Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Kongresi i Manastirit, kleriket te gjithe te bashkuar!

    Ma merr mendja qe nga Kongresi i Manastirit kemi te mesojme boll ne brezi yne!
    Elita e kombit shqiptar mori pjese atje!
    U vu re nje tolerance e jashtezakonshme!
    Te gjithe kleriket vune ne plan te pare interesat dhe te ardhmen e kombit mbi ate fetare!
    Fale atij Kongresi ne flasim e shkruajme kete shqipe te soteshme!

    A kishte divergjenca?Them se po!
    Ndre Mjeda ishte kundershtare i Gjergj Fishtes!

    A eshte e vertete qe nje hoxhe pjesemarres aty,i shpetuan lotet nga mallengjimi dhe u turr e perqafoi Pater Gjergj fishten!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Oroshi, i nderuar,
    kam kenaqesi kur i lexoj keto rreshta (edhe pse te pa plotesuar teresisht), por tema yte eshte me rendesi, por ka nevoj per studim me te tutjeshem.
    pra,
    ne kongres (i organizuar dhe i mbajtur nga kleri i krishter) ne sot flasim shqip e jo gjuhe tjeter!!!!!!!!!!!!!!!!

    Falemnderit Zotit.

  3. #3
    Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe
    Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste "Bashkimi" nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarėshqiptare. Prandaj mė 14 nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

    Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 anėtarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fesė myslimane, katolike, ortodoksė, protestantė, njerėz tė ditur dhe tė gjithė erdhėn sė bashku, pėr arritjen e njė qėllimi tė madh kombėtar.

    Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesėmarrėsit, sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve, qoftė ndaj grekėve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lėnė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatjet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.

    Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thuri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:

    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,
    Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
    pa da zemrėn ma ngushėllon.
    Gegė e toskė, malėsi, jallia,
    jan nji komb, m'u da s'duron,
    fundė e majė nji asht Shqipnia,
    e nji gjuhė t'gjith na bashkon.

    Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregtarėsh atdhetarė myslimanė shqiptarė. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bė e njohur nė tė gjithė Shqipėrinė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

    Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjillin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipėrinė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e Atė Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ia dogji shtėpinė dhe librat shqip, por Atė Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 Atė Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn Atė Stath Melanit.

    Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillateri nxori njė lajmėrim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptarė u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.

    Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėrisė, nga data 20 deri 27 gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditor, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet "Shkolla Normale nė Elbasan" njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj. Njerėz tė mėsuar nė Universitetet e huaja Evropiane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.

    Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėrhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politikė. Klubi korēar "Pėrparimi" u caktua si qėndra financiare, qė do tė admimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anembanė Shqipėrisė. Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, "Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para". Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.

    Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė frikėsuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlorė atdhetarėt e ndershėm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Xhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepur tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.

    Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njerėz tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 protestues ngritėn zėrin kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.

    Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe myslimanė tė ndershėm shqiptarė, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė Qeverisė Turke.



    Gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, tė krishterė e myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.

    Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai u kthye nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Pas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata myslimane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhune u nenshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 17-09-2009 mė 15:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •