Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 73
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129

    Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së



    Fillimet në UÇK


    Nga më 30.07.2009 në ora 9:36
    Njohja e Kryeministrit Hashim Thaçi me heroin kombëtar Adem Jashari, fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së, vizitat e para të Kryeministrit jashtë Kosovës, si dhe shumë momente interesante të jetës së tij. Kjo është pjesa e dytë e intervistës së zhvilluar nga gazetari Blendi Fevziu

    KJ: Që në 1988 ke marrë pjesë në lëvizje ilegale?
    Hashim Thaçi: Që në 1988 kemi vazhduar me organizimin tonë që përmenda më herët, si dhe në Lëvizjen Popullore të Republikës së Kosovës isha organizuar përmes Kadri Veselit. Pastaj, grumbullova një grup shokësh studentë, bartës të lëvizjes studentore, në koordinim të plotë me Lëvizjen Popullore, organizonim demonstrata në qendër të qytetit të Prishtinës. Demonstratat kishin karakter politik për Kosovën Republikë, por ndërkohë pas demonstratave që zhvilluan në Podujevë, një grup i lëvizjes legale kaloi në legalitet, ky grup ishte i armatosur.

    KJ: Ç’do do të thotë?
    Hashim Thaçi: Të jetoje i ndjekur nga serbët, të tërhiqeshe nga jeta normale dhe të veprojë në fshehtësi maksimale kundër policisë, administratës serbe dhe Lidhjes Komuniste të atëhershme.

    KJ: Në lëvizjen ilegale ishit vetëm me literaturë, me organizime demonstratash, apo kishte edhe veprime konkrete, flas atentate, sabotime, gjëra të tilla...?
    Hashim Thaçi: Kishte sabotime, kishte organizime, në veçanti prej vitit ‘89, të fillimi të organizimit të armatosur, ka ndodhur edhe më herët në organizatat ilegale kundër inspektorëve të sigurimit të atëhershëm, të UDB-së. Por, në mënyrë më të organizuar ka filluar prej vitit 1989, në atë kohë ishte dhe një grup i organizuar ilegal, i armatosur në trevën e Podujevës, që pastaj u instalua një pjesë e madhe e tyre në Prishtinë. Hasan Ramadani, që ne bashkëvepruam në atë kohë, u kujdes për ta. Ishte një organizim që në fakt filloi të tronditë Lidhjen Komuniste të atëhershme, por mund të them edhe prezencën ushtarake, policore dhe sigurimin jugosllav në Prishtinë.

    KJ: Kur ke mbajtur armë për herë të parë?
    Hashim Thaçi: Armën për herë të parë, prej organizatës që vepronim, e kam marrë në vitin 1989, diku nga tetori, prej Afrim Zhitisë, mbaj mend shumë mirë edhe Hasan Ramadani i cili u vra në fillim të viteve 1990, pastaj filloi të qëndronte ilegal në Kosovë. Ishte një armatim modest.

    KJ: Çfarë ishte?
    Hashim Thaçi: Përpjekje guerile shumë moderne. Ishin gjysmë automatikë, automatikë shumë modernë, prodhim izraelit.

    KJ: E mbaje me vete?
    Hashim Thaçi: Ka pasur kohë, po. Ndërsa prej themelimit të UÇK-së, vazhdimisht po.

    KJ: Çfarë arme keni pasur në UÇK?
    Hashim Thaçi: Fillimisht kemi nisur me një armatim shumë modest. Unë kam mbajtur edhe revole, kam mbajtur edhe automatik, varësisht nga rrethanat, kushtet dhe veprimet që kemi zhvilluar. Por, ndërkohë unë vazhdimisht kam qenë i fokusuar në formësimin e konceptit politik të rezistencës tonë dhe të prezantimit të saj.

    KJ: A keni qenë ambicioz në shkollë?
    Hashim Thaçi: Mund të them se po.

    KJ: Në ç’kuptim?
    Hashim Thaçi: Në kuptim të shkollimit. Por, edhe kur luanim me fëmijë, në çfarëdo sporti kam qenë ambicioz të fitoj. Ambicie, si tek çdo njeri. Ka ndodhur që kemi humbur, por kam bërë përpjekje që të vazhdoj me lojën tjetër dhe që të fitoj.

    KJ: Si ka qenë gjendja ekonomike e familjes në atë kohë kur ju ishit student?
    Hashim Thaçi: Unë kam pasur fat që në periudhën kur kam filluar si nxënës i shkollës së mesme, në veçanti si student, gjendja e familjes sime ka qenë shumë mirë, ka qenë 4 vëllezër duke punuar në Vjenë të Austrisë. Kam qenë disi edhe si i favorizuar dhe i përkëdhelur i familjes, për çka u jam mirënjohës vëllezërve, motrave, mbi të gjitha prindërve, që vazhdimisht më kanë mbështetur, më kanë përkrahur, më kanë dhënë kurajë të jashtëzakonshme, edhe për punë, edhe për studime, edhe për jetë. Dua të them se urtësinë shpirtërore, qetësinë shpirtërore, e kam prej nënës, ndërsa mund të them se pak ambicien dhe këmbëngulësinë e kam prej babait.

    KJ: Në atë kohë të gjithë e dinin se shqiptarët e Kosovës jetonin shumë më mirë se shqiptarët e Shqipërisë. Ekonomikisht ka qenë mirë në atë kohë?
    Hashim Thaçi: Nuk mund të them se ka qenë ashtu siç ishte krijuar ai perceptim në Shqipëri. Por, edhe Shqipëria nuk ishte në atë gjendje siç ishte krijuar në Kosovë se ishte një kopsht me lule.

    KJ: Çfarë informacione kishit për Shqipërinë?
    Hashim Thaçi: Kishim opinione të krijuara nga mediumet e Shqipërisë. Nga njerëzit e paktë që e kishin vizituar Shqipërinë. Nga librat e pakët që i lexonim prej Shqipërisë, që mund t’i siguronim. Por, Kosova ishte pjesa më e pazhvilluar e Jugosllavisë, ishte pjesa më e diskriminuar në kuptimin politik dhe ekonomik. Ishte pjesa më e diskriminuar në kuptimin politik dhe ekonomik. Kosova shfrytëzohej edhe prej Jugosllavisë, Beogradi vazhdonte të zhvillohej, ndërsa Kosova vazhdonte në regres. Vazhdimisht ai regres ndikonte në rritjen e pakënaqësisë, në kultivimin e frymës më kombëtare. Në veçanti, ardhja e mësimdhënësve të Universitetit të Tiranës në vitet 1974-1981 në Prishtinë, mund të them se ka qenë kryesore për lëvizjen e re kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi dhe në kërkesën Kosova Republikë. Por, edhe për zbehjen e mentalitetit jugosllav në Prishtinë.

    KJ: Ju thatë që 4 nga vëllezërit punonin në Vjenë kur ju ishit në shkollë të mesme. Kur keni udhëtuar për herë të parë jashtë Jugosllavisë?
    Hashim Thaçi: Në vitet 1989... Kam vizituar vëllezërit në Austri, në Vjenë, ku kam qëndruar një kohë, pastaj kam vizituar edhe motrën e madhe që jetonte në Lilë, afër Parisit... por edhe afër Brukselit. Më ndihmuan për të kuptuar më mirë botën, kuptimin edhe më të gjerë.

    KJ: Si dukej bota jashtë Jugosllavisë?
    Hashim Thaçi: Në fakt, komplet ndryshe.

    KJ: Ç’do me thënë?
    Hashim Thaçi: Botë e mundësive, botë e hapur, botë e mendimit të lirë, ekonomisë së lirë të tregut, ndërsa në Kosovë vazhdonte regresi. Në Jugosllavi fillonte kriza e madhe.

    KJ: Ju thatë që u armatosët për herë të parë në vitin 1989, është ekzaktësisht koha që edhe në Shqipëri filluan lëvizjet demokratike, filluan protestat e para të fshehura, që më pas u konrektizuan me ato të viteve ‘90. Si e përcillnit gjendjen në Shqipëri?
    Hashim Thaçi: E kemi përcjell gjendjen shumë nga afër, në vazhdimësi. Dhe çdo lajmi të mirë për demokratizimin e Shqipërisë, në Kosovë i gëzoheshim. Kemi qenë të bindur se pa demokratizimin e Shqipërisë, nuk do të kishte liri të Kosovës.

    KJ: Ishit realistë për këtë?
    Hashim Thaçi: Ishim realisht të bindur, sepse me demokratizimin e Shqipërisë hapeshin mundësi të reja, hapej një mundësi e komunikimit, në të njëjtën kohë një mundësi e re e shfrytëzimit më pozitiv prej lëvizjes kombëtare në Kosovë, mundësinë Shqipëri. Mundësia Shqipëri nënkuptonte liri për Kosovën.

    KJ: Si e mbani mend krijimin e LDK-së dhe ardhjen e Rugovës në krye të saj?
    Hashim Thaçi: E mbaj mend shumë mirë, si student. Në atë kohë, filloi fryma më liberale e ideve të ndryshme, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, në Bosnje dhe Hercegovinë, mandej edhe brenda Serbisë, por me fuqizim të plotë të autoritetit të Millosheviçit dhe zhvillimet ne Maqedoni, por edhe në Mal të Zi. Natyrisht, Millosheviçi kishte krijuar një front anti-Kosovë. Republikat tjera jugosllave ndërsa rrezikoheshin vetë, nuk e kuptonin idenë e nacionalizmit serb, antishqiptar dhe anti-republikave tjera. Ne ballafaqoheshim në dy zhvillime interesante, të një fillimi të ri, më ndryshe, të lejimit të shprehjes së lirë, por jo të veprimit. Prandaj, Serbia kujdesej të mos ndodhnin veprime kundër saj, ndërsa nuk shqetësohej fort kur flisnin kundër saj. Këtu kishim edhe dallime konceptore, ne ishim për veprim aktiv konkret. Në atë kohë kemi qenë më të rezervuar në kuptimin e fillimit të menjëhershëm të aksioneve të armatosura, por kemi prezantuar edhe në takime të ndryshme, në atë kohë të spektrit politik kosovar, që të fillonim të organizoheshim për rezistencë të armatosur. Kemi qenë të bindur se lufta në një kohë do të ndodhte, se Serbia s’do të largohej vullnetarisht nga Kosova.

    KJ: Kur e keni takuar për herë të parë Ibrahim Rugovën dhe si e mbani mend?
    Hashim Thaçi: Ibrahim Rugovën për herë të parë e kam takuar në vitin 1991. Kam qenë student prorektor në Universitetin e Prishtinës, së bashku me udhëheqësit e lëvizjes studentore të atëhershme, zotin Fisnuk Cukaj, kemi shkuar në zyrën e tij për t’u takuar, ishte ora rreth 13:00. Filloi edicioni i lajmeve të Deutche Welle. Më kujtohet, aty thuhej që duhet të prisnim pak derisa të dëgjonim lajmet. Ok, Fisniku dhe zoti Rugova pinin cigare, e di se zoti Rugova ka ofruar cigaret, ishte një apasionant i theksuar i duhanit. Pastaj, në reagimin tonë që duhet të lëvizim kundër mbylljes së Universitetit të Prishtinës, na ka thënë: djema duhet të jeni të kujdesshëm, ende nuk e kuptoni se çfarë është shteti, çfarë force ka, duhet të jemi të urtë, duhet të jemi të matur. Ishte një takim interesant, por jo dobiprurës.

    KJ: E mbante mend më pas këtë takim?
    Hashim Thaçi: Rugova e mbante mend, ma ka kujtuar në Rambuje edhe më vonë, por natyrisht se zhvillimet tjera të hershme bënë që ai takim të mos kishte rëndësinë e vet të madhe, por për mua kishte rëndësi të jashtëzakonshme. Pse? Ballafaqoheshin dy ide të ndryshme, dy koncepte që definitivisht pastaj u instaluan në Kosovë brenda lëvizjes politike në vend.

    KJ: Kur u larguat nga Prishtina dhe përse?
    Hashim Thaçi: Në verë të vitit 1992, filluam një grup intelektualësh të rinj, vazhdoja të punoja në Universitet me një grup tjetër atdhetarësh në Drenicë dhe përreth Drenicës, dhe strukturat e Lëvizjes Popullore, mendonim përfundimisht për rezistencë të armatosur.

    KJ: Ishit të bindur për këtë?
    Hashim Thaçi: Ishim të bindur.

    KJ: Kishit bindje se disa djem të rinj me armë të lehta, mund të fitonin?
    Hashim Thaçi: Ishim të bindur se ne mund të fitonim, se mund të vazhdonim, se mund të fitonim përkrahjen, se një ditë Kosova do të ishte e lirë.

    (Vazhdon në numrin e nesërm)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Prej 20 në 200

    Nga Express më 31.07.2009 në ora 9:57
    Një pjesën e tretë të intervistës, Kryeministri Hashim Thaçi kujton hapat e parë të organizimit të luftës për çlirim të Kosovës, si është emëruar Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe e kujt ishte kjo ide. Po ashtu, tregon për numrin e aksioneve të kryera nga UÇK si dhe dalja e tij për herë të parë në ilegalitet.

    KJ: E mendonit se kur do të vinte kjo ditë?
    Hashim Thaçi: Nuk mund të them se e mendonim ekzaktë se kur do të mund të vinte ajo ditë, por ishim të bindur se Serbia do të mund të largohej nga Kosova vetëm me organizim gjithë popullor, me një rezistencë të organizuar mirë, me një rezistencë që do të tregonte rezultatet e para konkrete të largimit të ushtarit, të policit dhe administratorëve të Serbisë brenda një periudhe të shkurtër. E para, ne e filluam rezistencën kundër uniformës serbe, e vazhduam kundër inspektorëve serbë, duke mos u larguar asnjëherë nga politika që e përkufizonte si cak të veprimeve tona vetëm aparatin represiv serb. E dyta, asnjëherë nuk e kemi përjashtuar mundësinë e dialogut politik për largimin e Serbisë nga Kosova. E treta, vazhdimisht kemi kërkuar ndërmjetësimin ndërkombëtar, posaçërisht të SHBA-së. Këto dimensione kanë qenë të përhershme në qasjen tonë.

    KJ: Kur u krijua UÇK?
    Hashim Thaçi: UÇK është krijuar në verën e vitit 1992. Paraprakisht ka pasur diskutime të gjata dhe të thella në Prishtinë dhe vende të tjera të Kosovës. Data e themelimit dhe filleve të para të organizimit është prej qershorit 1992.

    KJ: Përse u quajt UÇK? Si mund të quhej një ushtri prej 30 vetash?
    Hashim Thaçi: Kishte ide të ndryshme rreth kësaj çështje, që të quhej “Lëvizja Guerile e Kosovës”, “Lëvizja për Çlirimin e Kosovës”, pastaj Grupi Gueril “Rexhep Mala”, pastaj të quheshin “Grupe Guerile të zonave të caktuara” ku do të vepronin në emër të regjioneve të caktuara, ose të vepronin nën emra historikë të regjioneve të caktuara. Pastaj, ishte ideja e Komandantit Legjendar Adem Jashari që të quhej “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Tutje, në diskutim e sipër kjo ide u përpunua dhe u arrit tek formulimi më i drejtë dhe më integrues. Kjo nënkuptonte lindjen e një organizate që do të përfshinte tërësinë e forcave të armatosura të Kosovës, me mision shumë të qartë historik: Çlirimin e Kosovës.

    KJ: Kur e keni njohur Adem Jasharin?
    Hashim Thaçi: Qysh si nxënës i shkollës së mesme. E mbaja mend si figurë kur ende s’e kisha njohur personalisht. Pamja e tij gjithmonë ka reflektuar karakterin e një njeriu të guximshëm. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Ai ishte lindur dhe rritur në një ambient ku vlerat më të larta lidheshin me kujtimet e traditave të kryengritjeve të vazhdueshme kundër regjimeve shtypëse. Të gjithë e kanë respektuar në Drenicë. Kontaktet e para për organizim ilegal me Ademin i kam pasur që në vitin 1989 përmes Jakup Nurës, një bashkëluftëtar i tij i ngushtë dhe Sami Lushtakut. Pastaj, jemi takuar në Prishtinë. Disa herë jemi takuar në vende të ndryshme të Drenicës.

    KJ: Po në Tiranë?
    Hashim Thaçi: Pas aksioneve të para që ndodhen në vitin 1992 dhe në maj të vitit 1993 Adem Jashari me një grup luftëtarësh kaloj një kohë në Tiranë.

    KJ: Ishte duke u stërvitur?
    Hashim Thaçi: Ishte në hotelin ushtarak të Tiranës. Bashkë me shumë luftëtarë kishin shkuar për të marrë instruksione, për tu riorganizuar më mirë, për të vënë kontakte me qeverinë e atëhershme. Mund të them se ai qëndrim atje ishte tepër dëshpërues për Adem Jasharin.

    KJ: Pse?
    Hashim Thaçi: Ademi dhe Kadri Veseli më ftuan në atë periudhë që të shkoja në Shqipëri. Ishte një gjendje dëshpëruese sepse pak kush, për të mos thënë askush nuk i ofronte përkrahje për vizionin e tij . I ofrohej vetëm mundësia që të largohej nga vendi drejt botës perëndimore përmes sigurimit të një pasaporte. Natyrisht kjo ishte e papranueshme për të.

    KJ: Përse Shqipëria nuk ju mbështeste për luftë të armatosur?
    Hashim Thaçi: Ishin kushtet, ishin rrethanat, ishin zhvillimet e atëhershme politike që kushtëzonin hezitimet që shpreheshin rreth mundësive të përkrahjes praktike. Vetëm sa kishte rënë pushteti komunist dhe Shqipëria ishte në një udhëkryq të madh në të gjitha dimensionet. Këtu nuk duhet harruar asnjëherë përkushtimi i madh i ushtarakëve shqiptar që vazhdimisht qëndronin pranë Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij duke i inkurajuar, udhëzuar dhe trajnuar në funksion të angazhimeve që i prisnin sapo të riktheheshin në Kosovë.

    KJ: A besonit realisht se do të mundnit ushtrinë Jugosllave?
    Hashim Thaçi: Asnjë lëvizje çlirimtare nuk fillon pa besimin se do t’ia arrijë qëllimit final. Ky besim ka qenë i palëkundur që nga fillimi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Morali i fitores është një element i domosdoshëm, element prioritar. Të tjerat vijnë më pas.

    KJ: Na flisni pak për anën emocionale të pjesëtarëve të UÇK-së që merrnin pjesë në aksione. A kishin frikë ata?
    Hashim Thaçi: Frika nuk ka vend në angazhime të tilla. Duhet të besosh pandërprerë se ti je ai që do të arrish rezultatin, jo kundërshtari. Tërë ata djem që merrnin pjesë në ato aksionet e para të UÇK-së e kishin përbrendësuar këtë bindje.

    KJ: As tek ju personalisht nuk ekzistonte një ndjenjë e frikës?
    Hashim Thaçi: Jo, ka pasur kujdes të shtuar të të gjithëve nga ne. Ishim të vendosur që të mos i lejonim vetës ndonjë veprim të pamenduar apo të pastudiuar mirë. Mund të them se veprimet e para operative që kemi ndërmarrë si UÇK kanë qenë aq mirë të organizuara, aq mirë të përgatitura saqë kishte filluar të krijohej përshtypja të shumë njerëz, jashtë strukturave tona, se këto aksione janë rezultat i stërvitjeve sistematike në në botën perëndimore, në Gjermani, Izrael, SHBA. Një kohë më vonë ne kishim vendosur kontakte edhe me struktura të caktuara të botës perëndimore, por gjithë përgatitja jonë ishte nga ajo që kishim lexuar, punuar dhe vetë përvoja që po fitonim na jepte leksione shumë të çmuara.

    KJ: Sa aksione kishte kryer UÇK nga viti 1992-1997 kur dolët për herë të parë publikisht?
    Hashim Thaçi: Dhjetëra aksion. Por aksioni më i madh në këtë periudhë është beteja e armatosur në maj të vitit 1993 në Drenas kur një skuadër e policisë serbe u dëmtua rëndë. Gjatë kësaj kohe kemi punuar në ngritjen e kapaciteteve operative dhe zgjerimin e tyre në tërë territorin e Kosovës. Pas vitit 1993 aksionet e UÇK-së filluan të përfshijnë gjithë Kosovën.

    KJ: Si e priti popullata këto aksione?
    Hashim Thaçi: Fillimisht ishte mosbesuese sepse aq e fortë ishte propaganda që asokohe dominonte opinionin publik. Ishte krijuar psikologjia e nënshtrimit se nuk ka shqiptar në Kosovë që të mund të ketë aftësi dhe guxim t’i përballet ushtarakisht me policinë, ushtrinë dhe sigurimin serb. Me kalimin e kohës me aksionet tona të vazhdueshme ne arritëm të zbehim ndikimin e kësaj psikologjie të krijuar dhe populli gradualisht nisi të afrohej dhe të besonte tek djemtë e UÇK-së. Kështu morali i fitores nga strukturat e UÇK-së nisi të shtrihej edhe tek popullata. Momenti i madh historik po afrohej. Populli i Kosovës po e përgatiste vetën shpirtërisht për ti dhënë fund shtypjes dhe robërisë. Pa këtë UÇK do ta kishte shumë të vështirë përmbushjen e misionit të saj historik.

    KJ: Kur keni dalë në ilegalitet për herë të parë?
    Hashim Thaçi: Në vitin 1993 filluan aksionet masive të arrestimeve të anëtarëve të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës. Një aksion i tillë ishte planifikuar edhe për mua, por dështoi. Kjo ka ndodhur në verën e vitit 1993. Në gusht të atij viti jam larguar nga shtëpia dhe pastaj kam jetuar nëpër vende të ndryshme të Kosovës si në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren, në Rahovec, në fshatra të ndryshme, në Malishevë. Por kryesisht në Prishtinë. Por edhe pse ishim në ilegalitet të thellë ne vepronim në mënyrë shumë aktive. Edhe pse vepronim në një shkallë të lartë të rrezikshmërisë, ne arritëm t’i konsolidonim radhët. Këto arrestimet e vitit 1993 nuk e prekën organizimin tonë të armatosur. Në ato ditë ndodhi edhe arrestimi i veprimtarit Xhavit Haziri, i cili përkundër torturave çnjerëzore të hetuesisë serbe nuk dha asnjë informatë për bashkëveprimtarët e tij.

    KJ: Por ju u dënuat nga një gjykatë serbe me 20 vjet burg...?
    Hashim Thaçi: Po ishte një dënim në mungesë që m’u bë mua dhe një grupi të madh të bashkëveprimtarëve, përfshirë edhe Adem Jasharin. Ishte një mal me akuza nga regjimi represiv i Milosheviqit, duke filluar nga ato që kishin të bënin me një mbledhje të rëndësishme që ishte mbajtur në Kërçovë ku kisha kërkuar që përfundimisht që Lëvizja Popullore e Kosovës ose duhet të shndërrohet në organizatë politiko-ushtarake, ose nuk e ka kuptimin e të funksionuarit të mëtutjeshëm, e deri tek akuzat për veprimet brenda Kosovës, veprime që kishin synim final largimin e Serbisë nga Kosova. Këto dënime nuk na frikësuan, e as nuk ndikuan në zbehjen e aktivitetit tonë. Përkundrazi vetëm sa e fuqizuan edhe më shumë përkushtimin dhe gatishmërinë tonë.

    KJ: Sa veta ishte UÇK-ja në 1992 kur u krijuat dhe sa ishte në 1997?
    Hashim Thaçi: Mund të them 1992 nuk kemi qenë më tepër se 15-20 veta, pastaj në 1997, mund të them se ka qenë rreth 200 veta.
    (Vazhdon në numrin e nesërm)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjeni dhe pjesen e pare e ta kemi ketu krejt intervisten e hashimit tek miku i vet blendo fevzija..

    tash nji pytje pak jashte teme..

    lexova nji dit ne koh ditore mbi ca debate mes ramushit dhe grabovcit..
    ramushi akuzonte adem grabovcin per mbledhje parash per "shikun"..
    kurse grabovci akuzonte ramushin se ku i ka gjet paret me ba shpija..
    etjetj..

    per cilin shik ..e ka fjalen ramushi?

    kush eshte ky grabovci?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-08-2009 më 05:59

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar Hapësi i Temës : Shah ist

    Me të vërtetë do më vinte turp, të shkruaja diqka për KryeMinistrin e Kosovës, gjatë karrierës së tij në UÇK.

    E di PSE ... ?!

    [B]Sepse për derisa do flisja, do më paraqiteshin fytyrat e invalidëve të luftës, luftëtarëve të luftës ... të cilët jetojnë pa çati mbi kokë, ndërsa Hashim Thaqi ... i lë ata në atë mjerim ... eee, sikur nuk e kujtojmë që ata ishin bashkluftëtar...[/B]


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gjeni dhe pjesen e pare e ta kemi ketu krejt intervisten e hashimit tek miku i vet blendo fevzija..

    tash nji pytje pak jashte teme..

    lexova nji dit ne koh ditore mbi ca debate mes ramushit dhe grabovcit..
    ramushi akuzonte adem grabovcin per mbledhje parash per "shikun"..
    kurse grabovci akuzonte ramushin se ku i ka gjet paret me ba shpija..
    etjetj..

    per cilin shik ..e ka fjalen ramushi?

    kush eshte ky grabovci?
    Ramushi e ka fjalen per SHIK-un e Kosoves (Sherbimi informartiv i Kosoves)i cili ka egzistuar deri me shpalljen e pavarsis.
    Nuk do mend qe egziston akoma por atni me ne nje menyr tjeter.
    Ky (shik-u) ka qen dhe eshte pergjegjse per shume vrasje pas lufte
    Adem Grabovci ka qen antar i Shikut
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    I Nderuar Hapësi i Temës : Shah ist

    Me të vërtetë do më vinte turp, të shkruaja diqka për KryeMinistrin e Kosovës, gjatë karrierës së tij në UÇK.

    E di PSE ... ?!

    [B]Sepse për derisa do flisja, do më paraqiteshin fytyrat e invalidëve të luftës, luftëtarëve të luftës ... të cilët jetojnë pa çati mbi kokë, ndërsa Hashim Thaqi ... i lë ata në atë mjerim ... eee, sikur nuk e kujtojmë që ata ishin bashkluftëtar...[/B]


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Thaqi kujdeset për minoritet e jo për ne,i marron atynve shpija u jep pare etj etj

  7. #7
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    qenka kthyr Llapi prap ketu aa??
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Thaqi kujdeset për minoritet e jo për ne,i marron atynve shpija u jep pare etj etj
    I Nderuar : Kronikë ...

    Fatkeqësisht Hashim Thaqi, as minoritetëve (Shqiptarë) nuk u ndihmona, apo u jep të holla, por Z.Hashim Thaqi, i ndihmon minoritet serbe, shqiptarët i ka lënë pas dore.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    I Nderuar : Kronikë ...

    Fatkeqësisht Hashim Thaqi, as minoritetëve (Shqiptarë) nuk u ndihmona, apo u jep të holla, por Z.Hashim Thaqi, i ndihmon minoritet serbe, shqiptarët i ka lënë pas dore.
    Po de minoriteteve sërbe atë po them

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    O zotri banen ti sa Tahqi e thuj ju ndihmon nuk ju ndihmon shqiptarve.
    Edhe tjetra nuk jan shqiptaret minoritet.
    Thaqi ka qen gjat gjith luftes aktiv e ju mos u munoni pas lufte mu ba tirama e me than i ndihmo Thaqi serbve apo nuk ju ndihmon.
    Trima mas lufte ka sa dush po gjat luftes ka pak se.
    E ata qe jan kan trima gjat luftes nuk folin shum pas lufte per trimni se e kan kry ata gjat lufte e nuk ju ka met me u ba trima mas lufte.
    Duke fillu nga familja Jashari, Hardini, Pajaziti Thaqi e shum te tjera familje e kan kry detyren e tyre gjat lufte e ju lutem mos i para gjykonin ata njerz qe jan kan ne luft jan vra e kan luftu ballperball me serbin.

    .

  11. #11
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    O zotri banen ti sa Tahqi e thuj ju ndihmon nuk ju ndihmon shqiptarve.
    Edhe tjetra nuk jan shqiptaret minoritet.
    Thaqi ka qen gjat gjith luftes aktiv e ju mos u munoni pas lufte mu ba tirama e me than i ndihmo Thaqi serbve apo nuk ju ndihmon.
    Trima mas lufte ka sa dush po gjat luftes ka pak se.
    E ata qe jan kan trima gjat luftes nuk folin shum pas lufte per trimni se e kan kry ata gjat lufte e nuk ju ka met me u ba trima mas lufte.
    Duke fillu nga familja Jashari, Hardini, Pajaziti Thaqi e shum te tjera familje e kan kry detyren e tyre gjat lufte e ju lutem mos i para gjykonin ata njerz qe jan kan ne luft jan vra e kan luftu ballperball me serbin.

    .
    Thaqi gjat luftes ka qen edhe ne zvicerr mos harro..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  12. #12
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    E mërr cfar gjuhe kishe ti!

    kusht t'tha ty që Shqiptart jan Minoritet a?

    pheee ,,,Thaqi ok e ka kry detyrën po mas detyrës hyri në politik edhe shiko se qbën tani...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    O zotri banen ti sa Tahqi e thuj ju ndihmon nuk ju ndihmon shqiptarve.
    Edhe tjetra nuk jan shqiptaret minoritet.
    Thaqi ka qen gjat gjith luftes aktiv e ju mos u munoni pas lufte mu ba tirama e me than i ndihmo Thaqi serbve apo nuk ju ndihmon.
    Trima mas lufte ka sa dush po gjat luftes ka pak se.
    E ata qe jan kan trima gjat luftes nuk folin shum pas lufte per trimni se e kan kry ata gjat lufte e nuk ju ka met me u ba trima mas lufte.
    Duke fillu nga familja Jashari, Hardini, Pajaziti Thaqi e shum te tjera familje e kan kry detyren e tyre gjat lufte e ju lutem mos i para gjykonin ata njerz qe jan kan ne luft jan vra e kan luftu ballperball me serbin.

    .
    I Nderuar : Uran

    Unë nuk thash ka luftu apo jo, por thash që nuk i ndihmon bashluftëtarët e tij ... dhe e di pse nuk i ndihmon ... ?!

    Sepse... tanimë është në krye dhe ata (bashluftëtarët) i konsideron si pastrues.

    Nuk është normale të japësh jetën për Atdhe, dhe të mos marrësh çmim.

    Nuk e di (nëse je nga Kosova) a e di që sa e sa Anëtari (apo luftëtari) i UÇK-s, qëndron në shtëpi pa çati, ose me një buk ushqehet e gjith familja (9-10 anëtarëshe)... Po Hashimi ku ndodhet ... ndoshta është duke blerë traktora serbëve.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. #14
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Edhe lun futboll me fmit e tyne lol

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    E di shum mir per ket gja qe ka ushtar te UÇK pa streh mbi kok por ata jan qe i kerkojn vet te drejtat e tyre.
    Shpresoj per ta qe do behet me mir jan dhan ca premtime se do ti ju rritet ndihma dhe shpresojm te gjith se ata ne te ardhmen do te bejn nje jet me te mirë kam edhe besim se shum shpejt do ndahet nje fond nga qeverija per ndihmen e ish luftetarve te UÇK-ës.
    Edhe Zotri Thaqi vjen nga e njeta kategori e atyre njerzve qe ka luftu me ta ne mal se bashku e shpresoj qe nuk do ti harroj.
    Kurse sa ju blen serbve troktorra jan plitika per sy e faqe.
    Ai ju ndali rrymen serbve ne Shterpc s komporataekegjetike e Kosoves qe me par se ka ba kurr edhe nuk ja kan pagu.Me par ska mujt me ba se e ka pas ne dor Unmik kurse tashe ka vet shteti i Kosvoves dhe ai do te thot prer kush paguan ka rrym kush nuk pagunska e ket her serbet qe jan mesu prej mas lufte mos me pagu as nje cent per rrym duhet te mesohen e te pagujn.
    Po tash qeverija e Kosoves do ti shrego dizginat edhe atyre serbve por ende se ka marr mir ne dor pushtetin.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    E di shum mir per ket gja qe ka ushtar te UÇK pa streh mbi kok por ata jan qe i kerkojn vet te drejtat e tyre.
    Shpresoj per ta qe do behet me mir jan dhan ca premtime se do ti ju rritet ndihma dhe shpresojm te gjith se ata ne te ardhmen do te bejn nje jet me te mirë kam edhe besim se shum shpejt do ndahet nje fond nga qeverija per ndihmen e ish luftetarve te UÇK-ës.
    Edhe Zotri Thaqi vjen nga e njeta kategori e atyre njerzve qe ka luftu me ta ne mal se bashku e shpresoj qe nuk do ti harroj.
    Kurse sa ju blen serbve troktorra jan plitika per sy e faqe.
    Ai ju ndali rrymen serbve ne Shterpc s komporataekegjetike e Kosoves qe me par se ka ba kurr edhe nuk ja kan pagu.Me par ska mujt me ba se e ka pas ne dor Unmik kurse tashe ka vet shteti i Kosvoves dhe ai do te thot prer kush paguan ka rrym kush nuk pagunska e ket her serbet qe jan mesu prej mas lufte mos me pagu as nje cent per rrym duhet te mesohen e te pagujn.
    Po tash qeverija e Kosoves do ti shrego dizginat edhe atyre serbve por ende se ka marr mir ne dor pushtetin.
    I Nderuar : Uran

    Me premtime kemi një jetë të tërë që mirremi, andaj dhe u ngopem me to...

    Z.Hashim Thaqi, i ka harruar bashkluftëtarët e tij, prej kur është bërë politikan ... këtë duhet ta dish.

    I Nderuar : Uran ...

    KEK-u nuk u bëri asgjë Serbëve, që nuk e paguanin rrymën, ata thjesht u tërhekën vërejtjen, a ende nuk e di që (Serbët) momentalisht kanë rrymë pa e kursyer, e ndërsa ne jo ...


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Rryma ju ka nderpre serbve per ket jam i sigurt.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    Rryma ju ka nderpre serbve per ket jam i sigurt.
    Edhe unë jam i sigurtë që nuk u është ndërprerë ...
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  19. #19
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ju ka ndërprerë njëher pas nje ankese e tyne ne Qeveri prap ju ka lshu spias marrveshjes qe e kan pas sepse pamvarsia qe iu dha Kosovës asht e kushtzume ku na perveq qe jem shtet duhet me i majt edhe serbt edhe me ju lshu tyne rrymën pa pagesë,me ju marru shpija,rroga.. etj plus edhe ndihma që ju vjen prej Sërbisë...ata rrnojn ne Kosov si mbret

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë
    Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë
    Kryeministri Hashim Thaçi të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me Akademinë për Zhvillimin e Arsimit (AED) në funksion të zbatimit të Programit për Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP) që financohet nga USAID-i. “Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha me këtë rast Thaçi, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •