Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118

    Vërejtje? Po për çfarë!

    I/e nderuar Davius,

    Nuk më pëlqen kur njerëzit abuzojnë me atë që i besojn. Nuk më dhimbset një vërejtje, aq më tepër kur e marr pa bërë asgjë. Po ju të më ofendoni mua injorant dhe unë të duartrokas dhe të them faleminderit? Ku është barazia në forum, e drejta e çdokujt? Apo jemi veshur me imunitetin e moderatorit dhe ti lëshojm vërejtjet si të duam ne? Jo jo, nëse flitet për një forum i lirë dhe i barabart për cilindo atëher të vihet rregulli si në rastin e abuzimit nga ana e Z. Davius. Shikoni më poshtë dhe gjykoni vet se si ka qënë e gjithë historia e midis meje dhe Z. Davius.

    __________________________________________________ ______________
    I/e dashur Aikido,

    Moderatorët e Forumi Shqiptar u kanë bërë një vërejtje.

    Arsyeja: Fjalor i pahijshmëm
    -------
    Injorancen perdore diku tjeter, jo ne forum.
    -------

    Kjo vërejtje ju kushton 1 pikë dhe mund ta kufizojë aksesin që ju gëzoni në forumi deri ditën që vërejtja skadon. Vërejtjet serioze nuk skadojnë kurrë.

    Postimi ku morët vërejtjen:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2355294

    Postuar më parë nga Davius
    Aikido,

    Më kontraverz je ti që nuk di të lexosh mesazhet e shkruara, unë kam thënë se Chelsea ka humbur shkëlqimin si ekip, por kam thëne në transfertë ka humbur disa. Por, ti dukesh aq i mençur sa që me siguri nuk di të lexosh.

    Andaj, kur të flasësh për moderatorët e sportit që bëjnë punë vullnetare me vite e vite, duke edituar e fshirë me qindra e mijëra postime injorante si puna jote, duhet të ngresh dy gishta për të marrë fjalën.
    Faleminderit për zgjuarësin, mos ofendo në radh të parë për statusin që mban, dhe as nuk të ofendova po të vura në dukje një të metë tënden dhe të një moderatori tjetër Rapsoul. E dyta se e bën vullnetare nuk do të thot mos të jesh transparent, sa për lexim dhe shkrim duket SHQIPJA e kujt është më e kulluar dhe standarte. Tani të kalojm tek çështja që po diskutonim (që nuk besoj se do të jetë i suksesshëm në Angli. Mbas një muaji - Mendoj se CHELSEA do te jete pretendenti kryesor per trofeun ne Angli.) besoj se këtë e ke shkruar ti dhe jo unë apo jo?! Përpara se të marrësh zjarr dhe të kontrollosh emocionet ik bëj JOGA dhe ruaj kontrollin sepse lë shum për të dëshiruar.

    Congratulations to your ignorance...
    Gjithë të mirat,
    Forumi Shqiptar
    __________________________________________________ _______________

    Gjykoni vetë se cili ka qënë inisiatori i ofendimeve dhe fodullëkut. Duke arritur deri aty sa jep dhe vërejtje, duke më akuzuar mua sikur e kam ofenduar. Absolutisht thash një të vërtet, dhe kërkoj nga stafi administrativ të japi një përgjigje definitive. Se nuk do merrem me njerëz që nuk arrijnë të sundojn mbi emocionet e tyre dhe që marrin zjarr me fjalën e parë, se kanë munges të theksuar argumentash dhe duhet ti japin zgjidhje gjërave duke përdorur aksesin e besuar nga stafi.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ti me këtë fjalor dhe me këtë injorancë që ka ndaj moderatorëve dhe anëtarëve tjerë, jo vërejtje, por shumë shpejt do të përjashtohesh nga forumi. Forumi nuk është arenë ku ti mund të shfrysh epshet tuaja, unë që kohë kam vërejtur natyrën tënde nënçmuese, por kam hesht, si duket shumë shpejt do të marrësh dënimin e merituar.

    Fundja, ti je askush të kritikosh punën e moderatorëve të sportit, sepse unë kam kujt ti jap llogari, ndërsa ti duhet MUA të më japësh llogari.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Ti me këtë fjalor dhe me këtë injorancë që ka ndaj moderatorëve dhe anëtarëve tjerë, jo vërejtje, por shumë shpejt do të përjashtohesh nga forumi. Forumi nuk është arenë ku ti mund të shfrysh epshet tuaja, unë që kohë kam vërejtur natyrën tënde nënçmuese, por kam hesht, si duket shumë shpejt do të marrësh dënimin e merituar.

    Fundja, ti je askush të kritikosh punën e moderatorëve të sportit, sepse unë kam kujt ti jap llogari, ndërsa ti duhet MUA të më japësh llogari.
    Ku e shikon fjalorin e pahijshëm? Ku e shikon ofendimin? Unë nuk tu drejtova si dikushi, thjesht ashtu e pash unë të arsyeshme dhe kontestova një postim tuajin. Ju vazhdoni e ofendoni akoma? Çfarë të duket vetja, që më drejtohesh që në fjalin e parë me ofendime? Ti as me njeh dhe as nuk të njoh, aq më tepër në një forum ku nuk do kesh mundësi kurr të më njohësh e jomo të dish natyrën time. Nëse me vjen vakti për tu përjashtuar dhe e meritoj përjashtimin, atëher ja bëj hallall, po të më bëjnë për budalla këtë s'ia fal vetes dhe do kërkoj të drejtën time deri në fund.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Çështja është e mbyllur, tjetër kush vlerëson punën time, ndërsa unë dhe vetëm unë vlerësoj punën tënde! Unë e pashë të arsyeshme të të jap vërejtje, për injorancën dhe ofendimet që më bëre duke shkruar: "Përpara se të marrësh zjarr dhe të kontrollosh emocionet ik bëj JOGA dhe ruaj kontrollin sepse lë shum për të dëshiruar"...

    Unë duke respektuar postin tim të moderatorit, të dhashë vërejte, ndërsa nëse personat me pozicion më të lartë në këtë forum, vlerësojnë se akti im ka qenë i gabuar, ato do të heqin vërejtjen dhe do të zë gjumi më rehatshëm.

    Nga ana ime çështja është e mbyllur, ndërsa mos nis me filozofia duke u treguar i rëndësishëm.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    "Përpara se të marrësh zjarr dhe të kontrollosh emocionet ik bëj JOGA dhe ruaj kontrollin sepse lë shum për të dëshiruar".
    Për këtë argument duhet të më falenderosh, se të kam dhënë një këshill falas pa asnjë interes. Nga forma reaguese, direkte me prepotenc dhe me inat, a thua se njihemi personalisht dhe kemi inate personale apo ku di unë çfarë ke pasur në mendje ti. Prandaj të lutem mos u hidh nga dega në deg kur nuk ke ku të kapesh, sepse është postimi i dytë që bie me këmbët tënde brënda. Mesa lexova rregulloren unë, këtu duhet ta jepte verdiktin një supermoderator ose admin, në rast se ka kontestime kërkohet dhe shpjegimi yt për rastin konkret. I vjetër je, shum postime po rregulloren nuk e posedon mirë.

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Moderatori është nxituar paksa në marrjen e vendimit dhe jam i bindur se qëllimi i paralajmërimit ka qënë të të bëjë të qartë se nuk duhet të vesh në diskutim punën e tij apo edhe moderatorëve të tjerë.

    Davius ka me vite moderator në Forumin Shqiptar dhe është familjarizuar shumë mirë me rregulloren e tij. Nëse një shkrim i tij nuk të pëlqen nuk do të thotë se ai është i paaftë të moderojë forumin, por thjesht ai kështu e mendon. Kur ai shkruan në një temë sporti nuk shkruan si moderator por si anëtar i thjeshtë siç jeni edhe ju ndaj nuk duhet ta karakterizoni shkrimin e tij si të një moderatori.

    Mendoj se kam qënë i qartë deri këtu.

    Vërejtjen e hoqa dhe një këshillë kisha për ju, respektoni punën e moderatorëve sikundër doni që moderatorët të respektojnë postimet tuaja.

    Gjithë të mirat.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •