Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 72 prej 72
  1. #61
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    -------Sonte--------


    Sonte do të doja
    Të bëhem një re e zezë
    T'ia zë dritën e hënës
    Asgjë mos të shof mbi dhe
    Pasi nuk shof fytyrën e Nënës!
    Në mes të një pyelli të dendur
    Në zgavrat e lisave të futem thellë
    Mos të dalë fare nga atu
    E mbyllur të rrij në terrë,
    As dritë as diell nuk dua të shiqoj
    Dua vetëm edhe një herë
    Në ëndërr ta përqafoj!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar e panjohura për postimin:

    Nete (07-03-2015)

  3. #62
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    PER TY O NANA IME...

    Per ty nene,o nena ime
    per ty drita e jetes sime,
    per ty po shkruaj sonte o nene,
    ah ! Si i jetova keta muaj qe kurr na ke lene.


    C'mall qe ndjej per ty o nene ime,
    me mori malli te te kem ne perqafime,
    me mori malli te te them te dua,
    me mori malli... POr ti s'i rrin pa mua?!

    muaj nene tani kan kaluar,
    akoma me fatin une jam e hidheruar,
    akoma s'mund te pajtohem me jeten qe ekam,
    se ty o engjell me nuk te kam prane.


    Me mungon shume nene te te them te dua,
    me mungon fjala jote kurr me keshilloje mua,
    me mungon buzeqeshja jote te me gjalleroj,
    me mungon aroma ytr ( arom nene) ah,sa shume te kerkoj.


    Por,kjo vdekje nene c'pati me ty?
    erdhe e te mori pa nene la femije,
    ti ndoshta u gezove se shkove tek babi,
    e vdekja ta plotesoi kete deshire,
    se edhe per babin te kish mar malli...


    Tani jeni bashke sikur ishit ne bote,
    dhe mua nga qielli...ndoshta m'i fshini keta lote,
    a mbureni me mua se jam bere zonje e shtepis,
    nene e baba per moter e vellezeri...

    Me pritni dhe mua se shpejt do te vi,
    nuk mund te duroj me pa ju te dy,
    durova sa durova..por kaq e ka jeta,
    edhe une kam nje vend atje tek varreza...

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan tetovarja87 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nete (07-03-2015),Tino Kurti (09-08-2016)

  5. #63
    Jetoje jeten mos ki frike Maska e PrincessRF
    Anëtarësuar
    12-05-2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Faleminderit Agim!Nenat jane vlerat me me vlere ne jeten e njeriut!Me bukur se ju s'ka kush t'u kendoje e shkruaj atyre.

    Une s'jam poete por per nenen me dalin nga zemra keto dy vargje:

    Nene! Sa bukur kjo fjale tingellon.
    Nenen ,valle kush nuk e deshiron?
    Te gjithe ,kush mbi dhe jeton.
    Fjala Nene i lumturon!
    Shume strofe e bukur
    te pergezoj Pranvera

  6. #64
    Jetoje jeten mos ki frike Maska e PrincessRF
    Anëtarësuar
    12-05-2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    6

    Poezi per Nenen

    ZEMER E EMBEL ME DASHURI

    e kush tjeter mund te jete veq ti
    nene fjale me te embel ska bota
    nene e para fjale qe belbezon foshnja
    ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
    Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    qe mbjell veq paqe e dashuri
    je ti o nena ime je ti
    Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
    Aroma e lekures tende eshte magji
    e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
    ndonese me thinja ne koke
    ti gjithmone ndihesh femije
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
    nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
    parajse e shpirtit per qdo femije
    ti per ne thurr endrra
    tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
    Parajse e jetes je ti
    nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
    e ndjen veq ti
    ndjenja kurre ste genjejne
    para se te ndodh ekeqe e mire
    zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

  7. #65
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Një jetë tek nëna kokën mbështeta
    Nga gjoksi i saj, unë kurr s’u ndava
    Një jetë të tërë më rriti malli
    Dhe kur me nënën unë nuk e çmalla!

    Kur isha e vogël, nëna më thoshte
    do bëhesh gjysh, e s’do jetë vonë
    më morri malli për të gjith’ nënat
    sa shumë kam mallë, sa më mungojnë….

    Kur isha e vogël, mes qielli e tokës
    Më dukej se nëna më e mirë botës
    Ish nëna ime, dhe askush tjetër…
    Legjenda e nënës, e Re dhe e Vjetër…..

    S’je mbretëreshë, as perëndi
    Ndonse gjithë bota, të bije në gjunjë
    Fjala e nënës si me magji
    Dritë i jep jetës, të bën fatlum….

  8. 3 antarët më poshtë falenderuan Agim Doçi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nete (07-03-2015),sirena_adria (10-03-2021),Tino Kurti (09-08-2016)

  9. #66
    Mami IM . . . Me fytyr te bukur engjullore Me zë si mjalt te bilbilit Me e shenjta ne bot Mami im Muaaa me liindii . . Ne syt e saj te bukur qe Vizllojn shihet nje buzqeshje qe mua me se shumti me gezon . . i dua shikimet aromen tende me erë trendafili sa te duaa Mami imm

  10. #67
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te erdha dje tek varri Nëna ime.
    Ti veshtroje me syte e malluar...
    Iken vitet, erdhën ditët pa kuptime...!
    Perkedheljen tende, ende s'e kam harruar,

    Mbaj mend, fjalen tende te ngrohtë.
    Mbaj mend dhe kujdesin tend engjëllor'
    Portreti yt nga mermeri i ftohtë
    Sikur me kerkon, mermerin ta ledhatoj me dorë...

    Mireupafshin Nena ime
    Ndoshta do ketë vend per mua atje
    Shpejt do takohemi në Parajs'
    Une do vij, lehtas do trokas
    Vetem TI mund te ma hapesh Porten...
    E ndjej!.

  11. 2 antarët më poshtë falenderuan Agim Doçi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nete (07-03-2015),Tino Kurti (09-08-2016)

  12. #68
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    NËNËS SIME

    Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
    Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
    I bëre të mëndafshtë
    Si flladi i verës në mbrëmje...

    Kujtimet për Ty
    Zbritën qerpikëve të mi
    Të larë me lot...

    Mbi varrin tënd u përkula
    E hapa portën e zemrës së djegur
    Ajo u gjunjëzua totalisht

    Elhamin zëshëm ta këndova
    Shpirti më dridhej si në ankth
    E fjala më mbeti në fytin e tharë...

    Mbi mollëzat e faqeve
    M’u rrokullisën lot dhembjeje
    Ranë mbi varrin tënd
    Me lule mbuluar
    Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan xheladin për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nete (07-03-2015),Tino Kurti (09-08-2016)

  14. #69
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Poezi kushtuar Nënës.

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Me mungon!
    ----------------
    Me mungon dora jote
    Me mungon ai ledhatimi yt
    Me mungon zeri yt i embel
    Dicka po me ngulfat ne fyt!

    Me mungojn keshillat e tuaja
    Edhe tani ne kete moshe
    Me mungon edhe qortimi yt
    Pa Ty cdo gje eshte bosh!

    Me merr malli o Nene
    Te qaj ne prehrin tend
    Pa Ty me quanin jetime
    Ah sa fjale e rende!

    Kur mendoj per ty
    Dhe vuajtjet e tua
    Zemra po me digjet
    Lotet me rrjedhin krua!

    Tani kur u rrita
    I lutem qiellit e tokes
    Te lumtura qofshin
    Te gjithe nenat e botes!
    (I nderuari z.Agim nuk eshte poezi e shkruar ne menyren e duhur,por ndoshta me toleroni edhe qe nuk dij te shkruaj si ju Poet i nderuar!)
    Nuk ka poet me te kompletuar se ndjenja e zmres e panjohura kam lexur shume nga poezite e tua dhe asnje poezi poeti nuk mi ka mbushur syt e zmren si kto te tuat.Me vjen keq per veten dhe shume te tjere si une qe ankohemi per gjera materiale. DO te deshiroja shume qe dhimbja juaj te shperndahej ne te gjith ne,keshtu te kuptonim edhe ne se cfare eshte jeta. Te uroj qe zemra jote dhe e te gjith aneraeve te tjere te kete vetem gezime. Te perqafoj
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  15. #70
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Poezi kushtuar Nënës.

    ...........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 07-03-2015 më 07:59

  16. #71
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Poezi kushtuar Nënës.

    per te gjitha nenat tona
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  17. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-08-2016
    Postime
    1

    Për: Poezi kushtuar Nënës.

    Poezia jote eshte perfekte sepse eshte zemra dhe shpirti qe krijoi kete poezi kaq te ndjere per nenen.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •