Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 192
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Derisa ti jeton

    Derisa ti kenaqesive ec
    une mbi gjemba shkel,
    fjala ne fyt me ngec
    nga goja s'ka pse del.

    Ti nuk je ne kete kornize
    ku jeta ime fryme merre ,
    shiponjen endrroj si zog levize
    keshtu me the nje here.

    Malli ne lot shendrrohet dhe pike
    mbi zemren qe pritjen se duron,
    nga kjo dashuri ndonjehere kam frike
    madhesia e saj me gllaberon.

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Me thua

    Me thua zemer
    loqke me thua,
    nga cdo emer
    ndjesi ndryshe mu ofrua.

    Me thua sy
    edhe shpirt me thua,
    s'kemi zemra dy
    por nje per ty e mua.

    Me thua diell
    edhe freski me thua,
    mjalte te rrjedhe
    nga goja veq per mua.

    Me thua e cka s'me thua
    butesisht me delikatese,
    kjo eshte baras me te dua
    mbi trendafiline e bukura vese.

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Nje lutje kam per ty o zot

    O zot me fal urtesi
    te mos vuaj por ta dua vetem,
    si duhet nena si duhesh ti
    se nga vuajtja tretem.

    Ndoshta kerkoj shume
    si e dua te me do ai,
    por nuk eshte i qeti lume
    them eshte si koha ne maj.

    Mua me fal sekonda mInuta
    kosmosi te jete nen kembet e mia,
    oret tjera nuk mjafton as lutja
    tretet behet i larget sa gjithesia.

    O zot me fal urtesi
    vetem te dua mos te vuaj,
    se ne lume njerezish nuk shoh njeri
    vallen e zemres te luaj.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Eja me merre dhe mua

    I flas shpirtit tim
    tendit shpirt
    me duaj dhe mua pak
    ...bej gershetim
    pusho nje dite
    se me turbullon trup e gjak.

    I them zemres sime
    zemres tende qe moti
    mos rrih si tupan
    zgjidh ndoshta agime
    edhe pse cdo dite e dhene nga zoti
    dashurine e do prane.

    Ty te them
    qe shpirti e zemra te erdhen pas
    eja me merre dhe mua
    dalldisja e tyre me tremb
    sinqerisht s'mund ti vras
    edhe po te dua.

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Me vjen keq

    Me vjen keq te te them
    por me mire une se ndokush,
    s'te dua shpirti im
    brendine e zemres s'ma ke mbush.

    Nuk kam tjeter te bej be
    per kete dua me te bind,
    sepse besoj kjo ide
    nder te parat ka me te lind.

    Para meje shpirt mos qaj
    se do te ndihem keq,
    do me mbushesh edhe mua me vaj
    rikethimi asgje s'do te ndreq.

    Zemren kisha ma ta dhene
    edhe pse pa te s'ka jete,
    por s'mundem me te thene
    te dua, se nuk do ishte e vertet.

  6. #176
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pershendetje fara!

    Te uroj per poezite e bukura qe ke hedhur ketu ne FSH.
    Te uroj muze pa fund.

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Kujtim te pershendes dhe te falenderoj perzemersisht per kompliment.

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Pertej kohes

    Mbi trupin tim avash avash
    buzet tua bejne patinazh,
    si mbi asfalt te nxehte rreshqasine
    digjen piqen teresisht humbasine.

    Duket betim fjale e jote e thene
    je diell yll dhe hene,
    ky momente dashuri ka emer
    derisa flet ta ndiej ate zemer.

    Bashke u beme glob gjithesi
    dhe rreth vicioz plote shenjteri,
    e jetes e kohes pertej
    pa ne me veten se gjej.

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Vetem nje fjale tha

    Fjale bresher ish
    me ra si pike ne tru,
    ekuilibri trupor mu prish
    mu duk se do bij me gjunje.

    Ma pezmatoi cdo qelize
    ne cast sikur u semura,
    nuk munda te levize
    koken me te dyja duar e zura.

    Sikur mu transmetua
    cdo fjale e ashper nga fjalori,
    e ai me tha vetem me s'te dua
    veq kete fjale nga goja nxorri.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    oj ti fara e Rahovecit
    si u ba puna e atij mistrecit!?
    A din gja kush te ka trandu
    Veç nje fjal ma thuej mu...
    Po sa bukur qe ke shkru
    mijera vargje ke vargzu
    veç nje fjal apo ma thu!?
    Ke nder mend me i botu?.........

    Tung Baci agimi

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •