Close
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 239
  1. #61
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga CURRIELI Lexo Postimin
    Shume i nderumi ILMGAP

    Ju ,duke dasht me nxjerre vegza tek besimi krishter ,ne te vertete po dyshoni ne mundesit e Allahut apo nuk e keni te kjart se ne cfar kurthe logjike po e shtyni veteveten per cka edhe po mundohem te ju terhjeke vrejtjen!
    ZOTI E DIN ME SE MIERI-- kurse neve mund te cajme derresa tere kohen e lire qe e kemi!!
    Besoj se tash jemi te kjarte !!
    Askush nuk dyshon ne mundesite e Allahut okay. Ate qe ne dyshojme kur behet fjale per Biblen , eshte llogjika Biblike se si ajo i sqaron ngjarjet.
    Allahu eshte i gjitheditcem, nuk eshte si puna e njeriut qe flet pa llogjike dhe pa baza. Cdo pune e Allahut ka bukurine e vete sepse ne te ka llogjik.
    Dhe llogjika e shendoshe eshte se Allahu i madheruar para ka krijuar Diellin, qe eshte burim jete ne Toke, e pastaj Token.

    E ne Bibel thuhet e kunderta!!!! Andaj dyshojme ne fjalte Biblike. E ti hapi pak syte me shum, fute koken ne perdorim dhe mos i akuzo muslimanet qe dyshojne ne fuqite e Allahut!!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Vëllezër dhe Motra Musliman/e dhe të Krishter/e

    Gjëja e cila më trazoi mua personalisht, dhe të gjithë njerëzit do i trazoj nëse do e lexojnë shkrimin.

    Andaj dua gjithsesi nga një njëri vërtetë i ditur në fushën e fesë Katolike, që të na e spjegoj të Gjithëve, thelbin apo edhe themelin e Krishterizmit duke u bazuar në fjalët më poshtë që do t'i paraqes, ç'do njëri i ri a po e re, ç'do njëri i vjetër apo i moshuar duhet të mundohet të komentoj apo edhe të analizoj realitetin e fjalëve që do t'i paraqes më poshtë, vërtet është në dobi edhe të të Krishterëve edhe në dobi të Muslimanëve e me radhë.

    I thërras të gjithë të Krishterët, që të qartësojnë dilemen apo realitetin e postimit në vijim, se vërtetë është gabim nëse lihet anash, është vërtetë meditim i bazuar në thonëzat e internuesit pesimist ai që nuk mundohet të qartësojë këto gjëra.

    Vetëm pas pak minutash do të dërgoj tekstin të cilin e kërkoj me çdo kusht të më kthehet përgjigj-ja duke lënë anash pyetjet e parashtruara më herët.

    Ju Lus të Gjithë Anëtarët të Koncentroheni Mirë në Tekst .
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Jezusi Nuk është "Zot" Dëshmon Bibla

    Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
    Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).

    Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

    Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
    Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:



    Zoti është i pavdekshëm.
    Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: "ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm". (1 Timoteu 6:16) "Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia". (Psalmi 90:2) "Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund". (Psalmi 102:27)


    Kurse Jezusi vdiq.
    Bibla thotë: "Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma". (Luka 23:46) "por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...". (Gjoni 19:33) "Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën". (Marku 15:37)



    Zoti është i Gjithdijshëm.
    Bibla thotë: "Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni". (Mateu 6: "Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë". (Isaia 42:8-9)



    Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.
    Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati". (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: "Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve". (Marku 11:13)



    Zoti është i Plotfuqishëm.
    Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…". (Zanafilla 17:1) "… Perëndi i plotfuqishëm". (Ekzodi 6:3)


    Jezusi ishte i pafuqishëm.
    Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: "Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime". (Gjoni 5:30) "Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: "O Krisht, profetizo! Kush të ra?". (Mateu 26:67-68) "Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force". (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: "Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!" (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .



    Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
    Bibla thotë: "Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme". (Isaia 40:28) "Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle". (Psalmi 121:4)



    Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
    Bibla thotë:„Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit". (Gjoni 4:6) "Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte". (Mateu 8:24) "Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk". (Marku 4:38)



    Zoti nuk mund të shihet.
    Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: "Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) "Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…". (Gjoni 5:37) "Askush s'e pa Perëndinë kurrë…". (Gjoni 1:18) "Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë". (1 Gjonit 4:12)


    Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
    Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: "A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?". (Mateu 13:55) "Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë". (Gjoni 6:14) "Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit". (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.


    Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.
    Bibla thotë: "Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet". (Numrat 23:19) "Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë". (Jobi 9:32) "Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!". (1 Mbretërve 8:27)



    Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.
    Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) "Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…". (Mateu 11:19) "Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve". (Mateu 17:22) "dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas". (Mateu 2:23) "Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit". (Luka 24:19)



    Zotit i takon adhurimi.
    Bibla thotë: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij". (Mateu 4:10) "Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht". (Mateu 6:6)



    Jezusi nuk adhurohet.
    Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: "ndërsa po lutej, qielli u hap", "Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej", " Jezusi po lutej në vetmi", "dhe ra në gjunj dhe lutej", "shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë" (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), "Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej" (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!



    Po ashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij". (Mateu 4:10) "Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu". (Luka 11:2,4)


    Zoti nuk tundohet nga e keqja.
    Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri". (Jakobi 1:13)



    Jezusin e ka tunduar djalli.
    Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte". (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai". (Marku 1:13)



    Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) "…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar". (Gjoni 14:31) "Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur". (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.
    Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?


    Po ashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:
    a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë". (Gjoni 5:30,31)

    b) „Ati është më i madh se unë". (Gjoni 14:28)

    c) "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar". (Gjoni 13:16)

    d) "Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)

    e) "Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë". (1 Korintasve 15:28)

    f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini". (Veprat e apostujve 2:22)

    g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë". (Zbulesa 19:10)

    h) "Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar". (Gjoni 17:3)


    Ka edhe me dhjetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.
    Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia: "Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit". (Mateu 15:9) po ashtu tha: "Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë njerëz të lirë". (Gjoni 8:32)



    FUND
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #64
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Përshëndetje,

    Pyetja e parë është shumë e thjeshtë, aspak provokuese :

    Dua të di nëse këto fjalë janë të shkruara nga dora e njeriut duke u bazuar në imagjinatën e tij, apo i ka thënë vetë Jezu Krishti... ?!

    ZANAFILLA: 1 : 1-20
    Zanafillen nuk e ka shkrojtur Jezu Krishti...
    Ne cilen shure te Kuranit, thuhet me perpikmeri rradhitja e krijimit??

    Kurani 41:
    9. thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
    10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”
    11. Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!”
    12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.

    Eshte kjo???

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Zanafillen nuk e ka shkrojtur Jezu Krishti...
    Ne cilen shure te Kuranit, thuhet me perpikmeri rradhitja e krijimit??

    Kurani 41:
    9. thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
    10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”
    11. Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!”
    12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.

    Eshte kjo???
    Pergjigj-ja yte ishte katastrofike ...

    Do të thotë ai që e ka shkruara Biblën është bazuar në imagjinatën e tij.

    Pas pak minutash do të kthej përgjigjen.
    Ju Faleminderit.

    Dhe do doja të përqëndroheshe tek pyetja më lartë
    Jezusi Nuk është "Zot" dëshmon Bibla.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    KRIJIM I UNIVERSIT


    Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:
    ”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës
    (pa pasur asnjë shembull)...”

    (El - 'En'Am : 101)

    Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij. Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.


    Vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 05-08-2009 më 11:55
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ZGJERIMI I UNIVERSIT


    Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë
    shekuj më parë, në kohën kur shkenca e
    astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i
    universit përshkruhet në këtë mënyrë:
    ”Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe
    Ne e zgjerojmë atë. ”
    (Edh-Dharijat : 47)


    Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës. Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai
    zgjerohet vazhdimisht. Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet. Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një

    http://img29.imageshack.us/img29/549/69738048.png

    univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër,
    nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim. Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.


    Vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 05-08-2009 më 12:11
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    NDARJA E QIEJVE DHE E TOKES


    Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i
    mëposhtëm:
    ”A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura,
    e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës
    së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?”
    (El-Enjbija : 30)

    Fjala “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur“retk”. Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.
    Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e
    lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit. Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
    Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.


    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ORBITAT


    Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të
    caktuar:”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe
    secili prej tyre noton në orbitë.”
    (El Enbija 33)

    Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por
    lëviz në një orbitë të caktuar.”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje
    është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.”
    (Ja Sin 38)

    Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme. Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me
    rrugë e orbita si ajo e diellit:
    ”Betohem në qiellin plot rrugë.”
    (Edh-Dharijat 7) Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër,

    http://img33.imageshack.us/img33/478/11376523.png

    një numër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to. Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë.Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët. Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kuranor…

    Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart)
    lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe
    lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.
    Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet,
    yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me
    llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër
    të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.


    http://img31.imageshack.us/img31/4083/34920153.png http://img44.imageshack.us/img44/2341/52959130.png


    Vazhdon
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    RRUMBULLAKSIA E TOKES


    ”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell
    natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.”
    (Ez-Zumer 5)


    Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës. Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëratjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim. Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t’i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e Universit.


    Vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 05-08-2009 më 12:37
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •