
Postuar më parë nga
xhamia
Jarigas po inkuadrohem dhe une ne kete mes .
Se pari a mundesh me sqaru keto vargje biblike :
1 Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën.
2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujëra.
3 Hyji tha: “Le të bëhet drita”! Dhe drita u bë. 4 Hyji pa se drita ishte gjë e mirë dhe e ndau dritën nga terri. 5 Hyji e quajti dritën ‘ditë’, kurse terrin ‘natë’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e parë.
6 Hyji tha edhe: “Le të bëhet ndërmjet ujërave kupa e qiellit dhe le t’i ndajë ajo ujërat prej ujërave”. 7 Hyji bëri kupën e qiellit dhe i ndau ujërat që ishin nën kupën e qiellit prej atyre që ishin përmbi kupën e qiellit. Dhe u bë ashtu. 8 Hyji e quajti kupën e qiellit ‘qiell’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e dytë.
9 Hyji tha prapë: “Le të bashkohen ujërat, që janë nën qiell, në një vend të vetëm. E le të duket teriku!”. Dhe u bë ashtu.
10 Hyji terikun e quajti ‘tokë’ kurse ujërat e bashkuara i quajti ‘dete’. Dhe Hyji pa se ishte gjë e mirë. 11 Dhe Hyji tha: “Le të qesë toka bar të gjelbër e bar që qet farë e lëndë frytdhënëse që jep fryte sipas llojit të vet që ta ketë farën e vet në vetvete përmbi tokë”! E u bë ashtu. 12 Toka qiti barin e gjelbër, barin që qet farë sipas llojit të vet, dhe lëndën frytdhënëse sipas llojit të vet, që ka më vetvete farën sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë. 13 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e tretë.
14 Hyji tha: “Le të bëhen ndriçues në kupën e qiellit, që ta ndajnë ditën e natën dhe të shërbejnë si shenja për stinë, ditë dhe vite: 15 që të ndriçojnë në kupën e qiellit dhe të ndrisin tokën”. Dhe u bë ashtu. 16 Hyji bëri dy dritëdhënës të mëdhenj: dritëdhënësin më të madh që të sundojë ditën e dritëdhënësin më të vogël që të sundojë natën dhe yjet. 17 Hyji i vendosi në kupën e qiellit që të ndriçojnë mbi tokë, 18 që ta sundojnë ditën dhe natën e ta ndajnë dritën prej errësirës. Hyji pa se ishte gjë e mirë. 19 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e katërt
Si u kriju drita para se mu kriju Dielli ?
Mandej si nje her toka eshte e shkret dhe e zbrazet kurse 2 fjal me posht ne toke ka ujera ?
Sipas leximit te ketyre vargjeve Hyji pa se ishte e mir , Hyji pa se ishte e mir, Hyji pa se ishte e mir .....pra gjithe kjo spaska qen me plan por paushall dhe mbasi eshte kry e ka pa qe e ka pas mir edhe u krenu qe eshte mir dhe e ka lene krijimin e tij kshtu ??
Krijoni Kontakt