Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë

    PREVALLË,14 GUSHT 2009(VushtrriaPress)–Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, përkatësisht Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe në bashkëpunim me Organizatën e Fëmijëve Jetim të Luftës nga Klina ka përfunduar sot Eko-Shkolla verore “Natyra në shërbim të njeriut”, që është mbajtur në Prevallë. Qëllimi i këtij projekti ishte të ndihmojë rehabilitimin e fëmijëve jetim të luftës përmes edukimit mjedisor, rekreacionit dhe aktiviteteve të lira në natyrë. Pjesëmarrës në këtë shkollë verore kanë qenë 36 fëmijë jetim të luftës nga komunat e Klinës, Skenderajt dhe Drenasit. Në implementimin e programit edukativ të Eko shkollës verore krahas Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Organizatës së Fëmijëve Jetim të Luftës-Klinë kanë ndihmuar edhe Drejtoria e Parkut Nacional “Mali Sharr” dhe Shoqata për ruajtjen e zogjve të lirë të natyrës “Finch”. Akomodimi i fëmijëve është bërë në objektin e shoqatës “Kulla e Jetimit”.VushtrriaPress
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •