Ne fillim e shkarkuan pastaj e vune perseri ne detyre ,me duket se ka qene zv minister i komunikacioneve dhe drejtor i portit te Durresit .
    Femijet e te vellait Sulos i rriti ai dhe i shkolloi Editin dhe Ismailin .
    Fatos Klosi ish shefi i SHIKUT eshte i biri i Qemal Klosit .

    Nuk e di se te sqarova ndonje ēik Mi Corason .
    (ne shtepi kam nja dy fotografi te luftetareve te fisit Hamiti nga lufta e vlores 1920)
    I kam botuar dhe tek BULETINI botim i bashkis se Fierit .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga naqeta : 02-09-2009 mė 08:41
    A don, e s'din, a din e s'don !

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar naqeta pėr postimin:

    egli90 (06-06-2017)

  14. #13
    Thx Naqeta, por me bere pak lemsh me kte lidhjen Klos qemal fatos ardian e sulo klos.

    Kush e "varrte" ne rubik inxh Sulon qe ish diplomuar ne France?

    me sqaro pak.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #14
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Thx Naqeta, por me bere pak lemsh me kte lidhjen Klos qemal fatos ardian e sulo klos.

    Kush e "varrte" ne rubik inxh Sulon qe ish diplomuar ne France?

    me sqaro pak.
    Suloja eshte i vellai i Qemal Klosit ,Qemal Klosi eshte babai i Fatos Klosit ,ish shefit te SHIKUT .
    Sulon e vrane me grupin e Ish deputeteve ,edhe pse njihej me Enverin qe kur kishin qene ne France8bile kam lexuar qe e bija e Sulos ne shkrim ka shkruajtur e kur e pyeten Enverin per kete ai ishte shprehur qe nuk dinte gje (si gjithmone ) dhe ishte gjithashtu dhe vellai i Qemal Klosit dhe kushuriri i Bilbil Klosit qe ishte ministri i drejtesis .
    Lemsh kane qene keto ,por njeri -tjetrin e kane mbajtur .
    Une njoh pjesen tjeter te fisit qe jane mjek ,inxhinjere ,nuk jane marre si keto me krime por njeri -tjetrin e kane mbajtur.
    A don, e s'din, a din e s'don !

  16. #15
    KREU I GJASHTE (vazhdimi)


    PER LIRI E PAVARESI KOMBETARE


    Ne vitet 1911-12 Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi jane nder delegatet me aktive ne kuvendet qe nisin nga Manastiri i Cepos, ne Drashovice dhe ne Sinje, sepse pjesemarrja e tyre ne keto tubime eshte edhe ne krye te cetave te armatosura mallakastriote, te cilat ne festet e tyre te bardha paten shkruar fjalet e shenjta: "Liri, a Vdekje!".

    Perpara se te nisnin veprimet ushtarake dhe kryengritja e armatosur te perballej me forcat e garnizoneve dhe operacioneve turke, udheheqesit e Mallakastres dhe Shqiperise se Jugut u munduan te siguronin arme e municione te domosdoshme per te pajisur cetat popullore qe ishin grumbulluar dhe prisnin perkrah tyre.

    Nen titullin "Kryengritja e Toskerise" ne gazeten "Liria e Shqiperise", date 15. 12. 1911 jepen edhe disa pershkrime luftimesh dhe perpjekjesh te cetave mallakastriote kunder formacioneve dhe reparteve turke ne muajt e fundit te ketij viti. Ne njerin prej ketyre mesojme: "Mbasi u vendos qe cdo cete te shkonte ne krahinen e vet, ajo e Mallakastres, gjate udhetimit te saj takoi me taborin turk. Turqit hapen zjarr te paret mbi shqiptaret. Mbas dy ore luftimesh te pergjakshme mallakastriotet u hodhen ne sulm dhe kapen njezet ushtare dhe oficer rober. Mbasi i carmatosen i lane te lire, duke u thene se shqiptari nuk ha pula te ngordhura".

    Kur arriten ne Mallakaster kryengritesit bene edhe nje luftim te fundit, i cili jepet vetem si nje lajm i shkurter ne gazeten "Liria e Shqiperise": "Hajredin Hamiti me ceten e Mallakastres sulmon trupen turke te komanduar nga bimbashi Ismail Haki Libohova ne fshatin e Cakranit dhe e ndjek ate...". Na duhet te sqarojme se Hajredin Hamiti eshte i biri i Musa Hamitit. Ne vitet 1910-12, ai ishte nje nga udheheqesit dhe luftetaret me te shkuar te kryengritjes antiosmane ne Mallakaster, Vlore e Tepelene. Ai eshte i nje moshe, shok, mik e bashkeluftetar i pandare me Ismail Klosin. Lidhje e miqesi akoma me te ngushte ai ka me Hajredin Fratarin, me te cilin, kur kemi folur per familjen Fratari, kemi permendur lidhjen e tyre fisnore si dajo te Hamitit dhe Rrapo Hekalit.

    vazhdon...

  17. #16
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    KREU I GJASHTE (vazhdimi)


    PER LIRI E PAVARESI KOMBETARE


    Ne vitet 1911-12 Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi jane nder delegatet me aktive ne kuvendet qe nisin nga Manastiri i Cepos, ne Drashovice dhe ne Sinje, sepse pjesemarrja e tyre ne keto tubime eshte edhe ne krye te cetave te armatosura mallakastriote, te cilat ne festet e tyre te bardha paten shkruar fjalet e shenjta: "Liri, a Vdekje!".

    Perpara se te nisnin veprimet ushtarake dhe kryengritja e armatosur te perballej me forcat e garnizoneve dhe operacioneve turke, udheheqesit e Mallakastres dhe Shqiperise se Jugut u munduan te siguronin arme e municione te domosdoshme per te pajisur cetat popullore qe ishin grumbulluar dhe prisnin perkrah tyre.

    Nen titullin "Kryengritja e Toskerise" ne gazeten "Liria e Shqiperise", date 15. 12. 1911 jepen edhe disa pershkrime luftimesh dhe perpjekjesh te cetave mallakastriote kunder formacioneve dhe reparteve turke ne muajt e fundit te ketij viti. Ne njerin prej ketyre mesojme: "Mbasi u vendos qe cdo cete te shkonte ne krahinen e vet, ajo e Mallakastres, gjate udhetimit te saj takoi me taborin turk. Turqit hapen zjarr te paret mbi shqiptaret. Mbas dy ore luftimesh te pergjakshme mallakastriotet u hodhen ne sulm dhe kapen njezet ushtare dhe oficer rober. Mbasi i carmatosen i lane te lire, duke u thene se shqiptari nuk ha pula te ngordhura".

    Kur arriten ne Mallakaster kryengritesit bene edhe nje luftim te fundit, i cili jepet vetem si nje lajm i shkurter ne gazeten "Liria e Shqiperise": "Hajredin Hamiti me ceten e Mallakastres sulmon trupen turke te komanduar nga bimbashi Ismail Haki Libohova ne fshatin e Cakranit dhe e ndjek ate...". Na duhet te sqarojme se Hajredin Hamiti eshte i biri i Musa Hamitit. Ne vitet 1910-12, ai ishte nje nga udheheqesit dhe luftetaret me te shkuar te kryengritjes antiosmane ne Mallakaster, Vlore e Tepelene. Ai eshte i nje moshe, shok, mik e bashkeluftetar i pandare me Ismail Klosin. Lidhje e miqesi akoma me te ngushte ai ka me Hajredin Fratarin, me te cilin, kur kemi folur per familjen Fratari, kemi permendur lidhjen e tyre fisnore si dajo te Hamitit dhe Rrapo Hekalit.

    vazhdon...


    Hajredini Hamiti(Hekali neper librat e historise i gjen dhe me dy mbiemra )
    ) ka qene dhe vjehrri i Hysni Toskes ,komandant i xhandarmerise ne qeverine e pare Shqiptare ate te Ismail Qemalit ,ngritesi i flamurit diten e shpalljes te pavaresise ne Tepelene ,deputet i perhershem i Beratit ne kohen e monarkise etj
    etj.. Ja diēka nga lufterat ne ate zone ne ate kohe
    Forcat rebele te Haxhi Qamilit kishin perveshur krahet dhe tmerronin popullsine e Myzeqes me masakra te papara .
    Shkrime per keto ngjarje ka revista ''Zeri i Shqiperis ''botuar nga themistokli Germenji ne Sofie .
    Kurse S.Vllamasi tek ''Ballafaqimet politike ne Shqiperi ''fq 103 ) e pershkruan keshtu luften :
    ''Ne manastirin e Ardenices ,Hysni Toska luftoi trimerisht duke lene mjaft te vrare ,por ju vrane dhe luftetaret e tij Riza dhe Godo Hekali te dy niperit e Rrapo Hekalit dhe vellezerit e vjehrrit te tij Hajredin Hekalit .
    u vrane ne keto luftime dhe luftetare te tjere 3 nga Hekali ,2 nga Romsi e Shaqir Margelliēi, u plagos rende Mete Drenia ...
    Pas ketyre luftemeve rebelet e Haxhi Qamilit perparojne ne drejtim te Kozares per te pushtuar Beratin ,prefekti i kerkon Hysniut atje per te mbrojtur qytetin ,Hysniu shkoi me te gjitha forcat qe dispononte ,por qendron i rrethuar per 5 dite deri sa ēan rrethimin dhe hidhet ne sulm .
    ''Si i vrane borizanin ,Salihu nga Siqeca ,Hysniu hipi ne Xhami te Murat ēelepies vet i dyte dhe i binte rebeleve nga minareja dhe si linte te qellonin mbi ushtaret e tij .
    Rebelet e liruan vendin dhe moren malin .(Lef Ndoci ''Jeta e Hysni Toskes ''arkivi qendror shteteror fondi 32 ,dosja 50,fleta 9-15)
    por ne 14 korrik 1914 rewbelet pushtojne Beratin dhe Fierin .
    Pikerisht ne kete moment u ekzekutuan prej rebeleve tre patriot .
    Hajredin Fratari
    Ismail Klosi
    Baki Gjebrea
    A don, e s'din, a din e s'don !

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,499
    Historia e popullit tone eshte deformuar ne menyre te turpshme nga regjimi i Enver Hoxhes .
    Levizja e Haxhi Qamilit eshte paraqitur si nje levizje e fshatarsise kunder bejlereve ,per te treguar qe ka pasur lufte klasash ne regjimet e kaluara.
    E verteta eshte qe Haxhi Qamili luftoi per kthimin e Turqise ,donte ta zevendesonte flamurin e Skenderbeut me bajrakun e osmanllinjve .
    Ne ate kohe Shqiperia e kishte shpallur pavaresin dhe dhe po orintohej drejt perendimit .
    Te mohosh luften e patrioteve te vertete qe luftuan kunder pushtuesve dhe te lartesosh ate qe bashkepunoi dhe me kriminelet grek dhe shkateruan Toskerin duke vrare shume e shume patriot eshte turp ,prandaj historia shqiptare duhet te ndryshoje dhe te shkruhet ne baze te fakteve qe ndodhen neper arkivat tona (pa retushime ).
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,499
    Uran Butka: E vėrteta e luftės sė Mallakastrės mė 1943
    (Dėrguar mė: 27/12/08) Fatmira Nikolli

    Njė film pėr historinė e Mallakastrės qė nga lashtėsia e deri mė sot. Njė shikim i imėt i ngjarjeve tė bujshme qė kanė tronditur qytetin. Tė vėrtetat e pathėna dhe ato tė fshehura. Jepen figura tė gjalla e dokumente, rrėfime mbi pjesė tė historisė dhe tė emrave mė tė njohur tė zonės, viktimat e diktaturės komuniste dhe fjalėt e fundit tė tyre, dhe ajo ēfarė shkruhet nė dosjet gjyqėsore tė tė dėnuarve. Por filmi i ri dokumentar "Mallakastra siē ka qenė" ka edhe mė shumė pėr tė thėnė. Ai dha premierėn e tij dje paradite nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar. Me skenar tė Uran Butkės, regji e realizim filmik tė Enver Shehut e Ilir Muskajt, filmi u prit shumė mirė nga publiku kryeqytetas, pėr arsye tė risive qė sjell nė kėtė gjini dhe nė historinė e kulturėn shqiptare.
    Zoti Butka, ju jeni skenarist i kėtij filmi historik dokumentar. Ēfarė sjell ai?
    Ky ėshtė njė film historik sepse sfondi, ngjarjet, personalitetet janė historikė. Ėshtė zgjedhur njė trevė si Mallakastra me tradita atdhetare, luftarake dhe demokratike, por edhe me bėma e drama tė mėdha, tipike pėr historinė e Shqipėrisė. E veēanta ėshtė se, nuk flitet veē pėr njė ngjarje apo njė periudhe tė caktuar, por pėr historinė integrale tė Mallakastrės e mė gjerė, duke filluar nga lashtėsia me Bylisin, Nikajėn, Margėlliēin, Gurėzėn, Cakranin, Kalamatrėngėn e vendndodhje historike e tjera dhe duke mbaruar nė ditėt e sotme. Qysh nė lashtėsi lulėzuan qytetet ilire si Bylisi, si edhe Nikaia, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e Ilirisė. Epitafi i qėndisur artistikisht nė ar e argjend, i mbiquajturi Epitafi i Glavnicės sė Ballshit, ėshtė njė monument i ēmuar i kulturės shqiptare.
    Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III para Krishtit, zinte 9000 shikues. Pranė tij ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Nė mėnyrė tė plotė e tė dokumentuar trajtohen periudhat e mėvonshme tė historisė sė Mallakastrės. Pushtimin osman, mallakastriotėt e pritėn me luftė dhe e vazhduan me kryengritje. Nė shekullin e XV ata u dalluan nė mjaft beteja tė udhėhequra nga heroi kombėtar Skėnderbeu, sidomos nė betejėn e pėrgjakshme tė Beratit nė vitin 1455. Po ashtu gjerėsisht jepet me figura tė gjalla e dokumente lėvizja kundėr reformave tė Tanzimatit, e udhėhequr nga heroi popullor Rrapo Hekali qė u shqua nė luftimet pėr ēlirimin e Beratit si edhe nė luftėrat nė Mallakastėr kundėr pushtuesve osmanė. Nė betejėn e famshme tė Greshicės, qė vazhdoi tri ditė, luftėtarėt nga gjithė fshatrat e Mallakastrės me udhėheqės Rrapo Hekalin si edhe kapedanin greshiciot Sulo Zeneli, kapedanin Muhamet Hodaj nga Ēorrushi e tė tjerė si edhe luftėtarėt e Lumit tė Vlorės, u pėrleshėn me ushtrinė turke, e thyen atė dhe u zunė tė gjallė tre pashallarė. Varret e 300 lebėrve vlonjatė tė vrarė janė ruajtur deri nė ditėt tona. Nė betejėn e Greshicės morėn pjesė edhe gratė trimėresha tė krahinės. Nė periudhėn e ndritur tė Rilindjes e tė pavarėsisė, mallakastriotėt janė pėrpjekur pėr arsimimin, ndėrgjegjėsimin kombėtar dhe luftėn me armė pėr liri epavarėsi. Shquhen sidomos, nipėrit e Rrapo Hekalit, Selfo Hamiti dhe Musa Hamiti. "Konsulli austrohungarez nė Vlorė nė gusht tė vitit 1900 i raportonte Vienės: "Nė tre vitet qė unė kam kaluar nė Vlorė, pata nė disa raste prova se mallakastriotėt, nėn udhėheqjen e Selfo dhe Musa aga Hekalit, interesohen pėr shkrimin shqip. Atyre u janė dėrguar abetare edhe prej Bukureshtit". Nė film jepet shtėpia e ndėrtuar 140 vjet mė parė nga Rakip Fratari, atdhetar dhe intelektual i njohur. Kjo shtėpi tipike mallakastriote e shek.19, me 16 dhoma, tavane e gur tė gdhendur, u kthye nė depo grumbullimi nė kohėn e socializmit. Hajredin Fratari, qė kishte kryer studimet pėr drejtėsi nė Stamboll, ku u ushqye me idetė rilindase, ngriti nė kėtė shtėpi edhe njė shkollė ku mėsohej fshehtas shqipja, qysh nė vitin 1906 me mėsues Ibrahim Frashėrin dhe e ktheu kėtė shtėpi nė ēerdhe tė kryengritėsve tė lirisė. Edhe sot dėgjohet nė Mallakastėr jehona e zėrit tė Hajredinit: "Ēdo shtėpi mallakastriote tė bėhet shkollė, ēdo mallakastriot tė bėhet mėsues". Shkollat e para publike shqipe u ēelėn nė Cakran nė nėntor tė vitit 1908 me mėsues Mustafa Hoxhė Vreshtazin dhe nė Kutė nė dhjetor 1908 me mėsues Ismail Efendi Shehun. Por mallakastriotėt luftuan edhe me pushkė. Gazeta "Liri e Shqipėrisė e vitit 1911" shkruante: "Ēeta e Mallakastrės me komandant Musa aga Hekalin nė krye takoi me taborin turk gjatė udhėtimit tė saj. Turqit hapėn zjarr tė parėt mbi shqiptarėt. Mbas dy orė luftimesh tė pėrgjakshme, mallakastriotėt trima me Musa aga Hekalin qė udhėhiqte ēetėn, u hodhėn nė sulm dhe kapėn 20 ushtarė e oficerė robėr. Mbasi i ēarmatosėn, i lanė tė litė duke u thėnė se shqiptari nuk ha pula tė ngordhura". Mihal Grameno shkruante: "Mė 1911 kish ardhur nė Stamboll Bektash Cakrani me tė ndjerin Baki Gjirokastra. Gjithmonė bashkoheshin nė zyrėn "Shqiptari" drejtuar nga Dervish Hima. E gjetėm tė arėsyeshme tė ftojmė deputetėt shqiptarė Nexhip bej Dragėn dhe Hasan Bej Prishtinėn. Kėtė barrė e mori pėrsipėr Dervish Hima dhe Bektash Cakrani qė t'i lajmėronin dhe kėsisoj, nė orėn e caktuar u mblodhėm nė hotel "Imperial". Nexhip bej Draga dhe Hasan bej Prishtina thanė qė pėr Kosovėn kanė shpresėn mė tė madhe pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme. Pėr Toskėrinė duhet arritur tė krijohen njė ēetė kėtu e njė ēetė atje pėr tė dhėnė ngjyrėn e bashkimit gegė e toskė tė kėsaj kryengritjeje. Nė Toskėri u nisėm unė, Bakiu dhe Bektash Cakrani". Ėshtė nder pėr Mallakastrėn, qė nė kuvendin kombėtar tė Junikut, maj 1912, nė Kosovė mori pjesė atdhetari Hajredin Fratari me luftėtarė mallakastriotė. Nė Junik u vendos krijimi i komiteteve dhe nisja e kryengritjes antiosmane nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Mė pas, Kuvendi i Sinjės, ku kishte njė pjesėmarrje nga gjithė Shqipėria e Jugut, e bėri Mallakastrėn epiqendrėn e ngjarjeve tė mėdha. Ēetat kryengritėse tė Mallakastrės gjatė korrikut i dėbuan forcat turke pėrtej Vjosės deri nė kodrat mbi Vlorė, ndėrsa nė gusht hynė nė qytetin e Fierit dhe mė 16 gusht 1912, bashkė me forcat e tjera, ēliruan Beratin. Atdhetarėt mallakastriotė kontribuuan mjaft nė luftėn pėr pavarėsi. Ata pritėn Ismail Qemalin e delegatėt e tjerė nė sheshin e Flamurit dhe u bėnė mbėshtetės tė qeverisė sė Vlorės dhe protagonistė tė pavarėsisė. Pėrfaqėsuesi i Mallakastrės dhe firmėtari i vetėm i aktit tė Pavarėsisė nga krahina e Mallakastrės ishte patrioti Hajredin Cakrani. Nė kėtė film jepen tė gjalla luftimet e mallakastriotėve kundėr rebelimit haxhiqamilist qė e dogji tri herė Mallakastrėn dhe vari nė litar dy figurat mė tė mėdha tė saj Ismail Klosin dhe Hajredin Fratarin. Kur Musa Qazimi dha urdhėr t'i zgjidhnin zinxhirėt dhe t'u lidhnin sytė me shami tė zeza para pushkatimit, Ismail Klosi e hodhi tutje shaminė dhe tha: "S'dua tė lidhem me shami. Dua tė shikoj gjakun tim tė rrjedhė valė-valė dhe tė sigurohem nė ėshtė aq i kuq sa edhe flamuri i kombit tonė. Vdes i gėzuar, se vdes shqiptar!". Ndėrsa Hajredin Fratarin tha:"Qėlloni, o ushtarė tė Myftiut dhe tė turkut, qėlloni!- thirri ai. "Nuk dua t'u dridhet as dora as syri se edhe ju shqiptarė jini. Mė shikoni mua dhe mos u trembni nga vdekja. Ju nuk shikoni dot nė kėtė errėsirė, por do tė gdhijė dita qė gjaku im, sė bashku me diellin, do t'ju ēelė sytė dhe do t'ju japė dritė fėmijėve tuaj tė pafajshėm". Ngjarjet kulmore, nė tė cilat mallakastriotėt kanė dhėnė ndihmesėn e tyre, janė Kongresi i Lushnjės dhe lufta e Vlorės, nė vitin 1920. Mallakastra u pėrfaqėsua nė Kongresin Kombėtar tė Lushnjės nga Bektash Cakrani, delegat aktiv, i cili u zgjodh edhe deputet nė kėshillin kombėtar. Kongresi i Lushnjės u shpreh pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Komandanti i forcave mbrojtėse tė Kongresit tė Lushnjės, ishte nėnkoloneli Hysni Toska, njė nga komandantėt mė aktivė nė Luftėn e Vlorės, qė nga Bestrova e deri nė det. Nėn udhėheqjen e Halim Hamitit, anėtar i Mbrojtjes Kombėtare dhe pjesėmarrės nė mbledhjet e Barēallasė e tė Beunit, mbi 1000 luftėtarė mallakastriotė luftuan kundėr italianėve.
    Ē'ndodhi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Mallakastėr? Si e jep filmi juaj ?
    Mallakastriotėt atdhetarė e pritėn me indinjatė pushtimin fashist tė Shqipėrisė, luftuan nė Bestrovė tė Vlorės kundėr italianėve dhe organizuan nė Mallakastėr rezistencėn antifashiste. Ata luftuan edhe kundėr pushtuesve gjermanė nė disa beteja. Nė film u jepet vendi i merituar ngjarjeve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Deri nė Konferencėn e Mukjes mallakastriotėt luftuan bashkėrisht kundėr pushtuesve. Shembulli mė i shkėlqyer i bashkėpunimit tė nacionalistėve dhe partizanėve nė luftė, ishte beteja e pėrbashkėt e Ruzhdijes, mė 13 mars 1943. Ushtria italiane u nis nga Fieri me dy batalione me 1000 ushtarė qė tė nėnshtronin Mallakastrėn. Italianėt pėrdorėn artilerinė dhe aviacionin kundėr forcave tė rezistencės shqiptare, tė pėrbėra nga ēetat nacionaliste tė komanduara nga Tefik Cfiri si edhe ēetės partizane tė komanduar nga Xhelal Staravecka dhe Rahman Uruēi. Pas tre ditė lufte, italianėt dhe mercenarėt e Isa Toskės u thyen, duke lėnė 29 tė vrarė e tė plagosur. Nga forcat shqiptare u vra duke luftuar trimėrisht ballisti Jashar Cakrani, njė nga dėshmorėt e parė tė Mallakastrės gjatė luftės sė Dytė Botėrore, si edhe partizani i ēetės sė Lushnjės, Hysen Kaja, dėshmori i parė i Myzeqesė. Nė Konferencėn e Mukjes e pėrfaqėsuan Mallakastrėn tre figura tė rėndėsishme: Rauf Fratari, Kadri Cakrani dhe Mit'at Araniti. Pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes nga PKSH dhe jugosllavėt, u prish ky bashkėpunim dhe nė Mallakastėr, si edhe nė krahinat e tjera nisi lufta civile e urdhėruar nga E.Hoxha e emisarėt jugosllavė Popoviē e Mugosha. Kjo luftė nė Mallakastėr qe e pėrgjakshme, sepse edhe pėrplasja ishte e madhe dhe udhėheqėsit ishin nga mė kryesorėt nė historinė e kėsaj lufte. Nga njėra anė Mehmet Shehu, Bilbil Klosi, Qemal Klosi etj dhe nga ana tjetėr nacionalistėt Bektash Cakrani, Tefik Cfiri, BesimBelishova, Rauf Fratari e tė tjerė.
    Ēfarė pasojash solli lufta civile nė Mallakastėr?
    Lufta Civile nė Mallakastėr e prirė dhe e provokuar nga Mehmet Shehu etj, solli shkatėrrime dhe mynxyra tė mėdha nė Mallakastėr. Mė 3 nėntor 1943 Brigada I, i sulmoi nacionalistėt afėr Ballshit, ku u zhvillua njė luftė e rreptė". "Vetėm sulmi i qėrronte hesapet me nacionalistėt", - thoshte Mehmet Shehu. U vranė pa gjyq nacionalistėt e shquar Qazim Selfo Hekali me tė birin pėrpara derės sė shtėpisė, Hysni Toska me tė birin, Skėnderin, Drizarin, tė cilit i prenė kokėn. Komunistėt vranė dhe masakruan nė kalanė e Margėlliēit dhe Gjinoqar, duke u prerė edhe kokat ballistėve Hair Isufaj dhe Nuri Kora. Me atentate vranė Hekuran Metėn dhe Sinan Metėn nga Gorishova si edhe Nure Jaupin nga Romėsi. Po ashtu, nė Qafėn e Sqepurit mė 2.06.1944 ekzekutuan Qani Sulo Rakipin nga Fratari, bashkėluftėtar i Rauf Fratarit dhe kundėrshtar i komunizmit. Nga ana tjetėr, u pushkatuan pa gjyq e pa faj dhjetė kėshilltarėt e Hekalit: Islam Sadiku, kryetar i kėshillit nacionalēlirimtar dhe Taip Ymeri, Isa Zeqiri, Ali Ismaili, Godo Kamberi, Qerim Jemini, Hamza Jonuzi, Rexhep Ymeri, Ahmet Sheme, Veli Hasani- anėtarė. Kėta kėshilltarė, viktima tė pafajshme tė luftės civile, nuk janė vrarė nga gjermanėt, siē jepet nė filmin "Kėshilltarėt". Ata u arrestuan nga komandanti i operacionit ballisti Kujtim Cakrani dhe u pushkatuan nė shkollėn e Gorishovės nga Isuf Hasani, pėr hakmarrje tė dy vėllezėrve tė tij tė vrarė nga terrori komunist. Viktima tė shumta solli nė Mallakastėr diktatura komuniste, qė ēoi nė plumb e nė litar me mijėra nacionalistė e atdhetarė mallakastriotė tė pafajshėm. Fitimtarėt ēuan nė litar, nė plumb, nė burgje e internime me qindra nacionalistė e antikomunistė tė Mallakastrės. Vetėm nė gjyqet ushtarake tė vitit 1945 u pushkatuan 42 persona, nga tė cilėt edhe Qazim Malo, Islam Lamēe, Xhaferr Aliko, Muharrem Kula, Metė Metohu me dy tė bijtė, Ademin 17 vjeē dhe Ahmetin 23, Qemal Dule, Riza Heko, Skėndo Bilo, Mustafa Ademi, Daut Nure; 23 tė tjerė me burgim tė pėrjetshėm, tė cilėt pothuaj vdiqėn nėpėr burgje. Qindra tė tjerė me burgime tė ndryshme.
    A mund tė na pėrmendni disa figura nacionaliste qė u dėnuan nga regjimi komunist?
    Bektash Cakrani, u arrestua nga komunistėt dhe doli nė gjyq mė 1945, ku ai dėshmon: "Nė tė vėrtetė programi, d.m.th, Dekalogu i Ballit Kombėtar ka qenė i mirė, por mbeti nė letėr e shkruar dhe e thatė, sepse nuk u zbatua d.m.th, nuk u bė njė luftė pėr demokraci, pėrderisa u shkaktua vėllavrasja." Bektash Cakrani ishte antifashist, u burgos nga italianėt, iu shmang vėllavrasjes me Nacionalēlirimtaren dhe nuk bashkėpunoi me gjermanėt. Ai u drejtohet gjyqtarėve: "E quaj pėr detyrė tė sqaroj para jush dhe opinionit publik akuzat qė mė bėn zoti prokuror, akuza tė cilat, po tė ishin tė vėrteta, do tė mė ngarkonin me tradhti tė lartė karshi popullit e atdheut, kurse e vėrteta qėndron ndryshe, pasi unė qysh nė moshėn mė tė njomė e gjer mė sot nė moshėn e thinjave tė bardha, ēdo gjė tė shtrenjtė e tė shenjtė tė trupit e tė mendjes sime ia kam kushtuar sė mirės sė pėrbashkėt duke vepruar sipas parimit kryesor: Ēdo gjė pėr Atdhe, Atdheu mbi tė gjitha!" Megjithatė e dėnuan me vdekje dhe e pushkatuan. Edhe Tefik Cfirin Gjyqi komunist e dėnoi me vdekje, me pushkatim, edhe pse ai e mbylli luftėn e tij antifashiste me luftimet kundėr gjermanėve nga Burizana ne Lezhė, shtator 1943. Fjalėt e tij pėrpara gjyqit: Prokurori i popullit mė akuzon mua si pėrēarėsin e Mallakastrės, gjė qė s'i pėrshtatet realitetit. Unė jam pėrpjekur me gjithė shpirt pėr tė qenė tė vėllazėruar si njė trup i pandarė pa dallim ideologjie e kėshtu tė marshonim sė bashku drejt tė njėjtit objektiv: Ēlirimit tė Atdheut dhe sigurimit tė demokracisė shqiptare. Z.Prokuror kėrkon kokėn time nė litar si kundėrshtar i idesė sė tij, por idetė, zotėrinj gjyqtarė nuk janė ferra, qė po t'i shkulėsh, thahen. Ato luftohen me kondra-ide dhe jo me gjak…Por nė qoftė se ėshtė nevoja qė koka e Tefik Cfirit tė vihet nė litar, siē e kėrkoi prokurori, pėr interesat e shtetit dhe lumturinė e popullit, unė do ta prisnja me kėnaqėsi…Rroftė Shqipėria!" Besim Belishova, komandant i ēetės nacionaliste mė 1942, mandej komandant batalioni me gradėn major, qė ka luftuar kundėr pushtuesve, por edhe kundėr forcave nacionalēlirimtare. Mehmet Shehu, nė pėrgjigjen qė i shkruan Besim Belishovės, kur ky e kritikon Mehmetin pėr grabitjen e bagėtive, thotė: "Dhe bagėtitė i kemi sekuestruar bashkė me anėtarė tė Ballit dhe i kemi ngrėnė sė bashku, ashtu siē luftuam sė bashku" . Pėrpara gjyqit ushtarak, nė korrik 1945, ai deklaron: " Unė nė fillim kam marrė pjesė nė Frontin NĒ, por mė vonė, tue parė se Balli Kombėtar po organizohej dhe si njė organizatė nacionaliste mua mė pėlqeu dhe mora pjesė deri nė pėrfundim tė kėsaj, sepse me dekalogun, parashiheshin veprime tė mira nė favor tė popullit dhe luftė kundėr okupatorit… Balli Kombėtar nuk ka dashur derdhjen e gjakut shqiptar me shqiptar dhe pėr kėtė dha prova: Mbledhja e Mukajt ėshtė bėrė me qėllim tė afroheshin pikėpamjet dhe tė evitohej gjakderdhja vėlla me vėlla.. Prandaj do tė ishte mė mirė pėr zotin prokuror qė t'ia vinte gishtin plagės aty ku dhemb dhe tė mos mė cilėsojė si tradhtar, pėr tė vetmen arsye se kombin e kam vėnė nė radhė tė parė dhe idenė nė radhė tė dytė. Nė anė tjetėr, pse kėrkoj Kosovėn e Ēamėrinė, vende shqiptare, tė cilat s'mund t'i mohoj dhe sakrifikoj pėr hir tė njė ideje. Prandaj, do tė ishte mirė, qė zoti prokuror tė mė cilėsonte si kundėrshtar tė njė partie, e cila, pėr tė siguruar dhe marrė fuqinė nė duar, pėr interesat e partisė, dėnon e zhduk kundėrshtarin". Me qindra nacionalistė u burgosėn dhe vdiqėn burgjeve e kampeve tė internimit. Ja burgu famėkeq i Spaēit, ku shpėrtheu mė 21 maj1973 revolta e tė burgosurve politikė. Tė burgosurit morėn burgun dhe pėr dy ditė e dy net atje valoi flamuri kombėtar pa yllin e kuq. Njė shembull heroik i qėndresės, i vetėmohimit dhe i grishjes pėr liri. Katėr drejtuesit kryesorė tė revoltės, u pushkatuan. Njė nga kėta martirė ėshtė biri i Mallakastrės, Hajri Pashaj, nga Hekali. I ati, Zenel Pashaj patriot, luftėtar kundėr pushtuesve dhe rebelėve dhe antikomunist, u burgos dhe vdiq nga torturat nė burgun e Gjirokastrės. Hajriu u dėnua tri herė me burg, nė vitin 1961 pėr tentativė arratisjeje, nė vitin 1965 me 13 vjet nė burgun e Spaēit sipas nenit 55 dhe dėnimi i tretė me pushkatim pėr pjesėmarrje nė kėtė revoltė. Diktatura, ndonėse po hiqte shpirt, bėhej gjithnjė e mė e pamėshirshme. Hajri Pashaj, pėrballet me zv./Ministrin e Brendshėm, Feēorr Shehun, edhe ky nga Hekali, qė kishte shkuar nė Spaē pėr tė shtypur revoltėn. "Unė i thashė, e ke njohur tim atė dhe e di mirė se kush ka qenė ai, nė atė kohė ju hiqnit kapelėn para tij. I thashė, ju kini 30 vjet qė e keni pushtetin dhe keni frikė, keni 12 vjet qė nuk keni bėrė asnjė falje; kur ishit lidhur me BS bėnit falje ēdo dy vjet. Tani u prishėt me Kinėn dhe se me kė dreqin jeni lidhur, nuk e dimė. Juve ju ka ardhur laku nė fyt. Ti e ke vendin kėtu nė burg, nė vendin tim…Pas fjalėve tė Hajri Pashajt, filluan britmat nga tė dėnuarit "Javdekje, ja liri! Ju jeni kriminelė, keni 30 vjet qė na mbani nė burg!". Regjimi kriminal i Enver Hoxhės, asgjėsoi jo vetėm familjet e mėdha dhe njerėz tė shquar, por gradualisht edhe trashėgimtarėt e tyre. Njė nga kėta ishte, Hajdar Halimi, kryetar i Kėshillit tė Hekalit, njeri i mirė dhe nacionalist me influencė, qė u pushkatua me fonogram nga E.Hoxha; Kaso Selfo, vėllai i Qazim Selfos u dėnua me burgim tė pėrjetshėm dhe vdiq nė burg; Hysen Hekali i biri i Qazimit, u dėnua me burg; Ismail Haxhiu, nipi i Bektash Ēorrushit, ndonėse baba dėshmori, u dėnua disa herė me burg politik. E kėshtu me radhė, pėr tė ardhur tek Dine Fratari, i biri i Rauf Fratarit. Ceno Ēaushi u dėnua pėr tė tretėn herė me 10 vjet burg politik pėr agjitacion e propagandė, ndėrsa e shoqja e tij Rahile Luzaj me 10 vjet burg. Nė dosjen gjyqėsore tė Cenos lexojmė: "I pandehuri Ceno Ēaushi ka thėnė se ky ėshtė pushteti hipokrizisė dhe nuk e ka tė gjatė. I pandehuri dėgjon rregullisht Zėrin e Amerikės. Radio Tirana, thotė ai, flet pallavra, ajo gėnjen..Pėr demokracinė socialiste, thosh se ėshtė demokraci nė letėr. Nė kohėn qė shoku Enver shkoi pėr vizitė Mat, i pandehuri ka thėnė se ai ėshtė marifetēi, nė fjalimet e tij ai jep llustra……" Krimet e komunizmit dhe genocidi ideologjik, politik dhe klasor bėnė kėrdinė nė Mallakastėr. Dhe kėto krime duhen ndėshkuar.
    Ē'mesazh sjell filmi pėr politikėn e sotme?
    Ėshtė mesazhi qė theksohet nė fund tė filmit: Duhet ta njohim tė vėrtetėn pėr tė kapėrcyer urrejtjen, mosmarrėveshjen e konfliktualetetin qė sjell e pavėrteta dhe mashtrimi gjysmėshekullor. Duhet tė duhemi, tė bashkėpunojmė dhe tė punojmė bashkėrisht, pėr tė pėrballuar sfidat e tė tashmes dhe tė ardhmes dhe pėr tė shkuar nė Europė si qytetarė tė lirė e tė devotshėm. Pėr tė vėrtetėn kemi nevojė tė gjithė.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,499



    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,499



    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •