Emri Skender ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksander. Keshtu qe shume studiues emrin Skenderbej e perkthejne si Aleksandri i Madh. Sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin Iskanderbej. Fakt eshte qe Skenderbeut i pelqeu emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokes ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Ne oborret europiane te kohes njihej me teper me kete emer, kete e deshmojne edhe veprat e shumta mesjetare te shkruara per te (kompozitori i famshem Antonio Vivaldi, ne vitin 1718 vuri ne skene operen "Scanderbeg") .

Gjergj Kastrioti ishte djali me i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshes Vojsava, femija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi me 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman qe ne moshe te mitur(9-vjeēare) dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje. Atje, zgjuarsia dhe shkathtesia e ēuan Gjergjin ne shkollen e sulltanit (icogllaneve) qe pergatiste komandante e nepunes.
Natyra i kishte dhene dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit te shkolles, Gjergj Kastrioti "(Skenderi)" kreu detyra ushtarake ne Ballkan e ne Azine e Vogel, duke u dalluar per trimeri dhe per kete arsye iu dha titulli bej qe do te thote princ ose fisnik pra Skenderbeg do te thote Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurre Atdheun e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi. Me vdekjen e te atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por ne fakt sulltani e emeroi sanxhakbej jashte tokave shqiptare.
Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t'u kthyer ne Shqiperi ne fronit e te atit, deri ne vitin kur ai u nise kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelise.
Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit, u ndeshen dy ushtrite. Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik. Skenderbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes, se bashku me 300 kalores shqiptare e me te nipin Hamza Kastrioti, u kthye ne Diber, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa per perforcimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet, dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare.
Ne janar te vitit 1468 Skenderbeu u semur gjate zhvillimit te nje Kuvendi te thirrur nga ai, ne te cilin ishin te ftuar te gjithe princat shqiptare. Vdiq me 17 Janar 1468 ne Lezhe.
Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.