Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 205
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    1 Janar 2010

    Eshte dite e njejt si dje
    por teresisht ndryshoj,
    se eshte dite e re
    e vitit qe sapo filloi.

    Koncertin e Vienes degjoj
    perkryerje ne cdo aspekt,
    tek zemra qe di te enderroj
    bene shume efekt.

    Jam plote mbresa
    femije te dashur shqiptar,
    do me mbaj shpresa
    se do jemi me boten barabar.

    Ju qe jeni ardhemeria
    uroj endrren ta jetesoni,
    te lulezoi shqiptaria
    deshironi, dhe per kete punoni.

    Te ushqeheni qe sot
    me ushqim, lojera, e ideale,
    te vij patjeter ai mot
    bukuria te kete prezence reale.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Per Enean

    Desha te te them je diell
    por mu duk pak,
    desha te te them je qiell
    u frikesova se po te huj ne hak.

    Desha te te them ja sa gjithesia
    prape mu duk pak,
    ja se c'bene dashuria
    e ti je nje pellembe, e nje shuplake.

    Se ti je nje vajzushe
    tre vjete e disa muaj,
    me zemer, sy, e gushe,
    si cdo femi i huaj.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Pantomima

    Eshte mjeshtri
    ku femi te dashur,
    per te folur nje njeri
    gojen se perdore kurre.

    Do te thuash ti
    me cka po flete?
    trup , kembe dhe sy
    dhe me keto njejt shprehet.

    Por edhe ne ne jete
    pa ushtruar asnje grime,
    kur nuk na flitet
    perdorim pantomime.

    Lart - poshte kur tundim
    koken tone ,po themi,
    nese fut trurin ne mendim
    do te shohesh se tjera kemi.

  4. #144
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Hena dhe poeti...

    Poeti i vetmuar,kish dale ne shetitje,
    neper bulevardin e qytetit i vetmuar si qyqe.


    Mendonte i shkreti se si t'i tregoj,
    vajzese qe dashuronte ndjenjen si t'ia shpaloj...


    Ecte i vetmuar,ne rruge asnje njeri,
    me ne fund ndaloi mes rruges u ule dhe pushoi...


    Kure pa para vetes henen qe i'u afrua,
    tek veshi i foli,mos u merzit se me ke mua...


    Pse vuan ore i nderuar,ti mos mbaj merzi,
    e ke lehte per t'ja thene shkruaja nje poezi...


    Une e di se zemren e saj ke per ta fituar,
    se shume here e kam pare naten vone duke te kerkuar.


    Shume net pa gjume ka ndenjur per ty,
    dhe mezi pret qe ti t'ia shkruash nje poezi...


    pershendetje e nderuara fara...
    me pelqejn tej mase poezit e tua...
    me fale qe nderhy ne kete teme,por nese te pengon se te postova kete poezi timen me trg e fshi..
    respekte nga une...
    shpresoj se te pelqen...
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  5. #145
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Nuk dua meshire...


    Oj hene lozonjare,
    pse ma bene me sy,
    me theret ne valle,
    pran juve te vi?!

    Joo oj e bukur,
    une ketu do rri,
    do u veshtoj juve,
    dhe gjithe ate bukuri...

    C'thua oj e uruar,
    une po beje cudi,
    ylli me i bukur,
    per mua mban merzi?!

    E zbukuroi vendin,
    per nje vallzim me mua,
    dhe gjith yjet i mblodhi,
    te me ngrohin zemren mua.

    Po,jo oj e bukur,
    per mua mos keni meshire,
    ju e dini se une asnjeher,
    nuk do gjej qetesin...

    Mua aspak mos me meshironi,
    s'ka nevoj per mua gjith yjet t'i trazoni,
    sepse une oj hene lozonjare,
    kudo qe te jem,
    do te kem vec vaje.
    __________________
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Kujtimi

    Kisha nje macorr
    e quaja makush,
    qimen e kish te ndritshme
    dhe te zeze si rrush.

    Gezim te madh
    ne cast perjetonte,
    kur pjaten me mish
    dikush ja ofronte.

    Motra ime per shaka
    planet ja trazonte,
    ne cdo ane te dhomes
    me pjate ne dore e qonte.

    Por macorri
    edhe thonje leshonte,
    por nuk hiqte dore
    nga ajo qe i takonte.

    Kur ngopej mire
    dhe uje kur pinte,
    gjithe dite ne divan
    me kenaqesi rrinte.

    Flinte i qete
    se asgje se mundonte,
    ndonjehere nga kenaqsia
    bishtin e dredhonte.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Pershendetje Tetovare
    Faleminderit per fjale te mira qe shkrove.
    Jo s'me pengon edhe pse keto jane per femi .
    Fara

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Te drejtat e femijeve

    Femijet kane te drejte ne jete
    qe kur shohin drite,
    te kene pakufi dinjitet
    te lumtur me u rrite.

    Gjuha ,raca, gjinia,
    nuk ka fare rendesi,
    as feja, as perkatesia
    edhe nese ske pasuri.

    Pastaj te kesh shtet
    te mos ushtrohet dhune,
    emer, mbiemer, te kete
    te mos shfrytzohet ne pune.

    Nga lufta te mbrohet
    falas shkollim tetevjeqar,
    nga aftesia nese kufizohet
    trajtim special duhet parapare.

    Nga keto te drejta
    femije te nderuar,
    pres pyetje te shpejta
    te ritureve duke ju drejtuar.

    Ti kuptoni edhe me carte
    keto te drejtat qe keni,
    ta doni shume kete karte
    me te te kenaqur te jeni.

    Karta ka qellim kuptoni
    te keni gezim ne fytyre,
    femijet ndryshe ta respektoni
    edhe ju keni detyre.

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Lepuroshi i krenar

    Me miken lepuroshe
    eshte grindur nje lepurush,
    andaj gjithe diten i merzitur
    ka shetitur neper fushe.

    Ecte fushes pa fund
    me mendje te turbulluar,
    pa pritur e kuptoj
    nje qyteti i eshte afruar.

    Duke ecur rruges
    disponimi filloi ti shtohet,
    mendoi haptas njeriu
    ska me cka te krenohet.

    Gjithe ai trup i gjate
    duket shume qesharak,
    nje grimce vesh ka
    sa ti zesh me nje shuplake.

    Tani ta kem prane
    lepuroshen shume deshiroj,
    t'ju tregoj njerzeve
    c'eshte bukuria mendoi.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Per Monin e vogel


    Moni eshte i vogel
    tre vjete ende si ka,
    por sherre te vogela
    bene ne dhome pa nda'.

    Kur gjen nje send
    te loze me te fillon,
    e ule koken dhe me ore
    askend se shikon.

    Qenin e tij loder
    Bengji e therrete,
    shoqerohen pa ndare
    si shok te vertete.

    Mamin shume e do
    thote se eshte e mire,
    por nderon mendim
    nese fiton embelsire.

    Flet shume pastaj
    naten s'bene pak pa qare,
    natyrisht gjyshja thote
    mesysh e kane marre.

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Mjellma

    Une jam mjellma
    sy kaltroshe,
    nuk jetoj ne liqen
    por ne dhome katerqoshe.

    Me mamin e babin
    dhe vellain e madh,
    me dashuri pa fund
    dhe me ndonje hall.

    Ju tregova ne larte,
    jam sykalteroshe
    ju them te verteten
    s'jam kokeboshe.

    Ne shkolle perhere
    ne ditar kam pesa,
    jam me e mira
    si mbi trendafilin vesa.

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    DALLENDYSHE

    Ju dallendyshe
    mbretresha qiellore,
    menquria juaj
    me befason prore.

    Udhetoni qiellit
    shkoni deri ne jug,
    vini ne kohe te caktuar
    pa humbur rruge.

    Mesazh dashurie
    ne cdo vend dergoni,
    lirine e keni te shenjt
    se pa te nuk mund te jetoni.

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Afish i cuditshem

    Rruges per ne shkolle
    shoket kane diktuar,
    nje afish te quditshem
    keshtu te perpiluar;

    Shoqet dhe shoket
    femijet therrase,
    ne koncert qe do behet
    vetem per ta enkas.

    Jo ne salle per koncert
    por ne fushe te gjelberuar,
    koncerti eshte gratis
    s'keni per tu shpenzuar.

    S'do kete muzike
    disko, rep, as rok,
    as muzike popullore
    qe te vallezoni tok.

    Ne fakt koncerti
    do te kete muzike natyrore,
    do te kendojne bilbilat
    qe kenga u shkon per dore.

    Per qetesi absolute
    per te gjithe urdheroj,
    se bisedaa juaj
    do ti dekoncentroj.

    Kenaqem kur i degjoj
    nese edhe ju deshironi,
    - ejani ju lutem
    nenshkruar nga Toni.

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Era

    Sa kenaqesi na jep era
    kur bene vape vera,
    nje puhize sa do e lehte
    na freskon kur kemi nxehte.

    Fletet e pemeve i lekund
    si ne djep femiun i perkund,
    si per shaka punon pa ndare
    ketu e ne kufirin polar.

    Por s'di kush e hidheron
    ndonjehere ja nis e tepron,
    sillet si tamam si e terbuar
    s'le kend pa torturuar.

    Fuqia e saj s'njeh kufi
    shkul peme rrezon shtepi,
    njerzite pa shtepi i le
    edhe zogjet pa fole.

    Hidherimi shume si zgjate
    me minuta pastaj shukat,
    me siguri ndihet e turperuar
    per dem qe ka mbaruar.

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Aeroplani

    Aeroplani s'ka nevoj per asfalt
    as s'ka ndermend te shkel ne balte,
    hapsira e pafund qiellore
    eshte per te rruge prore.

    Kur arrine ne qiell ndihet si mbret
    si pengon kush shtegton si do vete,
    s'ka police, semafor,as tollovi ne trafike
    si del kush para fluturon pa frike.

    Atje larte banoret qiellor takon
    pa pertese dite te mire ju deshiron,
    diten eshte dielli rreze nxehte
    kur eshte vranet i takon dhe rrete.

    Kurse naten takon bukuri perrallore
    yjet rreth henes vallezojne dore per dore,
    ndonjehere takon ndonje shtrrengate
    dhasht zoti ta kaloj me fat.

    Keto takime ndodhin perdite
    dhe miqesia e tyre shume eshte rrite,
    sa qe pa qiell , diell e pa yje
    mendoj aeroplanit si ka hije.

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Karamela

    Karamela te kem
    te embla mjalte,
    s'do te me mjaftonte
    them nje tonelate.

    Keshtu qe nje fabrike
    te jete e ime dua,
    te me vijne karamelat
    si uji ne perrua.

    I kisha ngrene
    me shume kenaqesi,
    do ti kisha dhene
    te haj cdo femi.

  17. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    STILOLAPSI

    Stilolapsin morra
    te shkruaj fillova,
    me gaboi dora
    shume keq shkrova.

    Gomen atehere
    e morra me shpejtesi,
    i rash shume here
    por shkrimi nuk u fshi.

    Me treguan eshte ngjyre
    me te s'mund te luaj,
    me kujdes mire
    duhet te shkruaj.

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    LULJA

    Lulja eshte e bukur
    edhe s'eshte si fluture,
    veshur me fustan
    vendi se mban.

    Kur dua ta shikoj
    ulem prane saj,
    aromen ja shijoj
    i flas pastaj.

    Me te mire butesisht
    je zemer te dua,
    ju them sinqerisht
    ajo me ketheu mua.

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    KETO TE VOGELA DUAR

    Shtratin rregulloi
    si gjithenje,
    bizhamat i paloj
    me lehtesi.

    Rrobat i vesh vet
    pa merzi,
    floket i kreh shpejt
    me kenaqesi.

    Fytyren e dhembet laj
    me kujdes,
    thonjet si mbaj
    por i pres.

    Me gjalp e recel
    lyer,
    dy risqe buke me del
    cdo here.

    Qumesht nje gote
    kombinuar,
    te gjitha keto sot
    kam punuar.

    Keto te vogela duar
    me dashuri,
    ende kam per te mesuar
    nuk dua te rri.

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    KOPESHTI

    Ne kopeshtin tone
    ka peme e perime,
    mua me befason
    kur ndodhin ndryshimet.

    Del lulja e bardhe
    pema kur lulezon,
    behet e verdhe nje dardhe
    vjeshta kur ofron.

    Domatja e kuqe shok
    karota ngjyr poratokall,
    nuk me futet ne koke
    kush i ngjyros vall.

    Kopeshti s'ka magji
    se rritjen e kam percjell,
    eshte kombinim thote babi
    dhe, uje dhe diell.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •