Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 207
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Tokë e qiell, kërkoj

    Sot pata një hall
    kisha një problem,
    desha me't ringjall
    babush shpirti jem.

    Nata yje plotë
    përtej tyre shikoja,
    syyë mbushur me lot
    lutjen e thoja:

    Eja babi im
    më jep një këshillë,
    më merr në përqafim
    zemrën me ma kfill.

    Se shoku im thotë
    babi kur të përqafon,
    mbushesh energji plotë
    problemin e kafshon.

    Tokë e qiell kërkoj
    pakëz ndihmë babai,
    mami më këshillon
    por zemrës i duhet ai.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    mbretreshë pa fron

    E bukur si hirushë
    me ruaza në gushë,
    me fjong në kokë
    jam më e bukura në tokë.

    Familjarët në përgjithësi
    të bukurës si vejnë kufi,
    mbretreshë më thonë
    pa pasur fron.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Shkopi magjik

    Cdo fëmi në botë
    e dua, e kam mik,
    më lindi një dëshirë sot
    ta kem shkopin magjik.

    Fjalët magjike i di
    Ba-BI-di,bu-Bi-Di-Bu,
    dua cdo fëmiu
    asgjë mos me i mungu.

    Do të udhëtoja nëpër botë
    në mbrëmje, e agim,
    do të zhdukja lot
    t'ju ipja zemrave shpresë.

    Ba-Bi -Di, Bu -Bi-Di -Bu
    zemra ime është magjike,
    cdo fëmi në botë du
    t'jet mirë t'më ket mike.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    vjeshta

    Unë jam vjeshta
    në vazhdim në disa rreshta,
    ju tregoj me emocione
    kam shumë profesione.

    Cdo herë në shtator
    unë bëhem piktor,
    luaj me nuanca
    si miu dhe maca.

    jam dirigjent
    kam erën instrument,
    jap ritëm non stop
    më mirë se hip hop.

    Kreator jam o mik
    jap shiun pikë-pikë,
    edhe shiun konop
    edhe akull copë-copë.


    Mirëpo në shtator
    e bëj punën me zorr,
    ndihem keq vërtetë
    kur thaj miliona fletë.

    Punoj me shumë zell
    askujt s'ja kam hellë,
    për më tepër premtoj
    gjithëmon kështu do të veproj.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    biblioteka

    Biblioteka është dhomë
    ku vetëm libra gjen,
    me vite aromë
    letre brenda ndjen.

    Libra me miliona
    njeri afër tjetrit rrijnë,
    me temat nga ditët tona
    por edhe nga antika vijnë.

    E presin dorën ti marr
    ti shfletoj me kujdes,
    s'ka nevoj për orar
    mundesh në mbrëmje e mëngjes.

    Merr libra dhe i kthen
    ky është rregull përherë,
    një fshehtësi zbërrthen
    tjetra të pret menjëherë.

    Biblioteka është dhomë
    e këndshme e mirë,
    mbushur me aromë
    kushkoj me dëshirë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga fara Lexo Postimin
    Sot pata një hall
    kisha një problem,
    desha me't ringjall
    babush shpirti jem.

    Nata yje plotë
    përtej tyre shikoja,
    syyë mbushur me lot
    lutjen e thoja:

    Eja babi im
    më jep një këshillë,
    më merr në përqafim
    zemrën me ma kfill.

    Se shoku im thotë
    babi kur të përqafon,
    mbushesh energji plotë
    problemin e kafshon.

    Tokë e qiell kërkoj
    pakëz ndihmë babai,
    mami më këshillon
    por zemrës i duhet ai.
    Sikur te ishte e mundur,kjo asgje sdo doja

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Qielli yje plotë

    Natën hapa dritaren
    qiellin yje plotë pash,
    shpirtin ma rrëmbeu
    dua një gjerdan - thash.

    Duket edhe hëna
    mendja mu kfillë pastaj,
    ajo është nëna
    e kësaj bukurie paskaj.

    Asnjë nënë nuk fal
    fëmijët e vet,
    fillova të shikoj pafjalë
    këtë bukuri të vërtetë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Aeroplani

    Duket si mizë
    në qiell lart,
    fakti që lëvizë
    për mua është art.

    Pasagjerë plotë
    vend për bagazh,
    ka dy pilotë
    dritare për pejsazh.

    është radari
    që e kontrollon,
    ai është i pari
    mungesën që ja dikton.

    Në pistë ateron
    i madh pa hesap,
    pakëz pushon
    qiellit i ngjitet prapë.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    GJyshja në saraj

    Afër gjyshes ulem
    dëgjoj përrallën e vjetër,
    me saraj të bukur
    me princ E mbretër.

    Princi u martua
    por ndodhi cast i pafat,
    nga magjia u rrëzua
    princesha e ngratë.

    Por shërim gjeti
    tek magjistarja e mirë,
    tani urdhëroi mbreti
    - thirrni botën mysafirë!

    Na ftuan dhe ne
    të shkojmë në saraj,
    e ndërpreva: - para se me le ?
    se unë në mend se mbaj?

    Gjyshja më përqafoj
    tha - përralla kështu e ka,
    përrallat kush tregon
    në festë e ftojnë pandarë.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Babi argat

    Eshte i pa pune
    babi im me vite,
    dhe sa e di une
    kur s'ka shite simite.

    Por deri tani besoj
    ka bere cdo pune tjeter,
    argatlleku le te rroj
    ky zanat i vjeter.

    Del ne mengjes
    ne nje rruge qyteti,
    pret plote shprese
    ndonje zoteri ,ta marr, me veti.

    Te copetoj dru
    te rregulloj dicka ne oborr,
    shtepi me ndertu
    nga 7 deri 19 rrafshe 12 ore.

    Asnjeren se refuzon
    babi im argat,
    vec shpesh komenton
    dita shume e gjate.

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •