Merimanga dhe miza

Lart e poshte ne dhome miza fluturon
Cfare sheh me sy, te gjitha i provon
Ne cep te murit nje rrjete vė re.
Dhe pa e zgjatur shkon drejt e atje.
Beri te ikte por dot nuk levizte.
Karfosur me fijet, ēirrej bertiste
Merimanga kenaqur nga gjahu i vet.
I flet mizes qete-qete:
- Ē'ke o mize, pse po bertet?
Per cfar ndodhi, fajin e ke vete.
Nuk te doli gjithe kjo hapesire
Ushqime dhe letyra duke lepire.
Po vjen te shush kuriozitet
Ne qoshe te murit ku rri kjo rrjete?!

Penduar e mjera fillon e qan.
Jeten nga vdekja, nje fije e ndan.


Luani dhe milingona

Mbreti luan, i uritur
Priste gjahun i gatitur.
Shpejt kafshet u lajmeruan.
Nga rreziku u larguan
Pa shprese mbreti luan.
Pyet milingonen aty prane.
- Si mbret, me ka takuar
N'uri dite kam kaluar
Ti leviz pa pushuar
Si ja ben per te jetuar?
- Sic e the, i madhi mbret
Gjithe diten poshte-perpjete
Une nuk dal per gjueti
Mbledh ushqim per ne shtepi
Prandaj s'ndiej kurre uri


Ēakalli dhe ujku gjakatar

Cakalli dhe ujku gjakatar
U vendosen ne qytet
I pari behet tregetar
I dyti deputet.
Shume shpejt u pasuruan
Shoke e mi kaluan
Vecse cakalli kishte nje siklet,
Zihej, shahej me milet.
Ujku mė me pervoje
E thirri ta keshilloje.
- Mos degjo popullin se c'thote
Rrit cmimet, mbush xhepin plot!
Keshtu veproj dhe une.
Per cdo dite genjej me shume.
Edhe pse populli e kupton.
Prape per mua voton.


Udhetari dhe majmuni

Ne deget e pemes majmuni lodronte
Me frutet e saj kafshet qellonte
I kenaqur pa mase nga lodra e tij
Filloi te shijone te tjera lartesi.
Diku, ne dege te holle kerceu.
Pesha e tij, degen e theu.
Lodra e majmunit aty mbaroi
I sakatosur ne toke perfundoi.
Nje udhetar qe skenen kishte pare,
Shkon e ndihmon ate qyqar
Pas ndihmes dhe keshille i dha.
Kurre mos lakmo lartesi te medha.
Ai qe ka deshire te ngjitet.
Kur bie me shume vritet.


Gomari refugjat

I thote qeni nje gomari
- S'e kuptoj, pse punon kot?
Me punen qe ben ti,
Ne Greqi mbush xhepat plot.
- E provova, - tha gomari -
Ama rruga me shkoi kot,
Ate pune qe bej ketu,
Ne Greqi e ben imzot.


Meritokracia

I thote lepurit drejtor cakalli:
- Shkarko thaset si hamalli!
- Une me thase? - tha lepuri i gjore.
Kur ariu me traste ne dore,
Shperndan letra ne cdo shtepi.
Kete te bej une qe kam shpejtesi.
- Ti lepurush paske pretendime,
Ne pune, ne s'bejme leshime!
Edhe mbret, luani duhet vene,
Por ja qe gomari punen po e ben.