Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    "Peace Tv në gjuhën shqipe"

    Kanali i mirenjohur Islam 'Peace Tv' tanime edhe ne gjuhen shqipe, prej 1 Ramazan/20 Gusht e ejte inshAllah çdo dite permes rrjetit kabllor Kujtesa ne ora 20 dhe permes web faqes www.qsi-ks.com inshAllah çdo dite emisione te larmishme me permabajtje fetare nga hoxhollaret me eminent te trojeve shqiptare ju ftojme ti ndiqni disa sekuenca gjate xhirimeve


    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Vetëm nëpërmes rrjetit kabllor "KUJTESA" mund të shikohet kanali "Peace TV' ... ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Per fillim po, ne te ardhmen mund te transmetohet besoj edhe ne IPKO apo edhe diku tjeter.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Elhamdulilah mashAllah Allahu i shperbleft
    KOSOVA E MADHE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Instrumenti
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Postime
    7
    Nje ide dhe veprim i mire ky i ndermarr dhe besa i nevojshem . Besoj se do kete sukses ne shikueshmeri dhe do ta kete efektin e tij pozitiv ne senzibilizimin moral ne popull.

    Zoti i shperbleft dhe suksese

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Përgjigjie e mediave për RTV Ramazanin



    Kot e keni o 'ju të fes Islame ' ne nuk ju transmetojmë asgjë dhe nuk keni se çfarë bëni.


    Nga: Gentian Jetishi

    Ja e zbuluat se nuk ka ndonjë pengesë juridike dhe rregullative për mos transmetimin e programeve me tematik fetare.



    Na kritikuat në të gjitha format për mos realizimin e kërkesave dhe dëshirav tuaja dhe çfarë ?!

    Kot e keni o 'ju të fes Islame ' ne nuk ju transmetojmë asgjë dhe nuk keni se çfarë bëni.
    Ju prap se prap do të duhet të paguani tarifën e RTK-ës, prap se prap reklamat tuaja tek ne do ti publikoni dhe çfarë, a mendoni se do të ju dëgjojë dikush a ?

    Po lodheni kot.

    Nuk e kuptojë se nga e keni këtë guxim të kërkoni kaq zëshëm, kaq hijshëm, kaq arfumentueshëm. Ju e dini si e keni si e keni imazhin në botë .

    Kush do që insiston në këtë kërkesë do të shpallet për mbrapanik dhe terroristë.

    Tani nuk është krjetë e kjartë kjo puna e terrorit, spo dihet kush ndaj kujt po ushtron terror në situata të tilla.

    Megjithat respekti, shikueshmëria ndaj medive kombëtare ka humbur deri në pik të fundit.

    Falë Zotit tani kemi alternativë disa nga mediet lokale dhe disa medie që janë hapur në rrjetet kabllovike dhe në net të cilat për pak kohë kan arritur shikueshmëri rekordë.

    Dikur ankoheshim nga pushteti i dhunshëm serbo-sllavë, por sistemi i psedopatriotëve po duket të jetë më i pashpirti. I këtyre njerëzve që syt dhe mendjet u vezullojnë vetëm Euro.
    I të tillëve që shkelin njerëzit e vet vetëm pse në një kohë të jetës së tyre i u është ofruar fati të jenë në pozit udhëheqëse .

    Zoti dhashtë mend aty ku nuk ka.

    Ky vend kish pas vetëm një Avni Rrustem se për Esat Pashaja kish pas plotë .
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Radio dhe Televizioni BESA




    Qfaq emisione te larmishme per Islamin ne tere muajin e shejt te Ramazanit dhe permes linkut poasht mund ti keni ne dispozicion keto sherbime online.

    http://www.rtvbesa.com/
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Qellimi i hapjes se Peace tv ne gjuhen shqipe !


    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Postime
    145
    a prap eshte ky kanali apo ishte veqsa per ramazon ?????

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Televizioni eshte duke vazhduar, dhe ka tendenca qe te zgjerohet ne orarë.

    Ja disa info rreth ketij kanali:

    Emisionet e Peace TVs te orës 20:00 që transmetohen Live në TV mund t'i ndjekni po në atë kohë në webfaqen (www.qsi-ks.com) ndersa publikimi i tyre bëhet brenda 24 orëve. Shikuesit e emisionit përmes rrjetit kabllor Kujtesa kanë mundësinë t'i ndjekin ri-transmetimet e emisionit diten e nesërme ne orën 10:00 dhe të pasnesërme në orën 15:00.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-10-2009 më 10:35
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Ligjeruesit ne kete Emision Televiziv

    Enis Rama

    Këshilluesi i të pakujdesshmëve, mësues i të hutuarve. Njeri i dashur dhe i respektuar nga mbarë rinia shqiptare. Edhe pse i ri me moshë, Allahu ka futur dashuri dhe autoritet për të në zemrat e njerëzve. Mbase dituria e tij e thellë në cështjet e fesë, morali i tij i lartë dhe të kënaqurit e tij me pak nga kjo botë, e shtuan këtë dashuri në zemrat e njerëzve. Njeri me pamje të butë, me sjellje të ëmbla dhe gjithjë i matur.

    U lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani. Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona. Dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin Albanin.

    Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj. E morali i tij që e bën të dallohet, është dëshmuesi më i mirë i kësaj.

    Në vitin 2006 i përfundoi studimet post diplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’).

    Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore. Ai po ashtu njihet edhe për ligjeratat e rregullta në Prishtinë, ku marrin pjesë jo vetëm muslimanët e kryeqytetit. Ligjerata këto, në të cilat njerëzit nisen herët, për të qenë sa më afër. Ligjerata në të cilat informohen të padijshmit, udhëzohen të pakujdesshmit, pendohen gabimtarët, kurse të devotshmit ndihen neglizhent. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe kredon Islame.

    Poashtu, ai është recenzent i disa prej librave të përkthyera në gjuhën shqipe.

    Ekrem Avdiu


    Simbol i sakrificës në kohëra të vështira. Njeri i veshur me cilësi të të parëve tanë, të edukuar me moralin e Librit të Krijuesit dhe traditës së Profetit alejhi selam. Njeri, në shpirtin e të cilit janë të qëndisura virtyte të shumta. Trimëria dhe dituria shokë të afërt të tij, e urtësia dhe butësia stoli të tij. I lartë në moral, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me njerëzit. Shumë shigjeta u gjuajtën kundër tij, por ai mbeti i paprekur. Durimtarë ndaj fjalëve të hidhura e i drejtë në fjalët e tij. I guximshëm dhe me qëndrim të fortë, duke mos i kushtuar rëndësi fjalëve të ziliqarëve. Kush tjetër përveç hoxhës tonë të nderuar, Ekrem Avdiut.

    U lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.

    Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.

    Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve post diplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që s’do mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit.

    Ahmed Kalaja

    Nga fundi i skëterës së komunizmit, në vitet e para te rilindjes së dritës së Islamit në Shqipëri, filluan filizat e parë të lulëzojne e të vaditen me Librin e Zotit dhe traditën e Profetit alejhi selam. Filiza këto të cilët shumë shpejtë u bënë pishtarë të vërtete në përçimin e dritës së Allahut. E s'ka dyshim që njëri prej tyre është dhe hoxha Ahmed Kalaja i lindur në Tiranë më 16 Prill 1977, i cili me dijen dhe punën e tij konsiderohet simboli i modestisë dhe moralit të lartë. Njeri asket dhe adhurues. Gjithmonë gojë ëmbël dhe i butë, me ton të shtruar dhe me një humor të shijshëm. Por, edhe i pa kompromis kur është fjala për fenë e Allahut. E si të mos jetë kështu, kur pasi e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, u end mbi 10 vite duke studiuar për fenë e Zotit në Siri dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Medines në degën e jurispodencës Islame (Sheriat). Për të vazhduar kështu me afro 10 vite të tjera pune, në përhapje të fesë Islame në të gjitha trevat shqiptare.

    Ahmed Kalaja aktualisht është Imam dhe ligjërues i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës, anëtarë i Këshillit të Myftinisë së Tiranës dhe iniciatorë i shumë aktiviteteve fetare e socio-kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ai shfaqet herë pas here edhe në kanale të ndryshme televizive, kurse opinioni kosovarë e njohu rishtazi me peticionin për pavarësinë e Kosovës, drejtuar vendeve te Konferencës Islamike. Peticion, i cili kishte gjetur mbështjetje nga 52 000 qytetarë dhe nga e gjithë politika shqiptare.

    Puna e pandalshme dhe obligimet e tij të shumta, nuk e penguan hoxhën nga qëllimi i tij fisnik i kërkimit të diturisë. Ai vazhdon studimet postdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit dhe në Universitetin 'Jinan' në Liban.

    Bekir Halimi


    Në çdo kohë, çdo popull ka personalitetet e veta për të cilat vetë ai popull dëshmon. E kjo është dëshmia më e mirë që meriton hoxha jonë nga Shkupi Bekir Halimi,i lindur më 15 Dhjetor 1971. E që nëse me pak fjalë do ta përshkruanim, nuk do ta tepronim sikur të thonim shkurt: Njeri me dije enciklopedike.

    Ai është thirrësi i njohur, edukuesi i gjeneratave, njeriu me opus të gjerë të diturive. E si jo mos jetë i këtillë, kur pasi mori bazat e fesë së tij menjëherë pas fillores, në Medresenë e qytetit të Shkupit, në skamje dhe vështirësi iu ças kërkimit të dijes fetare jashtë vendlindjes. Respektvisht, në shtetin e Jordanit, ku e nderoi Zoti të jetë nxënës i njërit prej dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Muhamed Nasirudin Albanit, Zoti e mëshiroftë. Privilegj ky, për të cilën ja kanë lakmi dhe i cili prodhon respekt tek të gjithë të zotët e mendjes, pavarësisht nëse e duan hoxhën tonë, apo jo.

    Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të palodhura në shërbim të Sunetit, ai u bë pre e shumë shpifjeve, mirëpo nuk e ndali asnjëherë aktivitetin e tij. Ai është themelues dhe kryeredaktorë i web-faqes së parë islame dhe autorë e përkthyes i një numri enorm të artikujve që gjenden në të. Ngjashëm, ai ka përkthyer dhe redaktuar një numër të konsiderueshëm të librave fetarë që e pasurojnë biblotekën e libërdashësve në përgjithësi, e të muslimanëve në veçanti. Për të mos përmendur audio ligjeratat me tituj të ndryshëm të cilat janë shumëzuar dhe ndëgjuar shumë, për shkak të elokuencës dhe mënyrës se prezantimit.

    Bekir Halimi jeton dhe vepron në qytetin e Shkupit. Ai është drejtor i shtëpisë botuese 'Nun' dhe anëtarë i redaksisë së revistës fetare kulturore shkencore 'AlbIslam'. Shquhet për shqipen e tij të pastër, gjuhën elokuente dhe për kulturën e tij të përgjithshme, e që jo rrallëherë ndodh t'i mahnitë edhe ekspertët e fushave përkatëse për të cilat ai flet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-10-2009 më 10:48
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jehona qe kishte hapja e Peace Tv ne gjuhen shqipe ne mediat arabe nder to edhe ne kanalin e njohur MBC



    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 19-10-2009 më 10:04
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #13
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Selam Alejkum muslimaneve vetem desha te them se me pelqen Enisi ka dituri te madhe sa her kam qen ne derse te tij ka qen i mrekullushum
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Ligjeratat dhe emisionet te cilat jan dhene deri tash ne Peace Tv

    Ekrem Avdiu: Ligjerata e parë nga seria 'Atje ku burojnë virtytet'



    Bekir Halimi: Ligjerata e parë nga seria 'Islami dhe shekulli ynë'




    Ahmed Kalaja: Ligjerata e parë nga seria 'Ilustrim praktik mbi Islamin'





    Enis Rama: Ligjerata e parë nga seria 'Të jetojmë me Allahun'


    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ne kuader te kanalit Peace Tv ka filluar emisioni me i ri 'Zeri i arsyes' me protagonist nga fusha te ndryshme te jetes, si hoxhollare dhe fytyra publike nga shoqeria civile, emisioni i pare 'Keqkuptimi i Islamit' me hoxhen Enis Rama dhe analistin e njohur Milazim Krasniqi tashme eshte transmetuar ne Tv dhe publikuar ne web sajtin tashme te mirenjohur per juve www.qsi-ks.com
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kanali i mirenjohur Islam 'Peace Tv' tanime edhe ne gjuhen shqipe, prej 1 Ramazan/20 Gusht e ejte inshAllah çdo dite permes rrjetit kabllor Kujtesa ne ora 20 dhe permes web faqes www.qsi-ks.com inshAllah çdo dite emisione te larmishme me permabajtje fetare nga hoxhollaret me eminent te trojeve shqiptare ju ftojme ti ndiqni disa sekuenca gjate xhirimeve


    http://<a href="http://www.youtube.c...afcUY1gDOM</a>


    >B.RR.RR.

    a keni mundesi vella me na tregu me qart se ne cilen date, muaj te ketij viti do te transmetohet ky emision ne gjuhen shqipe?

    Me sa kam kuptuar se me 20 gusht , e enjete, apo?
    Apo ndoshta ka filluar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RiNiKi : 02-05-2010 më 10:12

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2006
    Postime
    22

    PeaceTV Shqip

    A jeni te njoftuar qe PeaceTV tani me vetem se i ben nje vit qe transmetohet edhe ne gjuhen shqipe ne Kosove permes rrjetit kabllor digjital Kujtesa. Ndersa te tjeret te gjitha emisionet mund t'i ndjekin ne Web-faqen Zyrtare www.qsi-ks.com.

    Ligjerata nga Hoxhollare te ndryshem si: Enis Rama, Ekrem Avdiu, Bekir Halimi, Ismail Bardhoshi, Ahmet Kalaja e shume te tjere.

    Emisione Speciale do te kete gjate muajit te Ramazanit...

    Shiqim dhe degjim te kendshem...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •