Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Skënder Sherifi

    Ç’do të bëhet me Skënder Sherifin?!

    VIOLETA MURATI





    Të gjithë e njohin tani Skënder Sherifin, me të folurën hundore të frëngjishtes, edhe si poet. Në media del sa herë vjen në Tiranë, po ashtu dhe në televizione preferohet për oratorinë interesante dhe shpeshherë thyerës tabush, çështje të mentalitetit në kokat e shqiptarëve. Është i hapur dhe shpesh përpiqet që bota perëndimore që e ka kultivuar nga jetesa atje, të kuptohet po në të njëjtën sintoni siç ka ndryshuar atë, jetën e tij të ndryshme nga familja e tij tradicionale, ajo e odave tropojane.

    Por, Skënderi ndonëse shkruan libra me poezi në Shqipëri, pra në Tiranë qarkullon jo si emër letrar, ndoshta kjo për faktin se librat e tij nuk janë të përkthyera në shqip.

    Ndoshta poezia e tij nuk “përfillet” aq shumë, se janë nja dy botime në shqip, ngase ende nuk ka dalë ndonjë emër që të spostohet e t’i lirojë pak vend për ta treguar ç’përfaqëson poeti Skënder Sherifi. Të vetmen përpjekje promovuese e ka bërë para disa muajve drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi - e quajti poet kozmopolit, ashtu siç na përmend jo rrallë Skënderi në të treguarit e tij, për veten.

    Por, siç thamë, edhe kjo përpjekje e Marashit më shumë u quajt e dështuar ndonëse veprimtaria promovuese e Skënderit u bë në Ministrinë e Kulturës. Mendojmë se kush hyn atje, plotëson një CV të garantuar për t’u përfaqësuar kudo.

    Por Skënderi nuk i është mërzitur asgjëje nga gjithë situata e mësipërme, edhe pse nuk ka kush ta përkthejë në shqip. Skënderi vazhdon të shkruajë dhe të mendojë se letërsia e tij trondit, thyen tabu, kalon parashikimet, del jashtënjerëzores, bëhet kozmopolite dhe i çmend francezët se ç’është ky gjak që nuk shkruan poezinë klasike franceze.

    Për këtë arsye, gjithë përpjekjen e tij e çon paralelisht - kërkon të renditet në letrat shqipe si shkrimtar, por nuk pushon së shkruari. Këtë herë, fiks para disa ditësh, javën që shkoi, ai ishte prapë në Tiranë për të na treguar se këtë herë ka sjellë një dramë të quajtur “Trio e përjetshme”.

    Është hera e parë, - thotë Skënderi, - që propozon një tekst për teatër. Nëse ndjekim logjikën e Skënderit, kjo dramë është krejtësisht absurde, që hyn në një realitet hipotetik, që në fakt vetë autori na thotë se i përket një bote borgjeze, elite artistike dhe jo katunarëve që s’kanë para. Është ajo çfarë mendon vetë autori se po ndodh në këtë jetë globale, ku kërkesat për të plotësuar kënaqësitë nuk shkojnë deri në fund, ose i nxjerr fundin - që nuk ka aspak dashuri, që njerëzit nuk duhen, por shohin interesin tek njëri-tjetri.

    Kështu i lindi ideja e përfytyrimit të trekëndëshit, që lidhen me natyrën e njeriut, duke sugjeruar se gjithë këto trazira njeriut i vijnë për shkak se ka brenda tij një realitet të trefishtë dhe jo të dyfishtë siç njihet deri tani - që çdo qenie ka unin e tij, tjetrin dhe të huajin. Sherifi na thotë se tek artistët kjo natyrë evidentohet më shumë. Etaloni për ta matur këtë është intuita që i vjen nga vëzhgimi natyral, ku nuk heziton të eksplorojë mbi veten. Ajo çfarë Skënderi mendon është se çdo person ka brenda vetes një pol mashkullor dhe femëror, e ngjashme me energjinë kineze.

    Këtë e shikon dhe në raport me mentalitetin ku është rritur, jo vetëm për një botë me civilë që i kalon caqet e eksplorimit të dëshirave - ai si një bjeshkëtar thotë se ka dhe një pjesë femërore brenda. Nëse vendi ku jeton ja ka lejuar gjithë fantazinë e shfrenuar të riprodhojë realitetin sipas një eksplorimi personal, Skënderi thotë se ne si shqiptarë nuk e lejojmë ta shprehim këtë - pra pjesën femërore kjo për arsye fare të dukshme, se duhet të dukemi narcistë, autoritarë dhe jo të qahemi, apo të tregojmë ndjeshmëri, të jemi të butë.

    Ndërsa në botën e Perëndimit gjithë “zbulimin” e dramës së tij mbi “trion e përjetshme”, Sherifi e lidh me njohjen e tij me aktorin Zherar Depardie. Ai ka marrë impresion fillestar prej tij si një njeri me shikim të egër, sikur ka dalë nga shpella e Mic Sokolit.

    Por, kur ka pasur kontakt me të - Skënderi tregon se gjithçka është përmbysur nga fakti se biseda me aktorin ia ndryshuar bindjen krejtësisht. “Ai ishte me zë të butë, madje i tregova për anën femërore që personalitetit të burrave u jep natyrë krejt tjetër”. Si duket, nga pohimet e Skënderit aktori ka pranuar sepse pikërisht femrat i kanë ndryshuar jetën, botën, duke i shërbyer dhe edukuar - pra Depardie i ka pohuar se femrat i kanë çelur jetën, kanë qenë një shkollë e madhe për të.

    Çfarë thamë më lart, - Sherifi e tregon si variant të parë të librit, - ku brenda njeriut propozon të gjejmë unin, të huajin dhe femrën-të tria në një person, në tri pjesë kontradiktore, një luftë e brendshme me tri artikulime.

    Skënderi na sugjeron dhe variantin e tretë në dramën e tij- femrën përballë kërkesave, ëndrrës dhe fantazisë që ajo ka. Çfarë kërkon një individ femër në jetë, Skënderi e lidh me çështje krejt materiale dhe aspak emocionale. Personazhet, kori, zbulon se çfarë përjeton një femër, se si kërkon ta ndërtojë jetën, që ta ketë të stabilizuar, të ketë një burrë të pasur dhe shumë fëmijë.

    Varianti i parë dhe i dytë që propozon Sherifi përfshihen në njëri-tjetrin - një femër luan me fantazinë dhe tjetra ka dëshirën reale, pragmatike.

    Çfarë bëjnë këta individë në shoqëri, tërhiqen prej fantazisë duke kthyer në qendër të vëmendjes pjesën elitare, atë të artistëve apo thjesht kanë dëshirë të jetojnë një “love story”. Artisti sot, - rrëfen Skënderi, - është shndërruar në një ikonë simbolike, ku të gjithë mendojnë rreth tij dhe kërkojnë të plotësojnë fantazinë, dëshirat me të, për të qenë të lumtur. Imazhi i famës - ndonëse Sherifi nuk na i thotë, ndoshta janë arsyet pse e shtyjnë drejt disa përfytyrimeve gati të shfrenuara. Por që duhet besuar si një realitet tokësor - brenda atij rrethi që përmendëm më lart - njerëzve të pasur, a të famshëm.

    Të gjithë përplasen duke kërkuar lumturinë në trio personazhesh mbyll dramën e tij Skënder Sherifi: – “Dhe nuk e gjejnë dhe shtrojnë pyetje pse nuk ekziston një njeri në tokë që të më plotësojë gjithë kërkesat; fati i lidh se çdo njeri prej tyre lidhet me tjetrin që posedon një pjesë që këtij i mungon dhe anasjelltas artist-biznes-femër dhe shkon kjo botë si këmbim mallrash duke krijuar përplasje, krizë, kërkesa, frustrim, por dhe liri të përkohshme dhe tri personazhe - që janë femra dhe parajsa për njëri-tjetrin”. Drama ka 18 tablo, tri role - artisti, tjetri dhe gruaja. Drama është në frëngjisht e botuar, sërish përkthimi është i pamundur, ndërkohë që deri tani autori ua ka bërë të njohur personaliteteve të kulturës si aktores Yllka Mujo, Ema Andrea, Sesilja Plasari, Gëzim Kamës etj., për ta adaptuar në shqip, një ide për ta vënë në skenë në ditët frankofone. Skënderi në këtë pikë ka mbetur duke lëshuar edhe një herë një lloj jehone për veprën e tij, që të paktën Ministria e kulturës të kontribuonte financiarisht për t’i sjellë në shqip. Por askush nuk ka folur deri tani.


    30/07/2009

    standart

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Nuk e kuptova kete shkrim. Nuk merret vesh, a e lavderon kjo zonja kete Sherifin apo e shan ? A i pelqen c'shkruan ky miku apo s'i pelqen ?

    Sa per perkthimin e veprave te tij, u habita qe nuk u gjetka njeri. Me sa di une, ekziston nje ligj i vjeter, madje i lashte fare, qe kur nxjerr parate ne tavoline, perkthimi behet vetvetiu, mjafton ta vesh vepren nen jastek dhe kur te gdhihesh neser, shkronjat jane kthyer ne shqip.

    Sherif apo tjeter, shkundni xhepat dhe perkthimet mund t'i keni dhe nga dora e vet Fan Nolit, nga varri i vet ku eshte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •