Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Artistët, të pambrojtur përballë piraterisë

    Dy shoqatat e krijuara për mbrojtjen e krijimtarisë artistike, nuk e
    justifikojnë ekzistencën

    Artistët, të pambrojtur përballë piraterisë

    Artistët shqiptarë mbeten ende të pambrojtur. As shteti e as dy shoqatat e
    mbrojtjes së autorëve, nuk kanë bërë ende asgjë për të ndihmuar këta artistë
    shqiptarë që “punojnë në të zezë”. Edhe pse “Albautor” ka thuajse 10 vjet që
    është krijuar, e pasuar nga një tjetër shoqatë për mbrojtjen e krijimtarisë
    artistike, nuk është gjetur ende një rregullator që të ndihmojë artistët, të
    cilët gjenden përballë një piraterie agresive dhe të pamposhtur. Kjo ndodh jo
    vetëm në fushën e muzikës e të kinematografisë, por edhe të botimeve. Të gjendur
    përballë një fakti të tillë, artistët shqiptarë ende nuk kanë gjetur një formulë
    të saktë për mbrotjen e artit të tyre nga vjedhja e pashmagshme. Fajin, askush
    nuk pranon ta mbajë mbi supe. As shteti, i cili ka për detyrë të mbrojë këto
    qenie të brishta dhe delikate përballë një ekonomie tregu të egër, as shoqatat
    që dinë vetëm të ankohen për pamundësinë e mbrojtjes së artistëve, që është dhe
    arsyeja e vetme për të cilën ato ekzistojnë, e as institucionet e ndryshme
    kulturore që mendojnë se kanë të drejtë të përdorin artin e njerëzve që punojnë
    në të, pa i shpërblyer këta të fundit. Duke treguar se asnjë që ka në dorë
    diçka, nuk ka respekt për punën e këtyre artistëve “të dënuar“ me mospërfillje.
    Ka mëse dhjetë vjet që artistët ngrejnë zërin për vjedhjen e muzikës, filmave
    apo librave të tyre, dhe shumë flitet, por asgjë nuk bëhet konkretisht. Asnjë
    padi në gjykatë nga shoqata “Albautor” dhe rrjedhimisht, asnjë artist nuk ka
    dalë i fituar, në luftë për të mbrojtur, “pjellën” e vet të lindur nga muza e
    frymëzimit. E duke qenë dhe qeniet më të papaguara, në krahasim me vendet e
    tjera të botës, këta artistë kanë gjetur ngushëllim në faktin se nuk janë të
    vetëm. Kështu, Ministria e Kulturës, pak kohë më parë nxori një CD me këngët e
    të madhërishmes Vaçe Zela, por vetë bashkëshorti i kësaj të fundit, në një
    prononcim të para pak ditëve për gazetën “Sot”, u shpreh se “Vaçja jo vetëm që
    nuk ka marrë asnjë shifër sado të vogël, që llogjikisht do të vinte nga shitja e
    veprës së saj, por as një CD të sajën nuk e ka në shtëpi”. E raste si kjo, janë
    të pafundme. Edhe, drejtoresha e arkivit të filmit, Natasha Lako, shprehet me
    shqetësim për këtë pirateri private. “Televizionet shqiptare transmetojnë
    pafundësisht filma e këngë të artistëve shqiptarë, por asnjë prej këtyre
    artistëve nuk ka marrë një shumë sado të vogël për këtë art të tyrin”, thotë
    Lako. Artistët, filmat apo këngët e të cilëve përdoren vend e pa vend nga TV-të
    shqiptare do të duheshin të paguheshin për çdo sekondë të transmetuar nga arti i
    tyre, por shteti hesht, e privatëve u intereson të mos i paguajnë këta artistë.
    E nëse ne sot flasim për politika kulturore, ajo e mbrojtjes së artistëve
    “pikon” nga shumë anë. Ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
    Sporteve për këtë vit që sapo ka nisur, është edhe projektligji “Për të drejtën
    e autorit”, e cila është një ndër pikat që qeveria do të duhet të zbatojë në
    kuadër të hapjes së negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE.
    Qëllimi i këtij projektligji është përafrimi i legjislacionit të së drejtës së
    autorit në Shqipëri me standartet europiane, nëpërmjet identifikimit të
    problemeve dhe mangësive të deritanishme në realitetin shqiptar. Në hartimin e
    këtij projektligji janë pasur parasysh disa drejtime, si: kompatibiliteti i tij
    me Konventat Ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë në fushën e
    të drejtave të autorit dhe të drejtave fqinjë, pasqyrimi në të i direktivave të
    Bashkimit Europian në këtë fushë, implementimi i detyrimeve të Marrëveshjes
    TRIPS (Marrëveshja mbi aspektet tregtare të pronësisë intelektuale) të
    nënshkruar tashmë nga Republika e Shqipërisë në kuadrin e anëtarësimit në
    Organizatën Botërore të Tregtisë. Por ndërkohë që pritet të realizohet kjo,
    artistët shqiptarë do të vazhdojnë të krijojnë art e të mos paguhen për të, do
    të vazhdojnë të presin që një ditë, dikush të mendojë edhe për ta... Ndërsa
    ”Albautor” do të vazhdojë të ngrejë zërin, më shumë se për mbrojten e artistëve,
    për mbrojtjen e shoqatës që nuk justifikon as emrin e as synimin për të cilin
    është krijuar.
    Teuta Meci
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Flasin keta per pirateri me thasat e parave qe marrin!!

Tema të Ngjashme

  1. Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 19:15
  2. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-09-2005, 06:40
  4. Marri për artistët Shqipëtarë
    Nga Nihon në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2004, 13:14
  5. Shqiperine e lartesojne tragjedianet, dramaturget dhe artistet
    Nga Eagle në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2002, 19:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •