Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848
    Argjerim te mbare te gjithve Allahu jua lehtesofte sa me shume

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    9 - Pėrmallimi pėr turpin nga Allahu









    p.s riduana, e vleresoj urimin e juaj. Mqns kjo teme lexohet/degjohet nga besimtaret per pergatitjen e pritjes se Ramazanit. Me lejo te ju sugjeroj dicka (mos ma merr per te keq) por ajo foto tek avatari eshte ca e tepert ne kete teme, po pate mundesi nderroje...flm per mirekuptim!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Selam

    "Kuptimi i drejtė i agjėrimit!" - Enis Rama





    linku per ta shkarkuar ligjeraten e plote

    http://www.zshare.net/download/6381009231fe1e61

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Pėrgatitja pėr Ramazan, pjesa e tretė


  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Largėsia Hapsinore Kur Udhėtarit I Lejohet Tė Mos Agjėrojė




    PYETJA: Sa duhet tė jetė largėsia kohore dhe hapsinore qė i lejon udhėtarit qė kur tė kalojė atė tė mos agjėrojė, nė tė vėrtetė a ėshtė 81 km? A i lejohet atij qė tė mos agjėrojė nė qoftė se gjatė atij rrugėtimi nuk ka vėshtirėsi gjatė udhėtimit?

    PĖRGJIGJJA: Sa i pėrket udhėtarit ai e ka tė lejuar tė mos agjėrojė dhe atė duke u thirruar nė tekstin kur’anor ku thuhet: “…e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė”. (El Bekare, 184)

    Ndėrsa pėr largėsinė hapsinore dhe kohore mes fukahave ka dilema. Mirėpo largėsia pėr tė cilėn pyetėsi pyet, them se ajo ėshtė mė tepėr se 80km. Kam bindjen qė tė gjithė pajtohen se largėsia hapsinore qė shkakton shkurtimin e namazit ėshtė 84 km., e qė e njejta largėsi vlenė edhe pėr mosagjėrimin e asaj dite, mendim ky i shprehur te shumica e medh’hebeve, e qė njėherit kjo ėshtė largėsi kohore e pėrafėrt. Kėshtu themi pėr arsye se as nga Pejgamberi e as nga sahabėt nuk na transmetohet ndonjė formė e largėsisė kohore e shprehur me metra apo kilometra, mirėpo ajo largėsi e shprehur nė atė numėr mjafton. Njė numėr dijetarėsh as qė e parashohin largėsinė hapsinore. Kėtė qėndrim tė tyre ata e arsyetojnė duke dhėnė shpjegim pėr fjalėn rrugėtim, prandaj ēdo rrugėtim nėnkupton udhėtimin duke e shikuar kėtė fjalė si nga aspekti linguistik apo sipas kuptimit tė thjeshtė, mė ē’rast lejohet shkurtimi i namazeve dhe po ashtu udhėtarit i lejohet tė mos agjėrojė. Kjo ēėshtjė duhet tė merret ashtu dhe siē kanė vendosur Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s., pra udhėtari ka mundėsinė e zgjedhjes. Sahabėt udhėtonin me Pejgamberin s.a.v.s. e nė mesin e tyre kishte qė agjėronin por kishte edhe prej tyre qė nuk agjėronin. Mirėpo ai qė nuk agjėronte nuk e ofendonte atė qė agjėronte, e ai qė mbante Ramazan nuk e tallte atė qė nuk mbante Ramazan. Sa i pėrket udhėtarit i cili gjatė rrugėtimit ka vėshtirėsi tė rėnda nga agjėrimi ėshtė mekruh tė agjėrohet, porse mund tė jetė haram pėr tė agjėrimi. Kėshtu themi duke u thirrur nė njė ngjarje ku Pejgamberi s.a.v.s. tregon se njė njeri i cili ishte rraskapitur nga rrugėtimi i vėshtirė e ai kishte qenė agjėrueshėm, dhe Pejgamberi s.a.v.s. pyeti pėr tė. Ata i thanė se ai ishte agjėrueshėm. Pasi e dėgjoi kėtė, Pejgamberi tha: “Nuk ėshtė nga punėt e mira tė Islamit tė agjėruarit nė rrugė” (Transmeton Buhariu)

    Kjo ishte sa i pėrket individit tė cilit i shkakton vėshtirėsi agjėrimi, gjatė rrugėtimit, ndėrsa individi i cili nuk goditet me ndonjė vėshtirėsie gjersa ėshtė nė rrugėtim dhe mban Ramazan, ai ėshtė nė mundėsi zgjedhjeje siē shpjeguam mė lart, agjėron apo e prish agjėrimin. Nė kėtė rast parashtrohet pyetja se cili veprim ėshtė mė i pėlqyer dhe mė i ēmuar? Rreth kėsaj problematike dijetarėt nuk janė tė njė pajtimi, ku disa e ēmojnė agjėrimin e tė tjerėt mosagjėrimin. Rreth kėsaj dileme Omer ibn Abdulaziz thotė: Veprimi mė i lehtė ėshtė mė i ēmuar. Disa njerėzve u duket mė lehtė tė agjėrojnė kur edhe tė tjerėt agjėrojnė, e tė mos vijė nė situata ta kompensojė - kaza agjėrimin kur tė tjerėt hanė e nuk agjėrojnė. Pėr kėtė arsye tė tillėve u themi tė agjėrojnė. Disa njerėzve tė tjerė u duket se mė lehtė pėr ta ėshtė qė kur tė jetė nė rrugėtim tė gjatė Ramazanit tė mos agjėrojnė ashtu qė mė lehtė t’i kryejnė punėt e tyre, obligimet qė i kanė dhe mė lehtė tė lėvizin. Prandaj ai individ do tė kompensojė aq ditė sa ka qenė i pamundshėm t’i agjėrojė, pikėrisht ashtu siē i ka urdhėruar edhe All-llahu. Prandaj cili veprim tė jetė pėr tė mė i lehtė, ajo ėshtė mė e ēmuar. Ebu Davudi transmeton njė hadithė nga Hamze ibn Amir El-Eslemiu i cili thotė: “O I dėrguar i All-llahut, unė jam punėtorė dore eshpine. Ngarkohem dhe filloj rrugėtimin. Mirėpo ndodh qė pikėrisht gjatė Ramazanit tė gjendem nė rrugėtim. Megjithatė nuk ndiej ngarkesė porse kam pėrsėri fuqi tė mjaftueshme, ngase jam i ri dhe mė duket mė lehtė qė tė agjėroj se sa pas Ramazanit tė kompensoj e tė mbetėm me borxh. Si thua ja resulullah, a tė agjėroj, qė tė kem mė shumė sevap apo tė mos agjėroj?” Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj: “Vepro si tė duash o Hamza”, gjegjėsisht zgjedhe veprimin mė tė lehtė pėr ty.

    Nė njė transmetim tjetėr nga En-Nesaiu thuhet se ai i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.: “Kam fuqi qė tė agjėroj edhe kur gjendem nė udhėtim, dhe a thua mė llogaritet pėr mėkat po tė agjėroj gjersa jam duke udhėtuar?” Pejgamberi iu pėrgjigj: “Ky ėshtė njė lehtėsim nga All-llahu pėr ty, dhe kush vepron duke e zbatuar atė ka vepruar mirė, e kush dėshiron tė agjėrojė nuk ka kurrfar mėkati gjatė atij agjėrimi.” Kjo nė kėtė formė ėshtė ligj i All-llahut pėr ēėshtjen e udhėtarit. Pra, nuk ėshtė e patjetėrsueshme, e as qė pėr lehtėsim tė (mos) agjėruarit tė kushtezohet si njė lloj vėshtirėsie e madhe apo tė manifestohet ndonjė lodhje e tė arsyetohet ai veprim. Porse vetė udhėtimi ėshtė shenjė se lejohet mosagjėrimi gjatė tij. Kjo pėr arsye se All-llahu kėtė lejesė nuk e ka kushtėzuar me ndonjė nga vėshtirėsitė e mundshme qė mund ta godasin udhėtarin, por e ka ndėrlidhur vetėm me rrugėtimin. Themi kėshtu pėr arsye se po ta ndėrlidhnim vėshtirėsinė gjatė rrugėtimit me dispozitėn, do tė paraqiteshin dilema tė mėdha midis njerėzve, si e kėtij lloji pėr shembull se a thua gjatė cilave kategori tė vėshtirėsive lejohet zbatimi i lehtėsimit nė fjalė. Pas gjithė kėsaj themi kėshtu: “Kėtu nuk ėshtė fjala pėr ndonjė vėshtirėsi me tė cilėn njeriu obligohet aq sa nuk mund ta bart atė obligim, e as qė ta diskreditojė. All-llahu nuk dėshiron qė robėrit e vet t’i ngarkojė tej mase, prandaj edhe ai qė lehtėsmi vlen pėr tė llogaritet edhe angazhimi minimal qė jep pėr atė vėshtirėsi.



    All-llahu dispozitėn e mosagjėrimit pėr udhėtarin e ka ndėrlidhur me rrugėtimin e jo me diē tjetėr. Pavarėsisht pra nga ajo se me ēka njeriu udhėton, me aeroplan, tren apo automjet, atij i takon tė mos agjėrojė. Prandaj ēėshtja mbetet e varur vetėm sa i pėrket borxhit qė e ka, gjegjesisht kompensimin e atyre ditėve qė nuk i ka agjėruar derisa ai ka qenė nė rrugė. Kėto ditė tė paagjėruara asnjėherė nuk i bien, por vetėm pėrkohėsisht derisa ai t’i kompensojė me ditė tė tjera pas Ramazanit, dhe ai nė kėtė situatė mund tė zgjedhė pėrpos po qė se i shkakton udhėtimi atij vėshtirėsi. Ai qė e ka provuar rrugėtimin e di se gjėtė tij ka njė fije lodhjeje dhe mundi, pa varėsisht nga ajo se njeriu ėshtė duke udhėtuar me kafshė apo me aeroplan. Nė atė moment kur ai largohet nga vendbanimi i tij i pėrhershėm dhe nė vetė momentin e largimit nga familja e tij, shpirtėrisht ndien se diē nuk ėshtė nė rregull, nuk ėshtė i qetė e as stabil. Vetėm pėr kėtė gjendje psikike nė tė cilėn ndodhet udhėtari, pa mos i marrė rrethanat nė tė cilat kalon trupi i tij, All-llahu e ka realizuar mosagjėrimin pėr udhėtarin. Pos kėsaj gjendjeje ka edhe tė tjera tė cilat na janė tė njohura e tė panjohura, prandaj mjafton qė pėr bazė ta marrim tekstin kur’anor e mos tė filozofojmė e ta nėnvlerėsojmė apo anashkalojmė e most a marrim parasysh faktin se njė gjė e tillė ėshtė lehtėsim nga All-llahu pėr robėrit e vet: “All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju.” (El Bekare, 185)

    All-llahu di tė vėrtetėn.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Shpėrlarja E Gojės Dhe Hundės Pėr Agjėruesin



    PYETJA: Ka prej atyre qė thonė se shpėrlarja e gojės apo hundės gjatė marrjes sė abdestit ndikon nė saktėsinė e agjėrimit tė agjėruesit. Sa mund tė jetė e vėrtetė kjo fjalė?

    PĖRGJIGJJA: Shpėrlarja e gojės dhe hundės, gjatė marrjes sė abdestit ėshtė sunnet nga sunnetet e tij, siē ėshtė medh’hebi i tre imamėve Ebu Hanifes, Malikut, dhe Shafiut, apo ėshtė farz nga farzet e tij, siē ėshtė medh’hebi i Imam Ahmedit, i cili i ka konsideruar si pjesė nga larja e fytyrės tė urdhėruara (obliguara). Pa marrė parasysh a janė (shpėrlarja e gojės dhe hundės) prej sunneteve ao farzeve, nuk duhet lėnė ato nė abdest gjatė agjėrimit, apo mosagjėrimit. Atė ēka duhet ta ketė parasysh muslimani nė rastin e agjėrimit, ėshtė qė tė mos e teprojė nė ato dyja, sikurse e tepron nė gjendjen e mosagjėrimit. Pejgamberi s.a.v.s. thotė nė hadith: “Kur ta shpėrlash hundėn shpėrlaje mirė, pėrveē nėse je duke agjėruar”.
    (E kanė nxjerrė Shafiu, Ahmedi, tė katėrtėt dhe Bejhekiu)

    Nėse agjėruesi e shpėrlan gojėn ose e shpėrlan hundėn duke marrė abdest dhe uji i depėrton nė fyt pa pasur qėllim dhe teprim, agjėrimi i tij ėshtė i saktė, ashtu sikur qė i depėrton pluhuri i rrugės, apo duke e situr miellin, apo hyn ndonjė mizė nė fytin e tij. E gjithė kjo konsiderohet nga gabimet e falura tė kėtij ummeti, edhe nėse pėr kėtė nuk janė pajtuar disa imamė. Sikurse shpėrlarja e gojės jashtė abdestit, po ashtu nuk ndikon nė saktėsinė e agjėrimit, derisa uji nuk dėpėrton nė brendi.

    All-llahu e di mė sė miri.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mosagjėrimi Me Qėllim I Disa Ditėve Nė Ramazan



    PYETJA: Ēfarė ėshtė dispozita e atij qė ka agjėruar disa ditė nė Ramazan dhe nė disa ditė tė tjera me qėllim e ka prishur agjėrimin? A i llogariten (pranohen) atij ditėt tė cilat i ka agjėruar, apo nuk i llogariten?

    PĖRGJIGJJA: Kjo pyetje ėshtė e llojit tė pyetjes sė kaluar dhe pėrgjigjja jonė ėshtė se ēdo send ka llogarinė e vet, ndėrsa ēėshtja nuk ėshtė nė ditėt tė cilat i ka agjėruar, a llogariten ato, apo jo? Por (ēėshtja) ėshtė nė ditėt nė tė cilat nuk ka agjėruar, a kompensohen apo jo? Dhe nuk mundet tė kompensohet njė ditė e Ramazanit, pėrveē se me njė ditė tė ngjashme me tė nga Ramazani tjetėr, ndėrsa ēdo Ramazan pa dyshim vjen i zėnė me obligueshmėrinė e agjėrimit nė tė. Pėr kėtė arsye Ebu Hurejre r.a. ka thėnė: “Kush nuk agjėron njė ditė prej ditėve tė Ramazanit, atė nuk e kompenson asnjė ditė prėj ditėve tė kėsaj bote” (Transmeton Trimidhiu dhe teksti ėshtė i tij, Ebu Davudi, Nesai, Ibni Maxhe, Ibn Hazime dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejre r.a.)

    Transmetohet nga ai se njė njeri nuk ka agjėruar (e ka prishur agjėrimin) nė Ramazan, e Ebu Hurejre ka thėnė: ”Nuk i pranohet atij agjėrimi njė vit”. Nga Ibn Mes’udi: “Kush nuk agjėron njė ditė tė Ramazanit pa kurrfarė arsye, nuk ia plotėson (kompenson) atij as agjėrimi tėrė jetėn edhe nė qoftė se e agjėron atė”. E njejta gjė transmetohet edhe nga Ebu Bekri dhe Aliu. Pra, le t’i frikohet All-llahut muslimani nė fenė e tij, le tė jetė i kujdesshėm nė agjėrimin e ramazanit dhe le t’i mundė pasionet e veta. E kush dėshton para barkut tė tij, nuk fiton nė asnjė sferė prej sferave (tė jetės).
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    NDIKIMI I MĖKATEVE NĖ AGJĖRIM


    PYETJA: Ēfarė ėshtė dispozita e agjėruesit tė Ramazanit nėse pėrgojon ose gėnjen, ose shikon nė ndonjė femėr tė huaj me passion. A ėshtė i shėndoshė agjėrimi i tij, apo prishet?

    PĖRGJIGJJA: Agjėrimi i dobishėm dhe i pranuar ėshtė ai qė e pastron shpirtin, e pėrforcon vullnetin e mirėsisė dhe rezulton me devotshmėrinė e pėrmendur nė fjalėn e Tė Lartėsuarit:

    “O ju qė besuat, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”.
    (El Bekare, 183)

    Ėshtė obligim i agjėruesit tė largohet nga ēdo fjalė ose vepėr qė nuk pėrputhet me agjėrimin e tij, nė mėnyrė qė mos tė jetė fati i agjėrimit tė tij vetėm – uria, etja dhe privimi. Nė hadithin e tij, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė mbrojtje, e ai qė ėshtė duke agjėruar nuk guxon tė flasė fjalė tė turpshme e as ta ngrejė zėrin, ndėrsa nė qoftė se dikush e ofendon (shan), ose kundėrshton (fjaloset me tė) le tė thotė: “Unė jam agjėrues” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

    Gjithashtu, Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: “Ka ndonjė agjėrues, qė ndoshta prej agjėrimit tė tij nuk ka asgjė, pėrveē urisė, dhe ka adhurues, qė ndoshta prej adhurimit tė tij nuk ka asgjė pėrveē mosfjetjes”. (Transmetojnė Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi i cili ka thėnė se ėshtė i shėndoshė sipas kushtit tė Buhariut)

    Po ashtu, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush nuk largohet nga gėnjeshtra dhe veprimi me tė, All-llahu nuk ka kurrfarė nevoje qė ai tė largohet nga ushqimi dhe pija e tij”. (Transmetojnė Buhariu, Ahmedi dhe As’habu Sunen)

    Ibnul-Arebiu ka thėnė: “Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė qė ai nuk shpėrblehet pėr agjėrimin e tij”, - don tė thotė se shpėrblimi i agjėrimit nuk vihet nė peshojė pėr shkak tė mėkatit tė gėnjeshtrės dhe asaj ēka u pėrmend me tė. Ibn Hazmi mendon se kėto gjėra e prishin agjėrimin, ashtu sikur e prishin ngrėnia dhe pija dhe ėshtė transmetuar nga disa sahabė dhe tabi’inė ēka kuptohet prej tij kjo. Ndėrsa sa na takon neve – edhe pse nuk kemi thėnė me mendimin e Ibn Hazmit, - mendojmė se mėkatet e humbin (zhdukin) vlerėn e agjėrimit dhe e prishin qėllimin e obligueshmėrisė sė tij. Pėr kėtė shkak brezat e parė tė besimtarėve tė mirė tė ummetit i kanė kushtuar rėndėsi agjėrimit nga fjala dhe vepra jo e mirė (e kotė) dhe nga ndakesa – harami, sikurse i kanė kushtuar rėndėsi agjėrimit nga pijet dhe ushqimet. Omeri r.a. ka thėnė: “Agjėrimi nuk ėshtė vetėm largim nga pijet dhe ushqimet, por ai ėshtė edhe tė larguarit nga gėnjeshtra, e pavėrteta dhe fjala, ose vepra e kotė”. Nga Aliu r.a. ėshtė transmetuar e njėjta porosi. Transmetohet nga Xhabiri, i cili ka thėnė: “Nėse agjėron, le tė agjėrojnė veshi yt, syri yt dhe gjuha jote nga gėnjeshtra dhe mėkatet. Largoja mundimet shėrbėtorit dhe tė kesh durim dhe qetėsi ditėn e agjėrimit tėnd dhe mos e bėn tė njejtė ditėn e mosagjėrimit tėnd me ditėn e agjėrimit tėnd”. Ebu Dherri i ka thėnė Talik bin Kajsit: “Nėse agjėron, ruaju sat ė mundesh”. Kėshtu qė, Taliku kur agjėronte hynte Brenda dhe nuk dilte, pėrveē se pėr namaz. Ebu Hurejre dhe shokėt e tij kur kanė agjėruar janė ulur nė xhami dhe kanė thėnė: “Po e pastrojmė agjėrimin tonė”. Transmetohet nga Mejmun Ibn Mehran, i cili ka thėnė: “Agjėrimi mė i dobėt ėshtė apstenimi nga ngrėnia dhe pija”. Sido qė tė jetė ēėshtja, agjėrimi e ka ndikimin dhe shpėrblimin e tij, ndėrsa pėrgojimi, gėnjeshtr etj., e kanė dėnimin dhe ndėshkimin e tyre te All-llahu xh.sh., i cili nė Kur’an thotė: “Tek Ai ēdo send ėshtė me masė tė caktuar”. (El Rra’d, 8)

    Pra, ēdo vepėr ėshtė me llogari dhe masė (peshojė): “Zoti im nuk gabon e as nuk harron” (Ta Ha, 52)

    Dhe analizoje kėtė hadith pejgamberik qė flet pėr saktėsinė e llogarisė sė All-llahut nė botėn tjetėr. Do ta gjesh aty pėrgjigjen e duhur tė kėsaj pyetjeje dhe dy pyetjeve tjera tė mė poshtme: Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Aisheja r.a. se njė njeri nga shokėt e Tė dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. ėshtė ulur pranė tij dhe ka thėnė: “O I dėrguar i Allahut unė kam disa shėrbėtorė tė cilėt mė gėnjejnė dhe mė kundėrshtojnė. Unė i rrah ata dhe i qortoj, e si ėshtė pozita ime ndaj tyre (d.m.th. Ditėn e Gjykimit.)” I dėrguari i All-llahut s.a.v.s.i tha: “Llogaritėt ajo ēka tė kanė tradhtuar, kundėrshtuar dhe gėnjyer, pastaj dėnimi yt ndaj tyre. Nėse dėnimi yt ndaj tyre ka qenė (mė i vogėl) mė pak se gabimet e tyre ėshtė mirėsi pėr ty, ndėrsa nė qoftė se dėnini yt ndaj tyre ka qenė aq sa gabimet e tyre kjo do tė ishte e mjaftueshme jo pėr ty dhe as mbi ty, e nėqoftė se dėnimi yt ndaj tyre ka qenė mė tepėr (mė i madh) se gabimet e tyre, ata do ta marrin prej teje mirėsinė e cila pat mbetur para teje”. Pas kėsaj, njeru filloi tė qajė nė praninė e Tė dėrguarit tė All-llahut dhe tė bėrtasė, ndėrsa I dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Ēka ka ai qė nuk e lexon librin e All-llahut?”

    “Nė Ditėn e Gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės”. (El Enbija, 47)

    Pastaj, njeriu tha: “O I dėrguar i All-llahut: Nuk gjej zgjidhje mė tė mirė se lirimi i kėtyre (shėrbėtorėve) – Unė tė dėshmoj se tė gjithė ata janė tė lirė”.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    A I PRANOHET AGJĖRIMI BRAKTISĖSIT TĖ NAMAZIT



    PYETJA: A pranohet agjėrimi prej lėnėsit tė namazit? Apo se tė gjitha ibadetet (adhurimet) janė tė ndėrlidhura njėra me tjetrėn, ashtu qė nuk pranohet agjė nga to, nėse lihet ibadeti tjetėr?

    PĖRGJIGJJA: Muslimani ėsht obliguar qė t’i kryejė tė gjitha ibadetet: ta falė namazin, ta japė zekatin, ta agjėrojė Ramazanin dhe tė kryejė haxhin kur tė ketė mundėsi. Kush e lė njėrin prej kėtyre obligimeve (farzeve) pa kurrfarė arsye, All-llahu e llogaritė atė. Dijetartė islamė pėr kėtė ēėshtje kanė mendime tė ndryshme. Prej tyre ka qė mendojnė se ai bėn kufr (mosbesim) me lėnien e njėrit prej kėtyre ibadeteve. Ka prej tyre qė e konsiderojnė pabesimtarė lėnėsin e namazit dhe atė qė nuk e jep zekatin, dhe ka prej tyre qė e konsiderojnė pabesimtarė vetėm lėnėsin e namazit , pėr shkak tė vendit apo pozitės sė tij nė fenė e All-llahut, ashtu siē transmetohet nė hadith: “Ndėrmjet robit dhe ndėrmjet mosbesimit ėshtė lėnia e namazit”(Transmeton Muslimi)

    Ata qė ndajnė mendimin se lėnėsi i namazit me qėllim ėshtė pabesimtar, ata nuk mendojnė t’i pranohet agjėrimi i tij, pėrarsye se pabesimtarit esencialisht nuk i pranohet asnjė ibadet. Ka prej dijetarėve islamė qė i pranojnė atij besimin dhe Islamin e tij, derisa beson nė All-llahun dhe nė Tė dėrguarin e tij dhe me atė ēka ka ardhur, ai nuk ėshtė mohues (injorues) dhe as i dyshimtė. Ky grup i dijetarėve mjaftohet duke e cilėsuar atė mėkatar ndaj urdhėrit tė All-llahut.

    Ndoshta ky mendim – All-llahu e di mė sė miri – ėshtė fjala mė e drejtė dhe mė afėr tė vėrtetės. Nė bazė tė kėsaj, ne qoftė se ai nuk i kryen disa ibadetet pėr shkak tė pėrtacisė apo epsheve, por nuk ėshtė mohues e as qė tallet me kėto ibadete – dhe i kryen disa ibadete tė tjera, nė kėtė rast ai konsiderohet musliman jo i plotė, besimtar i dobėt, dhe ekziston rreziku pėr besimin e tij nė qoftė se vazhdon nė lėnien, por All-llahu nuk ia humbė shpėrblimin e ndonjė vepre tė mirė qė e ka kryer. Pra, ai te All-llahu ėshtė i pranuar nė bazė tė veprės sė tij: Ai shpėrblehet pėr atė qė e kakryer (nga urdhėrat e All-llahut), ndėrsa dėnohet (ngarkohet me mėkat) pėr ato urdhėra (obligime) qė nuk i ka kryer: “Dhe ēdo vepėr, qoftė e vogėl dhe qoftė e madhe ėshtė rradhitur (evidntuar nė Levhi Mahfudh)” (El Kamer, 53) “E kush bėri ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė”. (Ez Zelzele, 7-8)
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Agjėrimi dhe lėnia e duhanit


    Muaji i madhėruar i Ramazanit, pėrveē misionit qė mbart nė drejtim tė ngritjes dhe pėrsosjes shpirtėrore tė individit, ka edhe njė rol praktik, sepse mund tė konsiderohet njė rast i volitshėm pėr tė hequr dorė nga disa zakone tė pėrditshme qė janė kthyer nė vese.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Parė nė kėtė prizėm, Ramazani ėshtė njė revolucion pėr ndreqjen e tė gjitha sferave tė jetės sė njeriut, njė shans i ēmuar pėr sistemimin e jetės dhe shpėtimin e saj nga kaosi. Njėkohėsisht ai ėshtė njė test praktik qė e mėson muslimanin tė pėrmirėsojė sjelljen dhe mendimet e tij, tė rishikojė disa prej zakoneve tė pėrditshme, tė forcojė vullnetin dhe tė ndiejė mbikėqyrjen e Zotit nė ēdo veprim qė bėn.
    Pirja e duhanit i shkakton dėme tė pallogaritshme shėndetit dhe pasurisė sė njeriut. Kėrkimet shkencore kane provuar se ekziston njė lidhje e ngushtė midis duhanit dhe shumė sėmundjeve tė rrezikshme, si: kanceri i mushkėrive, kanceri i gojės, kanceri i fytit, sėmundjet kardio-vaskulare etj. Sipas statistikave, numėrohen me miliona viktimat e pėrvitshme tė duhanit nė botė, mosha e tė cilėve luhatet nga 34 deri nė 65 vjeē. Madje, edhe fetusi nė barkun e nėnės nuk ka shpėtuar nga duhani.
    Atėherė, si mund tė hiqet dorė nga duhani? Pėr tė lėnė duhanin, duhet tė ndiqen hapat e mėposhtėm:
    1- Tė vendosėsh nė vetvete prerazi qė tė heqėsh dorė nga duhani, sepse kjo ėshtė – siē shprehet Allahu – “njė nga ēėshtjet qė kėrkojnė vendosmėri”.
    2- Tė caktosh kohėn e lėnies sė duhanit dhe kjo duhet tė jetė nė rastin mė tė parė, duke mos i lejuar vetes mundėsinė pėr ta shtyrė atė ēast, sepse kjo mund tė ndikojė negativisht nė personalitetin dhe nė vendimin tėnd.
    3- T’i kėrkosh ndihmė Allahut pėrmes lutjes sė sinqertė drejtuar Atij, qė tė japė forcė dhe sukses nė realizimin e kėtij misioni. Profeti Muhamed (a.s.) ka thėnė: “Po kėrkove ndihmė (pėr diēka), kėrkoi ndihmė Allahut”.
    4- Gjithmonė mundohu t’i sjellėsh nė mendje rreziqet e duhanit dhe pasojat e tij tė dėmshme. Ki parasysh se Allahu do tė tė pyesė pėr shėndetin, jetėn dhe pasurinė tėnde.
    5- Mundohu tė gjesh ndonjė shok midis duhanpirėsve (ndonjė tė afėrm, shok apo koleg), qė tė dy sė bashku ta ndihmoni njėri-tjetrin nė lėnien e duhanit; sepse kjo gjė do tė ta shtojė kėmbėnguljen, siē thotė edhe fjala e urtė “Bashkimi bėn fuqinė”. Nė kėtė kontekst Allahu i Madhėruar thotė: “Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira dhe devotshmėri dhe mos e ndihmoni nė mėkate dhe armiqėsi”, kurse Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kush udhėheq drejt njė tė mire, ka shpėrblimin njėlloj si ai qė e ka bėrė atė tė mirė”.
    6- Ruaju nga shokėt qė tė pengojnė nga lėnia e duhanit dhe kujto thėnien e Profetit (a.s.) “Njeriu merr fenė e shokut tė vet, prandaj kujdes kur zgjidhni shoqėrinė”.
    7- Njoftoji personat tek tė cilėt ke besim pėr vendimin tėnd, sepse ata do tė jenė burim mbėshtetje pėr ty me lejen e Allahut.
    8- Vendos qė tė hollat qė ndaje pėr duhan, t’i japėsh pėr tė ndihmuar tė varfrit, jetimėt dhe nevojtarėt. Allahu i Madhėruar thotė: “Ēfarėdo tė mire qė bėni pėr veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu nė formėn e njė shpėrblimi mė tė mirė e mė tė madh”.
    9- Pėr tė mbėshtetur vendimin tėnd, shfrytėzo agjėrimin.
    10- Natyrisht qė brenda teje do tė zhvillohet njė betejė e pėrditshme pėr t’iu kthyer duhanit, por atėherė kujto thėnien e Allahut: “Dhe nėse tė vjen njė ngacmim nga shejtani, atėherė kėrkoi mbrojtje Allahut”.
    11- Sill ndėr mend se ndodhesh nė muajin e agjėrimit dhe se kjo do tė thotė tė heqėsh dorė nga gjėrat e kėqija, ndėr tė cilat ėshtė edhe duhani.
    12- Nėse ndodhesh nė njė situatė stresuese, tė cilat janė burimi mė i madh i duhanpirjes, mundohu tė gjesh rrugė tė logjikshme dhe tė ligjshme pėr tė dalė nga kėto situata, sepse duhani nuk e ndihmon trurin pėr zgjidhjen e asnjė problemi. Kujto ajetin “Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t’i gjejė njė rrugėdalje”.
    13- Kujto se fuqia e vullnetit pėr t’i bėrė ballė epsheve gjatė Ramazanit ėshtė njė ndihmė shumė e madhe pėr tė hequr dorė nga duhani dhe pėr tė lehtėsuar pasojat e tij. Kėrko ndihmė me namaz dhe durim dhe mos e lėr tė tė ikė nga dora shansi i Ramazanit.
    14- Pasi tė lėsh duhanin, do tė pėrballesh me pagjumėsi, lodhje, nervozizėm dhe tharje tė gojės. Kėto janė tė natyrshme nė fillim, sepse trupi akoma ėshtė i lidhur me nikotinėn. Mundohu tė qetėsohesh dhe mos e lodh veten nė kėtė periudhė. Mos pi kafe, ēaj apo pije me gaz, qė pėrmbajnė kafeinė mbas iftarit. Provo ushtrimet e relaksimit dhe tė qetėsimit shpirtėror. Bėj njė banje tė nxehtė para gjumit. Po qe nevoja, kėrko kėshillėn e mjekut dhe, pėr tė pėrballuar kėto vėshtirėsi, kėrko ndihmėn e kėtyre gjėrave qė mund tė tė forcojnė: lidhja e mirė me Allahun, devotshmėria, adhurimi, mbėshtetja familjare dhe vullneti i fuqishėm.
    15- Largohu nga vendet nė tė cilat pihet duhani.
    16- Nėse je nga ata qė e quajnė duhanin tė lejuar, atėherė, pėrse nuk bėn “bismilah” para se ta pish? Pėrse nuk thua “elhamdulilah” pasi e pi? Nėse duhani ėshtė njė begati prej Zotit, pėrse e shkel cigaren me kėmbė kur e mbaron sė piri? Pėrse s’e pi atė nė sy tė prindėrve apo eprorėve tė tu? Pėrse nuk ia mėson atė fėmijėve tė tu?
    Merr njė vendim tė prerė dhe dije se Allahu do tė tė ndihmojė nė kėtė vepėr!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •