Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko tenton të "notojë " dhe të ngrihet përtej moralit të kohës

    Nga Aleko Likaj

    Pas botimit te romaneve, « Dritehije shpirtrash te humbura » dhe « Flijime te skajshme », Robert Martiko, ne romanin e tij te trete, vjen me nje teme te veçante dhe te pa trajtuar ndonjehere. Banoret e nje qyteti marin urdher nga drejtues te sistemit, te mos reagonin ne pritjen e dhene nga marinaret e flotes sovjetike, ne se keta te fundit, u rrembenin nga krahu motrat, grate, apo vajzat, dhe u a sillnin pas dy a tre oresh.

    Nuk e di pse, m’u kujtua perralla me kuçedren, e cila u kishte bllokuar banoreve ujin jetedhenes, dhe ne kembim te nje pike uji te vetme, sa per te shuar etjen, ajo kerkonte nga nje vajze per çdo dere. Cmim teper i larte qe nuk e ngre kandarin.

    Shkrimtari Martiko, behet kesisoj me elokuent e « nazeli », ku merr persiper qe te vizatoje dhe te pershkruaj, duke na dhene emocionalisht ate situate.Duke vene ne themel te vepres se tij « moralin – shenjt », jo ate internacionalist, ai « operon » bindshem dhe me sukses pastaj, duke na dhene me besnikeri copeza jete nga ajo ngjarje e madhe, ku u vune perballe, dy kombe me bote dhe karaktere te ndryshme, por edhe me filozofi te paluajteshme nga « stofi « i tyre kombetare. Ate nuk e shqeteson, dhe nuk eshte aspak i preokupuar, qe te kthehet e te analizoje dhe evidentoje, historine e mjeruar te nje sistemi qe lame pas, te cilin e konsideron ate si ; « me e perbindeshmja, ku 60 miljon viktimat, apo jetet njerezore te asgjesuara ne emer te marrezise se organizuar… » do te perbenin dhimbjen me te madhe qe ka njohur historia e ketyre dy shekujve te fundit. Kjo eshte pjese qe i takon specialisteve te nje tjeter fushe, edhe pse Martiko, jep deduksione te qarta e filozofike per ate kohe ne romanin e tij « I braktisuri ».Nje liber qe tenton te « notoje » dhe te ngrihet pertej moralit te kohes.

    « Mos nderto lumturine mbi fatkeqsine e tjetrit », eshte dhe mbete ne thelb, laitmotivi qe pershkon gjithe krijimtarine e ketij autori. Ndoshta drama dhe kalvari qe kaloi familja e tij ne te kaluaren, e kane bere autorin e ri te tre romaneve e tregimeve, te vendose ne qender te vepres se tij, njerez dhe karaktere humane. « I braktisuri », eshte nje roman qe ne rradhe te pare, kerkon qe t’i kendoje dhe ti thurr hymne dhembjes njerezore. Me nje subjekt te sjelle nga fundi i viteve 50 te, ne nje qytet bregdetar Shqiptar, Robert Martikua, na sjelle mesazhe te rendesishme, te paqes shpirterore dhe dhe te jetes se ndershm,e qe duhet te pershkroj qenien njerezore, edhe kur ata vihen perballe situatave tej te veshtira, duke mos u tjetersuar.

    Me gjuhen e nje rrefimi te kendshem, shume skena te librit kalojne perpara nesh, si ne nje celuloid filmi, qe te mban mberthyer, qe nga paragrafi i pare i vepres me te fundit te Martikos. Ne to ka nje natyrshmeri dhe besueshmeri, ku nepermjet nje gjuhe te thjeshte dhe poetike, perveçse ngjarjes, zbulon para nesh njeri pas tjetrit, karraktere te dhena mjaft mire artistikisht. Ne fillim, çoroditje dhe inferioriteti ne emer te « dashurise vellazerore te popujve te nje ideali », pas se ciles qendron nje sfond i madh dhe i gjere politik i kohes, marrin nje kthese te befasishme e te menjehershme, ku spikasin ne veper njerez me virtyte e moral te larte, te palekundur ne idete dhe ne drejtesine e mendimit dhe gjykimit te tyre, te cilet pa dyshim, bejne edhe deferencen ne ate subjekt terheqes.

    « Mund qe te quhem ne kete menyre njeri i lire », pyet veten nje prej personazheve te romanit, atehere kur i duhet qe te vendose per te bere kthesen, per te marre pergjegjesite morale, te cilat i duhen qe te shpetoje jo vetem veten, por edhe shoqerine dhe ambjentin qe e rrethon.

    Ngjarjet qe kane ne thelb gjithe vizionin e diktatures qe lame pas, jane te « gatuara »mjaft mire artistikisht me arrestime, burgosje, qeli dhe burgje. Mungese hapsire dhe …lirie. Te dhena bukur emocionalisht, ato mbartin brenda tyre nje ndjenje qe nuk thyhet, as edhe hepohet nepermjet personazheve te tij, te cilet nuk mund qe ti perkasin « turmes qe brohoret me citate ».E pare ne kete kend, i gjithe subjekti qe tenton te na sjelle copeza te « karakterit te zbrazet » te personazheve ushtarake dhe partiake, te cilet tentojne qe te shkelin dhe te dhunojne, ne rradhe te pare lirine e te tjereve, duke ngritur mbi to lumturine e tyre, mbetet shume domethenes.

    Shkrimtari Robert Martiko, ndryshe nga shume subjekte nga kjo teme, te cilat nuk i mungojne letersise sone, per shkak se jane trajtuar qe pas viteve 60 te nga autore te tjere, duket se, ka ditur qe te perzgjedh e te jape nepermjet nje metafore artistike letrare, nje dimension krejt te ri, ate te rriberjes dhe rrigjetjes, nepermjet nje kalvari te gjate vuajtjesh. Ne romanin « I braktisuri », ndjehet edhe elementi biografik, i cili nuk sherben ne kete rast si nje qellim me vete, por si nje « pike », ku autori i referohet idese se tij, per te dhene pastaj mesazhin qe pershkon qe te gjithe vepren. Ndryshe nga te dy romanet e tjera ku mbizoteron, fryma filozofike e nxitur nga egzistencializmi, ku jepet tentativa per ta kufizuar ate, pikerisht ne piken me delikate, ne ate te « zgjedhjeve te modeleve », sipas shkrimtarit, ilustrimi me i mire i tezes se tij, « nuk mund qe te jete veç vete vendi i sproves me poshteruese te njeriut ; lindja e nje sistemi qe u quajt dhe u servir si « komunizem », ky i fundit, duket me « klasik ». Kjo jo vetem ne prezantimin dhe vizatimin e situatave, si dhe te personazheve qe levizin brenda vepres, por edhe ne qendrimin qe mban vete autori per ngjartjet qe pershkruan aty.

    Robert Martiko i diplomuar tre dekada me pare ne inxhinjeri mekanike , perpara se te perjetonte kalvarin e gjate te familjes se tij, nuk mundi qe te realizoje dot enderen e fshehur, qe mbante dhe perkundete brenda vetes, letersine, dhe deshiren per te vizatuar realitetin e munguar te atyre viteve. I ndodhur ne emigracion qe prej nje dekade e gjysem , ne ishullin e Korfuzit, ku ka ngritur nje bisnes modest, ai sot eshte nje nga penat e spikatura ne diasporen shqiptare, dhe prezent me krijimtartin e tij te shumte e te larmishme, ne te gjithe mjetet mediatike dhe internetike.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko: Kolegji Saverian i Shkodrës dhe psikologjia e turmave

    Nga Robert Martiko

    Falë shkrimit të shkrimtarit Leon Leka, duke lexuar rreth historisë së persekutimeve të Kolegjit Saverian të Shkodrës, lexuesit i jepet rasti të dallojë dhe njëkohësisht të gjejë të ilustruar, akoma edhe një herë, egërsinë e jashtëzakonshme të megavdekjeve më të mëdha të regjistruara në historinë e njerëzimit, te kryera ne emër te politikave të marrëzisë së organizuar.
    Meqënëse në këtë rast, kemi të bëjmë me tmerre ekzemplare të kryera prej njeriut ndaj të përngjashmit të tij, padashur iu drejtova librave dhe koncepteve të Frojdit, për të kuptuar e zbuluar psikologjinë e egër të turmave në momente të caktuara kronikale apo historike...
    Dukuria me interesante e njekohësisht më e rëndësishme e formimit të turmës është ekzaltimi apo intensifikimi i emocionit. Kjo bën që secili pjesëmarrës te mos largohet nga aksioni pa kënaqur më parë instiktet e tij apo zbutur pasionet e tij prej krimineli të papërmbajtur. Cdo individ i tillë ndjehet si i dehur në ato çaste... Psikologu amerikan Uiliam Mc. Dugll e shpjegon këtë fenomen duke e quajtur parim të induksionit të drejtpërdrejtë emocional. Eshte fakt që shënjat të cilat dallojmë te një gjëndje emocionale, janë të tilla që shkaktojnë automatikisht të njëjtin efekt edhe te personi që vrojton. Ky përkim automatik është aq i fortë sa më i madh të jetë numri i personave tek të cilët vërehet njëkohësisht ky efekt. Në këtë rast fryma kritike e individit të veçuar zhduket. Sa më trashanike të jenë motivet afektive aq më shumë mundësi ka që ato të përhapen në turmë në trajtat më ekstreme, mizore e shtazarake...
    Për ta thjeshtuar problemin, do te doja të shtoja se pikërisht në këtë mënyrë, shpjegohen atrocitetet ndaj shkollave fetare, priftërinjve qytetarëve apo edhe banorëve të thjeshtë të një komuniteti apo kombi të caktuar. Mbasi vëllavrasjen komuniste nuk e kreu vetëm një grusht njerëzish por me mijëra njerëz, të cilët duke shoqëruar prijësit e kopesë, dallonin se në shoqërinë e tyre mund të zbusnin e qetësonin deri diku instinkte të shumta shtazarake: me gjak, hekur, zjarr e litar...
    Pak a shumë psikologjinë e turmës, poeti romantik, gjerman Henrik Hajne e ilustron artistikisht nëpërmjet këtyre vargjeve të thjeshta te poema e tij e famshme Ata Troll:
    “...Bota e shtazëve të ulëta
    zien mjerim, urrejtje e mburrje...”
    Nga ana tjetër, ç’gjë më e bukur mund të ekzistojë... më poetike në altarin e arsimimit të një vendi, se sa një kolegj, ku shpirtra të rinj, gjithë gëzim e jetë u drejtohen bankave të shkollës, për të mësuar e më pas, për të shpërndarë kudo dritën e bukur të arsyes, diturisë e mënçurisë!... Në shkrimin e Leonit bëhet fjalë për Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës apo për një nga qëndrat e para të mësimdhënies në Shqipëri: një vend ku shkollat përgjithësisht mungonin. E megjithatë, ky burim i pastër drite e kulture nuk emocionoi askënd pozitivisht nga kopeja e kuqe... Përkundrazi. Komunistët e porsaardhur në pushtet, nuk u rezervuan për të burgosur e kaluar në thikë e zjarr pothuajse të gjithë nxënësit saj. Ndodhi pak a shumë njësoj si me shkollën teknike të amerikanit Harri Fulc, i cili në një rast, për të mësuar studentët shqiptarë të mos përbuznin punën, futi vetë duart në ujërat e zeza të shkollës, për të zhbllokuar një nevojtore që nuk funksiononte. Për një shoqëri ballkanase, të prapambetur deri në palcë, në të cilën, nëpër fshatra, punonin më shumë gratë se sa burrat, ky qe me të vërtetë një gjest i pakonceptueshëm në atë kohë.
    Gjatë gjysmë shekulli komunizëm në Shqipëri, krahas krimeve më monstruoze në historinë e njerëzimit, natyrisht, u shtrëmbërua edhe vetë e vërteta. Fjala vjen, ballistët u akuzuan nga propaganda e kuqe se gjoja prisnin gishtërinj grash shqiptare për të grabitur unaza, ndërkohë që komunistët në valën e grabitjes së pasurive private prenë me mijëra koka bashkatdhetarësh.. Kështu ndodhi edhe me jezuitët. Ky grupim fetarësh, që historikisht është dalluar ndaj urdhrave të tjera fetare të kishës katolike, për hir të pastërtisë dhe flakës së pasionit shpirtëror, është paraqitur për të paditurit, (madje edhe në Evropë) si klishé: një sinonim i intrigës dhe pabesisë... Ç’gjë më qesharake dhe më e pabazuar! Vecanërisht, kur u hedh një sy statistikave të krimit e vëllavrasjes në Shqipëri. Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan për motive politike 5.037 burra dhe 450 gra. U dënuan me burgime 16.788 burra dhe 7.367 gra. U dëbuan nga qytetet e zonat kufitare 11.356 familje. U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj dhe u burgosën 1.215 burra dhe 38 gra të huaja. U pushkatuan 95 kosovarë të ndodhur ne Shqipëri.
    Pikërisht, këto tmerre të kryera në një vend të vogël si Shqipëria, më bëjnë ti kthehem edhe njëherë psikologjisë së mësipërme të turmës, lukunisë së ujqërve apo vulgut të ekzaltuar. Për të ilustruar ndjenjën e intensifikimit emocional të turmës apo kopesë, ju jap fjalën, këtë radhë do të flas pa kurrfarë termash shkencore... Sigurimi famëkeq shqiptar arriti të përdorë me mjaft sukses jelekun e torturës, dëmtimin e organeve gjenitale, kamxhikun dhe drurin, lënien pa ushqim e ujë për ditë të tëra... Përdorej rrymë elektrike deri në humbjen e ndjenjave. Të burgosurve u varnin në qafë zinxhira apo pesha të rënda, u mbushej goja me kripë, u shuhej cingarja në trup e në sy, u thyheshin kockat e u shkulej mishi me darë... Në palcë të dimrit futeshin të arrestuarit në ujë të ftohtë. Përdoreshin kimikate për shkatërrimin e sistemit nervor... Përdorej zgjoi i bletëve si dhe dhjetëra metoda të tjera nga më mizoret që janë në gjëndje të konceptojnë vetëm mëndje të djallëzuara e të përbindshme.
    Edhe në një rast tjetër kam shkruar për Zef Lekën babanë e dashur e dinjitoz të Leonit. Në çdo rast të asgjësimit absurd të njeriut paqësor e të ndershëm, bëj pyetjen: “Si është e mundur individë të tillë që në raste të tjera mund të përbënin lulen, krenarinë, nderin dhe dritat e civilizimit të një kombi, të trajtoheshin me dhunë, burg e tortura fizike prej vetë bashkatdhetarëve të tyre?”...
    Më del parasysh edhe një plejadë e tërë etërish e dritëdhënësish katolikë si Pjetër Mershkalla, Zef Pllumi, Simon Jubani, Dom Ndre Zadeja, Gjergj Vata, Daniel Dajani, Gjon Shllaku, Mark Çuni e shumë humanistë e heronj të tjerë, ushtarë të panjohur nga gjithë Shqipëria... Kur erdhi çasti i përballimit me vështirësitë, vuajtjet dhe vdekjet, këtë fundit arritën ta përbuznin. Pikërisht, këtu qëndron edhe madhështia e tyre. Ndofta kishte ardhur koha kur fjala e urtë “Si vis pacem para bellum”, (“Nëse do paqen përgatit luftën”) do të duhej të zëvendësohej apo modifikohej me një tjetër: “Si vis vitam, para mortem”... Që do të thotë: “Nëqoftëse do jetën, përgatit vdekjen.” Veç këtu bëhet fjalë për një vdekje jo të zakonëshme por mjaft heroike e dinjitoze.
    Mbasi vdekja e martirëve nuk mund të përbëjë kurrë asgjësim shpirtëror por një rilindje të madhe morale e shpirtërore... Eshtë një përsëritje e shembullit më sublim për gjithë njerëzimin, të vdesësh apo dhurosh jetën tënde për një botë më të bukur, më të butë, më ideale, më të edukuar e më të ndershme...
    Në anën tjetër, kopeja e uritur për gjak, si rudiment tragjik i të kaluarës, përherë e zhytur në padituri, mjerim e mburrje endet si kufomë e verbër, përjetësisht e pakorrigjuar në mjegull dhe errësirë...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko: RRETH EPOKES KONTEMPORANE

    Nga Robert Martiko

    Sa larg gjendemi nga kohërat e ndritura të botës shpirtërore humaniste, iluministe e romantike, kur filozofët, shkrimtarët, intelektualët e poetët besonin në përparimin moral të njeriut. Eshtë fakt se sa më shumë njeriu zvarritet në hapësirën e kohës, dita ditës, gjithnjë e më shumë, këput lidhjet shpirtërore me vlerat=2 0e vërteta të urtësisë e ndershmërisë.
    Dhe si për të mbushur vakumin e krijuar në kohët moderne, nën flamurin e “New Age” kanë mbirë si kërpudha të helmuara dhjetra shkolla e shkollëza të ashtuquajtura “Okultizmi i ri”, “Paragjykimi i ri”, “Feja e re” etj. që kanë lënë vulën e tyre të zezë në shekullin e kaluar. Dhe ende vijojnë... Nuk bëhet shaka. Bëhet fjalë për tregun e ri të bindjeve të njeriut! Kësaj lloj specjeje aq delikate e të çuditëshme
    Hyni në një librari të qytetit ku jetoni dhe përpiquni të lexoni emra të ndryshme librash... Përpiquni të kuptoni idetë e tyre. Shumica e tyre gjënden aq larg nga parimet e diturisë dhe urtësisë. Po ju përmend disa dituj: “Ç’është astrologjia?”, “Të fshehtat e spiritizmit”, “Taro”, “Kthimi i perëndive”, “Fenomeni i UFO-ve”, “Bota e panjohur e shpirtave”, “Eksperienca pas=2 0vdekjes” dhe sa e sa të tjerë...
    Mbi të gjitha mbizotëron pornografia.
    Kuptohet, shumica e këtyre librave nuk janë veç për tu hedhur në koshin e plehrave. E megjithatë mbizotërojnë në treg. Sepse blerësit e tyre, njerëzit, i mbajnë e stimulojnë në raftet e librarive, duke i blerë ato. Sa vlerë kanë idetë e tyre në krahasim me filozofinë e vërtetë, mund të thuhet se janë të përngjajëshme me vlerën që ka dashuria e vërtetë në krahasim me pornografinë.
    E megjithatë jo vetëm banorët e thjeshtë të botës së civilizuar kanë rënë në këtë batak të madh shpirtëror e moral por edhe shumica e intelektualëve dhe shkrimtarëve, të cilët furnizojnë tregjet me vepra të tilla pa vlerë. Zbigniev Brzhezhinski, një nga këshilltarët më në zë i mjaft presidentëve amerikanë, te libri i tij “Out of Control” i përshkruan an alitikisht plagët e shoqërisë amerikane. Nuk janë dhjetë, sa ato të Faraonit në kohën e Josifit të Biblës së Vjetër, por njëzetë... Ndofta mund të jenë më shumë: varet nga mënyra e faktorizimit dhe e redaktimit të problemeve. Autori i mësipërm nuk e bën më kot këtë lloj numërimi përveçse me detyrën institucionale për të parë e shqyrtuar fenomene të caktuara sociologjike që një ditë prej ditësh, nëse gjendja nuk do të ndryshojë, do ti bëjnë varrin qoftë edhe një superfuqie si Amerika.
    Më kujtohet aty rreth fillimeve të viteve gjashtëdhjetë në Shqipëri, kur ende vinin materiale gazetareske nga Moska, një revistë sovjetike me emrin “Temps Nouveaux”. Edhe pse informatat rreth SH.B.A. jepeshin të kufizuara e çensuruara, kandidatët për presidentë analizoheshin në pikëpamjen morale e shoqërore qysh në bangat e shkollës fillore. Bëhej fjalë për notat e tyre në mësime, sjelljet etj... Pasi vetë elektorati amerikan e kërkonte një gjë të tillë. Sigurisht, bëhej fjalë për një vetrinë. Hipokrite... Pasi një proverbë e vjetër thotë se gjynahet dhe paratë mbeten përher ë elemente të panjohura për publikun. Veç edhe vetrina kishte rëndësinë e saj, në krahasim me kohët e reja, ku filtri i zgjedhësve ndaj presidentëve, kryeministrave, intelektualëve, shkrimtarëve, poetëve, piktorëve, kineastëve, artistave, këngëtorëve dhe artit në përgjithësi, shkon dita ditës duke u llaskuar e prishur.
    Një profet i vjetër ka thënë: “Do të vijë dita që do të shikoni dhe nuk do tju besoni syve!”. Dhe nuk gabonte, përderisa në ditët e sotme, vërehet që njerëzimi gjithnjë e më shumë shkon drejt përplasjes me planetin e tij... Bëhet fjalë për një krizë të vërtetë morale, ku kryesorja është se politikanët, filozofët, intelektualët, sociologët apo kokat më të mençura të njerëzimit nuk mund të japin kurrfarë zgjidhje.
    Bëj pyetjen: mos vallë ka qënë më e mirë bota në të kaluarën? Natyrisht që jo. Mund të shtroj njëkohësisht edhe këtë pyetje fare të thjeshtë... Nuk qe Bota Perëndimore qe ajo që shkaktoi dy Lu ftrat më të mëdha në Historinë Botërore me miliona të vrarë e të asgjësuar?... Me pak fjalë, konkluzioni im është se në të gjitha kohërat vetëm një minorancë e veçantë, tepër e rrallë, njerëzish zemërzjarrtë e të ndershëm, mund të konsiderohen si elita e ndërgjegjes apo heronjtë vërtetë të gjinisë delikate, njerëzore. Janë pikërisht individë të veçantë ata që përpiqen të transmetojnë nga njeri brez në tjetrin traditën morale të hapjes së shpirtit.

    Pikërisht, në këtë aspekt e kam trajtuar novelën “Një çmim për shkrimtarin e vdekjes” (historia e një sahanlëpirësi të zgjedhur). Personazhi im kryesor, rastis të jetë një zezak afrikano-qëndror... Ky në të kaluarën ka kërkuar gjithë ato koka bashkatdhetarësh e vëllezërish për tu prerë nga diktatori i tribusë së tij. Gjithë jetën e tij është përpjekur me mish e me shpirt të hyjë në elitën sahanlëpirëse, spiune e kriminele të xhunglës së mjeruar... Dhe ja ka arritur qëllimit. Plotësisht. Konkluzioni është se sado çmime që ti jepen, ky person nuk pushon së mbeturi historikisht, një mercenar ordiner i Luftës së Klasave... Historia e shoqëron deri në vdekje. Bëhet fjalë për një brashnjar të vërtetë të ndërgjegjes! Nga Bota Moderne nderohet pikërisht sepse noton në elementin e tij, të njerëzve të përngjashëm si ai, të mësipërm: të ndodhur me vite të tëra yjesh drite larg nga ndershmëria dhe aristokracia e vërtetë e ndërgjegjes. Duket sheshit, është fakt që këta të fundit, as që duan ta dijnë se dikur ky person nuk ka përbërë asgjë tjetër, përveçse një trubadur e menestrel i Ferrit, Mefistofelit e Djall Dyvelit. Se janë të shumtë ata që e kanë pësuar nga arti i tij kriminel në kohën e Megavdekjeve më të mëdha të Historisë së Njerëzimit: gjashtëdhjetë milionë të vrarë e asgjësuar në të gjithë botën komuniste.... Jo pak herë komisjonet çmimdhënëse europjane bëhen qesharake në zgjedhjet e tyre. Vini re, duke bërë fjalë për gjoja personalitete të mëdha me vizione të rralla e të jashtëzakonshme... Në të vërtetë nuk janë veç individë mikros kopikë e meskinë moralisht të shëmtuar deri në vdekje....
    I drejtohem lexuesit të thjeshtë të lexojë novelën e mësipërme. Do të gjejë në çdo paragraf e rresht vlera të vërteta artistike e estetike... Për atë që ndien ti djegë në shpirt e zemër flaka e drejtësisë do të gjejë në faqet e saj një shok e mik. Por edhe për atë që dëshëron të ketë fëmijë për së mbari, që dëshëron tu hapë sytë... si pasuria e tyre më e madhe dhe më e çmuar në jetë. Mbi të gjitha të kenë karakter të hapur. Të mos paraqiten manovrues, hileqar e të pabesë...
    Sipas Mahatma Gandit të mos fitojnë pasuri pa mundim, të zhvillojnë politikë pa principe, të shijojnë kënaqësi pa ndjenjë, të kenë njohuri pa karakter, të zhvillojnë tregëti pa moral, shkencë pa njerzillëk dhe admirim pa sakrificë...
    Të nderuar lexues, pasi ju jepet rasti të lexoni të gjitha këto prej meje, më thoni, ç’kuptim ka të admiroj ç’do lloj arti që më bie në dorë, përderisa mbetem deri në vdekje besnik i parimit se NDERI DUHET TE USHQEJE ARTET... Në mënyrë që ky të jetë i vlefshëm për kultin e shenjtë të njeriut... Ta dojë e respektojë atë! Edhe të panjohurin!
    Kjo është më kryesorja.
    Libri “Një çmim për shkrimtarin e vdekjes” (historia e një sahanlëpirësi të zgjedhur) nuk e humbet kurrë vlerën e tij. Përkundrazi. Ai shkon paralel me zhvillimin dhe metamorfozën e një kameleoni që rastit të gëzojë talentin e të shkruarit ose ti bjerë fyellit me të cilët dikur qetësonte e njëkohësisht egërsonte gjarpërinjtë e krimit...
    Dhe mos harroni më thelbësoren! Jetojmë në kohë të sëmura...
    Do të vijë dita që do të shikoni dhe nuk do tju besoni syve... Mungesa e moralit ka çmimin e tij...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •