El Alim, El Khabir
EL ALIM, EL KHABIR, ėshtė Ai i Cili dituria e Tij ka pėrfshirė tė dukshmet e tė padukshmet, fshehtėsitė e jo fshehtėsitė, gjėra tė domosdoshme (tė obliguarat), tė pamundshmet e tė mundshmet, botėn e lartėsuar e tė poshtme, tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, qė nuk i fshihet Atij asgjė.
EL ALIM, EL KHABIR, dituria e Tij ka pėrfshirė:
a) Tė domosdoshmet (obliguarat) Allahu di pėr vetėn e Tij tė ndershme, cilėsitė e shenjta e tė mėdha, ku ekzistenca e tyre ėshtė e domosdoshme.
b) Tė pamundshmet Ai di pėr gjėra tė pamundshme nė kohėn e pamundėsisė sė ndodhjes sė tyre, gjithashtu Di pėr pasojat nė rast tė ndodhjes sė tyre, siē thotė i Lartėsuari: Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos Allahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Enbija, 22.
Gjithashtu thotė: Allahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt,e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin!Muminun, 91.
c) Tė mundshmet Tė mundshmet, Allahu di pėr gjėra tė mundshme. Ato janė qė lejohet tė ndodhin ose mos tė ndodhin, ato qė kanė ndodh ose qė nuk kanė ndodh e tėrė kjo me urtėsinė e Allahut tė Lartėsuar. Ai ėshtė i Gjithėdituri qė dituria e Tij ka pėrfshirė botėn e lartėsuar e tė poshtme. Ēdo vend dhe ēdo kohė ėshtė nė dijeni tė Allahut. Ai di pėr gjėra tė fshehta e tė hapta, tė dukshme e tė padukshme, thotė Allahu i Lartėsuar: All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ēdo send. Bekare, 282.
Dituritė dhe njohuritė e krijesave pa marrė parasysh sado tė shumta e tė llojllojshme tė jenė, nė krahasim me diturinė e Allahut tė Lartėsuar ėshtė e fikur, e zhdukur. Gjithashtu fuqia e tyre nuk mund tė pėrpjesėtohet me fuqinė e Allahut tė Lartėsuar nė asnjė aspekt, ngase Allahu ėshtė Ai i Cili u mėsoi atė qė nuk ditėn dhe u dha fuqi pėr atė qė nuk patėn mundėsi.
Husein Eserraxh
Burimijetes.com
20.12.2008
Krijoni Kontakt