GJIROKASTER- Konsullata greke ne Gjirokaster vendosi liberalizimin e vizave per disa prej kategorive ne rajonin e Jugut, duke mundesuar heqjen e tyre per nje afat te gjate. Disa kategori te caktuara si studentet, gazetaret, biznesmenet, akademiket, mjeket, etj., do te mund te pajisen me viza "Shengen" afatgjata, pa paguar asnje vlere monetare. Konsullata e Pergjithshme Greke ne Gjirokastres, ka nisur te zbatoje nga fillimi i ketij muaji marreveshjen e liberalizimit te vizave per disa kategori te caktuara, ashtu edhe sic ishte premtuar qe prej fillimit te ketij viti.

Burimet zyrtare nga Konsullata e Pergjithshme Greke ne Gjirokaster thane dje se ky sherbim ka ardhur si rezultat i marreveshjes dypaleshe, ndermjet Shqiperise dhe vendeve qe aderojne ne Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, keto kategori do te perfitojne lehtesimin e regjimit te vizave, pasi te jene pajisur me pasaporte biometrike. Ky dokument lehteson procedurat per pajisjen me vize "Shengen", duke bere te mundur edhe sigurimin e tyre per nje kohe te gjate. "Deri tani kane perfituar nga ky lloj sherbimi mbi 50 shtetas shqiptare, qe banojne ne Jug te vendit", saktesuan zyrtare te konsullates.

Shpjegohet se personat qe do te perfitojne nga marreveshja e lehtesimit te regjimit te vizave, duhej te paraqesin nje vertetim nga institucioni ku ata punojne, ose studiojne, nje kerkese nga personi i interesuar, certifikate personale dhe familjare dhe te jene te pajisur domosdoshmerish, me pasaporten biometrike. Nese plotesohen keto kushte, atehere konsullata mundeson per banoret e zonave te Jugut per te cilat pergjigjet, viza. Kjo procedure eshte nje hap i rendesishem per zbatimin edhe nga ambasadat e tjera te vendeve te Bashkimit Evropian, te akredituara ne Tirane. Disa prej drejtorive te policive ne rrethet jugore, si Gjirokaster apo Vlore, kane nisur nxjerrjen e pasaportave biometrike, me qellim pajisjen e te interesuarve, qe kerkojne aplikimin per vize.