Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 205
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Ylberi

    Ylberi ka ngjyra
    numeroi jane shtate,
    zbukurohet natyra
    kur del mbi shpat.

    Eshte i bukur ylberi
    duket fantazi,
    here dua te prek
    here ta qoj ne shtepi.

    As njere as tjetra
    ide nuk shkon,
    qe ne koherat e vjetra
    ylberi keshtu rron.

    Nuk eshte magji
    rrezja neper shi kalon,
    ky proqes mbaje mend ti
    ylberin e krijon.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Ujvara

    Shoqeri ujvara
    eshte lum vertete,
    mund te kete pjese te ndara
    dhe teposhte zbret.

    Bie me shpejtesi
    dhe fundine kur prek,
    uji behet therrmije
    miliona fluska syri ndjek.

    Si lulja kur qel
    fluskat shkojne perpjete
    bardhesia qe ne pah del,
    eshte fantazi vertete.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Te kesh njohuri

    Te kesh njohuri
    eshte vlere,
    keshtu qe lexo ti
    ne cdo kohe, perhere.

    Gjithe jeten
    dicka do te kuptosh,
    veqanerisht te verteten
    ta duash ta respektosh.

    Dhe po pate fat
    kujtesen e fort ta kesh,
    i moshuar, megjithate
    i ri do te jesh.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Zogez e vogel

    Ne kete dite dimri
    me bore, e shi,
    ti zogez ngrihesh
    mbi dege peme rri.

    E vogela zogez
    te lutem ,te kam moter,
    shko tani vrik
    atje ku ke voter.

    -Te bene keq ftohti
    edhe fjolle e bukur,
    - ndoshta s'ke shtepi
    apo ti ke humbur?


    Ne dhome e morra
    zogezen e shkrete,
    ushqimin nga dora
    te goja ja qova vet.

    Me deshire i ndihmova
    e mbajta mysafire,
    por e leshova
    kur u be kohe e mire.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Anija

    Anija eshte shtepi
    rri ne uje gjithmone,
    po hyre brenda ti
    ke cdo gje qe deshiron.

    Rruge ka detin pa kufi
    s'ka polic as semafor,
    oqeanet ti kaloj
    bene udhetim javor.

    Stacion i fundit e di
    quhet liman,
    spiranca ne thellesi
    te mos levize e mban.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Dera

    Dere ka cdo shtepi
    qe te ruaj privati.

    dere ka dhoma kuptohet
    ngrohtesia te mos largohet.

    Dere ka ne kufi cdo shtet
    qe nga armiku te mbrohet.

    Edhe shpirti im ka dere
    aty mund t'hyj leje kush merr.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Kenga

    Teksti ka fjale
    ''pranvera lulezon'',
    muzika ngadal,
    fjalet i shoqeron.

    Fjala shume thote
    tek zemra deperton,
    muzika edhe nje bote
    zemres ja shton.

    Fjala dhe muzika
    njera tjetren duan,
    jane shoqe besnike
    kengen na dhuruan.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Fotografia

    Fotografia te thote
    keshtu ishe mot',
    une vertetova
    se per nje vit ndryshova.

    Dukem me i rritur
    eshte ndryshe cdo gje,
    por se kam pritur
    te mos kem dhemb me.

    Caste jete merr
    i qete ne karton,
    e ketille mbetet gjithmone
    si ishe e tregon.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Papagalli

    Jam papagall larosh
    me shokun mund t'me zavandsosh,
    se te bej shoqeri cdo dite
    dhe te flas pa u merzite.

    Eshte gje e madhe se une
    I vetmi flas ne faune,
    vartete fjalet tua perseris
    por e bukur kjo surprize.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Piktori

    Zogun ne fluturim
    mollen ne dege,
    anijen ne lunderim
    njerezite ne treg.

    Ngjarje te tjera
    si stuhia kur ulerine,
    edhe kur bene vape vera
    e ngaxmon piktorin.

    Kalin ne galop
    femiun kur qan,
    piktori nuk thote stop
    brushen ne dore mban.

    Ti flet me goje
    e ai te bene pikture,
    kjo nuk eshte loj
    por art qe rri ne mur.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Rrushi

    I bardhe, i kuq, i zi,
    jam rrush dhe jam me fat,
    se baballaret tuaj me dashuri
    kujdesen per mua dite, e nate.

    Kam preherine perplote
    zemren syrine te qoj peshe,
    s'ka njeri ne kete bote
    q's'perkulet te marr nje vesh.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Astronauti

    Fjala astronaut
    rimohet me fjalen hut,
    por ti duhet ta dish
    ai eshte trim shumefish.

    Nga kosmodromi levize
    anija kozmike,
    per astronautin s'eshte surprize
    shkuarja larte ne forme thike.

    Bejne ushtrime paraprake
    per kete jete speciale,
    bejne investigime
    per te miren globale.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Prinderit

    Si nata pa hene
    eshte femiu pa nene,
    si pa krah nje shkabe
    eshte nje femi pa babe.

    Me dy prinder cdo femi
    ka force ka mrekulli,
    dhe kur rritet eshte me fat
    po jetuan gjate.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Zookopshti

    Dua shume berr
    jo per ti ther,
    por ne kopsht me behar
    te kullosin bar.

    E dua nje mace
    te jet tullumbace,
    t'kete pedigre s'ka nevoj
    une do ta dua njesoj.

    E dua nje qen
    jo per te ruajtur dhen'
    ja bej nje kasolle hata
    e ai le te bej sefa.

    E dua nje gjok
    e dua per koke,
    grifen une vete
    do ja kref me lezet.

    -Kopshtin zologjik
    do ta kem o mik!
    leje nga babai s'kam kerku
    por dua me befasu.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Bebi

    Vertete tabula raza jam
    por kur qaj hall kam,
    pasi qe s'di te flas
    une me qarje ju therras.

    Pelenen e lagur s'dua ta kem
    as i uritur s'dua te jem,
    perndryshe jam lezet
    me do cdo njeri ne planet.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Stuhia ne mal

    Nje dite ne mal
    binte shi, pa u ndal,
    ashper me rrembim
    per askend s'kish shpetim.


    Banoret e malit si:
    shpezet shtazet qe ti ,i di,
    filluan te kerkojne shpetim
    por ishte e kote ,miku im.

    Zogut foleja ju prish
    por ai, ne dege ishte serish,
    se per fat fluturoi
    nga fatkeqesia shpetoi.

    Se kish lehte as arusha
    nga uji ju lag edhe gusha,
    ne rrugee siper ishte
    se shtepine larg e kishte.

    Me keq pesoi si gjithmone
    e vogela milingone
    uji e perplasi pa meshire
    nuk shikoi me dite te mire.

    Stuhia pushoi ne mal
    por banoret s'kane me ja fal,
    se shtepizat ku benin gjume
    tash me kane shkuar ne lum.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    kosova ime

    Per shpirtin desert
    me arome te deh,
    kjo fushe e blerte
    perpara qe sheh.

    Ky lum i madh
    me uje te ftohte,
    bukurosh i rradhe
    kur mos u shoft.

    Bjeshke me freski
    mushkerite me i mbush,
    plote mrekulli
    te tille se ka kush.

    Dhe gjera tjera shoh
    rreth meje ne toke,
    diellin qe na ngroh
    qiellin mbi koke.

    Banesa ku jetoj
    me familjen time,
    shtratin ku endrroj
    eshte kosova ime.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Pellumbi

    I bardh, si debora,
    me frizure ne trend,
    pellumbi me erdhi te dora
    ngadal ,aty zuri vend.

    I bukur, i qete,
    me ate ze kumbues,
    - s'di a kendon ,a flete?
    por eshte si bare sherues.

    Rreze brenda ka
    eshte simbol per paqe,
    me pas fluturoi ne hava
    i thash - je i mire, me kenaqe.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Vajza dhe dega e qershise

    Nen dege qershie
    nje vogelushe rri,
    jo per ti bere hije
    por qe e ka lakmi.

    Degen s'mund ta kape
    as trungut ti ngjitet,
    pa sukses cdo hape
    e deshira po i rritet.

    Vogelushja pa mas
    na u deshperua,
    nisi frutave t'u flas
    - ejani se shume ju dua!

    Por fati e gezoi
    vogelushen e deshperuar,
    nje xhaxha aty kaloi
    dhe i ka ndihmuar.

    Posht ja zbriti
    nje dege me qershia,
    dhe kuptohet priti
    sa ti mbledh femia.

    Xhaxhin falenderoi
    i shpelau nderkaq,
    ne goje nga nje holli
    ne vazhdim u kenaq.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Dy butiqe

    Dy butiqe muri i ndan
    me rroba sate duash,
    njeri me lire i mban
    tjetri kripur te thuash.

    Zana e vogel mamin e ngreh
    -eja ,shkojme ne kete butik!
    shoqja ime dje
    bleu nje fustan fantastik.

    Dy butiqe muri i ndan
    dy botera ndryshe fare,
    njeri eshte per fukaran
    tjetri per ata qe kana pare.


    Mamin ne dileme e ka qite
    ne shitore te shtrenjte te blej
    apo kohera me te mira me prite?
    ne kete krize te kursej.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •