Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 73 prej 73
  1. #61

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #62

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Emri:  THACIC - DACIC.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  36.7 KBHasim taci
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,671

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    “Ata u përleshen me Rusët për ta mbrojt Hashim Thaçin, por Thaçi që 14 vite i la në burg”
    NGA: P.RUDI MË: 18 SHTATOR 2016 2016
    Faton Ramadani, vëllau i vëllezërve, Burim e Arsim Ramadani, të dënuar me burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, ka postuar një foto në facebook ku shihet vëllai i tij gjatë një konflikti që kishte pasur me ushtarët rus që ishin vendosur në Kosovë pas lufte.

    “Ky konflikt me Ruset ishte për ta mbrojt Hashim Thaqin, por Hashim Thaqi i la qe 14 vite ne burg vetëm per ta mbuluar grupin qe i sherbej dikujt per vrasje... Vllezerit Ramadani e Kiqina nuk jan vrases femish,por dikush me ndikim urdheroj kriminelet e drejtesis ta mshefin krimin me personat e pa fajshëm”, shkruan Ramadani.

    Po ashtu, një ndër komentet e shumta që ka bërë ai në këtë fotografi është edhe ai ku Faton Ramadani thotë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli prej paslufte kanë vendos çka kanë dashtë, UNMIK-un e EULEX-in këta e kanë kontrolluar dhe ashtu qysh i kanë qu raportet përmes G2 e SHIK-u ka vendos, përcjellë Bota sot.

    “Hashimi me Kadrin prej pas lufte deri para tri kater vite kan vendos qa kan dasht kan ban,Unmikun e Euleksin kta e kan kontrollu dhe ashtu qysh i kan qu raportet permes G2 e SHIK kan vendos,po niher po pres kta hijena qe jav permeni emrin mos pe qesin kryt me fol e sheh ti qa qes se qa kan ban kta e kush si ka prek e kAn vendos qysh kan dasht.Besoj se naj kush para meje ka mi qit listat e ktyre bandav se qysh i kan ban kush mu arrestu e kush jo. Hashimi e Kadria smujn na nxerrin kur vet ose njerzt e tyre montuan vepren e tyre vetum se vllezerit e mi ishin ne ate koh me ni komondant qe HASHIMI E KADRIA fare se kishin ne qef prej nga lufta qe i kishte lshu flet arrest ktyre dyve per sabutim te luftes.Po un pot baj ty pytje pse nuk u arrestuan as nuk u akuzuan dy persona qe ishin te aferm me Fadil Demakun qe ishin ne ditelindje edhe pse nuk hynen ne burg vrasesit e vertet qe shpejt besoj do zbulohet rasti e kupton ti e te tjeret se ata persona lidhen me shefat e mdhaj po u mshef rasti me ushtar te pa fajshum qe sishin pjes sherbimeve sekrete qe ato kan egzistu tu ban dosje per persona te luftes e jo per patrijotizum.Un i baj thirrje SHiK-ut e G2 bani puplik raportin per vllezerit e mi.Let tregojn qysh Kimete Krasniqin e cila ishte e denuar e banen qe ajo mos te maj burgun ku ajo eshte e perzime me kta shefat e sherbimeve edhe ishte pjes e G2 puntore e Halil Qadrakut”, shkruan Ramadani./BS/ Bota sot
    www.botasot.info

  4. #64

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin

    Hasim Taci, per te shpetuar lekuren e tije, te gjithe bashkeluftetaret i la ne balte!
    Hasim Tacicit nuk i intereson fare vlera e UCK-se, vecse e perdore-keqperdore emrin e UCK-se per interesin e tije personal!
    Ky individ ka shitur idealin e luftetareve te lirise, vetem e vetem qe ky te mbijetoje ne kolltukun e pushtetit - PA SHTET!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,671

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Kolinizimi i Kosoves

    Banorët largohen me dhunë nga Policia, raportohet edhe për të lënduar (Video)

    Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

    Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

    Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

    shqiperiaime.al/2016/09/19/banoret-largohen-me-dhune-nga-policia-raportohet-edhe-per-te-lenduar-video/
    Në këto banesa që kanë qenë të programit YU janë strehuar 130 familje.

    ***

    Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-09-2016 më 09:27

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,671

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-09-2016 më 09:31

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Hashim Thaçi

    Populli ynë është i lidhur shumë emocionalisht me popullin amerikan. Por, përtej kësaj, SHBA na kanë përkrahur gjithnjë me projekte konkrete dhe investime direkte.

    Sot, me ambasadën amerikane dhe USAID-in, nënshkrova grantin e ri prej 27 milionë dollarë.

    Ndërsa, në vitet e ardhshme priten miliona investime të drejtpërdrejta nga agjencia qeveritare amerikane, MCC, ku Kosova është përfituesja e vetme në Ballkan. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Hashim Thaçi

    Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.

    Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Thaçi për The Hill Times: Ja pse Kanadaja duhet të investojë në Kosovë
    28/09/2016

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediumin kanadez The Hill Times ka inkurajuar kanadezët që të investojnë në Kosovë, në harmoni me marrëdhëniet e ngrohta politike ndërshtetërore.

    Ky medium kanadez, duke iu referuar vizitës së javëve të kaluara të Thaçit në Toronto, thotë se kjo vizitë erdhi në një kohë të thellimit të marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Kosovës.

    The Hill Times përshkruan procesin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Kanada ka njohur Kosovën në mars të vitit 2008, një muaj pasi ajo shpalli pavarësinë nga Serbia, kurse vitin që shkoi, marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Kosovës u thelluan edhe më tej. Madje, ky medium kanadez përmend edhe pjesëmarrjen e sekretares së Parlamentit, Pamela Goldsmith-Jones, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Thaçi, duke thënë se vizita e saj në Kosovë në prill ishte vizita e parë nga një deputet shtetëror i Kanadasë.

    “Kosova është një shtet i ri më shumë mundësi, ka një klimë shumë të mirë për investime, ka shumë burime, mund të shërbejë si një qendër për investime të mëtejme në rajon”, citohet të ketë thënë Thaçi për “The Hill Times”.

    Kanadaja dhe Kosova, sipas këtij mediumi, tashmë janë të proces të finalizimit edhe të një marrëveshje ndërshtetërore për investime.

    Negociatat që përfunduan në gusht të vitit të kaluar drejt Marrëveshjes për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve të Jashtme Kanada-Kosovë (FIPA), sipas The Hill Times, patën për qëllim të sigurojnë se investimet kanadeze në Kosovë janë të sigurta, bie fjala, nga shtetëzimi – ato kishin filluar në qershor 2014.

    Dokumenti është duke u përkthyer dhe nën shqyrtim ligjor, kishte shkruar zëdhënësja e “Global Affairs Canada” (Departamenti i Qeverisë së Kanadasë që menaxhon marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, për të inkurajuar tregtinë ndërkombëtare të vendit, dhe për të udhëhequr zhvillimin ndërkombëtar dhe ndihmën humanitare të Kanadasë), Austin Jean, në një email të datës 16 shtator.

    “Disa prej investitorëve janë duke pritur këtë. Por, njëherësh, ne nuk mund të ndalemi. Ne kemi nevojë për të ecur përpara”, citohet të ketë thënë Thaçi, i cili sipas The Hill Times, është takuar më përfaqësues të kompanisë së minierave me seli në Vankuver, Avrupa Minerals Ltd, gjatë qëndrimit të tij në Kanada.

    Kjo kompani aktualisht po bënë punë eksploruese në Kosovë dhe ka plane për të investuar në një projekt për miniera ari.

    Goldsmith-Joneska thënë për The Hill Times se tregtia dypalëshe aktualisht është modeste, shumica e eksporteve kanadeze në Kosovë janë prodhime të mishit apo të elektronikës, por ka potencial për rritje të investimeve në energji, miniera dhe infrastrukturë.

    ”Këto investime i mirëpresim edhe ne, edhe Kosova”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, zëdhënësja e “Global Affairs Canada”, Austin Jean, ka vënë në dukje se investimet e huaja janë të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

    “Klima e investimeve në Kosovë po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, edhe pse mbeten sfida për sa i përket transparencës dhe kapaciteteve administrative”, ka thënë ajo, shkruan The Hill Times.

    Kurse për drejtuesin e organizatës “Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtar dhe Siguri”, me zyre në Bruksel, sipas këtij mediumi kanadez, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ngurrojnë të investojnë në Kosovë, sepse nuk ka stabilitet.

    “Ka biznese që njohin mundësinë e një profiti të shpejtë, pavarësisht jostabilitetit të mundshëm në vend, por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme më shumë ngurrojnë për të investuar, sepse ka çështje që mund ta bëjnë Kosovën një vend paksa të rrezikshëm për investime”, ka thënë Dusan Reljic, drejtues i think-tankut të quajtur Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtar dhe Siguri me zyre në Bruksel.

    Raporti i të Bërit Biznes i Bankës Botërore për vitin 2016 ka renditur Kosovës në vendin e 66 nga gjithsej 189 shtete të anketuara, një ngritje nga vendi i 75-të më 2014, njofton Global Affairs Canada, transmeton The HillTimes.

    Sipas këtij mediumi kanadez, Thaçi citohet të ketë thënë se qeveria e vendit të tij po punon për të miratuar edhe një ligj që synon lehtësimin e investimeve të huaja në vend dhe heqjen e pengesave burokratike.

    The Hill Times shkruan se Kosova gjithashtu është e prekur edhe nga probleme të korrupsionit, duke theksuar se renditet e 103-ta nga 168 shtete në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit të organizatës Transparency International për vitin 2015. Porse, sipas Dusan Reljic, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtar dhe Siguri, ky problem nuk është i veçantë për Kosovën.

    “Është diçka që është e zakonshme në rajon dhe kjo ka të bëjë me varfërinë dhe rezultatet e dobëta në zhvillim”, ka thënë Reljic.

    Presidenti Thaçi, sipas The Hill Times, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjithashtu po ndërmerr hapa për të luftuar korrupsionin, një veprim që Qeveria e Kanadasë e ka mirëpritur.

    Pavarësisht nga kundërthëniet e vazhdueshme rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas The Hill Times, marrëdhëniet e Kosovës me Kanadanë kanë avancuar.

    “Ka një angazhim të rritur në nivele të larta në raport me Kosovën” ka shkruar Jean, transmeton ky medium kanadez.

    Ndërsa, Goldsmith-Jones është shprehur se Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Kosovën dhe ka lavdëruar qeverinë e mëparshme për marrjen e atij hapi.

    “Prandaj, mendoj se është një nisje shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes dy shteteve tona dhe kjo gjithashtu rrëfen për përpjekjet tona në mbështetje të Kosovës dhe stabilitetin e saj dhe përparimit ekonomik në rajon”, ka shtuar ajo.

    Në përpjekjet e saj për njohje globale, The Hill Times shkruan se Kosova gjithashtu ka vazhduar orvatjet për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ajo i është bashkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ajo ende po punon për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Kombet e Bashkuara.

    “Mendoj se Kanadaja është partner yni strategjik”, citohet të ketë thënë Thaçi.

    “Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer është vërtetimi më dëshmues i këtij fakti”, ka thënë ai.

    Jean pohoi se Kanadaja mbështet integrimin e plotë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtar, si një faktor kyç në forcimin e stabilitetit rajonal.

    “Kanadaja aktivisht inkurajon shtetet e tjera të njohin sovranitetin e Kosovës dhe mirëpret aspiratat e Kosovës për anëtarësim në KB dhe BE” ka thënë ajo, duke shtuar se qeveria kanadeze po diskuton me aleatët e saj të NATO-s sesi t’i përgjigjet kërkesës së Kosovës për marrëdhënie të avancuar me NATO-n.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Thaçi: FSK e gatshme të transformohet në ushtri

    Në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën e FSK-së “Evropianët e rinj” në Pomozotin, Presidenti Thaçi e vlerësoi FSK-në si storie suksesi ndërsa tha se kjo forcë gradualisht po rritet gradualisht në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se Forca e Sigurisë së Kosovës po forcohet dita- ditës në pritje të transformimit të saj.

    Në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën e FSK-së “Evropianët e rinj” në Pomozotin, Thaçi e vlerësoi FSK-në si storie suksesi ndërsa tha se kjo forcë gradualisht po rritet gradualisht në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale.

    “FSK çdo ditë reflekton zhvillimin dhe ka bërë mirë çdo herë kur ka intervenuar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, tha Thaçi duke iu referuar intervenimeve në situata emergjente në disa raste.

    Aktualisht, FSK është në përpjekje për transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës, por Kuvendi nuk ka mundur të marrë një vendim për këtë hap tash e më shumë se dy vjet.

    Në këtë ceremoni, Thaçi nuk përmendi ndonjë afat për transformim kur tha se “FSK është ushtria e ardhshme e Kosovës”.

    “FSK është tregues më i mirë i karakterit të shtetit dhe shoqërisë tonë duke përfshirë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve”, tha Thaçi.

    Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, tha se FSK është e gatshme për hapin tjetër.

    “FSK është e gatshme që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale . Jemi në fazën kur po përgatitemi të marrim detyra dhe obligime shtesë në mbrojtjen e vendit. Bashkë me partnerët tanë do ta ndërtojmë një forcë që është në të mirën e vendit”, tha gjeneral Rrahman Rama.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Kolinizimi i Kosoves

    Banorët largohen me dhunë nga Policia, raportohet edhe për të lënduar (Video)

    Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

    Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

    Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

    shqiperiaime.al/2016/09/19/banoret-largohen-me-dhune-nga-policia-raportohet-edhe-per-te-lenduar-video/
    Në këto banesa që kanë qenë të programit YU janë strehuar 130 familje.

    ***

    Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.

    nuk e di qa ka te bej ky postim i yti me Thaqin
    ai eshte problem i kryetarit te komunes shpend ahmetit

    Fytyra tjetër e Shpend Ahmetit- kërcënon dhe u bërtet nënave që mbetën pa strehë

    E mërkurë, 28 Shtator 2016 15:01

    Banorët e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania të Prishtinës, që kishin shkuar mbrëme te Kryetari i Komunës të Prishtinës, Shpend Ahmeti për t'i kërkuar zgjidhje nuk janë pritur aspak miqësisht.

    Në një inçizim audio duket qartë që Ahmeti nervozohet dhe shpesh herë iu bërtet nënave që shkuan të kërkonin zgjidhje për të mos u dëbuar nga banesat që kanë jetuar për shumë vjet.

    “Ngomni mirë çka po ju them, në qato banesa nuk keni me ndejt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fillimet e Thaçit në UÇK dhe krijimi i UÇK-së

    Shtëpia të cilën s’do duhej ta harronin Hashim Thaçi, Agim Çeku e Ramë Buja, kanë fjetur gjatë luftës!

    Sabit Rrustemi

    Shtëpia që shihet në këto dy pamje gjendet në fshatin PUSTENIK të komunës së Hanit të Elezit. Është e Nuhi Bravës, burrit që ka kaluar një shekull jetë. Ndërsa shtëpia, mbase edhe dy shekuj e më shumë.
    Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte një nga bazat e fuqishme të UÇK-së.
    Në mars të vitit 1999, një pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje, Hashim Thaçi, Agim Çeku e Ramë Buja, në të kthyer, këtu do ta kalojnë një natë e një ditë, të rrethuar nga ushtarët e lirisë..
    Por, nga ajo kohë, kanë kaluar thuaja 18 vite e, asnjëherë këmba e këtyre njerëzve me ndikim në Kosovë, nuk shkeli më në këtë shtëpi, anise tash asfalti i shkon deri te dera e, zjarri i mikpritjes asnjëherë s’u shua…
    Shtëpia aktualisht ndodhet nën mbrojtje të përkohshme të MKRS-së por, e pameremetuar. Vetëm ruajtja nga pika e shiut, nuk mjafton.
    Ato dhoma që prisnin mysafirë të rëndësishëm që i prinin luftës për liri, që mjekonin ushtarë të plagosur, që ushqenin dhe luftëtarë të lirisë, ditë e natë, po shkatërrohen dita ditës, për një përkujdesje të duhur shtetërore.
    Është momenti i fundit kur duhet të reflektojmë për t’ia zgjatur jetën kësaj vleere të lirisë sonë …

    Pustenik, 24 nëntor 2016

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •