Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vedat KOKONA, Kur u vra Arben Broci...

    Kur u vra Arben Broci...


    Atje nė Shkodėr ėshtė vrarė djali i ri Arben Broci, gjatė njė trazire qė ndodhi me rastin e zgjedhjeve. Po, zgjedhjet u bėn mė 31 mars dhe mė 2 prill ndodhi tragjedia. Bashkė me Arbenin vriten edhe tre tė tjerė. Lajmin e kemi marrė vesh njė ditė mė parė nė emisionet e BBC. Lajm i hidhur, shumė shqetėsues. Pėr kėtė kuvendojmė nė aeroport, duke pritur orėn e nisjes sė avionit... Njė stjuord, elegant nė kostumin e zi, ku dilte nė pah kėmisha borė e bardhė me jakėn me papijon tė zi, kaloi me zhdėrvjellti nėpėr rruginėn duke shpėrndarė falas njė gazetė. E mora dhe e hapa. Ishte gazeta e madhe “The Guardian” prej dyzet faqesh qė botohet nė Londėr dhe Manēester, e madhe sa kjo tavolina ime e shkrimit. Ē’tė shoh?! Njė fotografi e madhe, qė ka zėnė thuajse gjysmėn e faqes sė parė qė s’kish si mos t’i tėrhiqte vėrejtjen edhe lexuesit mė tė pavėmendshėm. Pa le mua qė m’i mbėrtheu menjėherė sytė atje. Shoh njė grua me napė tė bardhė dhe njė djalė tė shtrirė me sy tė mbyllur. Mornica mė shkojnė nė trup. E ndiej, para se tė kuptoj, se ky djalė i ri i vdekur ėshtė Arben Broci, i vrarė dy ditė mė parė nė Shkodėr. Dhe vėrtet ai ėshtė. Lexoj shkrimin poshtė fotografisė: “Tė afėrmit vajtojnė Arben Brocin, njė student aktivist vrarė nga policia nė Shkodėr, nė Shqipėri, kėtė javė.” Vėshtrimi im kalon nga shkrimi nė fotografi, qė mė tėrheq si magnet. Nė sfond, nė plan tė katėrt, katėr tė reja fytyrėhelmuara, nga tė cilat, njėra me flokė tė zinj, me kokėn pak tė ulur, me njė shami tė bardhė, shtrėnguar me tre gishtat e dorės sė majtė para syrit tė djathtė... Djali grek ka hapur sytė dhe mė lutet t’i jap gazetėn qė t’i hedhė njė sy. Ia jap. Vėshtrimi i tij kalon fluturimthi mbi fotografinė, ku sytė e mi ishin mbėrthyer gjatė disa minutave dhe pastaj nė faqet e tjera qė fėshfėrijnė nė lėvizjet e gishtėrinjve tė tij. Edhe ma kthen gazetėn. E qortoj me vete kėtė djalosh qė s’mori mundimin t’i kushtonte pak vėrejtje asaj fotografie, qė mė lėndoi aq tepėr mua dhe ajo simpati qė kisha pėr tė mė avullon menjėherė. Po ku ta dijė djali grek se ka pranė njė shqiptar, qė ėshtė prekur thellė nga ajo fotografi?


    Vedat KOKONA

    Atė tė enjte, mė 4 prill tė kėtij viti, atje nė aeroportin Hithrou tė Londrės, ku do t’i hipja avionit bashkė me gruan pėr t’u kthyer nė Shqipėri pas disa muajsh qėndrimi nė Angli, ku kishim shkuar me ftesėn e kunatit tim, Sali Toptani dhe tė sė shoqes Audrey, nuk mė kishte shkuar pėr asnjė grimė nė medje se do tė shkruaja diēka pėr gjithė ato ngjarje tė dhmbshme, qė kanė kapluar Atdheun qė prej dhjetė muajsh nė shtėrzimet e forta tė lindjes sė njė jete tė re. Gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tim nė Angli, u rrėmbeva nė vorbullėn e ngjarjeve tė stuhishme qė kishin shpėrthyer e kapėrthyer vendin tim pas eksodit tė bashkėatdhetarėve tė mi nė korrik tė vitit tė kaluar.
    Nuk do ta harroj kurrė pamjen lėnduese tė atyre qindra bijve tė Shqipes qė, tė rreshtuar nė ballkonin e gjatė tė faqes sė pasme tė ambasadės gjermane nė Tiranė, dukeshin atė ditė tė nxehtė korriku si zogj shtegtarė nė tel telegrafi pėr t’u nisur fluturim, pėr ku? Njė Zot e dinte. Muajt qė pasuan, tė gjithė tė ngarkuar po me aq ngjarje tronditėse qė rrokulliseshin nė Shqipėri dhe atje nė Irakun e sfilitur tė Sadam Huseinit, eksodi tjetėr masiv i shqiptarėve, kėtė radhė me anije, nga porti i Durrėsit, gra, burra, djem, vajza, fėmijė, edhe tė moshuar, tė ngjeshur si sardelet nė kuti, vetėm me njė dėshirė: ikė, tė ikim! Si ushtarė tė shpartalluar pas njė disfate si ajo e Uoterllosė apo e Dunkerkut, fushata e zgjedhjeve pėr njė parlament pluralist nė Shqipėri, pėrmbysja e monumentit tė Enver Hoxhės nė Sheshin “Skėndebej”, pastaj prapė arratisje nga Durrėsi, por kėtė radhė edhe nga Vlora, Shkodra e nga kufiri i Jugut, prapė arratisje nė Greqi, e prapė nė Itali, shpartallimi i ushtrisė fantazmė tė Sadamit, prapė arratisje, zbarkim nė Brindisi, morģ njerėzish tė shqyer, tė zhvatur, tė shkalafitur, qė hidhen nga anija nė skelė me rrezik jete, njėri qė kacaviret nga uji me ndihmėn e njė litari qė i kanė hedhur, gra qė qajnė se kanė humbur fėmijėt, tė mitur buzagaz qė ngrenė dy gishtat lart nė shenjė fitoreje, ēfarė fitoreje? Karabinierė qė shtyjnė turmėn me mė pak egėrsi se policėt tanė qė rrahin me shkopinj gome edhe tė mitur, vėllezėrit e motrat e tyre, tė gjitha kėto pamje tė pėrmortshme, tė hatashme, tė vajtueshme, apokaliptike, i shikonim ēdo ditė e ēdo natė nė emisionet e BBC angleze dhe i lexonim ēdo mėngjes nė gazetėn “The Times” apo edhe nė organet e tjera tė shtypit anglez.
    E si mund tė jetoje i ndarė nga fatet e Atdheut, kur mijėra fije shpirtėrore tė lidhnin me tė qė nė mpiksjen e qelizės sė parė tė jetės nė barkun e nėnės?..

    * * *
    E enjte. Jemi mė 4 prill ’91. kjo datė do tė jetė e rėndėsishme pėr mua, sepse ėshtė shkaktarja e kėtij shkrimi. Dy ditė mė parė, tė martėn mė 2 prill, atje nė Shkodėr ėshtė vrarė djali i ri Arben Broci gjatė njė trazire qė ndodhi me rastin e zgjedhjeve. Po, zgjedhjet u bėn mė 31 mars dhe mė 2 prill ndodhi tragjedia. Bashkė me Arbenin vriten edhe tre tė tjerė. Lajmin e kemi marrė vesh njė ditė mė parė nė emisionet e BBC. Lajm i hidhur, shumė shqetėsues. Pėr kėtė kuvendojmė nė aeroport duke pritur orėn e nisjes sė avionit. Saliu, Audrey, dy miq shiptarė qė kanė ardhur pėr tė na pėrcjellė, gruaja ime dhe unė. Ēastet para nisjes janė disi lėnduese. E si tė mos jenė? Tė nisesh, ėshtė sikur tė vdesėsh pak, thotė njė poet francez: njeriu lė prapa diēka qė duket sikur shkulet nga vetja e vet dhe mbetet diku, po s’dihet se ku. Ka ardhje, ka dhe ikje, thoshte i ndjeri im atė kur largoheshim zemėrthyer nga njė qėndrim i lumtur nė njė vend. Hithrou gėlon nga njė mori njerėzish: burra, gra, tė rinj, tė reja, fėmijė, njerėz tė bardhė, tė kuq, tė zinj, tė verdhė, qė venė, qė vinė; ca tė tjerė, mė kėmbė, me vėshtrim tė ngulur nė tabelėn e madhe tė arritjeve dhe tė nisjeve tė avionėve, tė tjerė tė ulur qė pinė kafe. Ja edhe dy fėmijė qė lėpijnė kapuēin e akullores me ēokollatė nė kaushin e biskotės. Ja edhe fuqi tė rendit me automatik nė dorė dhe me qen tė madh pranė: vigjilentė pėr ēdo incident qė mund tė ngjasė, sepse ėshtė kohė alarmi, atmosferė lufte. Ah, mor Sadam Husein, e gjetsh nga Perėndia mė keq seē e gjete!
    Ja edhe ēasti i nisjes. Lot, pėrqafime, puthje. “Na shkruani, mos na harroni. Ma ki kujdes motrėn, ma ki kujdes Kornejin”: kėshtu mė quan kunati, sepse kam pėrkthyer Horacin. Kthejmė edhe njė herė kokėn para se tė futemi nė korridorin, qė do tė na shpjerė tek avioni. Edhe mė s’shihemi.
    Hipim nė avionin qė do tė niset pėr nė Budapest. Ora ėshtė njė e gjysmė. Zėmė vend nė ndenjėset dhe mbėrthejmė brezin e sigurimit. O perėndi, sigurim edhe kėtu! Kam nė krah tė majtė time shoqe sypėrlotur nga ndarja me tė vėllanė dhe tė kunatėn angleze, pėr ēudi, po aq zemėrlėnduar sa edhe ajo nga ndarja dhe, nė krah tė djathtė, njė djalė tė ri, nja njėzet e dy vjeē, flokėzi, simpatik, buzėgaz, i sjellshėm sa s’thuhet, qė pėrpiqet tė mė ndihmojė me rregullimin e plaēkave.
    Pleqėrinė s’ta kujtojnė vetėm ngėrēet, dhembjet e mesit apo edhe shumė shenja tė tjera qė tė paralajmėrojnė tė bėhesh gati pėr udhė, por edhe kur tė vijnė tė rinjtė nė ndihmė, si ky djalė i ri qė mė ndihmon tė heq pardesynė. E ndiej qė s’ėshtė anglez, as gjerman, as nordik; mos ėshtė spanjoll, italian? Njė ēast mė duket si shqiptar. Ai kthen kokėn nga njė grup djemsh e vajzash qė janė ulur nga ana tjetėr e rruginės sė avionit, ku shkojnė e vijnė si suvajka stjuordėt e zėnė me punė dhe u flet greqisht. Ėshtė grek. S’qenkam gabuar shumė.
    Njihemi dhe fillojmė tė flasim. E shoh qė ėshtė kuvendvogėl dhe nuk e zgjas muhabetin, ndoshta sepse nuk i pėlqen tė flasė gjuhėn angleze, tė cilėn sidoqoftė, nuk e zotėron keq. Mė thotė se kishin ardhur nė Angli, njė grup studentėsh grekė, pėr tė pėrfituar nga gjuha angleze e folur dhe, pas mbarimit tė njė kursi dymujor, po ktheheshin nė Greqi. E pata zili kėtė djalė qė kishte ardhur me shokėt e tij nė Angli pėr tė zotėruar ca mė mirė anglishten dhe mė erdhi shumė keq pėr ata mijėra tė rinj shqiptarė, qė e mėsojnė anglishten me aq vėshtirėsi nė gjimnaz dhe universitet dhe ca mė vėshtirė akoma vetė dhe qė nuk e kishin fatin e kėtyre tė rinjve grekė. E pata zili, them, kur mendova diēka edhe shumė mė tragjike se kjo: pardje ishte vrarė atje nė Shkodrėn tonė njė djalė njėzetekatėrvjeēar, ja, si ky greku qė kisha pranė, qė kthehej nė tokėn e atdheut pas njė specializimi, kurse ai tjetri, vėllai, apo djali, apo nipi im, ai shqiptari, i kthehej tokės sė Atdheut nė lulen e djalėrisė.

    * * *
    Djali grek, me kokėn tė mbėshtetur nė pėrkresėn e kolltukut, mbylli sytė. Njė stjuord, elegant nė kostumin e zi, ku dilte nė pah kėmisha borė e bardhė me jakėn me papijon tė zi, kaloi me zhdėrvjellti nėpėr rruginėn duke shpėrndarė falas njė gazetė. E mora dhe e hapa. Ishte gazeta e madhe “The Guardian” prej dyzet faqesh qė botohet nė Londėr dhe Manēester, e madhe sa kjo tavolina ime e shkrimit. Ē’tė shoh?! Njė fotografi e madhe, qė ka zėnė thuajse gjysmėn e faqes sė parė qė s’kish si mos t’i tėrhiqte vėrejtjen edhe lexuesit mė tė pavėmendshėm. Pa le mua qė m’i mbėrtheu menjėherė sytė atje. Shoh njė grua me napė tė bardhė dhe njė djalė tė shtrirė me sy tė mbyllur. Mornica mė shkojnė nė trup. E ndiej, para se tė kuptoj, se ky djalė i ri i vdekur ėshtė Arben Broci, i vrarė dy ditė mė parė nė Shkodėr. Dhe vėrtet ai ėshtė. Lexoj shkrimin poshtė fotografisė: “Tė afėrmit vajtojnė Arben Brocin, njė student aktivist vrarė nga policia nė Shkodėr, nė Shqipėri, kėtė javė.” Vėshtrimi im kalon nga shkrimi nė fotografi, qė mė tėrheq si magnet. Nė sfond, nė plan tė katėrt, katėr tė reja fytyrėhelmuara, nga tė cilat, njėra me flokė tė zinj, me kokėn pak tė ulur, me njė shami tė bardhė, shtrėnguar me tre gishtat e dorės sė majtė para syrit tė djathtė; nė plan tė tretė, njė vajzė flokėshprishur qė ėshtė pėrkulur dhe ka mbėshtetur kokėn nė pėllėmbėn e dorės sė majtė tė njė burri ballėgjerė, me sy tė mbyllur nė kulmin e pikėllimit dhe me buzė tė qepura pėr tė mbyllur nė vetvete helmin, njė fytyrė fisnike dhe aq e madhėrishme nėn tisin e vajtimit; nė plan tė dytė njė grua e moshuar, me njė napė tė bardhė qė i mbulon kokėn dhe supet, njė fytyrė ku sytė e pėrhumbur dhe goja e mbyllur shprehin tė pashprehshmen, rri duarlidhur dhe shprehjehutuar dhe duket sikur pyet: “Ē’ėshtė kėshtu? Tė jetė e vėrtetė?”. Dhe, mė nė fund, nė plan tė parė, pamja mė rrėqethėse: njė e re: Motra? Gruaja? E fejuara? Flokėshprishur, fytyrėpėrlotur, me gojė gjysmė tė hapur dhe me buzė tė shpėrfytyruara nga kuja, ėshtė pėrkulur pėrgjysmė mbi njė djalė tė ri me flokė tė dendur dhe tė zinj, me kokė tė bukur tė mbėshtetut mbi ēarēafin e bardhė, vetullzi, me syrin e majtė tė mbyllur pėrpjetė dhe me buzėn e sipėrme tė shpėrveshur lehtė dhe duket sikur i thotė: “Fol, pse hesht?” Kaq, asgjė mė tepėr.
    Djali grek ka hapur sytė dhe mė lutet t’i jap gazetėn qė t’i hedhė njė sy. Ia jap. Vėshtrimi i tij kalon fluturimthi mbi fotografinė, ku sytė e mi ishin mbėrthyer gjatė disa minutave dhe pastaj nė faqet e tjera qė fėshfėrijnė nė lėvizjet e gishtėrinjve tė tij. Edhe ma kthen gazetėn.
    E qortoj me vete kėtė djalosh qė s’mori mundimin t’i kushtonte pak vėrejtje asaj fotografie, qė mė lėndoi aq tepėr mua dhe ajo simpati qė kisha pėr tė mė avullon menjėherė. Po ku ta dijė djali grek se ka pranė njė shqiptar, qė ėshtė prekur thellė nga ajo fotografi? Pėr fat tė mirė, ai s’di qė jam shqiptar, se pėrndryshe do tė mė pyeste, me siguri, mos kisha marrė arratinė edhe unė si ata dhjetėra mijė shqiptarė tė shpėrndarė “si zogjtė e korbit” kėto kohėt e fundit nė Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Francė, Australi dhe Amerikė, pasi lėnė folenė dhe s’dinė se ē’fole do tė gjejnė atje ku do tė shkojnė dhe mos mė kishin dėbuar vallė nga Anglia pas mospranimit tė kėrkesės sime pėr strehim politik? Pėr fat tė mirė qė djali, siē thashė, ishte kuvendvogėl, mė ktheu gazetėn dhe pastaj mbylli sytė pėrsėri. (“Komedia e pėrjetshme”)



    27 Korrik 2009
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    e quditshme eshte se dhe mbas kaq vitesh nuk u denua askush per krimin si ne rastin e vrasje hajdarit .

    por cte presesh kur komunistet u ben demokrate brenda nates dhe formuan pd me ne kye sali rroten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė mik i humbur

    Njė mik i humbur


    - Kjo ėshtė njė pyetje krejt jashtė teme dhe s’ka asnjė lidhje me ekonominė e tregut!
    Tė gjithė u habitėn nga kjo pyetje “idiote”, qė kisha bėrė unė. Po ai e kuptoi fort bukur se ku vrisja, u skuq, fshiu tullėn e djersitur dhe u largua i zemėruar dhe unė i lehtėsuar nga ajo qė mė hante pėrbrenda.

    Vedat KOKONA

    Kam - ose mė mirė - kisha njė mik, emrin e tė cilit s’ėshtė nevoja ta zė nė gojė, sepse kam frikė mos ma punojė mė keq seē ma punoi.
    Kėtė mik e zura njė ditė nė Bibliotekėn Kombėtare, ku shkoja shpesh pėr tė punuar, sidomos kur duheshin bėrė ato konspektet e shajtuara. Sa herė qė shkoja atje, atje e gjeja mikun me libra tė hallakatur mbi tryezė, ca tė hapura, ca tė mbyllura, gjithmonė duke shkruar, nganjėherė duke lexuar, me kokė tė ulur.
    “Sa bukur, - thoja me vete, - ja njė nga punėtorėt e mendjes, pėr tė cilėt ka kaq shumė nevojė Rėpėsėshėja jonė!”

    * * *
    Bėra s’i bėra, dhashė e mora - ē’bėn njeriu kur i qepet diēkaje! dhe e njoha.
    Ja se si: kisha vėnė re se, kur vinte vonė dhe nuk gjente njė tryezė tė lirė, rrinte e priste nė kėmbė derisa tė lirohej njėra. E pamundur tė ikte, edhe njė orė tė priste. Njė ditė, kur s’kisha ndonjė punė tė madhe pėr tė bėrė, domethėnė kur kisha kohė, siē kemi tė gjithė ne opingarėt, vajta herėt nė bibliotekė dhe zura njė tryezė tė lirė me mendimin qė t’ia lija kur tė vinte.
    Brenda pak kohėsh tė gjitha tryezat u zunė. Ai shkencėtari im s’ishte. E dija se do tė vinte, siē e dija tė shtunėn se tė nesėrmen do tė kishim punė vullnetare. Edhe erdhi. Nė tryezė isha ulur me ballė nga hyrja e sallės. Ai i ra rrotull sallės dhe, kur po kalonte pranė meje me dy ēanta plot nėn sqetull, unė u ngrita dhe zura tė mblidhja fijet e hallakatura mbi tryezė, fijet qė kisha shkarravitur atė ditė. Ai u ndal, fytyrėndritur, edhe mė tha:
    “Po shkoni?”
    “Po shkoj, - i thashė, - dhe tryezėn po jua lė me gjithė qejf, por me kusht qė tė vini e tė pini njė ditė kafe nė shtėpinė time. Po ju ftoj se kam admirim pėr ju, se shoh qė jeni punėtor i madh.”
    “Me gjithė qejf, - mė tha. - Edhe unė kam vėnė re se vini shpesh nė bibliotekė dhe punoni pa ngritur kokėn nga librat.”
    “Les grand esprits se rencontrent”, i thashė me njė ndjenjė mburrjeje tė ligjshme, pėr t’i treguar se edhe unė s’bija poshtė dhe xheē kisha korrur nė arėn e pafund tė diturisė.
    Atij iu ēel fytyra dhe kuptova se i kisha pėlqyer. I dhashė adresėn. Fytyra iu ēel edhe mė shumė, kur pa se banoja pranė tij.
    “E qartė, - mė tha, - keni telefon?”
    “Kam, - i thashė, - po ju?”
    “Unė s’kam”, mė tha.
    “S’prish punė, - i thashė. - Mund tė vini kur tė doni. Pasdrekave jam gjithmonė nė shtėpi.” Atė ditė ishte e hėnė.
    “E lėmė pėr tė mėrkurėn?”
    “E lėmė.”
    Erdhi me njė tufė lule pėr time shoqe dhe qė atė ditė, gjatė afro pesėmbėdhjetė vjetėve, miqėsia jonė u trash, u fry dhe gufmoi si ai brumi qė vjen e fryhet e tė kėnaq shpirtin me atė aromėn e tij tė pakrahasueshme.
    Meqė ishte ngushtė me shtėpi, ku jetonte me tė shoqen dhe me dy fėmijė nė njė dhomė e njė kuzhinė pa aneks, takimet i bėnim nė shtėpinė time qė, falė tim eti, anėtar i orėve tė para tė Partisė, kisha siguruar njė apartament shumė tė mirė nė Tiranėn e Re dhe jetoja lirshėm vetėm me gruan, se fėmijė s’kemi “Ke parė ti qė kėtu punohet shumė mė mirė se nė bibliotekė?”, mė thoshte. Edhe vėrtet qė punonim mė mirė. Gruaja na sillte kafenė me nga njė biskotė, pinim kafenė, hanim biskotėn dhe vazhdonim punėn.
    Mirė thonė: “Sheh rrushi rrushin dhe piqet.” I sėmurė siē ishte pėr dije dhe kulturė, siē mund tė jetė ai tjetri pėr shah e domino dhe ky tjetri pėr pije dhe harapēdillėqe, ma ngjiti edhe mua atė qerrata sėmundje tė diturisė qė, siē thonė, “tė lė me nder pa brekė”. Nė tė lėntė pa drekė dhe me nder pa brekė, tė vesh, tė paktėn, me kulturė, apo e kam gabim? Mė jepte bujarisht nga ato kokrra peme qė vilte andej-kėtej nė kopshtin e diturisė, tė gjitha tė pjekura mirė, nga frika se mos mė zinte cėrla dhe kėto kokrra i shijonim duke hedhur edhe nga njė gotė kur na zinte darka dhe hanim ca mėlēiēka qė m’i gjente babai, komunist i orėve tė para dhe qė i tiganiste ime shoqe.
    Brumi i miqėsisė qė sa vinte e gufmonte mė shumė, zuri tė derdhej nga magjja, kur im atė mė solli nga njė mision jashtė shtetit televizorin me ngjyra. Hajde miqėsi, hajde! Thuaj se miku im ngrysej e gdhihej nė shtėpinė time: televizori me ngjyra i vuri vulėn asaj simiteje tė miqėsisė qė ishte tani vėrtet e pjekur dhe fort e dėshiruar pėr tė ngrėnė!

    * * *
    I kujtoj plot mallėngjim ato orė qė kalonim bashkė, tė pėrkulur mbi tryezėn e punės, ku na hapėrdaheshin librat dhe shkresurinat. Ja, edhe tani mė duket sikur kam para syve tullėn qė i shkėlqente nga drita e fortė e poēit tė elektrikut, qė i binte pėrsipėr me mbushullim tek shkruante ngadalė dhe me kujdes; herė pa here ngrinte kokėn, fshinte tullėn e djersitur, mė vėshtronte, mė buzėqeshte. Kur e ndienim veten pak tė lodhur, pushonim. Ime shoqe na sillte kafenė me njė biskotė dhe pastaj na linte tė qetė. Bisedonim rreth temave shkencore dhe shumė rrallė pėr politikė. “Ē’na duhet politika, - i thoja unė, - politikėn e bėjnė tė mėdhenjtė!” Mė vėshtronte me njė buzėqeshje ironie, pa mė shfaqur mendimin e tij mbi kėtė pikė. Si duket, mikut s’ia kishte ėnda tė kuvendonte pėr politikė. As mua. Shkenca na kishte gllabėruar krejt. Kalonim orė fort tė kėndshme, orė qė u shėmbėllenin vozitjeve tė bukura nė liqen apo nė det nė dritėn e hėnės. Kėto orė lumturie parajsore turbulloheshin vetėm atėherė kur ngrihej vorbulla e qarkullimit, qė i ēaprashiste punėtorėt e varfėr tė mendjes dhe i degdiste andej-kėtej si zogjtė e korbit. Dridheshim kur mendonim se ajo vorbull mund tė na pėrfshinte edhe ne dhe tė na ndante nga njėri-tjetri. Por, pėr fat tė mirė, ajo s’na rrėmbeu. Unė s’ia kisha shumė frikėn asaj stuhie, se kisha atė mburojėn e babait, po edhe ai shpėtoi pėr mrekulli.
    Po atė qejf qė kemi bėrė gjatė atij muaji tė uruar tė punės fizike, s’kam pėr ta harruar! Ca me dredhi, ca se na punoi fati, kėtė muaj e kaluam bashkė nė shtėpinė time, pasi u siguruam se nė fund tė muajit do tė na lėshohej vėrtetimi se kishim kryer punėn fizike atje ku na kishin caktuar dhe ajo simitja e miqėsisė aq shumė u poq, sa ishte rrezik mos pėrzhitej. Kur pashė se ishte skuqur jashtė mase, e hoqa nga zjarri: partia na kishte mėsuar tė ishim vigjilentė, se “uji fle, hasmi s’fle”!. Mė t’u ramė atyre vėllimeve tė marksizėm-leninizmit dhe, nė krye tė muajit, bashkė me vėrtetimin e punės fizike, tė cilėn s’e kishim kryer, dhamė provimin e docenturės, doktoratit e profesoratit dhe dolėm doc e doktorė e profesorė tė shkencave dhe u bėmė anėtarė tė Akademisė sė Shkencave.
    Njė ditė miku apo sivėllai, tė them mė mirė, mė tha:
    - E di ē’kam gjetur njė xhevahir tė vėrtetė tė Volterit?
    - Ai i Zadigut? - e pyeta.
    - Po, - mė tha, - Ja, ē’thotė: “Tė gjitha pasuritė e kėsaj bote s’vlejnė njė mik tė vėrtetė.”
    - Bukur e ka thėnė, - i thashė. - Po pse tė mburremi me atė gjėnė e tjetrit dhe jo me atė qė kemi ne vetė? “Mė mirė njė mik se njė ēiflik”, thotė opingari. Edhe shtova: Nė fletoren e vogėl ku shėnoj tė thėna dijetarėsh e njerėzish tė mėdhenj, siē mė ke kėshilluar qė tė bėj, kam shėnuar kėto fjalė tė Bejkon-it: “Miqėsia i dyfishon gėzimet dhe i ndan pėrgjysmė hidhėrimet.” Njė ditė ndesha edhe kėto fjalė tė nxjerra nga njė fjalor citatesh tė njerėzve tė mėdhenj qė, nė mos gabohem, janė tė Konfuciusit: “Njė mik nė pushtet ėshtė njė mik i humbur.”
    Ai u mendua njė copė herė, vetullngrysur dhe pastaj ajo reja e zezė, qė kishte venitur pėr njė ēast vezullimin e syve tė tij zakonisht tė ndritshėm prapa qelqit tė syzeve, u zhduk dhe fytyra i ndriti plot ngazėllim.
    - Pėr kėtė s’kemi aspak frikė, sepse as ti, as unė s’do tė hipim ndonjėherė nė pushtet; janė prej stofi tjetėr ata qė hipin nė pushtet. Dhe, meqė mė zure nė gojė Bejkon-in, nuk mė harrohen kurrė fjalėt qė ka thėnė ai pėr pushtetin: “Ėshtė njė dėshirė e ēuditshme qė tė kėrkosh pushtetin dhe tė humbasėsh lirinė.”
    E nė ē’pushtet katran mund tė ngjiteshim ne? Unė edhe mund, si bir anėtar partie i dyzetenjėshit dhe me siguresė tė fortė qė kisha prej emrit qė mbaja, por ai kurrėn e kurrės, se s’e kish biografinė tė pastėr si unė: thuhej se e kish pasur gjyshin armik tė Hoxhė Qamilit! E shihja shpesh tė pikėlluar dhe nė ato ēaste mėrzie tė thellė linte stilografin, fshinte tullėn e djersitur, qelqin e syzeve dhe rrinte njė copė herė pa folur.
    -Ē’ke qė mendohesh kaq thellė? - e pyeta njė ditė.
    - E ē’tė kem, - mė tha, - mė vjen plasja kur mendoj se i kapa tė pesėdhjetat dhe s’i kam hipur njė herė vaporit, pa le aeroplanit! Lum ata qė kanė pushtetin, se nuk vuajnė pėr njė gjė tė tillė. Tė kishim, me qenė, njė punė nė atė Tregtinė e Jashtme, mund tė na vinte radha tė dilnim njė herė jashtė shtetit...
    - Kushedi ē’bėn Zoti, - i thashė; por, sa mė dolėn nga goja kėto fjalė, mė erdhi tė haja veten me dhėmbė pėr proēkėn qė kisha lėshuar duke pėrmendur Zotin dhe duke shkelur kėshtu gjakun e dėshmorėve. Kėshtu mėsohet njeriu, si me shaka dhe pastaj, pėlltuq, e lėshon proēkėn nė mes rė mexhlisit, me nder, si “lopa bajgėn” dhe e merr dreqi. A i lejohej njė herezi e tillė sidomos atij qė i thonin Marenglenstalen?

    * * *
    Vitet kalonin. Kujt ia priste mendja se do tė ndodhte ajo qė ndodhi? U bė kataklizmoja. Shpėrtheu epidemia e demokracisė qė i kapi tė gjithė, tė mėdhenj e tė vegjėl, jo vetėm ata qė s’ishin imunizuar kundėr saj, por edhe ata qė ishin imunizuar me vaksinėn e tejfuqishme tė marksizėm-leninizmit dhe, nga tė kuq si gjaku, u bėnė tė bardhė si zambaku!
    Nė kėtė betejė ngjyrash, miku im pėrqafoi tė bardhėn, ngjyrėn e Gelfėve tė Dantes, pėr tė cilin kishte admirim tė madh, u bė deputet dhe, pas ca kohėsh, kur fitoi demokracia, falė zgjuarsisė, shkathtėsisė dhe diturisė sė tij, u ngjit nė pushtet.
    Do mė thoni se kėto janė pallavra. Mos mė thėnēin Marenglestalen nė ju gėnjej! Qė prej afro tre vjetėsh, simitja e miqėsisė sonė me atė brumė tė brydhėt u ftoh, u bė bajate, sa s’ėshtė e mundur tani ta kafshoj. Miku mė harroi derėn, se merret, ta pret mendja, me punė politike. Ditėn qė hipi nė atė post ku ėshtė sot, desha ta uroj. Po e takoje dot? Thashė t’i qėndisja njė letėr, pastaj u pendova. E pse t’i shkruaja? Ai, po tė donte, mund tė mė thėrriste vetė, se tani kish telefon, mund tė mė dėrgonte veturėn dhe tė mė merrte, se tani, helbete, si pushtetar kishte edhe veturė, dhe ē’veturė!
    Meqė merrem me gazetari dhe shkarravit edhe unė si gjithė tė tjerėt, u ndodha nė atė konferencė shtypi. Isha ulur nė rreshtin e parė, fare i dukshėm prej atij qė bėnte sikur s’mė shihte a s’mė njihte. Ai u jepte pėrgjigje tė gjitha pyetjeve qė i bėnin, fshinte tullėn e djersitur, qelqin e syzeve, pikėrisht ashtu siē bėnte edhe nė shtėpinė time. Nė fund tha:
    - Mos ka ndonjė pyetje tjetėr?
    - A ėshtė e vėrtetė se “njė mik nė pushtet ėshtė njė mik i humbur”?
    - Kjo ėshtė njė pyetje krejt jashtė teme dhe s’ka asnjė lidhje me ekonominė e tregut!
    Tė gjithė u habitėn nga kjo pyetje “idiote”, qė kisha bėrė unė. Po ai e kuptoi fort bukur se ku vrisja, u skuq, fshiu tullėn e djersitur dhe u largua i zemėruar dhe unė i lehtėsuar nga ajo qė mė hante pėrbrenda.



    13 Shtator 2009

    Albania e vogel
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    shigjeta te lutem coi te dy tregimet tek shkrimtaret shqiptare,

    flm
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    vertet nganjehere edhe jam pak "i trash nga mendja",
    andaj mund te ma thot kush se c“lidhje ka kjo me vrasjen e arben brocit??
    i lexova keto tekste duke pritur ndonje informacion rreth asaj vrasje tronditese,
    por disi nuk kuptova asgje...
    shihemi n“gjykate

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •