Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nese.... nga Kosovari.

    Nėse... Postimi #1

    Nėse…
    --
    Nėse nė rrugė mė sheh tė shtrirė
    E bloza e oxhaqeve mė ka mbuluar
    Mos thuaj qė mė ke parė lakuriq
    Nėse barku i uritur tė duket si def i shqyer
    E lėmashku i kėrmijve mu ka bėrė ushqim
    S'kam nevojė pėr lėmoshė
    Veē pėr njė soditje
    Buzė liqenit shpirtit tim
    --
    Nėse mė prek me duarė tė zjarrta
    E shtati i shtangur nuk lėviz
    Mos thuaj se nuk tė kam vajtuar me lotė
    Si dje si sot !
    Nėse njė herė tė kam lėnduar,
    Njėqind herė mė ke vrarė
    Vjellje, vner, gjak,
    Mbi trupin monstrum
    Si mė parė.
    ---------
    unė-dora vetė

    Sonte... Postimi #2


    Sonte s’po qaj, sonte po rėnkoj - Zoti po ēuditet
    Sonte s’po lotoj, por nga sytė gjak po derdhė
    Sonte s’po shkruaj poezi, por epitafin e jetes time
    Sonte s’po hap varre, por po ēel njė greminė

    Sonte s’di tė lutem nė asnjė gjuhė qė bota flet
    Sonte s’di tė qeshem , kjo qeshja e fundit le tė jetė
    Sonte pelegrinazh do bėjė pėr shpirtat qė vėnė kurorė
    Sonte, vetėm sonte, mos mė lėsho, mė mbajė nė dorė

    Sonte pshtyma jote mu ka bėrė mehlem
    Sonte shkuma rreth buzėve tua - gurrė e bardhė
    Sonte po s’erdhe ti, do vi unė me trenin e parė
    Sonte, unė yll gjithėsie me ty do nis njė baladė


    edhe nje Postimi #3

    Zjarr zemre
    ***
    Loja e zjarrit ėshtė - lojė dashurie,
    Herė-here tė duket si top femijėrie.
    Dhe tė ndalin shpresat n'pupla t'Perendisė,
    Sa magjik qe ėshtė harku i dashurisė,
    Te shpon me shigjeta - dhembje pa kuptim,
    S'tė sherohen plagėt deri nė amshim...
    *****
    Atė natė m'endej flaka - me ngjyra magjepse,
    Vallė, a ndizet shpirti me nje fije shkrepse?
    Shoh fytyren tende nė atė dritė pushtuese,
    Njė korb ma gėrrith xhamin - do ta marrish nuse,
    Hap dritaret nata - sa yj' qiellit janė!...
    Mbyll dritaret zemra - te shoh se ku jam.

    sa herė... Postimi #4

    Sa herė…

    Sa herė mbi fshatin tim
    shpejt fluturonin aeroplanėt
    pleqtė flisnin mes veti
    nė Drenicė, paska plasur lufta

    Sa herė pushonin pushkėt
    e i vinte erė baroti Qyqavicės
    pleqtė flisnin mes veti
    nė Drenicė, mbaroi beteja

    Sa herė nė qiell lartė
    fluturonin korbat nė rreth
    pleqtė flisnin mes veti
    nė Drenicė, po ēelin varre

    Sa herė ndihej oshtima
    e zinxhirėve tė trashė
    pleqtė flsnin mes veti
    nė Drenicė, krajlit po kthehen

    Sot u dėgjuan kėngė marshi
    parakalime para flamurit
    pleqtė heshtėn-her' e parė
    nė Drenicė, liria qoft' e bardhė
    DEHUNI ME TĖ BUKURĖN

    Gjithmonė duhet me qenė i dehur. Kjo ėshtė kryesorja : madje kjo ėshtė ēeshtja kryesore. Pėr tė mos e ndie barrėn e tmerrshme tė KOHĖS, qė thyen krahėt dhe tė krrusė kah toka, duhet vazhdimisht tė jesh i (e) dehur. Por me ēka ? Me verė, me poezi, me krenari apo me dashuri; zgjidhni sipas dėshirės ! Por kryesorja dehuni!
    E nėse ndonjėherė, mbi shkallėt e ndonjė pallati, mbi barin e gjelbėrt tė ndonjė buzė gremine, nė vetminė mbytėse tė dhomės tuaj, zgjoheni dhe dehja ka rėnė nė intenzitet, apo ėshtė zhdukur fare, pyetni erėn, valen, yllin, zogun, orėn-diēka qė ik, diēka qė gjėmon, qė lėvizė. Diēka qė kėndon, apo flet. Pyeteni sa ėshtė ora ; era, vala, ylli, zogu, ora do iu propozojnė : " Ėshtė koha tė deheni ! Pėr tė mos qenė robėr tė martirizuar tė KOHĖS, dehuni, dehuni pandėrpre : me verė, me poezi, me krenari, me dashuri, dehuni sipas dėshirės tuaj " E pėr tė harruar KOHĖN dhe kortezhin diabolik tė saj siē janė :
    Kujtimet, Pendimet, Spasmet, Frikėsimet, Ankthet, Ėndėrrat shimere, Hidhėrimet dhe Nervozat… dehuni, sepse ēdo kush ėshtė i lindur dhe i gatuar qė tė kuptojė, tė prekė e pėrjetojė Bukurinė-Dashurinė e pavdekshme qė i pėrngjanė kohės!
    Po nėse iu mbytė vetmia ikni, ikni ! Ikni larg me poetin pėr tė prekur Bukurinė e Pėrjetshme, pėr tė prekur retė, diellin, qiellin, atje lartė, atje ku lahet e Bukura, ose zhytuni nė vaskėn e humnerave tė errta. Por, kur shpirti digjet duhet gjithėsesi ikur pėr t'i shpėtuar, s'paku njė moment orės sė ligė.
    Ngase tė vetmuarit i njoh nga larg, sepse nė sytė e tyre shprehin nėnēmimin dhe tė gjitha qortimet qė jeta, apo KOHA u ka rezervuar. Pra koha ėshtė e shėmtuar por edhe delicioze.
    Edhe tė braktisurit i njoh, sepse ata edhe Bukuria i ka mallkuar. I njoh tė gjithė ata qė janė tė vuajtur nga vetmia, sepse hecin njėri pas tjetrit, sikur nė kortezh morti, nėn peshen e ėndėrrave, tė denuar por gjithnjė shpresojnė … pėr njė KOHĖ mė tė mirė, pėr njė gotė verė, njė poezi, pėr krenarinė apo dashurinė (thjesht pėr njė virtyt).
    Dhe te tė gjithė kėta shoh njė qė mė pėrngjan, shoh njė mik (mikeshė)qė mė shpon zemren me thikė kur nuk mund t'i ndihmoj. Nėse me asgjė, tė paktėn njė poezi qė kall epshet, qė djeg ēdo gjė qė prek. Ēdo kush ka tė drejtė tė shijojė tė Bukurėn. Por tė Bukurėn duhet ditur dashur pėr ta shijuar. Koha nuk ia ka dalur ta mund Dashurinė. Po duhet kuptuar realitetin se edhe Koha edhe Dashuria janė eternele.
    Gjithė ata qė e mundin Kohėn me Dashuri, kanė gjenin tim. Kėta janė raca ime, kėta tė gjithė janė FISI im.
    ______________________
    PRAP DEHJA DHE KOHA

    …sa e sa herė dehja ka filliuar te stacioni i trenit rrėzmalit pėr tė vazhduar, e vazhdonte duke fryrė damarėt sikur dozė adrenaline. Buzėqeshjen e tė Bukurės dhe siluetėn e flokėve kaqurrela duke pėrcjellur, derisa treni shkyente gurin nė mes dhe fshihej pas bjeshkės. Ja tash ushtima e tij bėhet pjesė e dehjes. E ushtima ndihej edhe kur nuk kishte fare ushtimė, derisa ndalej nė stacionin e fundit tė qytetit ku mbaronin binarėt.

    Por, me kaq nuk merrte fund. Sa fillonte tė binte intenziteti i dehjes, paraftyrimet ngjallin kujtimet, pėrqafimet qė ekzaltonin shpirtin deri nė dorėzim. Ēfarė ankthi ! ? Kėshtu rifillon deshira qė dermon pėr takim tė serishėm. E netėt bėhen tė gjata. Ditėt s’kalojnė fare dhe vetėm duke u endur nėpėr dhomė kėrkon tė gjesh prehjen, sikur i sėmuri nė spital kur kėrkon vendin mė tė pėrshtatshėm pėr sherim, qė kur e vendosin afėr dritarės shpirti i thot se afėr stufės do tė sherohej mė letė. E kur e vendosin afėr stufės, shpirti i pėshpėrit se afėr dritarės sherohet mė shpejtė. Nėse sherim nuk ka, ēeshtja kryesore ėshtė pėr tė mos vdekur. Edhe nėse vdes kryesorja ėshtė tė jvdesėsh i dehur, por me ēka ? Lumi ėshtė larg. Nė sirtar nuk ka njė pikė venė, fjalėt pėr poezi mungojnė. Letra mebetet e bardhė. Ora nė murė ka dhėnė shpirt. Dehja ka rėnė fare. Shpirti tepėr i trazuar. Para syve pallatet rrėzohen. Vetėm gėrmina ! Kush nuk e ka provuar kėtė gjendje, ka jetuar kot pėr Dashurinė dhe tė Bukurėn. Qe ora e ligė ! A ka shpetim? Shpėtimi ėshtė tė marrėsh rrugėn e kthimit kah stacioni rrėzmalit, me shpresė se treni vėrdall ėshtė nisur tė kthehet rrugės gjarpėrore. E nėse treni nuk ėshtė nisur ende nga stacioni i fundit ? S’prish punė. Kryesorja binarėt janė aty. Nuk kanė lėvizur dhe janė tė gatshėm pėr tua vėnė veshin se vallė treni ėshtė nisur me te Bukurėn. Por jo. Fillon dyluftimi me krenarinė dhe vetėveten. Prap lufta me KOHĖN e cila aq shumė shpirta ka sfiduar dhe kallur nė pikė tė dimrit. …. nė pikė tė rrebeshit me shi...midis borės!
    _____________________
    Buzėqeshja e tė Bukurės!

    Nėse binarėt nuk komunikojnė zhurmėn e trenit, ngrituni dhe bėhuni sikur hyni nė stacion pėr tė blerė njė biletė. Bileta nuk ka. As sportel nuk ka. As njeri. Ėshtė stacion fantom. Kėshtu ka qenė gjithnjė. Atėherė shikoni nė mur figura femrash shkujdesshėm tė vijėzuara. Mos u habitni nėse shihni vetėm figura gjysėm lakuriqe apo krejt lakuriqe. Ēdo kalimtar ka lėnė aty peng tė Bukurėn e vet, ēdonjėri ka lėnė imagjinatėn pėr tė Bukurėn, ēdonjėri ka rrėfyer trishtueshėm ankthin e pritjes. Ēdonjėri ka dashur tė tregojė se rroba mė e bukur dhe mė e modės qė i shkon tė Bukurės ėshtė vetė lėkura e saj, e butė, e lėmuar, qė lėshon aromėn mė tė mirė se ēdo parfim. Ndonjė koment nėn figurė nuk ka rėndėsi. Ato i kanė shkruar tė tjerėt, ata qė tė BUKURĖN e shprehin me fjalė. Secili artin e vetė, secili dashurinė e vete, secili fantazmėn e dehjes. Vetėm kur tė vėreni se rreth stacionit kanė filluar tė tubohen njerėz, e kuptoni se treni nuk ėshtė vonuar, por ju keni dalur shumė para kohe, pa shikuar orėn, pa shikuar orarin, sepse ju e deshironi tė Bukurėn kur iu duhet, e jo kur t’i teket trenit. Mos u merzitni me shikimet e kalimtarėve qė me kurreshtje u shikojnė. Ju jeni sovran, asgjė s’ju bėnė pėrshtypje, veē njė jevgu qė nga xhepi i brėnshėm njerrė njė shishe tė vogėl me konjak dhe gjithė duke e ngritur lartė ia thotė kėnges. Tekstin se kuptoni, por dijeni se ėshtė kėngė dashurie pėr tė Bukurėn. Kėtu tė gjithė janė tė barabartė. As princi, as kalorsi mė i shkathtė, as aktori mė i mirė, as poeti mė i famshėm nuk di tė dashuroj mė mirė se ti. Tė gjithė kanė tė Bukurėn e vet, por e jotja ėshtė mė e bukura. Mos mendo se Romeo ka ditur tė dashuroj mė mirė, apo ka pasur vuajtje mė tė mėdha. As Xhulieta nuk i afrohet tė Bukurės tėnde. Ata i pėrjetėsoi Shekspiri, i cili nuk bėri asgjė mė tepėr veē se tragjedinė Antike pėr Dashurinė dhe tė Bukurėn i ēvendosi nga Buthrinti i Albanisė, nė pallatet e Evropės, pėr t’i bėrė kult, pėr t'i shndėrruar nė mythe. Po Fedra qė aq shumė lotė u derdhėn pėr te!? Kjo i mungonte Evropės,sepse Evropa kishte nevojė pėr lotė tė vėrtetė, e jo lotė pėr zakonet e shoqėrisė. E antikėt ishin lodhur nga gjaqet dhe luftėrat e tėmershme qė i shaktonte Dashuria, e Bukura. I kishin me bollėk edhe poezitė, edhe valėt e Detit Jon ku lahej e Bukura. Ah, Deti Jon! Ah Saranda, me ****** e drunjtė midis syrprinės sė ujit, aty ku plazhi fillon menjėherė nėn rrugėn e rrethuar me palma. E nėse gjatė ditės kėrkon hijen pėr t’i shpėtuar pėrcėllimit tė diellit, mos harro qė pas orės 10 tė mbrėmjes t’i drejtohesh trapit midis ujit me tė Bukurėn. Dhe ashtu tė pėrqafuar mbi **** e tė dehur tapė, shkriheni nė njeri tjetrin sikur plumbi nė lugė, nėn tingujt muzikor tė ndonjė kėnge polifonike shqipe, qė vjen nga ndonjė dritare e hapur pallateve mbi rrugė.

    Nė kėtė kakofoni fantazmash nėse dėgjoni ndonjė ushtimė, mos u shqetėsoni. Nuk janė halucinacione. Ėshtė zgjimi i subkoshiencės. Ushtima neveritėse qė gėrryen trutė shndėrrohet nė simfoni tmerrėsisht melodioze nėse nė dritaren e kompartimetit tė fundit tė trenit e Bukura nga larg u dhuron buzėqeshjen sheruese. Ajo buzėqeshje magjepse tė deh prap… Tash ngadalė kupton se ē’domethėnje ka buzėqeshja. Nėse kurrė nuk e ke analizuar ėshtė momenti t'i paraftyrosh gjithė skenat e ndryshme tė jetės, duke filluar me Buzėqeshjen e nėnės ndaj fėmijės i mbytur nė vaj, i cili sapo sigurohet nga buzėqeshja e nėnės, vajin e kthen nė qeshje. Paramendoni se ēfarė efektesh shkakton njė buzėqeshje e rėndomtė. Po buzėqeshja e tė Dashurės. O Zot! Buzėqeshja sheron edhe gurin!!!...Prandaj, Smile please!!!

    Dikur

    Dikur nė vendin Amė
    Tinėz Kosova ėndėrrohej
    Sa kėnaqėsi, tė pėrtej kufirit
    Tė gjithė kėndej kanė dalė
    Kanė ardhur tė ēmallen
    Pėr ato pesdhjetė vjetė me radhė
    Qė nuk u pamė!

    Sot nė vendin Amė
    Asnjė kėngė nuk thuret
    Pa Kosovėn nė buzė
    Dikush i tha Muzė
    Dikush vuajtje ndėr shekuj
    Djep i shqiptarisė
    Gjaku i mirė qė nuk rrenė

    ________________

    Deliri i dashurisė
    **********
    Mė gėrmojnė mitet, mė gėrmojnė,
    Si femra lakuriqe me parakalojnė..
    E ty Muza shqipe te pagėzoj - Zanė,
    Gabimisht dikush te thirri: Satane!
    S'je Satanė, jo,por krijesė mitike!
    Kokėn lartė, n'ty s’ka gjė biblike.
    ************
    Nė dashurinė tonė vdiq zogu i vjetėr,
    Ky delir ėshtė njė dhunti tjetėr.
    Nuk na e shtang mendjen mė asnjė profet,
    Nė njerin skaj - Krisht, n'tjetren - Mohamed,
    Fosile tė ngjallura nga besim i lashtė,
    Kur edhe Zeusi vetė sundonte n'Artė.
    **************
    Ah, vargu im, po c'faj bėra sot?
    Ruaje madhėshtinė e mos loto kot!
    Gėrmoj tutje veten, gėrmoj nė ty rėndė,
    Ah, sikur te flija njėherė n'preherinė tėnd,
    Deri sa tė gjej - do tė hap ēdo portė
    Dhe nuk do te vdes pa t'gjetur n'kėtė botė.
    _________________________

    DALLGĖ JETE

    O dallgė qė me vete bartė gjamtė e kohės
    Ti stuhi qė rrėzon lisat shekullor
    E shpirt i ekzaltuar i bie rretull botes
    Por sėrish ndalet nė truallin arbėror
    ****
    Sa herė liqenit valėt ia ke trazuar
    E brigjet ke dashur t’i bashkosh
    Soditjet e thella kot i ke numruar
    Si mendon meridianet t’i kurorėzosh
    ****
    E si ta zaptosh detin e pa skajė
    Prap tokė arbėrore shfaqet pėrnjėherė
    Si bukė e gatuar –bukuri e saj
    Si lule me ngjyra qė delė nė pranverė
    _________________________

    Nė dhé tė huaj

    Shpesh, kur ju qani
    Askush nuk vėren lotin tėnd

    Shpesh kur jeni i trishtė
    Askush nuk ndien mundin tėnd

    Shpesh kur je i gėzuar
    Askush nuk vėren buzėqeshjen tėnde

    Shpesh kur thua se je i huaj
    Gjithė tė thonė kur do kėthesh
    Nė dheun tėnd na thuaj...
    _________________________

    ANIJE E BRAKTISUR
    *******
    Ndihem rėndė si anije e braktisur
    Me pėrplasin dallgėt, mi kėpusin spirancat,
    Rrokulliset lanterna me flakė tė fikur,
    Ankthi m'dritherinė-nuk dalloj nuancat.
    ***********
    Dhe terr i natės pa yje e pa hėnė
    Valėt prap po ngritėn deri nė parmak,
    Kapiten, thirra! Nyjesh jemi zėnė,
    Kusarėt me vjedhin kohėve pak nga pak.

    ************
    Ma kėrkojnė thesarin qė m'u dha n'besim.
    E unė s'e jap dot - luftoj fyt per fyt!
    Dhuna s'me pėrkul, betimi - betim,
    Pa busollė do t'vij te limani yt.
    **********
    Dhe ėndėrroja vetėn, luftėtar me famė.
    Kėngėtar i rryer qė s'mund t'rroj pa kėngė,
    Plagėt qenė tė freskėta - ende n'trup i kam,
    Me to u thurr legjendė dėshmorėve tė rėnė.
    ***********
    Jooo, nuk dorėzohem,me gjuhė plagėt i lėpij.
    N'shtatore tė gurtė - guxim i pertrirė,
    Therras Muzėn nė ndihmė, djersėt tė m'i fshijė.
    Konfidente e vjeter, s'tė lus per mėshirė.
    ___________________________


    MBAJ NJĖ ZEMĖR NĖ DUARĖ

    Mbaj njė zemėr tė ēmuar nė duarė:
    druaj mos shpejtoj hapin e troshitet,
    mos mė zė ferra shtegun e gėrvishet,
    mos mė shkel kėmba nė akull dhe mė vritet!

    Druaj mos nga sjelljet e mia trishtohet,
    mos nga ndjenjat e mia pikėllohet,
    mos bie kund tėrmeti dhe lėndohet !

    Mbaj njė zemėr fisnike nė duarė,
    kurrė s`kam mbajtur thesar mė tė ēmuar !

    (e huazuar)

    _________________________

    PORTRETE HISTORIKE

    Zura ta punoj njė portret nė vaj
    Sado qė nuk jam Gjelosh as Muslim,
    Sytė-si tė Migjenit me shikim t’paskaj,
    E ballin ia bėra si t’madhit –Naim

    Flokėt njėsoj si-t’Kristoforidhit,
    Mjekrrėn si tė Nolit kur ishte i ri,
    Vetullat e Fishtes si dy gjethe t’prillit,
    Nga Vlora i vodha qerpiktė e zi.

    Pastaj ca rudha t’Lasgushit tė urtė
    Nga Elena Gjika-mora krenarinė,
    E Bajram Currit nga shpella e gurtė,
    Ia barta mustaqet bashkė me Dragobinė…

    Nga aktor Moisiu brusha nxirrte – hijen,
    Herė-herė majtas, djathtas pikturėn e kėthej,
    Nga gojė e portretit sikur ndiej- Nexhmijen,
    Nga bebzat e shkencės sikur m’del - Ēabej.

    E njė pėrkrenare marrė nga Skenderbeu,
    E lash aty anash – pranė nė kėtė portret,
    Qė po tė ketė nevojė njė ditė – Mėmdheu,
    Nė luftė pėrkrenarja pėrseri na thėrret !

    Me brushė tė poetit e jo – tė piktorit
    Nuk jam as Gjelosh, nuk jam as Muslim,
    U largova pak ta sodis – portretin,
    E n’tė gjeta shpirtin – e popullit tim.

    (e huazuar)
    ____________________


    Zėra qė heshtin
    *****
    Pėrpara mė zgjaten rrugė
    qė shkojnė e s`vinė mbrapa meje
    mbesin zėra qė s`mė arrijnė
    pėrpara shoh kokė ulur imazhin tim .
    Lotėt thaj, e mos mė trishto ėngjėll,
    drita ime mė dėgjo - buzėqesh
    se nuk do tė harroj ėndėrrat
    nga larg do t`i dėrgoj.
    Pse nuk mė thirre sot...?
    nė tė njėjtėn kohė neser
    Prapa grilave tė vetmisė do tė pres.
    ________________________





    __________________


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.

    duke dashur te lexoj dicka te re nga kosovari. Dhe duke e pershendetur !
    Me dashuri macia.

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    edhe mua me pelqejn shume krijimet e kosovarit,,,kjo eshte my favorite


    Welcome back

    Kur ike heshta - ta ēmova vendimin,
    Artistit rruga s'i mėsohet- as kur gabon,
    Ēdo ditė tė prisja ta ndėrrosh mendimin,
    E dija qė do tė kthehesh-herėt a vonė.

    Lutje as mesazhe; s'tė dėrgova kurrė,
    Ta respektova heshtjen-ta dija mllefin,
    Ēdo ditė mendoja ku u tretė ai nur?
    Qė aq mirė dinte ta ndriqojė sheshin.

    Vetėn time dėrgova tė ta vjedh mendjen,
    Gjatė rrugės kish' harruar porosinė,
    Si taralloqe, t'hargjuar ma solli penėn,
    Nė fund tė tunelit-akulli tha po shkrinė!

    Lajm i mirė! prisja dritėn e mėngjesit,
    Qė grykės tunelit t'ia shtojė hjeshinė,
    Bė zemrėn guri, bjeri grusht vesit,
    Eja nė mes t'zhurmės, heshtja tė grinė!

    Unė s'jam Lasgush, po buzė t'liqenit jam,
    Pėr fajlėn tėnde, malli m'paska marrė,
    Qysh kur ike ti, njė varg zier se kam,
    Sepse mendja n'dysh mu paska pas ndarė.
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vertete ku eshte zotria me nickun "Kosovari" ?

    Kam disa muaj qe nuk e shikoj ne Forum.


    Ka pende te mrekullushme ai Djalė.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    macja_blu kjo teme e Kosovarit egziston dhe tek krijimet e anetareve te forumit ketu . Nuk besoj te duhen dy tema te njejta, me permbledhje nga i njejti vizitor...

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dhe une ndaj i ktheva kullimet e penes se tij,e te shpirtit tij, qe te mund ti them se po mungona gjate.
    Me ose pa arsye ikja ose heshtja e tij, kthimet e kullimieve te shpirtit e te penes jane sublime ..e nese nuk do , i duhet me u kthy.
    Po presim me shpresa nder gishta
    e me ankthe te brishta!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    KOSOVAR!!!!!!! A JE KUND BRE VLLAAAAAAA??????''''

    Mace Blue.
    Flm qė risolle "KOSOVARIN". Unė po ec mė poshtė me aluēinacionet e mija....


    DEHUNI!!!!!!

    Mblidhuni shqiptarė kudo qė tė jeni!
    Ēelni arkapijat e shpirtit dy kanatė!
    Gota, safa, brroka, ksula, plisa, gjeni!
    Mbushini pėrplot se do dehemi kėt’ natė!

    Nuk ka randsi ēfarė pini, raki, venė apo gjak
    Me fund ngrini dollinė: “Tė rrojė Shqipėrija!”
    Tupanave u bini, ēdo derė, ēdo kullė e prak
    Dhe dehuni! Pastaj mė pyesni: “Ku janė trojet e mija?”

    Askush tė mos mungojė nė kėt’ orgji kombėtare.
    Tė vijnė nga gjithė krahinat, nga trojet dhe jashtė saj.
    Tė vijnė tė gjithė raspodėt me kėngėt e “dalė fare”
    “Lahutėn e Malcisė”, At Fishta le tė qaj!…

    Hajt pini shqipėtarė, dhe dehuni bashkėrisht!
    Se boll kaluam jetėn pa pirė edhe... tė ndarė.
    Pastaj ashtu siē jemi, mbi Njėrin tė vemė gisht
    Ta vemė nė ballė tė oxhakut, ta quajmė Kryetar(!)

    Kryetari i shqipėtarėve tė jetė njeri pa tru!
    As nderė, as komb, as fé…Kryetari tė mos ketė
    Sepse nuk ka nevojė, perderisa me Ju
    Do pij verė e raki dhe gjakun e vėrtetė!…

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    CHARLES-PIERRE BAUDELAIRE

    Les fleur du mal

    Dehu

    Njėri duhet gjithmonė tė jetė i dehur. Kjo ėshtė gjithēka vlen;
    kjo ėshtė nevoja jonė e parė e ngutshme. Qė tė mos ndjesh tė Kohės
    barrė tė tmerrshme e cila tė thyhen supet dhe tė pėrkul
    ty pėrdhe, ti duhet tė dehesh papushim.

    Por me se?
    Me verė, poezi, apo dlirėsi
    si tė zgjedhėsh ti.
    Por dehu.

    Dhe nėse, ndonjėherė, nė shkallėt e njė pallati,
    nė barin e gjelbėr tė ndonjė hendeku,
    nė vetminė shkretane tė dhomės tėnde,
    ti pėrmendesh dhe dehja me kohė ėshtė larguar,
    pyet erėn, dallgėn, yjet, orėn,
    kėdo qė vrapon,
    kėdo qė kuis,
    kėdo qė vėrtitet,
    kėdo qė kėndon,
    kėdo qė flet,
    pyeti ata, sa ėshtė ora;
    dhe era, dallga, yjet, zogjtė, dhe ora,
    tė gjithė ata do pėrgjigjen:

    "Ėshtė ora tė dehesh!

    Qė ti tė mos bėhesh skllavi martir i Kohės,
    dehu, dehu,
    dhe kurrė mos ndalo pėr pushim!
    Me verė, poezi, a dlirėsi,
    si tė zgjedhėsh ti!"

Tema tė Ngjashme

  1. Kosovari merr shtetėsi italiane, pasi shpėtoi tė moshuarin
    Nga strange nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 14:26
  2. Disa krijime nga Kosovari
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:43
  3. Kush asht Kosovari?
    Nga EveryWare nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 22:11
  4. Kosovari qė i preu kokėn kunatės
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 03:26
  5. Prej 4 vitesh kosovari kėrkon babanė e humbur
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •