Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Rilindasi Kristo Kirka

    Kristo Kirka, rilindasi i fundit shqiptar, vdiq ne burgun frontoje te Burrelit me 28 prill te vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, qe diktatura komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij ?
    Kishte lindur ne Korēe ne vitin 1883, ne nje familje tregetare te ndershme, e mbrujtur me ndjenjen e shqiptarizmit. U edukua me dashurine per kombin shqiptar nga babai i tij, Dhimiter Kirka dhe dajua, Ciko Alla, nje nga 9 arhondet, qe qeverisen Korēen ne fillim te shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek, por mbeti kundershtar i papajtuar me ‘megalomanine” dhe “panhelenizmin”. Per hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si veprimtar i devotshem i ēeshtjes shqiptare. Per t’i shpetuar burgut dhe internimit, ne vitin 1905, ne moshen 22 vjeēare merr rruget e mergimit dhe vendoset ne SHBA. Behet nje nga veprimtaret me te spikatur ne kolonite shqiptare te Amerikes dhe vihet ne krye te levizjes, per krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne vitin 1908, se bashku me patriotet Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi shkon ne New York, per te deshmuar dorezimin prift te Fan Nolit. Mbas kesaj fitoreje te shkelqyer te besimit ortodoks, qe behet pararendes perpavaresine e Shqiperise, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqerise shqiptare “Besa – Bese” dhe zhvilloi aktivitet te etshem politik. Me 1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirken me mision, per t’u takuar me udheheqesit e shoqerive shqiptare ne Ballkan. Nga Rumania, kthehet ne atdhe dhe ne krye te nje delegacioni, shkon ne Durres, per t’i uruar mireseardhjen princ Vidit, Mbretit te Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1914, rrok pushken dhe vihet ne balle te luftetareve te Themistokli Germenjit, per te mbrojtur Shqiperine juglindore nga andartet greke. Luftetaret e lirise, sado trima qe ishin, u detyruan te terhiqen para ushtrise se rregullt greke. Kristo Kirka, diten e zeze kur greket pushtuan Korēen, e pershkruan ne kete menyre:
    “Ishte mbremje. Pasi kisha bere nje cope rruge, u ndala dhe mbajta frymen. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte. Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korēe. Dheu m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia...”
    Kthehet perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr ēeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe ortodoksest e Shqiperise jane greke.
    Ne vitin 1921, se bashku me Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes. Po ate vit zgjidhet deputet i Korēes se bashku me Nolin ne Parlamentin e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen, Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe, per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e kohes.
    Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari, nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
    Ne vitin 1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin 1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten mė greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te veēanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
    Gjate luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korēes, ne dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
    Gjate viteve 1942 – 1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korēes, detyre qe e kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korēes. Komunistet duke njohur simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne te ashtequajturen Levizje Nacionalēlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter, veēse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo – komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur repartet komuniste hyne ne Korēe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka, kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12 ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
    Ne qershor te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te kthehet kurre me ne Korēen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur. Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit, qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant ne gjimnazin e Korēes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”. E dergojne ne kampin shfaroses te Vloēishtit, per te punuar si skllav ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
    Persekutimi komunist ndaj familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete. Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne ēastet e fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur, qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te se ciles po i paraqesim me poshte:

    Vdiq flamurtari i moēem!
    Si rrojti vdiq me nder,
    I paster, i devoēem
    E pa u perkule njehere

    Nder qela u sos t’Burrelit
    me dhunen e tradhetarit,
    me njolln’ e kriminelit
    mbi ballin e atdhetarit

    Nuk foli, nuk mallkoi.
    Por kur ra fjala ju pre,
    Ndigjuem qysh lehte ankoi:
    “Per flamur!... Per atdhe!”


    Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere. Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i diktatorit Ēaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen e ēeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij, emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e martireve te kombit.


    * marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Mustes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2012 mė 16:28

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Historiani Uran Butka, njė monografi pėr atdhetarin.

    U dėnua me 20 vjet burgim si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit” nė 1946.

    Ndėrhyrja e Fan Nolit pėr lirimin e Kirkės.


    Njė tjetėr figurė me pėrmasa kombėtare nxirret nga humbellat e historisė sė deformuar shqiptare. Bėhet fjalė pėr Kristo Kirkėn (1883-1955), patriotin shqiptar, njė nga themeluesit e shoqėrisė “Vatra” nė SHBA, bashkėpunėtor i Nolit e Konicės, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsull nė Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisė sė Korēės, mė pas nėnprefekt i Korēės, gjatė pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi tė bashkėpunonte me komunistėt dhe tė vihej nė krye tė Frontit Demokratik. Kjo ishte arsyeja pse nė vitin 1946 u arrestua dhe u dėnua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh nė Burgun e Burrelit nė moshėn 72-vjeēare. Nuk dihet se ku i prehen eshtrat. Ndėrkaq, i biri 19-vjeēar u dėnua me 8 vjet burg, ndėrsa gruaja e vajzat u persekutuan. Pėr t’i kthyer njė “borxh” qė historia shqiptare i ka Kristo Kirkės e gjithė familjes Kirka, historiani Uran Butka shkroi njė monografi, tė cilėn e quan thjesht “Kristo Kirka”, e ku pėrmes njė dokumentacioni tė pasur e kujtime familjarėsh tregon jetėn e atdhetarit. Kjo monografi u promovua dje nė ambientet e Akademisė sė Shkencave, nė njė ceremoni organizuar nga Instituti i Studimeve tė Krimeve tė Komunizmit dhe Shoqata e tė Persekutuarve Politikė. Nė njė fjalė pėrshėndetėse, drejtuesi i Institutit tė Studimeve tė Krimeve tė Komunizmit, Agron Tufa, u shpreh se pėrmes kėtij libri autori ngre para lexuesit disa pikėpyetje si: Kur do tė mund tė njihen ata qė bėnė historinė dhe qė u martirizuan pėr atdheun, deri kur do tė vazhdojė mashtresa mbi tė vėrtetat historike…? Sipas

    Historiani Uran Butka

    Tufės, jo vetėm brezat e mėparshėm, por edhe ata mė tė rinj po mėsohen me njė “realitet tė trafikuar historik”, qė nuk ka lidhje me tė vėrtetat historike. Pėr historianin Uran Butka, Kristo Kirka ėshtė “njė figurė me pėrmasa kombėtare, por fatkeqėsisht e harruar, e lėnė mėnjanė. Me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė, pas njė pune tė gjatė nė arkivat e Shqipėrisė, tė SHBA-sė dhe sidomos tė ‘Vatrės’, kam bėrė pėrpjekje qė tė nxjerrė nė dritė kėtė figurė madhore tė kombit tonė”. Sipas Butkės, si rasti i Kristo Kirkės, ka edhe shumė figura tė tjera, qė duhen ridimensionuar dhe ėshtė detyrė e historianėve, studiuesve, po edhe mediave qė kėto figura t’ia bėjnė tė njohura publikut. “Sepse Shqipėria ka nevojė pėr figura tė tilla, qė e pėrfaqėsojnė denjėsisht atė. Pėrmes Kristo Kirkės nuk jepet vetėm veprimtaria e tij, por edhe e “Vatrės”, veprimtaria e Parlamentit tė parė shqiptar, ku ai ishte deputet nė 1921-1924, i delegacioneve shqiptare qė shkuan nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku ai ishte i pranishėm dhe sigurisht pėrpjekjet pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut”, thotė Butka. Mė tej kemi pėrzgjedhur disa pasazhe nga monografia “Kristo Kirka”, ku tregohet fundi tronditės i njė patrioti.


    Nga libri Gjyqi

    Kristo Kirkėn e gjykoi dhe e dėnoi Gjykata Ushtarake e Tiranės, mė 17.12.1946, me trup gjykues kryetar Gjon Banushi, major, ish-partizan dhe prokuror ushtarak, kapiten Petrit Hakani, i njohur pėr egėrsinė dhe dėnimet ekstreme politike tė qytetarėve nė tė gjithė Shqipėrinė.
    Kristo Kirka u pėrfshi nė njė gjyq politik bashkė me tė pandehur qė s’i kishte parė e njohur kurrė: Fatbardh Kupin, i biri i Abaz Kupit, Dule Kuke, bujk, Nuredin Koxhej, bujk, Ded Gjon Marku, i biri i Gjon Markagjonit, Skėnder Dine, i biri i Fiqri Dines, Nikolla Mole, komisioner, Loro Kubini, ish-oficer, nako Labi, tregar, teki Mezini, ish-partizan, Abdulla Ceka, Bujk, Rexhep Ceka, Bujk.

    Organi i akuzės kishte hartuar njė akuzė nė terma tė pėrgjithshme pėr 12 tė pandehurit, tė cilėt nuk i lidhte asnjė veprimtari apo kontakt me njėri-tjetrin. Ndėrsa akuza e veēantė pėr Kristo Kirkėn, si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit”, pėrpiluar nga prokurori ushtarak Petrit Hakani, ngrihej mbi tri “faje tė rėnda” tė Kristo Kirkės, qė Gjykata i mori si tė mirėqena: “I pandehuri Kristaq Kirka, gjatė kohės sė okupacionit fashist ka qenė si nėnprefekt nė Bilisht dhe ka raportuar nėpunėsa me rastin e largimit tė tyre nga okupacioni fashist, ka shtypur popullin tue e akuzue pėrpara autoriteteve fashiste, me rastin e luftės italo-greke.
    Me qenė se i pandehuri mė vonė ėshtė emėruar kryetar i Bashkisė Korēė, tue mbajtė nji qėndrim antipopullor dhe antikombėtar dhe nė interes tė fashizmit, veprimtaria e tė cilit provohet me nji varg shkresash qė ndodhen nė dosjen e tij pėrkatėse…
    Mbas kapitullimit tė Italisė dhe me okupimin e Shqipėrisė prej nazizmit, i pandehuri merr pjesė nė organizatėn tradhtare tė Ballit Kombėtar, duke u bėrė anėtar i Komitetit qarkor dhe mė vonė emėrohet zv.prefekt i Korēės. I pandehuri, me anė demagogjie, ka gabuar njerėz duke i futur nė radhėt e kėsaj organizate… Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, me rastin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945, i pandehuri, duke qenė nė lidhje me Kol Rodhet etj. Dhe tė gjithė sė bashku nė lidhje me reaksionin e jashtėm janė munduar pėr tė sabotuar zgjedhjet pėr tė pėrmbysur pushtetin popullore me ndėrhyrjen e jashtme”.

    Gjykata Ushtarake e dėnoi Kristo Kirkėn, mė 17.12.1946, me 20 vjet burgimi. Nuk kishte rėndėsi pėr Gjykatėn nėse ishin apo jo tė vėrteta akuzat, nėse pranoheshin apo jo nga tė pandehurit. Rėndėsi kishte qė ata tė dėnoheshin si armiq dhe, nė emėr tė popullit, tė mbushnin burgjet e kampet e pėrqendrimit tė punės sė pranguar si dhe t’u sekuestroheshin pasuritė. Natyrisht Kristo Kirka i kundėrshtoi dhe i rrėzoi akuzat e pathemelta nė ngarkim tė tij dhe pranoi me sinqeritetin qė e karakterizonte, veprime apo lidhje shoqėrore reale, edhe pse mund ta dėmtonin. Nė gjyqin e inskenuar dhe tė zhvilluar vetėm nė njė seancė tė shkurtėr formale, Kristo Kirka mbajti qėndrim dinjitoz. Nė fjalėn e fundit, sinqerisht, sepse thoshte tė vėrtetėn, por edhe njerėzisht, sepse i dhimbsej jeta tha: “Nė jetėn time nuk kam bėrė ndonjė send pėr kundra popullit. Kėrkoj nga trupi gjykues mėshirė dhe tė vendosė me njė ndėrgjegje tė pastėr”.
    Familja Kirka dhe Harizi ishin tė shqetėsuara pėr fatin e Kristos. Por, edhe miqtė dhe bashkėluftėtarėt e tij, brenda e jashtė Shqipėrisė. Djali i Petro Harizit, Dhimitri, emigrant nė SHBA, i shkroi Fan S. Nolit nga Worcester-i pėr tė ndėrmjetėsuar pranė qeverisė shqiptare qė ta shpėtonte mikun e tij tė ngushtė. Natyrisht, nuk mund t’i shkruanin pjesėtarėt e familjes Kirka nga Shqipėria, sepse letrat e tyre censuroheshin nga regjimi dhe nuk shkonin nė destinacion.
    Fan S. Noli u interesua menjėherė pranė qeverisė shqiptare dhe i ktheu kėtė pėrgjigje me telegram Dh. Harizit:

    I dashur Tako:
    Sipas letrės suaj, shkrova menjėherė atje ku duhet pėr ēėshtjen e Zotit Kirka. Kam shpresė qė lutja ime t’i hynjė nė punė dhe t’ia lehtėsonjė gjendjen.
    Me bekimin prej zemre, mbetem
    Uronjėsi juaj me Krishtin
    Peshkop F.S. Nol
    i

    Tė bėn pėrshtypje pėrdorimi nga Noli i emrit tė shkurtuar Tako, siē i thėrrisnin Dhimitrit nė familje, gjė qė tregon pėr marrėdhėniet intime tė tij me familjet Kirka dhe Harizi. Por, as letra e Nolit nuk ndryshoi gjė nė atė sistem tė paarsyeshėm e tė pandjeshėm. Kristoja u kthye nga njė njeri, nė njė numėr nė Burgun e Tiranės, mandej nė atė tė Burrelit. Njė muaj pas arrestimit tė tij, i vunė hekurat tė birit.

    Vdekja e Kristo Kirkės

    Katerina, vajza e dytė e Kristos, e pėrjetoi e para vdekjen e babait.
    “Ishte fundi i muajit prill 1955. Babai kishte tashmė 10 vjet nė burg. Mamaja kishte disa javė qė na thoshte se qeveria do tė bėnte me siguri njė falje tė pėrgjithshme dhe ta lironin babanė. Bile, e kishte parė edhe nė ėndėrr dhe i ishte mbushur mendja se lirimi i babait ishte punė ditėsh. Nė mėngjesin e 27 prillit, u ngrita herėt, sepse e kisha unė radhėn pėr tė shkuar nė Burrel. “Ushqimet mos i merr prapa, me qenė se ai do tė lirohet, por jepja tė burgosurve tė tjerė”, mė porositi nėna. U nisa bashkė me nėnėn e Gjergj Kokoshit. Arritėm me shumė peripeci e mundime nė Burrel, por ishim mėsuar. E kush i tregon ato! Menjėherė shkuam te burgu. Te porta e hekurt takuam zonjėn Ikbale Prodani dhe zotin Xhelal Koprencka, qė kishin ardhur tė takonin Sami Koprenckėn, mikun e babait. Samiu vuante nė burg, ndėrkohė qė edhe tė birin, Xhelalin, mė vonė e burgosėn dhe pasi e ridėnuan pesė herė, e pushkatuan. Donin t’i zhduknin gjithė brezat e nacionalistėve, siē ndodhi edhe me familjen tonė… U futėm tek oborri i jashtėm. Tek njė vendroje, vizitorėt thoshin emrin e tė burgosurit dhe dorėzonin ushqimet. Kur erdhi radha ime, gardiani mė tha se nuk mund t’i mbante ushqimet, sepse im atė ishte shumė i sėmurė dhe ushqimet nuk i bėnin fajde. Unė kėmbėngula qė t’i pranonte ushqimet se babai do tė bėhej mirė, por gardiani nuk ma zgjati. Iu luta qė tė mė linte ta takoja, por ai nuk mė dėgjonte mė dhe merrej me tė tjerėt. I lashė ushqimet atje dhe u ktheva e dėshpėruar sa mė s’ka. Rastėsisht pashė drejtorin e burgut, i veshur ushtarak dhe me ēizme tė gjata tė lustruara. U binte ēizmeve me njė kamxhik tė zi dhe bėnte shėtitje nėpėr oborr. Emri nuk mė kujtohet, por sjellja e tij dhe torturat ēnjerėzore kundrejt tė burgosurve e kishin bėrė tė famshėm. Megjithatė, mora guximin dhe iu afrova. “Shoku drejtor, jam e bija e Kristo Kirkės, i thashė. Gardiani mė thotė se ėshtė i sėmurė dhe nuk mund ta takoj. Tė lutem, mė lejo ta shoh e t’i them dy fjalė tė fundit, se ndoshta nuk e shoh mė!”. Ai ngriti kokėn dhe kėqyri me njė vėshtrim tė padeshifrueshėm, qė edhe sot e kam tė ngulitur nė tru. Mė pėrshkoi njė drithėrimė e akullt. Nuk do tė mė lejojė, mendova hidhur. Ai u kthye nga rojet dhe tha: “Lėreni!” Desha ta falėnderoja, po s’kisha pikė fuqie, mė ishte tharė goja dhe mė ishte mpirė mendja. Vetėm eca e pėrhumbur pas rojeve. U hap njė derė dhe hyra nė oborrin e dytė. U ēel dhe dera tjetėr, nėpėrmjet sė cilės hyhej brenda nė burg. Atje pashė Nesti Orolloganė, kushėririn e mamasė dhe Andon Frashėrin, mikun e babait, qė bėnė tė mė afroheshin pėr tė mė thėnė diēka, por rojet i shtynė tutje. Babanė e kishin shtrirė nė njė krevat druri nė infermieri. I kishte rėnė njė nur i bukur. Dukej sikur mė priste. Baba, jam Rina, i thashė me zė tė dridhur, po ai nuk m’u pėrgjigj. Baba, baba, e shkunda, po ai nuk reagoi. Iu hodha pėrsipėr, e putha, e lava me lot. Ai ishte gjallė, ndoshta mė dėgjonte, ndoshta kėrkonte ndihmė. Dhe unė e shkreta s’i jepja dot asgjė! Nė infermieri nuk kishte asnjė njeri, veē rojės qė heshtte. Dola te dera, pas sė cilės ishin mbledhur disa tė burgosur. Dallova Mihal Zallarin. Ku ėshtė doktori?, pyeta. A ka doktor kėtu? Ai uli kokėn dhe nuk m’u pėrgjigj. Atėherė dola nga burgu, me mendimin qė tė gjeja ndonjė mjek nė qytet. Nė ambulancėn e qytetit gjeta doktor Bakallin. E pyeta se ē’kishte babai dhe ē’ilaēe duheshin. Ėshtė nė gjendje kome, mė tha dhe u mundua tė mė mbushte mendjen se do ta kapėrcente edhe kėtė herė. Vrapova pėr tek axhensia e kamionėve dhe atje gjeta nėnėn e Gjergj Kokoshit, qė po kthehej pėr nė Tiranė, edhe ajo tejet e mėrzitur, se Gjergji ishte tuberkuloz nė gradė tė fundit, megjithatė e mbanin nė njė birucė tė mbushur me ujė. I dhashė njė letėr pėr Nikon, ku i shkruaja “Babai ėshtė shumė sėmurė. Tė niset mamaja me ilaēet”. Atė natė nuk vura gjumė nė sy. I kisha humbur shpresat. Mendimi se nė Burgun e Burrelit i futin njerėzit pėr t’i vdekur, nuk mė hiqej nga koka. Tė nesėrmen, mė 28 prill, pa gdhirė ende, shkova tek burgu pėr tė pyetur, po s’ma hapi njeri derėn. Kur erdhi ora e takimit, roja mė dha lajmin e kobshėm se babi kishte ndėrruar jetė. E mblodha veten dhe kėrkova tė mė dorėzohej trupi. Njė oficer mė tha se trupi mund tė merrej kur tė mbushej afati i dėnimit, domethėnė pas 11 vjetėsh tė tjerė! I ktheva shpinėn dhe ika nga sytė kėmbėt. Me zonjėn Prodani dhe Xhelal Koprenckėn, hipėm mbi njė kamion pėr t’u kthyer. Rrugės, afėr Milotit, ku kishim ndaluar, pashė nėnėn mbi njė kamion tjetėr, qė shkonte pėr nė Burrel. I thirra me sa fuqi qė kisha dhe kamioni u ndal. Shkova pėr atje pėrhumbshėm. Ajo e kuptoi menjėherė se ē’kishte ndodhur. U zumė nė grykė me njėra-tjetrėn dhe u shkrimė nė vaj. “Nuk i gėzove fėmijėt”, i thoshte ajo pėrmes ngashėrimės. Pas 40 ditėsh u kthyem sėrish nė Burrel, pėr tė parė vendin ku e kishin varrosur dhe pėr t’i vėnė njė tufė me lule. Por rojet na sorollatėn dhe mė nė fund na treguan njė vend me shkurre tek Qershiza, ku kishte vetėm kocka… Edhe sot nuk e dimė se ku i ka eshtrat…

    Burgimi i Nikos
    Nikon e arrestuan bashkė me Nikollė Dakajn, Trajan Xhekėn, peti Zisin dhe Pjetėr Cekėn, mė 29, 06.1946. Sipas prokurorit ushtarak, Misto Bllaci, ata akuzoheshin:
    “Kanė bėrė mbledhje tė ndryshme ilegale kondra pushtetit, me qėllim terrori, duke shtuar vijėn e tyre nė masa tė gjera. Kanė tentuar t’organizojnė grupe terroriste nė radhėt e Ushtrisė kombėtare, me qėllim qė tė rrėzojnė pushtetin me violencė dhe tė kryejnė atentate kondra udhėheqėsave. Kanė sabotuar punėt vullnetare e tė rindėrtimit, si dhe zgjedhjet e ndryshme tė Frontit, me njė fjalė, kanė qenė armiq tė betuar tė qeverisė demokratike….”
    Pas Hetuesisė, tė pandehurin 19-vjeēar, Niko Kirka, e nxorėn pėrpara gjyqit ushtarak pėr “faje tė rėnda” kundėr shtetit, nė datėn 28.09.1946. Kryetar i gjyqit ushtarak, Llazi Polena, prokuror

    Misto Bllaci…
    Iu kėndua njė pjesė e ditarit dhe ai tha: “Jam kundėr pushtetit, nuk rrohet me kėta qelbėsira, kam shpresė nė ndėrrimin e regjimit, tė cilėn e kam pritur nga politika e jashtme”.
    Njė nga akuzat nė hetuesi dhe nė gjyq pėr Niko Kirkėn ishte se rridhte nga njė familje reaksionare dhe se ecte nė gjurmėt e tė atit, Kristo Kirkės, i dėnuar me burg si armik i popullit. Nė pėrgjigjet e Nikos, ndonėse mund t’i shtohej dėnimi, ai shpreh respekt pėr babanė dhe dėshirėn qė tė kthehej sėrish koha e tij. Gjykata, nga ana e saj, shtoi dhe akuza tė tjera, duke e quajtur Nikon pjesė tė njė organizate qė pėrpiqej tė propagandonte kundėr pushtetit popullor, pėr ta rrėzuar atė: “Niko Kirka, me qėllim qė tė shtonte radhėt e organizatės, nė ēdo rast pėrhapte parulla kundėr pushtetit popullor, aq sa njė ditė, nė bahēen e Themistokliut kishin hapur me shokėt bisedėn pėr shtetėzimet, i pandehuri Niko Kirka nuk ka munguar tė kritikojė reformat e pushtetit, porse nga ana tjetėr, me qėllim poshtėrimi, ka folur midis turmės sė studentėve: “Tani nuk mbeti tjetėr veēse tė shtetėzojmė dhe gratė!” (Arkivi i Ministrisė sė Brendshme, pjesė nga gjykimi i N. Kirkės, 28.09.1946). Gjykata Ushtarake e dėnoi Niko Kirkėn me 8 vjet burg dhe humbjen e sė drejtės elektorale. Nikoja vetėrrėfehet: “Ishte dita e tretė qė mė kishin arrestuar. Mė kishin futur nė njė nga birucat qė kishin ndėrtuar nė bodrumet e godinės, dikur Konsullatė e Italisė nė Korēė. Isha i ri, gati 19-vjeēar, i fortė fizikisht, kėshtu qė e pėrballoja atė gjendje dhe nuk mė ligėshtonte qėndrimi nė atė kuvli nė errėsirė tė plotė. Por mė mundonte mendimi se sa e vėshtirė duhet tė ishte pėr babanė, nė moshė tė thyer e nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, atje nė birucat e Tiranės. Duke bluar kėto mendime, dėgjova tė hapej dera e bodrumit dhe njė ushtar mė tha tė shkoja mbas tij. U ngjitėm lart. Nė njė dhomė si zyrė, me nė krye njė tavolinė, ishin rreshtuar disa nga kaporionėt e Seksionit tė Divizionit tė Mbrojtjes qė mė vonė u quajt Sigurimi i Shtetit. Ishin Naum Bezhani, Petro Pobicka qė mė vonė mori emrin Petro Dode, Vaskė Nasto, Peēo Nedelli e Enriko Bimbli, tė cilėt kishin arrestuar mė parė babanė. Mė thanė tė ulesha nė njė karrige pėrballė tyre dhe filluan tė mė pėrmendnin disa fraza nga ditari im, qė e kish sekuestruar Enriko Bimbli, kur erdhi pas mesnate pėr tė arrestuar babanė. Gjatė atyre pyetje-pėrgjigjeve, Petro Pobicka, befas u ngrit, m’u afrua dhe mė dha njė goditje nė fytyrė me shpinėn e dorės. Ishte njė goditje nga ato qė quhen “me dorė tė thatė” dhe unaza qė kishte nė gisht, mė ēau buzėn nė anėn e majtė. Gjaku filloi tė rridhte. Sa mė dogji, sa mė dhembi ajo dackė! Mė vonė, gjatė burgimit mė kanė rrahur sa janė lodhur, mė kanė shembur nė hu, por djegien e asaj dacke e ndjej edhe sot! Ishte hera e parė qė mė qėllonin. Por e mbajta veten, babai mė kish mėsuar qė nė ēdo rrethanė tė qėndroja. “Kur tė ndodhesh nė zor, shtrėngo dhėmbėt dhe gjej shtegun pėr tė dalė”.

    ALMA MILE
    Panorama


    FOTOT:

    - Kristo Kirka ne te djathte te Nolit, boston 1920, ne shoqerine “Vatra”
    - Niko Kirka, i biri i Kristo Kirkės
    - Kristo Kirka nė tė majtė tė Faik Konicės, me tė birin, Dhimitrin, nė prehėr, gusht 1925
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2012 mė 16:33

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fotoja e fundit e artikullit me lart.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Kristo Frasheri publikon "Qyteterimi i shqiptareve"
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 19:39
  3. Nė Himarėn e kapedanėve tė penės e tė dyfekut
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Kristo Kono, krijuesi i palodhur i artit popullor
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •