Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PD dhe problemet e saje..

    Le te merremi pak dhe me PD-ne..


    Kush do le te diskutoje..

    Ja ky shkrim ne Shekull te kokokodhimes dhe ne Tema te mero ruco bazes.





    ------

    Gjyqi elektoral i PD

    shekulli

    ------------------------

    KRIZA E THELLĖ E PD-sė


    Besnik Gjongecaj |


    Demokratėt bėnė nė heshtje atė qė u kishte mbetur pėr tė bėrė: si pjesė e opinionit publik, e kthyen edhe ata vėmendjen te PS-ja, te procesi qė do tė pėrjetojė kjo parti etj. Demokratėt heshtėn, sepse nuk mundėn t'i gėzohen fitores, sepse nuk mund tė thonė dot qė janė fitues tė kėtyre zgjedhjeve. Thjesht, fituan krerėt e PD-sė, tė cilėt fshehėn me kujdes atė qė ka ndodhur realisht, pra faktin qė, edhe kėtė radhė, PD-ja mori mė pak vota se PS-ja. Megjithatė, ata do tė mbeten nė qeverisje, kėtė radhė duke zėvendėsuar aleancėn me punistėt e PAA-sė, me njė pjesė tjetėr tė sė majtės, me LSI-nė.






    Edhe kėtė radhė, ashtu siē ka ndodhur nė tė gjitha zgjedhjet politike dhe lokale qė janė zhvilluar nė Shqipėri (14 gjithsej, nėse do tė pėrshijmė edhe dy referendumet pėr miratimin e Kushtetutės), me pėrjashtim tė zgjedhjeve tė vitit 1992 dhe zgjedhjeve lokale pėrgjithėsisht tė pranuara tė vitit 1996, PD-ja ka marrė mė pak vota se PS-ja. PD-ja ka njė bilanc negativ elektoral, i cili, po tė analizohet nė tėrėsinė e tij, pra i shtrirė nė kohė pėr krejt periudhėn e tranzicionit shqiptar, 1991-2009, ėshtė njė bilanc zhgėnjyes pėr ēdo demokrat dhe njė bilanc tragjik pėr vetė PD-nė. Ėshtė zhgėnjyes pėr demokratėt, sepse PS-ja ka marrė mė shumė vota se PD-ja nė dhjetė nga katėrmbėdhjetė rastet, kur shqiptarėve u ėshtė dashur tė votojnė dhe tė ndajnė qėndrimin e tyre ndaj dy partive tė mėdha, PD-sė dhe PS-sė, pa neglizhuar kėtu edhe votimet pėr miratimin e projekt-Kushtetutės, tė realizuara pėrkatėsisht nė vitet 1994 dhe 1998, qė pėr shumė arsye, nė njė analizė politike, nuk kanė pse tė ndahen nga votimet e tjera.




    PD-ja e ka mundur PS-nė vetėm nė vitet 1992 dhe 1996. Ėshtė njė bilanc tragjik pėr PD-nė, si njė parti qė u ngrit mbi shpresėn shqiptare pėr demokraci, qė mblodhi energjinė mė tė madhe popullore tė mbledhur ndonjėherė, kapitalin mė tė madh politik, qė realisht njė parti ka pasur ndonjėherė nė Shqipėri. Ai kapital u tret pa mundur tė investohet realisht dhe nė njė pjesė tė madhe tė tij nė tė mirė tė shqiptarėve. Rezultatet e zgjedhjeve tregojnė ekzaktėsisht kėtė gjė.





    Tragjizmi qėndron nė atė se si ata, qė dikur ishin shkak i revoltimit tė shqiptarėve nė 1992-shin, sot marrin votėn e tyre, nė ēdo votim, nė ēdo kohė, mė shumė se demokratėt, mė shumė se partia qė u vu nė krye tė ndėrrimit tė sistemeve. Diēka ka shkuar shumė keq me PD-nė dhe nėse shihet me kujdes, krerėt e PD-sė dhe njerėzit nė shėrbim tė tyre, refuzojnė gjithmonė tė bėjnė analiza tė shtrira nė kohė, nė tė gjitha kuptimet. Ata merren vetėm me atė qė ndodh nė njė kohė tė dhėnė, pa kthyer kokėn prapa, duke qenė tė kujdesshėm qė tė fshehin faktin qė PD-ja merr mė pak vota shqiptarėsh se PS-ja, qė ky raport votash midis dy partive, meqė po bėhet i qėndrueshėm, sepse ėshtė njė gjė qė ndodh qė nga viti 1996, po kualifikohet edhe si "historik". Duke mos u marrė me pjesėn historike, u mbetet vetėm tė mbulojnė humbjen e radhės. Kėtė e kanė bėrė deri tani, ose duke pėrfituar nga sistemi elektoral, ose duke pėrfituar nga njė pėrēarje e PS-sė, ose me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe bojkotin e Parlamentit apo tė institucioneve tė dala prej tij. Kėtė qėndrim kanė mbajtur krerėt e PD-sė nė krejt historinė e zgjedhjeve tė pas 1996-ės nė Shqipėri.




    Ėshtė kjo arsyeja pse nuk ka asnjė analizė mbi masėn e rėnies sė votimit tė shqiptarėve ndaj PD-sė nė periudhėn nga 1992-shi e deri sot, nuk ka asnjė analizė pėr tė studiuar faktin qė tashmė ėshtė kthyer nė "trend", pra ėshtė bėrė "udhė", ėshtė kthyer nė njė tendencė tė vėrtetuar, qė PD-ja merr mė pak vota se PS-ja, se PD-ja ka kohė qė nuk ėshtė PD-ja e 1992-shit, jo vetėm nė kuptimin ideologjik, jo vetėm nė kuptimin moral, jo vetėm nė kuptimin politik, por edhe nė kuptimin elektoral. Nuk kemi asnjė analizė qė tė studiojė pse PD-sė po i largohen qytetet e mėdha, pse po i largohet pjesa mė e ndritshme e votuesve shqiptarė. PD-ja nuk votohet mė nga ata qė kuptojnė mė shumė, nga aleatėt e saj tė 1992-shit, d.m.th., nga studentėt, intelektualėt, ish-tė pėrndjekurit politikė, pra nga qytetarėt nė pėrgjithėsi. Qytetet e mėdha nuk janė mė mbėshtetėset e PD-sė, por tė PS-sė. Tirana, kėshtjella prej ku u mund komunizmi, nuk merret mė nga PD-ja qė pas 1996-ės, ēka duhet tė ishte e mjaftueshme pėr t'i thėnė ēdo ekipi drejtues tė PD-sė tė largohet dhe tė zėvendėsohet me njė tjetėr. Janė tė gjitha shenjat qė njė gjė e rėndė ndodh me PD-nė dhe ėshtė vetėm ēėshtje kohe qė atė ta kuptojnė edhe nė zonat periferike, ku lajmi shkon me vonesė.






    Ėshtė jashtė ēdo dyshimi qė gjithēka ka filluar para vitit 1997. Ky vit, para se tė bėhej shkak pėr gjendjen e rėndė nė Shqipėri, ishte pasojė, produkt i njė qeverisjeje tė papėrgjegjshme tė sektorit financiar (lulėzimi i piramidave financiare ishte njė papėrgjegjshmėri qeverisėse, para sė gjithash) e kombinuar me rritjen e autoritarizmit, qė gjithmonė e mė shumė po e shndėrronte PD-nė nė njė parti pa pėrmbajtje demokratike. Rrėzimi i firmave piramidale fabrikoi njė goditje tė fortė popullore mbi qeverisjen e PD-sė, dhe nė kohėn qė PD-sė i duhet tė ishte mė e fortė se kurrė pėr ta pėrballuar goditjen, autoritarizmi, si praktika e pėrjashtimit tė njerėzve nga marrja dhe ekzekutimi i pushtetit, pėrgjegjėsive, dhe pėrqendrimi i tyre nė duart e njė njeriu ose tė pak njerėzve, e kishte katandisur PD-nė nė njė forcė pa mbėshtetje tė gjerė dhe prandaj, mė tė dobėt se kurrė.






    Shenjat se autoritarizmi nė PD-sė nuk u pėlqente shqiptarėve, ishin dhėnė qė me referendumin pėr Kushtetutėn nė vitin 1994, por ajo ishte njė kambanė qė PD-ja s'e dėgjoi. Mė pas ēdo gjė shkoi si nė njė rrokullisje tė natyrshme. Autoritarizmi nė PD vazhdoi tė bėhej gjithmonė e mė sundues dhe mungesa e shpėrndarjes sė pėrgjegjėsive e bėnte partinė tė paaftė tė thithte dhe materializonte pakėnaqėsinė popullore, qė vinte nga qeverisja e PS-sė, e pengonte zgjerimin e saj, ashtu sikundėr i rriste shanset pėr njė politikė ēoroditėse qė bėhej herė nė rrugė dhe herė nė Parlament.
    Ardhja nė pushtet e PD-sė nė vitin 2005, pas njė dimri tė gjatė, dėshmoi qė PD-ja nuk kishte mėsuar asgjė nga "acari" i tij, pėrkundrazi. Qeverisja e PD-sė, nė katėr vitet e shkuara, pa pikė hezitimi, ka qenė njė qeverisje vėrtet e keqe, e paskrupullt. Asnjė reformė e nisur nuk rezulton e mbaruar dhe mė e zeza ėshtė se, shkelja e ligjit, pėrfitimi i padrejtė, poshtėrimi i individit, tashmė janė kthyer nė formė tė ekzistencės sė qeverisjes sė PD-sė.







    Ky vend ka arritur nė fazėn, nė tė cilėn dy partitė kryesore i ngjajnė njėra-tjetrės si dy pika uji. Sapo fillojnė tė qeverisin, mbulohen nga tė njėjtat probleme. Por diferencat janė ato qė krijojnė fluks votash, nga njė parti te tjetra, nga votuesit te partia, pėrmes rritjes sė pjesėmarrjes sė tyre, siē ndodhi nė '92-shin. Kjo dukuri ėshtė natyrore. Diferencat midis PD-sė dhe PS-sė pėr sa i pėrket modelit tė qeverisjes janė shuar dhe ky ėshtė edhe shkaku mė i thellė pse edhe nė tė ardhmen nuk ka asnjė shans pėr ta parė PD-nė me mė shumė vota se PS-nė. Do tė ndodhė, megjithatė, e kundėrta. PS-ja do tė vazhdojė tė ketė njė mbėshtetje popullore gjithmonė paksa mė tė madhe se PD-ja. Sepse nė PS mund tė jesh kundėr kryetarit dhe tė mos pėrjashtohesh nga partia, sepse nė PS vendimmarrja shpėrndahet midis autoriteteve dhe strukturave tė partisė, sepse nė PS votohet sipas "Njė anėtar, njė votė", dhe e gjitha kjo u jep mesazhin shqiptarėve qė PS-ja ka mė shumė shanse se PD-ja tė ndėrtojė demokracinė nė vend, pasi pėrpiqet ta ndėrtojė atė brenda vetes, nė fillim. Vini re, demokratė! Jo PS-ja, por atė se ku ėshtė katandisur PD-ja. Njė parti qė mposhti diktaturėn, por nuk ndėrton dot demokracinė. Le tė mos ta lejojmė kėtė gjė!



    *Artikulli mund tė lexohet i plotė on-line, nė gazetatema.net dhe shekulli.com.al. Titulli nė origjinal: "Gjyqi elektoral i PD"


    -
    -------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    KRIZA E THELLĖ E PD-sė

    Besnik Gjongecaj |

    ...... Vini re, demokratė! Jo PS-ja, por atė se ku ėshtė katandisur PD-ja. Njė parti qė mposhti diktaturėn, por nuk ndėrton dot demokracinė. Le tė mos ta lejojmė kėtė gjė!
    po si do ta ndertojme demokracine kaq kollaj kur ne Ministrine e Drejtesise dhe ne Prokurorine e Pergjithshme ambasadori del me flamurin e vendit te tij me te madh se ate Shqiptar .... sikur te kishte juridiksion te plote mbi keto organe ..... del ne krah te Edverit dy dite para zgjedhjeve ne bulevard ..... Kush do te guxoje te beje pastrim nga korrupsioni kur ky "miku" ve duret perpara duke thene "larg duart nga pastrimet e administrates" .... dhe pastaj nga krahu tjeter akuzohet qeveria se nuk ka bere asgje ne luften kunder korrupsionit .... pra eshte e falimentuar ne misionin e saj ...
    duhet pastrim gjeneral perndryshe vendi do kalbet nga te paaftet dhe banditat ...
    perndryshe si do ta luftojme korrupsionin ....?! me k*qet e xha balos ?!
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    msus..

    mir ke fol..

    un e solla kte shkrim te ketij gjongecit sepse ka ca gjera aty qe jan vertet problem..
    kam nje ide se ky gjongeci do ket qen me berishen dikur.. por ndoshta gaboj..

    mua me shqetson nje gje..
    sipas kqz-se del se ne votim kan marr pjese fiftififti e popullit..
    pra gjysma e popullit me te drejt vote ka ven zilen e celularit me u cu ne oren 6 a 7 te mjesit.. me la faqet e me pi kafe e me vesh poturet e xhamadanin ..lol.. e me marr pasosh e leternjoftim e me dal ne fush te mejdanit.. pra me hjedh njat vot.. ne kuti.. qe me kte vot me e kthye andej a ktej vaporrin e politikes..
    kurse gjysma tjater e popullit me te drejt vote.. ( se keshtu po thojn zyrat e shtetit qe 50% skan dal ne votim) nuk e ka prish gjumin.. e mjesit.. e ma von gjat dites jan marre me punet e tyre te perditshme.. e as qe kan care menderen qe 5 minuta tjakushtojne asaj kryedetyres qe ka nje shtetas njeher ne 4-5 vjet.. pra te votoje e me kte vote ti jap drejtim te mires.. nese mendojn mire apo te keqes ne semendojn keq..

    duke mos votuar kjo gjysme populli.. ka shkaktuar nje huti.. sepse lind nje pikpyetje e madhe..
    me ke jan kjo gjysem..???

    gjysma qe votoj u nda dhe vet per gjysem..
    pra gjysma e gjysmes votoj edvinin.. e gjysma tjeter e gjysmes votoj berishen..

    mirpo keshtu vaporri politik sdi nga do shkoje..
    sikur ajo gjysma qe nuk votoj te ishte shprehur ndoshta do dukej qarte se nga don shqiperia te shkoje..
    tani le te diskutojme..

    kush valle jan ata gjysma qe nuku duall ne votim..
    te jene socialiste te edvinit?

    nuk e besoj sepse socialisti ka ca detyra.. qe i njeh sojerisht..
    gjyshi ka qen aty.. i biri aty e tash nipo mbesat.. bile dhe sternipombesat aty do pj.erdhin ..ne po ate poce.. pra ata e kan te qarte se ne dit votimi patjater..patjater pa diskutim do cohet vota tek partia "jone".. pik..

    te jene demokrate te berishes ata gjysma qe nuku votuan..?
    hmm.. edhe kjo nuk eshte e sigurte.. sepse kish goxha qe votuan berishen.. aq sa edhe i dhan fitore atij.. ndonse milimetrike ne diference..

    pra kush paidhaqen e sėmės ishin kjo gjysme..
    per mua kta jan zhaba ..funderrina..ose kadare-isht po ta themi.. ..jashtqitje e kombit..

    keta m.uter duke mos votuar..e len ne mes te detit pamporrin politik.. sepse fitorja e x partie apo y -nit parti nuk eshte aq e thelle sa te.. jape mundesi qe vota te beje cudirat e ndryshimeve.. andej ose ketej..

    por un e kam muhabetin tek nje ceshtje o msus..
    pse pd nuk i terhoqi dot kta.. m.uterit..meqe keta dihet sic e thash ..socialist nu jan sepse socialisti nuk e le pa vajtur ne votim..
    pra berisha edhe se brodhi cep me cep edhe se e corri gurrmazin.. edhe se u a coj asfaltin te dera nje pjese..edhe se eshte ai qe i beri me lop shpi e katandi nje pjese..kur vjen puna te votimi ata nuk i vijne..

    me mir te behet i detyrueshem votimi me ligj..e keshtu e dime se me ke eshte ki qerrata popull..

    kjo ishte cka desha te them..

    si thua ti korason..meqe e diskutuam ktu nje dit punen e te votuarit..

    ??


    kjo me shqetson..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 04-08-2009 mė 02:56

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    ....
    kush valle jan ata gjysma qe nuku duall ne votim..
    .......
    te jene demokrate te berishes ata gjysma qe nuku votuan..?
    ......
    pra kush paidhaqen e sėmės ishin kjo gjysme..
    ....
    une di qe te gjithe ata qe jetojne jashte Shqiperise rezultojne neper listat e zgjedhesve .... dhe po te llogarisim numerin e tyre jemi afer 50% ... pastaj ka edhe nga ata demokrat qe jane te punesuar nga socialistat ( se bizneset ata i kane ne dore) te cilet kane frike me shku me votu se i heqin prej pune .... di une raste te tilla ....
    pastaj ajo qe eshte me e rendesishmja eshte "tarimi i votes se lire" .... kur nuk dalin llogarite futen "keta hollivudianet" ne pilaf dhe i nxjerrin fit e fit ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 04-08-2009 mė 03:23
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pd do rroje ashtu si e ka katandisur Saliu ne nje detashment interesash ekonomike e parash te vjedhura midis klaneve qe alternohen ne parti e shtet.
    Ajo do behet nje plasdarme lufte te ashper brenda llojit per te zene pozitat ku lopa milet me kollaj e me me shume leke. Pd do vazhdoje te rroje si parti pa ide, pa platforme, pa te majte e te djathte pa horizont, pa prespektive.
    Futja ne loje edhe e Metes do ta beje me te afert luften brenda llojit sepse do zvogelohet hapsira e hajdutllekut se nje pjese te madhe te tortes tani do ta haje i babezituri Meta e shpura e tij.
    Vete Meta si njeri pa pike morali ne momentin qe do ti zvogelohet gazjellesi i parave do ta braktise pd e do flirtoje me ps qe te marre me shume se ci ka dhene Saliu.
    Lufta brenda llojit do shtohet edhe per shkak te krizes ngaqe ka gjithmonbe me pak vende per te vjedhur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •