1 vit pa Solzhenjicinin

1 vit pa Solzhenjicinin Aleksandri qė "shembi" Bashkimin Sovjetik

Kritiku letrar, Antonio D‘Orrico, e ka cilėsuar Aleksandėr Solzhenjicinin dhe rolin e tij nė vitet ‘900, si tepėr tė rėndėsishėm. Jo vetėm pėr historinė e letėrsisė, por pėr historinė e gjithė botės, rėndėsia qė pati ky njeri ishte e pafundme. "Ka qenė ky shkrimtar rus qė thuajse i vetėm rrėzoi socializmin real, e madje edhe gjithė filozofinė nga frymėzohej ky sistem. Ishte njė ndėrmarrje titanike. Ndoshta e keni pyetur ndonjėherė veten se pėr ēfarė na duhet letėrsia. Ja ku po e them, letėrsia nė disa raste mund tė shėrbejė pikėrisht pėr kėtė arsye, tė shembė njė regjim, tė thyejė njė perandori. Dhe nuk ėshtė njė ekzagjerim. Mjaft tė mendosh pėr jetėn e Solzhenjicinit, para se tė lexohet vepra e tij, mjaft tė shikosh librat e tij, tė renditura mbi njė tavolinė si natyrė e vdekur para se tė kuptosh thjesht dhe vetėm atė qė ka ndodhur. Solzhenjicin ėshtė njė forcė e vėrtetė, qė pėr fat tė keq, nuk ėshtė i njohur aq sa ē‘meriton tė jetė", ka thėnė ai. Sot, ėshtė njė vjetori i vdekjes sė Aleksandėr Solzhenjicinit. Fituesi i ēmimit "Nobel" pėr letėrsinė, ndėrroi jetė vitin e shkuar nė moshėn 89-vjeēare. Ai ishte ikonė e shekullit XX, "shekullit tė shkurtėr", siē e kanė quajtur shpesh. Shkrimtar, dramaturg, historian Aleksandėr Solzhenjicini pėrjetoi historinė ruse tė shekullit tė shkuar qė i la plagė tė thella tė totalitarizmit komunist. Shkrimtari, qė kishte lindur thuajse njė vit pas Revolucionit Rus, rrėfeu vuajtjet mė tragjike tė cilat i pėrjetoi mbi kurriz nė vendin e tij, nė kampet e punės. Aty, Solzhenjicini u dėnua nė vitin 1945, pas njė letre qė i kishte dėrguar njė mikut tė vet nė tė cilėn kritikonte Stalinin. U dėnua me tetė vite punė tė detyruar. Prej kėsaj eksperience lindėn edhe veprat qė e bėnė tė njohur, njė ikonė tė disidencės ruse dhe tė antikomunizmit: "Njė ditė nga jeta e Ivan Denisoviē", "Rrethi i parė" dhe mbi tė gjitha "Arkipelagu i Gulagut". Ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė e fitoi nė vitin 1970, dhe katėr vite mė pas u dėbua nga Bashkimi Sovjetik. Pasi la atdheun, jetoi nė Gjermani, Zvicėr dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. U kthye nė atdhe nė vitin 1994, pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Sovjetike, por nuk i kurseu kritikat pėr evolucionin e Rusisė dhe tė Perėndimit qė pėr tė duhet tė ktheheshin te vlerat morale tradicionale.

Pjesėn e parė tė dėnimit nė Gulag, Solzhenjicini e kaloi nė njė qendėr speciale pėr studimet shkencore e cila varej nga Ministria e Sigurimit tė Shtetit. Prej kėsaj eksperience lindi "Rrethi i parė". Nė vitin 1950 u transferua nė njė kamp special pėr tė burgosurit politikė. Gjatė qėndrimit nė kamp punoi si minator, murator etj. Kėshtu lindi edhe "Njė ditė nė jetėn e Ivan Denisoviē". Nga marsi i 1953-it, Solzhenjicini nis njė fazė internimi nė jug tė Kazakistanit. U sėmur me tumor, sėmundje qė e ēoi shumė pranė vdekjes. Prej kėsaj eksperience lindi "Pavijoni i kancerozėve". Pėr pasojė tė gjithė kėtyre vuajtjeve ai braktis marksizmin pėr pozicionim mė filozofik e fetar; gjithė ky ndryshim gjen njė paralele interesante me njė tjetėr shkrimtar tė madh rus, Dostojevskin. Edhe ai pas njė burgosjeje nė Siberi rreth 100 vite para Solzhenjicinit, zgjodhi tė tillė pozicionimi. Gjatė kėtyre viteve nė internim, por edhe kur u kthye ne Rusinė Europiane, Slozhenjicin ditėn lodhej duke punuar ose duke dhėnė mėsime, natėn e kalonte duke shkruar fshehtazi. Ai vetė pat thėnė se "deri nė vitin 1961 jo vetėm qė isha i bindur se nuk do tė mund tė shihja mė asnjė rresht tė shtypur mbi njė fletė tė bardhė nė jetėn time, por me shumė vėshtirėsi guxoja tė lejoja ndonjė prej tė njohurve tė mi tė afėrt tė lexonte atė qė shkruaja. Kisha frikė se mos i zbulonin".

Por ai shkroi e madje edhe arriti tė publikonte. Nė vitin 1970 Solzhenjicin u vlerėsua me ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė. Asokohe, ai nuk mund tė shkonte e ta tėrhiqte personalisht ēmimin nė Stokholm, sepse kishte frikė se mos nuk kthehej dot mė nė familjen e tij, nė Bashkimin Sovjetik. Propozoi qė ēmimin ta merrte nė njė ceremoni speciale nė ambasadėn suedeze nė Moskė, por qeveria e Suedisė refuzoi sepse trembej se mos ndoshta njė ceremoni e kėsaj natyre, por edhe mbulimi mediatik qė do t‘i bėhej asaj mund tė turbullonin marrėdhėniet diplomatike mes Suedisė e Bashkimit Sovjetik. Solzhenjicin, e tėrhoqi ēmimin "Nobel" nė vitin 1974, pasi u dėbua prej "familjes sė tij tė madhe". "Arkipelagu Gulag" ėshtė njė denoncim i pastėr dhe i hapur, nė mos mė i hapuri i universit tė kampeve tė pėrqendrimit. Pėrveē eksperiencės personale Solzhenjicin mblodhi edhe dėshmitė e 227 ish tė burgosurve, si dhe zhvilloi disa studime mbi historinė e sistemit penal sovjetik. Pėr shkak tė popullaritetit qė fitoi edhe nė Perėndim Solzhenjicini vazhdoi tė dėnohej prej regjimit sovjetik. Ai mund tė kishte emigruar edhe para dėbimit, por gjithnjė kishte shprehur dėshirėn pėr tė qėndruar nė mėmėdhe dhe tė punonte sė brendshmi pėr ta ndryshuar. E pavarėsisht dėbimit, shėrbimi sekret rus, KGB-ja e famshme vazhdonte tė persekutonte shkrimtarin e madh. Ajo vazhdonte pėrpjekjet pėr ta bėrė tė heshtė shkrimtarin mė tė shquar rus bashkėkohor, duke e implikuar nė komplote kriminale. Pėr shembull, KGB-ja u pėrpoq t‘u shiste botuesve perėndimorė, me tė ashtuquajturėn kėrkesė tė Aleksandėr Solzhenjicinit, dorėshkrime qė mund ta ēonin nė burg nėn akuzėn pėr propagandė antisovjetike. KGB-ja vepronte kaq fshehtas saqė askush, dhe Solzhenjicini mė pak se kushdo tjetėr, nuk mund tė dyshonte pėr rolin e fshehtė tė policisė nė kėto rrethana. Qė prej dėbimit tė tij nga Bashkimi Sovjetik nė shkurt tė vitit 1974, shkrimtari ka zbuluar njė nga komplotet pėr arrestimin e tij pėr tradhti. Nė njė vėllim tė autorit Xhon Barron, titulluar "Veprimtaria e errėt e KGB-sė dhe njė dėshmi e Solzhenjicinit", ardhur nė shqip nė vitin 1993 nga shtėpia botuese "Arbri", me pėrkthim tė Petrit Sinanit, lexuesi gjen njė dėshmi reale tė shkrimtarit rus, i cili tregon qartė se si edhe pas largimit nga Bashkimi Sovjetik, ai vazhdonte tė vuante persekutimet e radhės.

Solzhenjicini pėrballė KGB-sė

Mė 1972, KGB-ja filloi njė letėrkėmbim nė emrin tim me Vazili Orenkovin, drejtor i Shoqatės Kombėtare Ruse. Ėshtė fjala pėr njė organizatė tė vogėl emigrantėsh rusė me qendėr nė Bruksel dhe qė merret me historinė ushtarake tė Carėve. KGB-ja sajoi me mjete tė ndryshme letra ku imitohej shkrimi im. Tė parat pėrmbanin vetėm kėrkesa tė sinqerta pėr tė dhėna mbi Luftėn e Parė Botėrore: mė pas vinte njė sugjerim, gjoja i bėrė nga unė qė Orenkovi tė vinte nė Pragė ose tė dėrgonte dikė nė vendin e vet.

KGB-ja filloi t‘i dėrgonte kėto letra tė rreme nga Praga duke pėrdorur adresėn e autorit e psikiatrit shumė tė njohur, Zhozef Nesvadba. Pastaj, dukej se ishin dėrguar nga njė farė Oktar Gorski, i cili jepte si adresė banimi 1, Rruga e Revolucionit, ku gjendej nė tė vėrtetė zyra e turizmit ēekosllovak. Numri i telefonit tė Gorskit tregonte megjithatė se ai jetonte nė njė vend tjetėr, ku gjendeshin rastėsisht ambasada sovjetike e policia sekrete ēekosllovake.

Nuk di se deri kur do tė shkonte provokimi dhe si do tė merrte fund kjo punė po tė mos mė kishin dėbuar nga BRSS. Me sa duket, qėllimi ishte tė arrestonin disa emigrantė rusė tė ardhur nga Perėndimi si vizitorė nė Pragė dhe tė krijonin rreth tyre njė ēėshtje kriminale qė tė provonte se unė mbaja lidhje me organizata emigrantėsh. "Lidhje me jashtė" ėshtė tema e parapėlqyer e propagandės sovjetike.

Nga fakti qė kjo histori, e bazuar nė imitimin e shkrimit tim, mund tė pėrsėritet nė tė ardhmen, vendosa tė botoj dokumentet, ku bėhet krahasimi i shkrimit tim tė vėrtetė me atė tė letrave tė falsifikuara. Nuk bėhet fjalė pėr njė kopje tė pėrpiktė, por ngjashmėritė mund tė tė mashtrojnė. Ėshtė e qartė qė KGB-ja ka pasur shumė lloje tė shkrimit tim e firmės qė i ka siguruar nga letrat qė ka hapur nė censurė; po ashtu edhe pėr adresat, tė cilat i ka riprodhuar me kujdes. Ata imituan me shumė mjeshtėri edhe firmėn time.

Mund tė pritet qė kėto makinacione tė pėrdoren pėrsėri nga propaganda sovjetike gjatė fushatės aktuale qė synon tė falsifikojė tė kaluarėn time e tė mė diskretitojė. Pas dėbimit tim nga BRSS, u deklarova zyrtarisht si person "i vdekur". Por kjo gjė nuk e pengoi KGB-nė tė vazhdonte veprimtarinė e saj kundėr meje e kundėr miqve tė mi.

Meqė agjentėt e KGB-sė nuk arritėn tė mė shkatėrronin, organizuan ditėn e dėbimit tim, njė proces tė vėrtetė magjie ku dogjėn ritualisht rrobat qė kisha veshur nė kohėn e arrestimit tim. Pastaj mė veshėn me rroba tė vjetra. Tė nesėrmen njė urdhėr i brendshėm u shkoi tė gjitha bibliotekave qė tė digjnin ato pak botime tė miat qė kishin ngelur akoma dhe tė hidhnin nė karton tė gjithė ekzemplarėt e revistės "Novi Mir", ku kishte shkrime tė miat.

Qysh nga dita e dėbimit tim, kanė filluar kontrollet nė shtėpinė e miqve tė mi. Nė Rrazan, 14 oficerė tė KGB-sė shkuan te Natalia Radugina. Pati kontrolle edhe nė qytete tė tjera, ku policia sekrete shpresonte tė gjente artikuj tė mi. Samizelat, tė botuara nė shtypin e fshehtė, ose gjithēka tjetėr tė shkruara nga dora ime. Nė Moskė, nė shtėpinė e Neonel Snesareves, oficerėt e KGB-sė, nė vend tė kontrollit zyrtar organizuan njė tė ashtuquajtur vjedhje, formė e parapėlqyer nga policia sekrete. Morėn me vete gjithēka qė kishte tė bėnte me mua dhe lanė mbi makinėn e shkrimit njė letėr sarkastike: "E duam shumė veprėn e Solzhenjicinit saqė po e marrim me vete". Filluan tė ushtrojnė trysni sistematike mbi tė gjithė njerėzit qė dyshonin se ishin miqtė e mi ose edhe tė njohur. Mė e fundit ėshtė persekutimi i profesor Efin Etkinit nga Leningradi, i cili muajin e kaluar u pėrjashtua nga Lidhja e Shkrimtarėve, iu hoq titulli akademik, u shkarkua nga funksionet.

Edhe kėtu nė Zyrih, KGB-ja vazhdon provokimet e saj. Qytetarė sovjetikė qė nuk e fshehin aspak origjinėn e tyre, mė telefonojnė ose mė vijnė nė shtėpi pa i ftuar. Mė paralajmėrojnė qė tė kem kujdes fėmijėt. Kėto lloj-lloj paralajmėrimesh filluan njė vit mė parė nė Moskė me letra tė shkruara nga gangsterė mitikė sovjetikė. Pas botimit tė "Arkipelagut tė Gulagut" paralajmėrimet filluan tė mė vinin edhe nga "patriotė" sovjetikė.

Tani kėto paralajmėrime vazhdohen nga bashkėbiseduesit e mi nė Zyrih, tė cilėt mė thonė me shpirtgjerėsi tė ruhem nga gangsterėt perėndimorė. Por pėrvoja mė ka mėsuar se tė gjithė gangsterėt qė parakalojnė nė jetėn time vijnė vetėm nga e njėjta organizatė".

shqip.