Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Korçarët aq divorce sa dhe martesa

    Doja te pyetja teta pranveren, e vertete qe jeni bere keshtu ju korcaret?

    apo ...

    Korçarët aq divorce sa dhe martesa

    VEPROR HASANI

    03/08/2009 Të dhënat flasin për shtim të zgjidhjeve martesore. Të rinjtë pre e zgjedhjes së tyre

    KORÇE- Zgjidhjet martesore, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, po kthehen në një fenomen shqetësues. Tashmë rajoni i Korçës shënon brenda një viti aq zgjidhje martese sa numëron edhe martesa brenda këtij harku kohor. Kjo do të thotë se denduria për të gjetur një burrë të martuar dy herë është tepër e shpeshtë, ashtu siç mund të gjesh gra të divorcuara nga bashkëshorti i parë dhe të martuara me një të dytë. Nëse ky fenomen do të ecë me këto ritme, nesër do të jetë e vështirë të gjesh një njeri të martuar vetëm një herë në jetën e tij, ose këta të fundit do të jenë lajm i ditës, një çudi e rrallë. Të martuarit dy apo tri herë do të konsiderohen normalitet. Nisur nga këto të dhëna zyrtare, të cilat flasin për raporte të barabarta mes martesave dhe ndarjeve, duket se për të rinjtë e sotëm martesa është kthyer në një lojë, ndërsa ndarja në një dhimbje, e cila lë jo pak pasoja në jetën e tyre, duke filluar që nga fëmija jetim që lënë pas, rritja dhe mirëdukimi i tij e deri te vështirësitë ekonomike, stresi dhe depresioni që mbetet si trashëgimi e ndarjes bashkëshortore. Në raste të tilla kthimi në normalitet kërkon edhe kohën e nevojshme. Gjithsesi, tashmë rajoni i Korçës është duke e përjetuar realisht një fenomen të tillë.

    Divorcet

    Të dhënat nga zyrat e gjendjes civile në Korçë tregojnë se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti rrethi i Korçës ka regjistruar 250 martesa, por ndërkohë të dhënat zyrtare nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë të ditur se numri i kërkesave për ndarje bashkëshortore ka shkuar në 243. Megjithatë, të dhënat e zyrës së gjendjes civile u referohen vetëm martesave në rrethin e Korçës, ndërsa ato të gjykatës rretheve Korçë, Kolonjë dhe Devoll. Pavarësisht nga ky fakt, burime pranë gjykatës në fjalë bëjnë të ditur se numri i zgjidhjeve martesore ka ardhur në rritje nga viti në vit. Nëse për 6-mujorin e parë të vitit 2008 ishin regjistruar gjithsej 183 kërkesa për ndarje, për 6-mujorin e këtij viti janë regjistruar deri tani 68 kërkesa më shumë. Nëse do të vijohet me këto ritme, atëherë pritet që në fund të vitit numri i kërkesave për ndarje të jetë shumë më i madh se kaq, madje mund të tejkalojë edhe numrin e martesave, çka do të thotë se numri i zgjidhjeve martesore po barazohet me atë të ndarjeve bashkëkohore, pasi dy rrethet e tjera (Kolonjë dhe Devoll) janë mjaft të vegjël

    Motivet

    Tashmë po shihet qartazi se numri i ndarjeve bashkëshortore po rritet me shpejtësi. Sipas burimeve pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Korçës, një nga shkaqet e zgjidhjeve martesore është zgjedhja e gabuar që bëjnë të rinjtë mes njëri-tjetrit, çka do të thotë se para se të martohen nuk mendohen shumë për të njohur më nga afër partnerin e tyre. Kjo gjë bën që jetëgjatësia e kësaj martese të jetë tepër e shkurtër: vetëm dy apo tre vjet. Ky fakt konfirmohet edhe nga burime të gjykatës, të cilat pohojnë se ndarjet ndodhin te martesat e reja. Veç sa më sipër, burimet në fjalë numërojnë dhe arsye të tjera, siç është emigracioni, ku për shkak të tij njëri prej bashkëshortëve është i detyruar të jetojë larg bashkëshortit tjetër. Ndërkaq si shkak për zgjidhjet martesore evidentohet edhe gjendja ekonomike e të sapomartuarve, pamundësia e punësimit të tyre, mungesa e një shtëpie jo rrallëherë, por edhe motive të tjera, siç janë tradhtia bashkëshortore etj. Pavarësisht nga të gjitha këto, numri i lartë i zgjidhjeve martesore tregon se sa lehtë është të martohesh dhe t’i ndërrosh partneret si mbreti gratë, ku këta të fundit (të rinjtë) bien pre e zgjedhjeve që kanë bërë.

    METROPOL.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Ah kjo do te thote qe po shkojme drejt evropes jo?? Lol (shaka)

    Nuk e di por une di qe akoma Korca ka ate paragjykimin sepse jetoj vete ne korce, dhe ka akoma nje mentalitet pak me te mbyllur se shume vende te tjera dhe me vjen pak cudi qe numri i ndarjeve te jete ne Korce me i madh se ndoshta ne Tirane apo ne vendet e tjera te Shqiperise... Vertet qe shume te rinj bejen hapin "gjigand" dhe shkojne shume shpejt ne martese sikur do ngelen ne dere gocat, dhe shihet dhe fakti qe shume vajza te reja korcare marin per bashkeshort meshkuj me nje diference shume me te madhe per faktin se mund te jene ne vend te huaj dhe me mendimin se mund te bejne nje jete me te mire, pa mare parasysh ndryshimin e mentalitetit apo se sa mund te pershtaten me ate partner qe ato kane zgjedhur ose i kane thene "PO" nese eshte me mbleseri ( dhe jo vetem).
    Prap me vjen cudi qe te jete Korca me me shume divorce... Mah meqe thone ndoshta dhe mund te jete
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  3. #3
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Korçarët aq divorce sa dhe martesa
    Ah kta Himitsut ... qeflije te mdhaja lol
    D'Oh!

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Doja te pyetja teta pranveren, e vertete qe jeni bere keshtu ju korcaret?
    Citim Postuar më parë nga Himitsu Lexo Postimin
    Nuk e di por une di qe akoma Korca ka ate paragjykimin sepse jetoj vete ne korce...
    Ti s'je teta Pranvera lol
    Elegance is an attitude.

  5. #5
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Ah kta Himitsut ... qeflije te mdhaja lol
    Korcare jam po qeflije madhe jo
    Ti s'je teta Pranvera lol
    Ahaha me te vertete nuk jam Teta Pranvera por jam patriote e saj dhe pastaj edhe une mund te pergjigjem
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Prap me vjen cudi qe te jete Korca me me shume divorce... Mah meqe thone ndoshta dhe mund te jete
    Ketu flitet per rrethin e Korces si dhe per Kolonjen e Devollin (ne e lexova mire) dhe jo per qytetin e Korces. Megjithate nuk eshte ndonje cudi , te gjitha ato motive qe pershkruhen me lart, qendrojne.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Satistikat mund ti besh te thone c'fare te duash dhe ketyre gazetave nuk u duhet besuar edhe aq.
    Pse nuk thone sa njerez banojne aty, pse nuk marrin nje krahasim me ndonje rreth tjeter etj.
    Edhe sikur te jete e vertete megjithese shqetesuese eshte me mire divorc civil sesa dhune e gjithcka tjeter qe mbart shoqeria Shqiptare.
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Himitsu Lexo Postimin
    Korcare jam po qeflije madhe jo


    Ahaha me te vertete nuk jam Teta Pranvera por jam patriote e saj dhe pastaj edhe une mund te pergjigjem
    po te jesh ti pe Korçe un jam eli fara.

  9. #9
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Ketu flitet per rrethin e Korces si dhe per Kolonjen e Devollin (ne e lexova mire) dhe jo per qytetin e Korces. Megjithate nuk eshte ndonje cudi , te gjitha ato motive qe pershkruhen me lart, qendrojne.
    Ah per mendimin tim Tirana ka me shume divorce ose Durresi se di po shume jane civilizuar njerezit andej.. Pastaj ketej ne Korce dhe aq me teper per ato rrethana qe thuhet ku nejrezit sguxojne te bejne nje gje se e caplojne gojen sa nje kamare.. E jo me qe te flitet per divorce te ketij numri.. Normal qe shkaqet qe thuhen jane te verteta dhe jo vetem per keta te rrethit Korces por dhe per te tjere
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  10. #10
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    po te jesh ti pe Korçe un jam eli fara.
    Se kuptoj pse nuk me besojne qe jam korcare
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    korca ka femra seksi
    o xhu ku je ka ke hup
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    korca ka femra seksi
    o xhu ku je ka ke hup
    Vetem kete dine te shikojne ke Korca keta Me teper su shkojne syte
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  13. #13
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    shenim per veten timeos u lidh me goca Korcare
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  14. #14
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Pastaj ketej ne Korce dhe aq me teper per ato rrethana qe thuhet ku nejrezit sguxojne te bejne nje gje se e caplojne gojen sa nje kamare..
    Korcaret jane vertet konservatore dhe kane qef te ulen ne guret e sokakut per te bere nje dore thashetheme, por kjo sdo te thote qe paragjykojne njeri per pune divorci, e bejne gojen corap vetem kur fillojne e tradhtojne grate/burrat :P

    PS Dicka subjektive......korcaret e vjeter i ke te gjithe pothuajse ne USA
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  15. #15
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Himitsu Lexo Postimin
    Se kuptoj pse nuk me besojne qe jam korcare
    hajde na fol pak korcarke meqe qeke e pa divorcume.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Himitsu Lexo Postimin
    Vetem kete dine te shikojne ke Korca keta Me teper su shkojne syte
    une vec tre qe kam njoft
    jane femra pi korce
    o nene o nene o nene o nene
    drague die sind hübsch
    JO SEKS PARA MARTESE

  17. #17
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    hajde na fol pak korcarke meqe qeke e pa divorcume.
    Ahahah do qe te flas si pe Korce une mo.. Po si mo te flas une ty si te duash ti mo...

    He mo cdo qe te te them?? Se nuk besoke zotrote qe une jam Korcare
    Apo duhet ti fut nje bajat qe thone te tere He mo derka i derkes ( kj operdoret nga zona e devollit) apo ato fjalet qe vendosin sahere nje: Ba ky car thote... Ba kjo car beri, sme pelqen te flas keshtu me pelqen gjuha letrare
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    himitsu ka mbet nej korcare single per mu
    JO SEKS PARA MARTESE

  19. #19
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga Himitsu Lexo Postimin
    Ahahah do qe te flas si pe Korce une mo.. Po si mo te flas une ty si te duash ti mo...

    He mo cdo qe te te them?? Se nuk besoke zotrote qe une jam Korcare
    Apo duhet ti fut nje bajat qe thone te tere He mo derka i derkes ( kj operdoret nga zona e devollit) apo ato fjalet qe vendosin sahere nje: Ba ky car thote... Ba kjo car beri, sme pelqen te flas keshtu me pelqen gjuha letrare
    Piiiiiiiiiiiii te derrit oeeeeeeeeee
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  20. #20
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Korcaret jane vertet konservatore dhe kane qef te ulen ne guret e sokakut per te bere nje dore thashetheme, por kjo sdo te thote qe paragjykojne njeri per pune divorci, e bejne gojen corap vetem kur fillojne e tradhtojne grate/burrat :P

    PS Dicka subjektive......korcaret e vjeter i ke te gjithe pothuajse ne USA
    Jo mo patriot jo se kemi akoma dhe ketu..pastaj ne korcaret kemi dhe kete te keqe qe i beje gjyqin tjetrit dhe futim hundet aty ku nuk duhet... sidomos ajo zona e Strelces (me llafazane nuk ka).
    Eh e kemi kete difekt ne qe ne llafe nuk na i del njeri ..sna i ha qeni shkopin kollaj sa per thashetheme
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •