-------Sonte--------
Sonte do të doja
Të bëhem një re e zezë
T'ia zë dritën e hënës
Asgjë mos të shof mbi dhe
Pasi nuk shof fytyrën e Nënës!
Në mes të një pyelli të dendur
Në zgavrat e lisave të futem thellë
Mos të dalë fare nga atu
E mbyllur të rrij në terrë,
As dritë as diell nuk dua të shiqoj
Dua vetëm edhe një herë
Në ëndërr ta përqafoj!
Krijoni Kontakt