Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    A të prezantohem edhe unë?...

    A të prezantohem edhe unë?...
    Mendoja se nuk ishte e nevojshme, sepse njeriun e prezanton vepra (në rastin konkret: shkrimet e hedhura në forum), por nuk qenka kështu; jemi njerëz e duam të dimë me kë kemi të bëjmë.
    Nuk mbaj mend se kur kam lindur dhe as se ku; më kujtohet se ka qenë një vend i mrekullueshëm, por nuk jam i sigurt nëse ekziston më, prandaj e njehsova veten në forum me një nga personazhet e Lermontovit, Mcirin, në pamundësi për tu njehsuar me gjithë personazhet e shkrimtarëve të shumtë që adhuroj. Mbase do të kisha bërë më mirë të isha njehsuar me Xholionin plak të Gollsuorthit, por njehsimi me të do të më dukej tepër pretencioz, sepse do ta barazoja veten me pseudointelektualët, që e futin veten në elitën shqiptare, ndërkohë që më duket se jetoj në një botë të vogël, më të vogël se fuçia e Demostenit. Prandaj po mundohem t’ia zgjeroj dimensionin vetes nëpërmjet këtij forumi. Komplimentet i kam të kursyera, por mendoj se përveç funksioneve dytësore, forumi kryen një mision fisnik, duke i bashkuar njerëzit e duke përhapur ide
    Pasionet e mia janë: letërsia, muzika klasike, vallëzimi dhe, sigurisht, natyra.
    Vërej me kënaqësi se në forum dominojnë të rinjtë dhe me interesa të larmishme. E meqenëse veprojmë në një botë virtuale, më duket se nuk bëj mëkat të madh nëse shpalos pjesën e re të shpirtit tim, duke shpresuar njëkohësisht se do të më falen mëkatet e vogla: e kam fjalën për ndonjë koncept të tejkaluar nga koha. Megjithatë, kam bindjen se nuk është gjithmonë më i ri ai që është më i ri...
    Motoja ime është shkëputur nga goja e personazhit, të cilit i kam huazuar emrin:

    Të flas për veten a s’ësht’ kot?
    Mund të rrëfehet shpirti dot?
    Jetova pak, jetova rob,
    Të tillë jetë, jetë kob,
    Do jipja dy, vetëm për një,
    Por një, që zjarr të kish në të.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Mire se erdhe!

    Per veten tende s'mora vesh gje, por rendesi ka qe te pelqen forumi e u kenaqsh me ne
    La vita è bella...

  3. #3
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Mire se erdhe i nderuar, kalofshim sa me mire me postimet tua dhe tona.
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    mesazh

    Faleminderit per mikpritjen!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Meqe nuk donit te shfaqeshit po ju njehsoj me "Letren e nje te panjohure" te te madhit Cvajg (per mua) qe jua drejton juve...
    Mire se erdhe ne forumin shqiptar rinor por mos harro qe ka dhe teta forumi,dhe po te na bjere rasti te takohemi te ftoj ne nje vallezim.Sa me shume postime cilesore.Do ju lexoj me kenaqesi. Teta Vera!

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mir se erdhe ne F/Sh.Kalofsh sa me kendshem.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    mesazh

    Ju jam mirenjohes per dashamiresine.

  8. #8
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884
    Mire se erdhe ...si lexohet ky nick-u jot?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    star... e do me ze?

  10. #10
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884
    e pra spo i bija ne te si lexohet bema ket nder ma thuj me ze po mos bertit se zgjon komshit :P

  11. #11
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Mciri, mireseerdhe dhe kalofsh mire!
    astritkosturi.com

  12. #12
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    mire se erdhe ne forum shpresoj tia kalojme sa me mire sebashku micri
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-08-2009
    Postime
    2
    Jeto sikur do vdesësh neser, mëso sikur do jetosh gjithmon!!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •