-
A jemi njerëz të lirë në një shoqëri të lirë apo skllevër të një shoqërie globaliste?
A jemi njerëz të lirë në një shoqëri të lirë apo skllevër të një shoqërie globaliste?
Sa është e kontrolluar shoqëria shqiptare?
Shkas për këtë temë u bë një mesazh që i dërgova një prej anëtarëve të forumit, i cili më bllokoi mundësinë e hapjes së mëtejshme të rubrikave të forumit. Ndoshta nuk e kam lexuar me vëmendje rregulloren e forumit, por nuk shoh asgjë të keqe në dërgimin e një mesazhi personal, kur ai nuk përmban fyerje apo denigrim të personit të cilit i dërgohet. Arsyeja pse dërgova mesazh personal, ishte se mesazhi nuk kishte asnjë vlerë për pjesëtarët e tjerë të forumit dhe, mendoj, se askush nuk ka të drejtë t’i harxhojë kohën kurrkujt, kur nuk ka se çfarë t’i thotë. Informacionet në internet janë aq të pafundme sa do të na duheshin disa jetë, për t’i lexuar të gjitha.
Bllokimi i aksesit tim në forum më futi në mendime dhe më nxiti, për të hapur temën e mësipërme.
Fakt është që identiteti i cilitdo anëtar apo vizitor të forumit nuk është sekret, përderisa, që sapo hyjmë te adresa e forumit, ai na identifikon, pa pasur nevoje edhe për ndonjë “pasword” formal. Sigurisht, “bigbrother” sheh gjithçka e kontrollon gjithçka. Po ku është jeta jonë personale? A kemi të drejtë për diçka krejtësisht personale, që ta kontrollojmë e ta komandojmë vetë? Apo në emër të një globalizmi apo rendi të ri botëror, duhet të kontrollohen edhe ndjenjat dhe mendimet më intime. Nuk është më sekret se gjatë kohës që ne lundrojmë nëpër internet, servera të fuqishëm janë në gjendje të vjelin gjithë informacionin që ndodhet brenda kompjuterit personal; për këtë mjafton të kontrollosh numrin e kilobyte-ve që hyjnë e dalin njëkohësisht nga kompjuteri yt, ndërsa je në lidhje interneti.
Nuk di pse, pas bllokimit të aksesit tim në rubrikat e forumit, në vesh më tingëlloi një fjalim:
“Asgjë nuk i shpëton syrit vigjilent të Partisë. Partia na ka mësuar se “uji fle, hasmi s’fle”, prandaj duhet t’i mbajmë sytë çelët të mos na depërtojë asnjë armik në radhët e forumit tonë të lavdishëm. Kuadrot besnike që përgatiti Partia do të dinë ta zbulojnë armikun edhe atje ku ai fshihet me mjeshtëri, edhe në botën shpirtërore. Nuk ka kala që nuk e pushtojnë komunistët. Ashtu si ditën të marrin në dorë pushtetin ekonomik, të kontrollojnë atë politik, do të dinë të mbajnë nën kontroll edhe botën shpirtërore të këtij populli leshko, trim e liridashës...”
Duke marre shkas nga disa shkrime te lexuara në forumin tonë të dashur nga Darius, mbi kontrollin botëror nga një grupi i vogël njerëzish, të organizuar në lozha masonike apo variante të tyre dhe njëkohësisht nga përparimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë, e cila është në gjendje të filmojë edhe tigrin e Bengalit, në mes të natës e në mes të xhunglës, apo aftësinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të një individi, që perdor telefoninë mobile satelitore, vetëm duke regjistruar kordat e tij zanore, vetvetiu nuk ka se si të mos të shkojë në mendje: Po kjo Amerikë e gjithëfuqishme, si nuk është në gjendje të kapë një Bin Laden apo Bin Ladenët i duhen për të përligjur politikat e saj anembanë globit? E tashmë edhe kalamajtë e dinë se Amerika nuk është Barack Obama, por Gates&company, ata që bëjnë shiun dhe erën ose kohën me diell, si tu pëlqejë...
Ky konceptim i realitetit politik mund të duket paksa enverist, sepse të kujton qoftëlargun që kishte frikë të hapte kufijtë se mos na hynin brenda “deri dhe dosa” e ndoshta ka ndonjë reminishencë të largët prej tij, por faktet flasin për vazhdimësinë e një linje politike ndaj Shqipërisë, atë të izolimit të saj, duke e lënë si vendin më të varfër të Europës, në dorë të një klike politikanësh krejtësisht të korruptuar e të papërgjegjshëm ndaj bashkështetasve të vet, njerëz të pakulturuar, të cilët nuk kanë bindje politike, por vetëm thjesht interesa që i shfaqin paturpësisht, sepse e vetmja gjë që dinë është se bota dirigjohet nga një shkop dirigjenti dhe, po nuk iu binde atij, ky shkop të godet në kokë. Gjithë të tjerët nuk janë veçse numëra rendorë, të cilëve u janë marrë edhe shenjat e gishtërinjve, si kriminelëve të rrezikshëm dhe janë kataloguar sipas metodave më të përparuara. Po anëtarët e Forumit a bëjnë përjashtim?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt