Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Dashuria është gjithçka çfarë unë kam të të jap!

    ZOT I bOTES DHE TE GJITHA UDHET KU KALON DASHURIA , JANE PLOT ME LULE DHE ME GJAK!

    Kam parasysh nje Eve dhe nje Adam!
    Duheshin valle? Pa tjeter qe po! Prandaj i krijoi Zoti!Prandaj i mesoi,ai qe te duheshin dhe te degjonin ate.
    Vetem dy,dy persona te papersosur,me te mirat dhe te keqiat e tyre.Te mirat e tyre ishin ketoegjithse te kundert ata i sollen ne kete jete .Jetuan dhe menduan per shtimin e jetes...per shtimin e Botes.
    Te keqiat e tyre:-te pabindur,u pelqen mendja,jo korekt ndaj premtimit qe i bene Zotit,te plotfuqishmit,te cilit nuk i erdhi mire kur ata hengren "frutin e ndaluar.Pasojat,ndeshkim maksimal!
    E,pra!Tani, tani e kemi te qarte se Bota e ka origjinen nga e bukura dashuri.!Sepse pa te nuk do te kishte Bote te populluar...Nuk do te degjoheshin zerat gazmore te vogelusheve te cilet mbushin te gjitha paralelet dhe meridianet...
    E, e bukura jete donte dhe plotesohej nga cdo gje tjeter e dobishme!Jeta e perjeteshme...!
    Imagjinoj ...Boten ,gjithesine.gjithcka te perbere nga udhe e udhe te pafund.Dhe neper keto udhe kudo ne malore e fushore,farfurin e farfurin nje ndjenje e bukur,fluturon e kalon gjithe gezim nje mbretereshe,nje princeshe me emrin " Dashuri"
    Lule e lule ,asparagus e gladiola,lule dele e menekshe e plot e plot te tjera shoqerojne keto udhe...Sa krenare,kryenece e koke lart qe jane.Lule shumengjyreshe,plot arome dhe ne mes tyre karroca e florinjte me te emblen dashuri siper pershendet me dore cdo zemer qe i hap zemren asaj:- kujt?Dashurise pra!
    E te kuptojne ,e jo, kur dashuron!
    Ndoshta s'do nena ,babai,motra a vellai.
    Per Zotin e Botes,per dashurine derdhen shume e shume lot,flijohen plot,ndodhin tragjedi dhe si pasoje helmohen plot zemra, sakrifikohen shume Romeo e Zhuliete.Nga tragjedite e ndodhura te bukurat udhe,ato te parat,mbushen edhe me gjak,sepse gazi dh helmi jetojne bashke,plotesojne njera-tjetren.Pra dashuria ka embelsi, eshte e bukur, e larmishme por ka edhe te tmerrshmen xhelozi,ate shkaterruesen qe i pershkon keto udhe dhe ku gjen terren ze vend.Per pasoje shkakton edhe gjakderdhje dhe fillon e merr udhet...
    Ja pra, kudo ku kalon dashuria,zanafilla e Botes, celin lulet dhe shtohen lotet...thahen lulet e shterin lotet, skuqen fytyrat dhe skuqen udhet...
    Eh Zot I Botes, Zot i Botes...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Dashuria eshte gjithcka cfare une kam te te jap!

    Dashuri!

    Dashuri e prindit per femijen,dashuri e shokut per shokun ,e shoqes per shoqen...
    Eh dashuri...dashuri....
    C'fare s'me kujton kjo fjale...
    Te gjitha llojet e dashurive ,ne kete moshe, por une do te kthehem disa vite e vite me pare...tek nje tjeter dashuri.
    Imagjino...Nje vajze e re,e mire,e sjellshme ,e shkathet dhe shume e bukur!Nje vajze qe vishej thjesht me nje shpirt te madh e bujar qe donte te arrinte dicka ne jete,te behej dikushi pooor,ah...endrra,te gjitha endrra,rritej e rritej,jetonte ...e jetonte...por...Kush nuk e linte valle te shperthente?Kush valle nuk e linte te donte,te donte e aq me teper te dashuronte?!
    Shikoni si me zjen koka!..Degjoni fjalet e atyre viteve...
    -Mos bije ,te lutem ,mos duaj njeri, mos dashuro njeri te keqen nena se ...eshte turp,turp i madh e bile ,bile mbetesh ,ngelesh...pa martuar?!
    -Ua!-Kush me ajo qe do ate djalin e kursit tjeter?He...nuk eshte vajze e mire...mund te jete e perdale...
    -Vajze ,kije mendjen ne mesim ,ne leksion e seminar mos shiko dashurickat...sado e mire te isha une ne keto seminare,ne leksione pa asnje mungese...
    Po kush pyeste ! Vetem thashetheme ...kudo te zjenin veshet nga paragjykimet...
    Pse valle o njerez me gjykuat keshtu? Pse o bote ishe e mbarsur mbrapsht e sillje ne jete te tilla pjella?Pse lindje perbindesha,demone ,sekretare ,qe qe ndalnin zemren time te paster ,te gjere, te gatshme dhe ne moshe per te bere ate qe desh,te bente zemra ate qe i donte zemra?
    Isha e pasur,kisha shpirtin te tille,te pasur,jetoja mire,haja mire por kot...nuk isha e lire,nuk mund te doja,nuk mund te doja ashtu sic dija une,nuk mundesha qe ndjenjat e mija qe prisnin te shperthenin ,t'i komandoja une,t'ju jepja udhe...sepse,sepse nuk te linin ...kush valle...tani e di...
    Por tani,tani ta dini,jam shume e varfer,nuk kam miliona,vite kam plot por nuk me bejne pershtypje dhe,dhe do te thoni ju...cfare
    Dua! Po,po,dua,dashuroj gjithcka,jam e etur per vitet e humbura,per iluzionet,per endrrat qe s'u realizuan kurre,endrra te mbetura ne sirtar,per rinine e ikur...
    Hedh veshtrimin per rreth e cfare nuk shoh,vetura,bensa mercedes,shoh te huaj,aeroplane,trena exsprese,tragete luksoze.Shoh gjithe boten ne televizore colore por nuk shoh dot tani ate qe desha te shihja atehere...
    Tani,tani nje gje e kam te shtrenjte e kam shume te afert,te paster,te dlire dhe megjithse eshte i varfer ,une prap jam optimiste dhe them se eshte shpirti i madh,i gezuar,sepse eshte i lire...
    Sa e bukur eshte kjo jete..
    Themi shpesh kur bisedojme...
    Po jeta eshte e bukur,shume e bukur e mbushur plot me dashuri ,e te gjitha llojeve..Jeta eshte shume e gjate por dhe shume e shkurter...Prandaj rini,shiko jeten,gezoje ate ne te gjitha dimensionet e saj,gezoje lumturine qe te ofron ajo...Mos vraponi pas anes materiale te saj,mos vraponi pas parase se nuk eshte ajo gjithcka pa i mohuar dhe vlerat...
    Dashuria!E madhja dashuri !Ajo rregullon gjithcka!Duaje emrin tend,vendin tend, shokun,shoqen tende sepse vetem dashuria eshte e gjitha cfare ne kemi te japim sepse une per turp s'e kam te them se jam e varfer,dhe po te kisha do te qe me mire,vec zili nuk kam asnje te pasur,sepse kam nje shpirt te madh,te dlire.Dashuria eshte e gjitha cfare une kam te te jap.
    SHkoj tani ngado dhe vargjet e dashura per mua tani ,dhe te ndaluara dikur nuk i heq nga goja...
    O, dashuri zog pranveror...
    Me krahe t'bardha je...!

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje Pranvera!Pershkrimin qe i ben dashurise te lidhur me kohen dhe me gjith fenomenet qe e rrethojne ate eshte teper real.Ate kohe jetuam dhe donim s'donim nuk dilnim dot realitetit te saj sepse opinioni te mbyste,por prap kemi bere dashuri panvarsisht te ndrydhur.Jam plotesist dakort me te gjitha opsionet qe ti ngre.Te falenderoj per larmine e temave qe sjell ne forum dhe per aktivizimin teper aktiv ne forum Respekte Pranvera

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    pranvera pse ka qe mesin pa dashuri?...e mendova pa dashuri te nje qifti

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Gordon Freeman për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  6. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Pranvera kam pershtypjen qe nuk e sheh me syrin e nje realisteje dashurine ..
    por qe ke te drejte per dicka ke ... dashuria e vertete eshte jo vetem pertej parase por gjithckaje ... vetem se po nuk qendrove me kembe ne toke nuk mbijeton dot ne jete .
    flm

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Enii për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ngacmuar nga shkrimi tend Pranvera per vitet e shkuara rinore, po hedh dicka ketu, mare nga libri im me kujtime...

    Gjithçka realizohej gjatë shëtitjeve tona gati të përnatëshme, në gjatësinë e bulevardit nga sheshi para theatrit “A. Z Cajupi” deri në Parku Rinia e që në dimër kufizohej deri në restorant Valbona.
    Shikimi tonë mund të emërohet me të drejtë Shikim Diagonal, pasi në pjesën më të madhe të shëtitjes përqëndrohej në rrymën e kundërt të njerëzve, kryesisht të femrave. Sado seriozë e të brumosur me moralin komunist, nuk mund t’i shpëtonim dot asaj force magjike që rrezatonte seksi femër. Ndërsa në realitetin shoqëror na ndalte forca e një morali frenues, në mikrobotën tonë rinore krijohej një irealitet i këndshëm lidhjesh e reagimesh, që na bënte robër të instikteve dhe fantazive erotike.
    Ato ishin një grup shoqesh tepër simpatike, që sa herë shfaqeshin para nesh, na tërhiqnin jo vetëm për nga pamja, por edhe nga mënyra e fshehtë vështruese, që s’i shpëtonte dot syrit tonë. Falë kësaj gjuhe mistike, që mbase ka ekzistuar para asaj të folur, na përfshinte një ndjesi e këndshme ngacmuese, sipas shijeve e simpative të sejcilit prej nesh. Pikërisht në një çast të tillë ndjesor, ndodhi veçimi i atyre vajzave sipas preferencave tona.
    Unë: ”Më pëlqen ajo me ato leshrat e shkurtra. Shikoni ç’sy që ka. Ja vlen, hë?”
    Njëri nga shokët: ”Si s’ja vlen. Po ajo e gjata, shiko ç’trup që ka. S’besoj se është e zënë”.
    Unë: “E kam vënë re që dhe ajo të pëlqen, se në ty i hedh më shumë sytë. Sa për e zënë, as mos e shko në mend, se s’do dilte gjithnjë bashkë me shoqet”.
    Kalonin ditë dhe kur ndodheshim përsëri bashkë në shëtitje, ndodhnin të thënat më të lezetshme midis nesh.
    Tomi mua: “Dje pashë në Mapoja atë tënden”.
    Unë: “Me kë ishte?”
    Tomi: “Me atë të Vangjushit”.
    Timja, e Tomit, e Vangjushit, e Palos, e Lilas dhe Goles, ishin ato vajza reale që kishin zaptuar botën imagjinare e naive të ndjesive erotike djaloshare. Ndjesi që çelej në çdo shëtitje e kontakt pamor dhe kulmohej kur arrihej, qoftë dhe një përshëndetje apo buzëqeshje femërore ndaj nesh.
    Kur mbarova së zbuluari në atë zyrë, të vërtetat e asaj kohe ndrojtjesh e përmbajtjesh të tejmasshme, ndjeva sa keqardhje, aq dhe lehtësi, sa dhimbje e nostalgji, aq dhe kënaqësi e krenari.
    U rrëfeva unë dhe shkaktova të njëjtin rrëfim të atyre femrave dhe m’u duk sikur atë çast, na u fal mëkati i mosbërjes së “mëkatit”.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    pranvera bica (16-09-2015)

  10. #7
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Dashuri!

    Dashuri e prindit per femijen,dashuri e shokut per shokun ,e shoqes per shoqen...
    Eh dashuri...dashuri....
    C'fare s'me kujton kjo fjale...
    Te gjitha llojet e dashurive ,ne kete moshe, por une do te kthehem disa vite e vite me pare...tek nje tjeter dashuri.
    Imagjino...Nje vajze e re,e mire,e sjellshme ,e shkathet dhe shume e bukur!Nje vajze qe vishej thjesht me nje shpirt te madh e bujar qe donte te arrinte dicka ne jete,te behej dikushi pooor,ah...endrra,te gjitha endrra,rritej e rritej,jetonte ...e jetonte...por...Kush nuk e linte valle te shperthente?Kush valle nuk e linte te donte,te donte e aq me teper te dashuronte?!
    Shikoni si me zjen koka!..Degjoni fjalet e atyre viteve...
    -Mos bije ,te lutem ,mos duaj njeri, mos dashuro njeri te keqen nena se ...eshte turp,turp i madh e bile ,bile mbetesh ,ngelesh...pa martuar?!
    -Ua!-Kush me ajo qe do ate djalin e kursit tjeter?He...nuk eshte vajze e mire...mund te jete e perdale...
    -Vajze ,kije mendjen ne mesim ,ne leksion e seminar mos shiko dashurickat...sado e mire te isha une ne keto seminare,ne leksione pa asnje mungese...
    Po kush pyeste ! Vetem thashetheme ...kudo te zjenin veshet nga paragjykimet...
    Pse valle o njerez me gjykuat keshtu? Pse o bote ishe e mbarsur mbrapsht e sillje ne jete te tilla pjella?Pse lindje perbindesha,demone ,sekretare ,qe qe ndalnin zemren time te paster ,te gjere, te gatshme dhe ne moshe per te bere ate qe desh,te bente zemra ate qe i donte zemra?
    Isha e pasur,kisha shpirtin te tille,te pasur,jetoja mire,haja mire por kot...nuk isha e lire,nuk mund te doja,nuk mund te doja ashtu sic dija une,nuk mundesha qe ndjenjat e mija qe prisnin te shperthenin ,t'i komandoja une,t'ju jepja udhe...sepse,sepse nuk te linin ...kush valle...tani e di...
    Por tani,tani ta dini,jam shume e varfer,nuk kam miliona,vite kam plot por nuk me bejne pershtypje dhe,dhe do te thoni ju...cfare
    Dua! Po,po,dua,dashuroj gjithcka,jam e etur per vitet e humbura,per iluzionet,per endrrat qe s'u realizuan kurre,endrra te mbetura ne sirtar,per rinine e ikur...
    Hedh veshtrimin per rreth e cfare nuk shoh,vetura,bensa mercedes,shoh te huaj,aeroplane,trena exsprese,tragete luksoze.Shoh gjithe boten ne televizore colore por nuk shoh dot tani ate qe desha te shihja atehere...
    Tani,tani nje gje e kam te shtrenjte e kam shume te afert,te paster,te dlire dhe megjithse eshte i varfer ,une prap jam optimiste dhe them se eshte shpirti i madh,i gezuar,sepse eshte i lire...
    Sa e bukur eshte kjo jete..
    Themi shpesh kur bisedojme...
    Po jeta eshte e bukur,shume e bukur e mbushur plot me dashuri ,e te gjitha llojeve..Jeta eshte shume e gjate por dhe shume e shkurter...Prandaj rini,shiko jeten,gezoje ate ne te gjitha dimensionet e saj,gezoje lumturine qe te ofron ajo...Mos vraponi pas anes materiale te saj,mos vraponi pas parase se nuk eshte ajo gjithcka pa i mohuar dhe vlerat...
    Dashuria!E madhja dashuri !Ajo rregullon gjithcka!Duaje emrin tend,vendin tend, shokun,shoqen tende sepse vetem dashuria eshte e gjitha cfare ne kemi te japim sepse une per turp s'e kam te them se jam e varfer,dhe po te kisha do te qe me mire,vec zili nuk kam asnje te pasur,sepse kam nje shpirt te madh,te dlire.Dashuria eshte e gjitha cfare une kam te te jap.
    SHkoj tani ngado dhe vargjet e dashura per mua tani ,dhe te ndaluara dikur nuk i heq nga goja...
    O, dashuri zog pranveror...
    Me krahe t'bardha je...!

    E nise mire dhe vazhdo! Kaq per dashurinë di ti? Ne presim te vazhdosh, sukses!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar feneri për postimin:

    pranvera bica (16-09-2015)

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ngacmuar nga shkrimi tend Pranvera per vitet e shkuara rinore, po hedh dicka ketu, mare nga libri im me kujtime...

    Gjithçka realizohej gjatë shëtitjeve tona gati të përnatëshme, në gjatësinë e bulevardit nga sheshi para theatrit “A. Z Cajupi” deri në Parku Rinia e që në dimër kufizohej deri në restorant Valbona.
    Shikimi tonë mund të emërohet me të drejtë Shikim Diagonal, pasi në pjesën më të madhe të shëtitjes përqëndrohej në rrymën e kundërt të njerëzve, kryesisht të femrave. Sado seriozë e të brumosur me moralin komunist, nuk mund t’i shpëtonim dot asaj force magjike që rrezatonte seksi femër. Ndërsa në realitetin shoqëror na ndalte forca e një morali frenues, në mikrobotën tonë rinore krijohej një irealitet i këndshëm lidhjesh e reagimesh, që na bënte robër të instikteve dhe fantazive erotike.
    Ato ishin një grup shoqesh tepër simpatike, që sa herë shfaqeshin para nesh, na tërhiqnin jo vetëm për nga pamja, por edhe nga mënyra e fshehtë vështruese, që s’i shpëtonte dot syrit tonë. Falë kësaj gjuhe mistike, që mbase ka ekzistuar para asaj të folur, na përfshinte një ndjesi e këndshme ngacmuese, sipas shijeve e simpative të sejcilit prej nesh. Pikërisht në një çast të tillë ndjesor, ndodhi veçimi i atyre vajzave sipas preferencave tona.
    Unë: ”Më pëlqen ajo me ato leshrat e shkurtra. Shikoni ç’sy që ka. Ja vlen, hë?”
    Njëri nga shokët: ”Si s’ja vlen. Po ajo e gjata, shiko ç’trup që ka. S’besoj se është e zënë”.
    Unë: “E kam vënë re që dhe ajo të pëlqen, se në ty i hedh më shumë sytë. Sa për e zënë, as mos e shko në mend, se s’do dilte gjithnjë bashkë me shoqet”.
    Kalonin ditë dhe kur ndodheshim përsëri bashkë në shëtitje, ndodhnin të thënat më të lezetshme midis nesh.
    Tomi mua: “Dje pashë në Mapoja atë tënden”.
    Unë: “Me kë ishte?”
    Tomi: “Me atë të Vangjushit”.
    Timja, e Tomit, e Vangjushit, e Palos, e Lilas dhe Goles, ishin ato vajza reale që kishin zaptuar botën imagjinare e naive të ndjesive erotike djaloshare. Ndjesi që çelej në çdo shëtitje e kontakt pamor dhe kulmohej kur arrihej, qoftë dhe një përshëndetje apo buzëqeshje femërore ndaj nesh.
    Kur mbarova së zbuluari në atë zyrë, të vërtetat e asaj kohe ndrojtjesh e përmbajtjesh të tejmasshme, ndjeva sa keqardhje, aq dhe lehtësi, sa dhimbje e nostalgji, aq dhe kënaqësi e krenari.
    U rrëfeva unë dhe shkaktova të njëjtin rrëfim të atyre femrave dhe m’u duk sikur atë çast, na u fal mëkati i mosbërjes së “mëkatit”.
    Mondi!Realitete te hidhura por qe ne brendesi kishin bukurine e tyre!Vertet kur vinim ne Korce ne qe ne ate moshe jetonim diku larg saj mezi prisnim te djelen per te bere xhiron tradicionale aq te bukur ku mezi i bulevardit rrinte bosh dhe cuditerisht kishte bulevardi nje rregull per t'u pasur zili.Ne te gjatat duhet te rrinim anash qe t'u linim hapesire te shkurtrave te binin ne sy ne mes te bulevardit n.q.se ju kujtohet niveli i bulevardit qemoti... Eh kohe te shkuara por te bukura...

  13. #9
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Ne Treg isha vetem dhe per dreq mendja me iku.. Ajo mendje qe shume e shume vite mendoi vetem per ty, sepse ti ishe ajo qe me mbaje gjall ato kohra kur une vija me shume deshire ne fshat dhe lozja me ty e me delet e tua,
    U shtanga si te isha gur, mu morren mendet se tani me kisha ren edhe ne pesh shume nga vuajtja qe ti me shkaktove!!
    Ah Dashuri dashuri thash me vete dhe mezi mbaja qendrimin tim ne mes te tregut..Njerzit kalonin e kalonin sikur askush nuk ishta hallin tim, po ku ta dija une i shkreti se qfar kishin ata njerz ne zemrat e tyre te cilet silleshin verdall si milingonat ne kohen e vjeshtes..
    Bera nje hap drejt nje shitesi dhe i kerkova ca uje. Çkemi Çuni me tha shitesi. i tragova se me mirreshin mendet dhe nuk mundja te ecja. Por nuk i rrefeva pse nuk munda sepse me dukej sikur te kisha afer dhe sikur dikur kur ne ket treg diteve te javes ne te dy loznim e loznim e rrinim ulur e me pas u perqafonim u putheshim. Ishte koha kur ti ishe afer meje kur une isha njeriu me i lumturi me dashurin time ne ket bote. Ishe ti qe me jepje edhe shpresat e jetes .. E tash!!? Veshtire mendoja se do te kem disa dite te mira pa ty.. Por erdhi koha dhe ja tanijam i lumtur me dashurin e me te gjitha qe ka kjo jet, Dashuri Dashuri per te gjithe por me se shumti per ty......


    OH Dashuri Dashuri, Me mjerove me shkatrrove por prap me lumturove.
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Roi për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  15. #10
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    Ne Treg isha vetem dhe per dreq mendja me iku.. Ajo mendje qe shume e shume vite mendoi vetem per ty, sepse ti ishe ajo qe me mbaje gjall ato kohra kur une vija me shume deshire ne fshat dhe lozja me ty e me delet e tua,
    U shtanga si te isha gur, mu morren mendet se tani me kisha ren edhe ne pesh shume nga vuajtja qe ti me shkaktove!!
    Ah Dashuri dashuri thash me vete dhe mezi mbaja qendrimin tim ne mes te tregut..Njerzit kalonin e kalonin sikur askush nuk ishta hallin tim, po ku ta dija une i shkreti se qfar kishin ata njerz ne zemrat e tyre te cilet silleshin verdall si milingonat ne kohen e vjeshtes..
    Bera nje hap drejt nje shitesi dhe i kerkova ca uje. Çkemi Çuni me tha shitesi. i tragova se me mirreshin mendet dhe nuk mundja te ecja. Por nuk i rrefeva pse nuk munda sepse me dukej sikur te kisha afer dhe sikur dikur kur ne ket treg diteve te javes ne te dy loznim e loznim e rrinim ulur e me pas u perqafonim u putheshim. Ishte koha kur ti ishe afer meje kur une isha njeriu me i lumturi me dashurin time ne ket bote. Ishe ti qe me jepje edhe shpresat e jetes .. E tash!!? Veshtire mendoja se do te kem disa dite te mira pa ty.. Por erdhi koha dhe ja tanijam i lumtur me dashurin e me te gjitha qe ka kjo jet, Dashuri Dashuri per te gjithe por me se shumti per ty......


    OH Dashuri Dashuri, Me mjerove me shkatrrove por prap me lumturove.
    E,keshtu e ka dashuria ,here te hidheron e here te lumturon...

  16. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    E,keshtu e ka dashuria ,here te hidheron e here te lumturon...
    Ne dashuri dhe gruaja me e ndershme humbet trurin thone ,doja te nxirrja gjuhen ketu Pranvera ,po i paskan hequr kukllat
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar saura për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  18. #12
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Ne dashuri dhe gruaja me e ndershme humbet trurin thone ,doja te nxirrja gjuhen ketu Pranvera ,po i paskan hequr kukllat
    Saura! Dashuria e vertete eshte e rralle,miqesia e vertete eshte edhe me e rralle...

  19. #13
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga feneri Lexo Postimin
    E nise mire dhe vazhdo! Kaq per dashurinë di ti? Ne presim te vazhdosh, sukses!
    E kush nuk di shume per dashurine fener?Te gjithe pak ashume e kane perjetuar nje dashuri...kush e mohon genjen.Dashuria sundon gjithcka,prandaj dhe ne vete i nenshtrohemi asaj.Respekte!

  20. #14
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134
    Dashuria eshte ndienja me e bukur, qe njriu zgjon me qenjen e tije tek tjetri. Ajo nise si nje enderr e bukur e bardhe e qe behet shumengjyreshe duke zbukuruar qdo gje qe na rrethon, duke na bere te harrojme halle e brenga apo duke na e lehtesuar problemet.
    Te dashurosh, ka shum ndryshim nga deshira te kesh diqka.Te dashurosh dmth te gezohesh bashke me njeriun qe don te qash ne hallet e tij t ete gezojn sukseset e tij ti ndihmosh kur ka nevoje te jes pran e te degjosh , pra dashuria per dike eshte pa kushte pa kerkesa e pa pretendime.Por kjo ndienje e bukure nga shume ngjyreshmeria e saje shpesh shenderrohet ne gri duke u bere edhe burim vuajtje e dhimbje shpesh malli per ate qe duam shkakton dhimbje fizike, e kur jemi ne kete shkalle dmth ndienja e bukur e dashurise tani eshte mveshur me deshiren legjitime te kemi ate qe duam.
    Shpesh ate qe dashurojme me kalimin e kohes ne vetedijen dhe nderdijen tone e konsiderojm si pron si diqka qe na takon vetem neve, duke prishur keshtu magjine e asaje ndeíenje.
    E pakta qe mund te beje njeriu eshte te tregoi ndershmeri!

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar elza për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  22. #15
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga elza Lexo Postimin
    Dashuria eshte ndienja me e bukur, qe njriu zgjon me qenjen e tije tek tjetri. Ajo nise si nje enderr e bukur e bardhe e qe behet shumengjyreshe duke zbukuruar qdo gje qe na rrethon, duke na bere te harrojme halle e brenga apo duke na e lehtesuar problemet.
    Te dashurosh, ka shum ndryshim nga deshira te kesh diqka.Te dashurosh dmth te gezohesh bashke me njeriun qe don te qash ne hallet e tij t ete gezojn sukseset e tij ti ndihmosh kur ka nevoje te jes pran e te degjosh , pra dashuria per dike eshte pa kushte pa kerkesa e pa pretendime.Por kjo ndienje e bukure nga shume ngjyreshmeria e saje shpesh shenderrohet ne gri duke u bere edhe burim vuajtje e dhimbje shpesh malli per ate qe duam shkakton dhimbje fizike, e kur jemi ne kete shkalle dmth ndienja e bukur e dashurise tani eshte mveshur me deshiren legjitime te kemi ate qe duam.
    Shpesh ate qe dashurojme me kalimin e kohes ne vetedijen dhe nderdijen tone e konsiderojm si pron si diqka qe na takon vetem neve, duke prishur keshtu magjine e asaje ndeíenje.
    elza! Me kalimin e kohes ...do te kuptosh qe te tentosh te falesh apo te kerkosh falje,te thuash qe dashuron,te thuash qe te ka marre malli,te thuash qe ke nevoje,te thuash qe do te behesh mik/e...para nje varri...nuk vlen me...dhe kujto keto fjale:

    "Njeriu plaket shume shpejt dhe mencurohet shume vone"
    ..Tamam atehere kur:
    "NUK KA ME KOHE "

  23. #16
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pershendetje Pranvera!Pershkrimin qe i ben dashurise te lidhur me kohen dhe me gjith fenomenet qe e rrethojne ate eshte teper real.Ate kohe jetuam dhe donim s'donim nuk dilnim dot realitetit te saj sepse opinioni te mbyste,por prap kemi bere dashuri panvarsisht te ndrydhur.Jam plotesist dakort me te gjitha opsionet qe ti ngre.Te falenderoj per larmine e temave qe sjell ne forum dhe per aktivizimin teper aktiv ne forum Respekte Pranvera
    Shume faleminderit poet i madh riza2008!Ishte dashuri e bukur ajo atehere!

  24. #17
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar më parë nga elza Lexo Postimin
    Dashuria eshte ndienja me e bukur, qe njriu zgjon me qenjen e tije tek tjetri. Ajo nise si nje enderr e bukur e bardhe e qe behet shumengjyreshe duke zbukuruar qdo gje qe na rrethon, duke na bere te harrojme halle e brenga apo duke na e lehtesuar problemet.
    Te dashurosh, ka shum ndryshim nga deshira te kesh diqka.Te dashurosh dmth te gezohesh bashke me njeriun qe don te qash ne hallet e tij t ete gezojn sukseset e tij ti ndihmosh kur ka nevoje te jes pran e te degjosh , pra dashuria per dike eshte pa kushte pa kerkesa e pa pretendime.Por kjo ndienje e bukure nga shume ngjyreshmeria e saje shpesh shenderrohet ne gri duke u bere edhe burim vuajtje e dhimbje shpesh malli per ate qe duam shkakton dhimbje fizike, e kur jemi ne kete shkalle dmth ndienja e bukur e dashurise tani eshte mveshur me deshiren legjitime te kemi ate qe duam.
    Shpesh ate qe dashurojme me kalimin e kohes ne vetedijen dhe nderdijen tone e konsiderojm si pron si diqka qe na takon vetem neve, duke prishur keshtu magjine e asaje ndeíenje.
    - Rrall ndodhe te lexosh shprehje-mendime te shkurtra me kuptime te medha!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  25. #18
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin
    - Rrall ndodhe te lexosh shprehje-mendime te shkurtra me kuptime te medha!
    Caush!Po si te mos kesh mendime per kete ndjenje kaq te bukur qe te rinon e te mban gjalle!Dashuria eshte nje ndjenje,nje mjeshtre e perkryer qe na meson te dukemi si nuk kemi qene ndonjehere....

  26. #19
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    me te vertete qe dashuria nuk njihka moshe
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Marya për postimin:

    pranvera bica (23-04-2018)

  28. #20
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    me te vertete qe dashuria nuk njihka moshe
    Marya!Kush ka te te jape dashuri ...ne cdo moshe eshte e vlefshme!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •