Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11

    Llogaritjet e probabilitetit e pėrgėnjeshtrojnė "Rastėsinė"

    Gjithēka qė studiuam deri tani tregon haptazi se ēdo ekuilibėr numerik qė u pėrcaktua menjėherė pas Big Bengut, ka njė rėndėsi me tė vėrtetė jetike pėr vazhdimėsinė e racės njerėzore. Pra, si fuqia shpėrthyese, vlerat e katėr forcave themelore dhe tė gjitha ato ndryshore, tė cilat do t'i analizojmė nė faqet vijuese, janė harmonizuar nė atė mėnyrė qė tė formojnė njė univers ku tė mund tė jetohet dhe kjo harmoni ėshtė pėrllogaritur me delikatesėn mė tė madhe.

    Nė kėtė pikė le tė marrim nė dorė pretendimin e rastėsisė (koinēidencės) tė materializmit. Rastėsia ėshtė term matematikor dhe nėse diēka mund tė rea-lizohet me anė tė rastėsisė mund ta llogarisim nė saje tė matematikės sė probabilitetit. Le ta shohim sė bashku.

    Vallė, sa ėshtė mundėsia qė njė univers, i cili na jep mundėsinė e jetės, tė jetė vetėformuar rastėsisht sė bashku me tė gjitha ndryshoret fizike? Njė e bi-lionta e bilionit? Njė e trilionta e trilionit, tė trilionit? Apo mė tepėr?

    Kėtė shifėr e zbuloi matematicieni i njohur anglez Roxher Penrouz, shok i ngushtė pune me Stefan Hauking. Duke futur nė llogaritje tė gjitha ndryshoret fizike evidentoi se nė sa forma tė ndryshme mund tė rreshtoheshin, dhe pėr tė formuar njė mjedis ku mund tė jetojnė gjallesat pėrcaktoi rezultatet e probabiliteteve tė tjera tė mundshme tė Big Bengut.

    PROBABILITETI PĖR TĖ FORMUAR NJĖ UNIVERS KU MUND TĖ KETĖ JETĖ:

    Llogaritjet e matematicienit anglez Roxher Penrouz demostruan se probabiliteti i formimit tė rastėsishėm tė njė universi tė pėrshtatshėm pėr jetesė ėshtė 1 nė 1010123. Pėr tė pėrkufizuar kėtė numėr fjala "e pamundur" mbetet e pafuqishme.

    101000000000000000000000000000
    00000000000000000000000000000000
    00000000000000000000000000000000
    00000000000000000000000000000000

    Probabiliteti i gjetur nga Penrouz ishte ( ^ eshte fuqi) 10^10^123.

    Ėshtė e vėshtirė bile tė mendohet se ē'kuptim ka ky numėr. Nė mate-matikė njė numėr i shkruar nė formėn 10^123 do tė thotė, 1 i ndjekur nga 123 zero. Kjo ėshtė njė shifėr astronomike, e cila ėshtė mė e madhe se numri i mbledhjes i tė gjithė atomeve tė universit, pra, 10^78. Por numri i gjetur nga Penrose ėshtė shumė herė mė i madh se ky i fundit.

    Kėtė shifėr le tė mundohemi ta shpjegojmė me disa shembuj: 10^3 do tė thotė 1000. 10^10^123 do tė thotė njė numėr, i cili formohet nga njė 1 i ndjekur nga 1000 zero. Nėse pas 1 vendosim nėntė zero kjo formon 1 miliard, 12 zero, 1 trilion... Por tė vendosėsh pas numrit 1* 10^123 zero nuk mund tė pėrkufizohet apo tė ketė njė emėrtim as nė matematikė.

    Nė termat praktike nė matematikė probabilitetet mė tė vogla se 1 nė 10^50 nėnkuptojnė njė "probabilitet zero". Por numri i Penrouz ishte njė numėr tri-liarda tė triliardit herė mė i madh se ky. Ai numėr formohet nga 1 i pasuar prej 10^123 zerosh. Shkurtimisht ky numėr na tregon pamundėsinė pėr tė shpjeguar universin nėpėrmjet rastėsisė.


    Roger Penrose: Ky numėr na tregon edhe njėherė mprehtėsinė dhe saktėsinė e qė-llimit tė Krijuesit


    Roxher Penrouz bėn kėtė koment mbi kėtė numėr qė i kalon muret e logjikės:

    "Ky numėr, na tregon edhe njė herė mprehtėsinė dhe saktėsinė e qėllimit tė Krijuesit, pra, njė mundėsi nė 10^10^123. Ky ėshtė me tė vėrtetė njė numėr i jashtėzakonshėm. Kėtė asnjė njeri nuk mund tė arrijė ta shkruajė nė formėn e njė numri natyror sepse i duhet tė shtojė pas numrit 1 edhe 10^123 zero. Edhe sikur t'i shtojmė nga njė zero nė vend tė tė gjithė protoneve dhe neutroneve tė universit pėrsėri do ta kishim tė vėshtirė tė pėrfitonim njė numėr tė tillė".26

    Kėto shifra, tė cilat pėrkufizojnė saktėsinė e ekuilibreve dhe tė projekti-mit (dizenjimit) luajnė njė rol themelor qė i tejkalon kufinjtė e inteligjencės sonė. Janė tregues qė vėrtetojnė se universi kurrė nuk mund tė jetė "fryt i rastėsisė" por ashtu siē e shprehu edhe Penrouz, "demostrues i mprehtėsisė dhe i saktėsisė sė Krijuesit".

    Nė fakt pėr tė kuptuar se universi nuk ėshtė "fryt i rastėsisė", nuk ėshtė e nevojshme tė dihen kėto llogaritje probabiliteti qė treguam mė lart. Sepse ēdo person qė hedh njė sy pėrreth mund ta perceptojė kudo nė univers kėtė krijim tė qartė. Padyshim qė pas njė shpėrthimi tė rastėsishėm me radhitjen vetvetiu tė atomeve nuk mund tė formohet njė univers i pėrsosur, e brenda tij sisteme, Dielli, Toka, njerėzit nė tė, kafshėt, bimėt, insektet dhe gjithēka tjetėr. Detajet qė evidentojmė kudo nga kthejmė kokėn ne, janė njė nga njė, argumente tė ekzistencės sė Allahut, fuqisė sė Tij supreme dhe tė njė krijimi tė vullnetshėm. Por kėtė mund ta konceptojnė vetėm ata njerėz qė arrijnė tė arsyetojnė:

    "Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon Allahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), ka argumente pėr njė popull qė arsyeton". (Bekare, 164)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hat : 28-07-2009 mė 13:02
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  2. #12

    Tė shohėsh (plotėsisht) tė vėrtetėn

    Ashtu siē studiuam deri tani, shkenca e shekullit tė 20-tė na ka treguar shumė argumente bindėse, tė cilat argumentojnė krijimin e universit nga Allahu. Nocioni "Parim Human" (Anthropic Principle) tregon se nė kėtė sistem nuk ka vend pėr rastėsinė dhe se ēdo detaj i universit ėshtė i programuar posaēėrisht pėr njeriun.

    Ana interesante ėshtė se njė pjesė e madhe e shkencėtarėve, tė cilėt me anė tė zbulimeve arritėn nė konkluzionin se "universi nuk mund tė komentohet nėpėrmjet rastėsisė" por qė faktikisht pėr shkak tė pikėpamjeve tė tyre materia-liste, nuk ishte ky rezultati qė kėrkonin. Asnjė prej shkencėtarėve si Pol Devis, Arno Penzias, Fredi Hoil, Roxher Penrouz, prej tė cilėve shkėputėm thėnie tė ndryshme, nuk kanė qenė fetarė. Duke bėrė kėrkime nuk kanė synuar tė gjejnė argumente mbi ekzistencėn e Zotit. Por tė gjithė, edhe pse nuk e dėshironin njė gjė tė tillė arritėn nė pėrfundimin se i vetmi shpjegim pėr universin ėshtė ky projektim madhėshtor i vetėdijshėm.

    Astronomi amerikan Xhorxh Grinshtajn nė librin e tij "The Symbiotic Universe (Universi Simbiotik)", kėtė gjė na e rrėfen kėshtu:

    "Si mund tė jetė e mundur kjo (projektimi i ligjeve tė fizikės posaēėrisht pėr jetėn)? Tek analizojmė argumentet, pėrballemi me kėmbėngulje me njė fakt tė rėndėsishėm: duhet qė tė ketė hyrė nė kontakt njė inteligjencė e mbinatyrshme. Vallė pėr njė ēast edhe pse nuk patėm njė qėllim tė tillė po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninė e njė "Ekzistence Hyjnore"?27

    Grinshtajn, i cili ėshtė njė ateist, pyetjes tė cilėn e filloi me "vallė" po mundohet t'i shmanget realitetit sikur nuk e vė re atė. Por shumė shkencėtarė tė tjerė, tė cilėt nuk i afrohen me paragjykime ēėshtjes, e pohojnė me zė tė lartė se universi ėshtė i krijuar posaēėrisht nga ana e Zotit pėr jetėn e njeriut. Astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros nė njė shkrim me titull "Projektimi dhe Parimi Human" e pėrfundon kėshtu:

    "Universin nga mosekzistenca duhet ta ketė krijuar medoemos njė Krijues Suprem dhe Inteligjent. Njė Krijues duhet ta ketė projektuar planetin Tokė. Dhe pėrsėri po ky Krijues Suprem dhe Inteligjent duhet ta ketė projektuar jetėn".

    Kėshtu qė shkenca e argumenton krijimin: Zoti ekziston dhe ėshtė krijuesi i ēdo qenieje ēka shihet dhe nuk shihet pėrreth. Ai ėshtė i vetmi Krijues, Zot i projektimit dhe ekuilibrit nė qiej dhe nė tokė.

    Nga ana tjetėr, sot materializmi ėshtė hedhur jashtė kufinjve tė shkencės dhe tashmė pėrjetohet si njė bestytni. Mbi kėtė fakt studiuesi i gjenetikės, amerikani Robert Grifits thotė me humor: "Kur kėrkoj pėr vete njė ateist pėr tė diskutuar shkoj gjithmonė nė departamentin e filozozofisė. Sepse tani e tutje nė departamentin e fizikės nuk del dikush i tillė".

    Duke e pėrmbledhur, cilindo ligj tė fizikės apo ndryshore, do tė vėrejmė se kėto zotėrojnė vlera posaēėrisht pėr tė mundėsuar jetėn nė tokė. Nė lidhje me kėtė Pol Devis nė paragrafin e fundit tė librit tė tij me titull "The Cosmic Blueprint (Plani Kozmik)" shpjegon se: "ideologjia e njė projektimi vjen sunduese mbi gjithēka".30

    Padyshim "projektimi" i universit do tė thotė krijim dhe programim nga ana e Zotit. Ekuilibret delikatė nė univers janė argumente tė qarta mbi artin e epėrm krijues tė Allahut, tė ēdo krijese, qoftė e gjallė apo inorganike. Ky pėrfundim nė tė cilin arriti shkenca nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pohimi i sė vėrtetės tė informuar nga Kurani 14 shekuj mė parė:
    "Vėrtet, Zoti juaj, Allahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natė, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė Allahu, zoti i boteve". (Araf, 54)


    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hat : 28-07-2009 mė 13:08
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  3. #13
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Je ne gjendje te debatosh ? Nese po atehere me thuaj e dabatojme nese jo atehere ver burimin e keti shkrimi .

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Je ne gjendje te debatosh ? Nese po atehere me thuaj e dabatojme nese jo atehere ver burimin e keti shkrimi .

    Ardi
    natyrisht , por ke durim deri sa ta perfundoj qe ta kemi te qart per qka te debatojm
    ketu ke burimin te cilin do ta hedh ne forum http://www.harunyahya.com/albanian/liber/krijimi_i_universit/krijimi_i_universit_01.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hat : 28-07-2009 mė 14:29
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  5. #15
    Ritmi i Atomeve



    Nėse kompleksi i punėve tė realizuara nė thellėsi tė natyrės
    kuptohet me vėshtirėsi edhe nga njerėzit mė inteligjentė tė
    botės, si mund tė mendojmė qė kėto (punė) janė fryt i aksidenteve
    apo i njė rastėsie tė verbėr?

    Pol Devis, profesor i fizikės teorike 31

    Sipas mendimit tė pėrbashkėt tė shkencėtarėve, Big Bengu ngjau 17 miliard vjet mė parė. Tėrėsia e materieve qė pėrbėjnė universin, ashtu siē e theksuam edhe nė pjesėt e kaluara, janė tė krijuara nga mosekzistenca dhe tė formuluara nė njė ekuilibėr tė jashtėzakonshėm. Por universi i shfaqur pas Big Bengut mund tė ishte njė vend krejt ndryshe nga ky qė jetojmė ne sot.

    Psh, sikur vlerat e katėr forcave themelore qė i pėrmendėm nė faqet e mėparshme tė ishin pak mė ndryshe, universi do tė formohej vetėm nga rrezatimi. Nė njė univers tė tillė sigurisht qė nuk mund tė ekzistonin galaktikat, yjet, planetet dhe tė jetonin njerėzit. Por falė krijimit tė kėtyre katėr forcave fizike nė njė mėnyrė tė pėrsosur pas Big Bengut, erdhėn nė jetė atomet themeli i asaj qė ne e quajmė "materie".

    Sipas pohimit tė pėrbashkėt tė shkencėtarėve, 14 sekonda pas Big Bengut filluan tė formoheshin 2 atomet mė tė thjeshtė tė universit: Hidrogjeni dhe Heliumi. Pas Big Bengut nxehtėsia e universit filloi tė ulet me shpejtėsi dhe ato-met e hidrogjenit dhe tė heliumit filluan tė shfaqen me pėrhapjen me shpejtėsi tė materies nė univers. E thėnė ndryshe "universi fillestar" pas Big Bengut ishte njė "grumbull gazi" hidrogjeni dhe heliumi. Nė qoftė se universi do tė qėndronte gjithmonė nė kėtė gjendje, nė tė nuk do tė formohej kurrė jeta, yjet, planetet, gurėt, toka, pemėt apo njerėzit. Do tė ishte njė univers ku notojnė nė hapėsirėn boshe dy gaze tė ndryshėm, dmth, njė univers i pajetė.

    Por si ėshtė e mundur qė nė njė univers tė pėrbėrė nga gaze, tė shfaqen elemente mė tė rėndė, si karboni, i cili ėshtė elementi themelor i jetės pėr gjallesat?

    Shkencėtarėt, duke bėrė kėrkime mbi kėtė pyetje u pėrballėn me zbulimet mė tė habitshme tė shekullit tė 20-tė.
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  6. #16

    Struktura e elementeve


    Kimia ėshtė shkenca qė studion strukturėn e brendshme tė materies, pėrbėrjen e saj kimike, vetitė dhe transformimet qė pėsojnė. Baza e kimisė moderne ėshtė tabela periodike. Kjo tabelė e formuar pėr herė tė parė nga kimisti i njohur rus Dimitri Ivanoviē Mendelejev, ėshtė formuluar sipas strukturės sė tyre atomike. Nė krye tė tabelės zė vend hidrogjeni sepse ėshtė elementi mė i thjeshtė. Nė bėrthamėn e tij gjendet vetėm njė proton dhe gjithashtu rreth bėrthamės sė tij rrotullohet vetėm njė elektron.

    Protonet janė grimca qė zenė vend nė bėrthamė tė atomit dhe mbartin ngarkesė elektrike pozitive (+). Nė tabelė vendin e dytė e zė heliumi, i cili ka vetėm 2 protone. Karboni 6 dhe oksigjeni 8 tė tilla. Elementet mund t'i veēojmė nga njėri-tjetri sipas numrit tė protoneve qė mbartin nė bėrthamė.

    Sė bashku me protonin grimca tjetėr qė merr pjesė nė bėrthamė, ėshtė neutroni. Neutronet nuk kanė ngarkesė elektrike, edhe vetė emri i tyre do tė thotė "i pangarkesė".

    Elementi i tretė themelor pėrbėrės i atomit ėshtė elektroni me ngarkesė elektrike negative (-). Elektronet nė tė kundėrt tė 2 elementeve tė tjerė qė ndodhen nė bėrthamė, zėnė vend pėrreth saj. Nė ēdo atom ka aq elektrone sa numri i proto-neve. Ngaqė kanė ngarkesė elektrike tė kundėrt, elektronet tėrhiqen nga ana e protoneve pėr nė qendėr por nė saje tė shpejtėsisė sė tyre tė madhe mbrohen nga kjo tėrheqje.

    Siē e thamė edhe mė parė elementet ndryshojnė nga njėri-tjetri nga struktura e tyre atomike. Diferenca qė e veēon atomin e hidrogjenit nga ai i hekurit ėshtė numri i elektroneve/protoneve; tė hidrogjenit qė ėshtė 1 dhe ai i hekurit qė ėshtė 26.

    E rėndėsishme nė kėtė pikė ėshtė se ligjet e natyrės nuk e lejojnė transformimin e tyre nė njė tjetėr element. Sepse transformimi i njė elementi nė njė tjetėr kėrkon ndryshim tė numrit tė protoneve nė bėrthamė. Protonet lidhen me njėri-tjetrin nga forca mė e madhe fizike, ajo e forcės sė fuqishme bėrthamore dhe vetėm me njė reaksion "bėrthamor" mund tė ndryshojnė vend. Vetėm se tė gjithė ato reaksione tė realizuara nė kushte tokėsore, janė reaksione me bazė elektronin qė nuk ndikon fare nė bėrthamė.

    Alkimia (parashikuese, lajmėtare) ka qenė njė nga shkencat mė popullore nė Mesjetė. Alkimistėt pėr vetė shkakun se nuk i dinin pėrfundimet e mėsipėrme mbi elementet dhe tabelėn periodike, fantazonin sikur elementet transformoheshin nė njėri-tjetrin dhe u munduan pėr njė kohė tė gjatė tė transformonin nė ar, elementė si hekuri. Faktikisht alkimia nė kushtet tokėsore ėshtė e pamundur. Shndėrrimi i njė elementi nė njė tjetėr arrihet vetėm nė nxehtėsi tmerrėsisht tė larta. Nxehtėsia e duhur ėshtė aq e lartė aq sa mund tė gjendet vetėm nė zemėr tė yjeve.
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  7. #17

    Qendrat Alkimike: Gjigandėt e Kuq


    Gjigandėt e kuq janė yje 50 herė mė tė mėdhenj se Dielli ynė. Nė thellėsi tė kėtyre yjeve realizohet njė funksion shumė i jashtėzakonshėm.


    Temperatura e kėrkuar pėr transformimin e njė elementi nė njė tjetėr ėshtė pėrafėrsisht 10 milion oC. Prandaj njė "alkimi" reale mund tė zbatohet vetėm ndėr yje. Nė yjet me madhėsi mesatare si tė Diellit vazhdimisht hidrogjeni shndėrrohet nė helium dhe kėshtu ēlirohet njė energji e madhe.

    Tani duke i marė parasysh kėto dije themelore mbi kiminė, le tė kujtojmė gjendjen pas Big Bengut. Nė univers ekzistonin vetėm atomet e hidrogjenit dhe heliumit. Astronomėt besojnė se Dielli dhe tipet e yjeve si ai janė tė formuar nga shtėllunga tė mėdha resh (nebula) tė formuara nga kėto atome tė ndikuara nga kushte atmosferike tė programuara posaēėrisht. Por pėrsėri universi do tė mbetej njė lėmsh i madh gazi i pajetė. Pėr tė mundėsuar jetėn duhet tė kryhet njė funksion tjetėr, kthimi i kėtyre dy gazeve nė elemente tė tjerė mė tė rėndė si karboni, oksigjeni etj.

    Qendra e prodhimit tė kėtyre elementeve tė rėndė janė gjigandėt e kuq, pra, Dielli dhe yjet e tjerė 50 herė mė tė mėdhenj se ai.

    Gjigandėt e kuq janė mė tė nxehtė se tipet e yjeve si Dielli dhe pėr kėtė shkak arrijnė tė kryejnė gjėra qė nuk mund t'i bėjnė yjet normale: transformojnė nė atome karboni ato tė heliumit. Por ky shndėrrim nuk realizohet aq lehtė. Siē shprehet edhe astronomi amerikan Grinshtajn "nė thellėsi tė kėtyre yjeve realizohet njė funksion shumė i jashtėzakonshėm".32


    Bėrthama e Heliumit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hat : 30-07-2009 mė 09:19
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  8. #18

    Bėrthama e Karbonit

    Izotopi tepėr i paqėndrueshėm i beriliumit i cili formohet brenda gjigandėve tė kuq

    Izotopi i qėndrueshėm i beriliumit qė gjendet nė tokė



    Pesha atomike e heliumit ėshtė 2; dmth, nė bėrthamėn e tij ka 2 protone. Ndėrsa pesha atomike e karbonit ėshtė 6, dmth, ka 6 protone. Nė mes tė nxehtėsisė marramendėse tė kėtyre gjigandėve tė kuq bashkohen 3 atome heliumi dhe formojnė njė atom karboni. Kjo ėshtė periudha mė themelore "alkimike" pas Big Bengut pėr tė mundėsuar ekzistencėn e elementeve tė rėndė nė univers.

    Por na duhet t'iu tėrheqim vėmendjen nė njė pikė. Atomet e heliumit nuk janė materie qė kur bashkohen ngjiten si magnet. Prandaj duket si e pamundur qė tre atome tė tillė tė bashkohen dhe tė formojnė njė atom tė karbonit. Po, si pro-dhohet karboni atėherė?

    Kjo realizohet me anė tė njė procesi me dy faza. Fillimisht bashkohen dy atome heliumi dhe formohet kėshtu njė "formulė e ndėrmjeme" me katėr protone e katėr neutrone. Me ndėrhyrjen e njė atomi tjetėr tė heliumit nė kėtė formulė tė ndėrmjeme formohet atomi i karbonit me 6 protone e 6 neutrone.

    Formula e ndėrmjeme quhet "berilium". Ky i fundit qė shfaqet te gjigandėt e kuq pėrmban 4 protone e 4 neutrone. Beriliumi ka njė strukturė tė paqėndrueshme nė krahasim me beriliumin qė gjendet nė tokė. Beriliumi, i cili formohet te gjigandėt e kuq ėshtė njė version ndryshe i tij. Nė gjuhėn e kimisė kėtij i thonė "izotop".

    Ajo pikė, e cila i habiti fizikantėt qė vite me radhė studionin mbi kėtė ēėshtje ėshtė paqėndrueshmėria anormale e gjendjes sė izotopit tė beriliumit, i cili formohet te gjigandėt e kuq. Ėshtė aq i paqėndueshėm saqė pikėrisht pas 0.000000000000001 sekondash shkatėrrohet plotėsisht!

    Atėherė si ėshtė e mundur qė njė atom i heliumit tė bashkohet rastėsisht dhe tė transformojė nė karbon, njė izotop beriliumi, i cili nė ēast sa formohet zhduket? Ėshtė aq e pamundur saqė njė person qė hedh (flak) dy tulla ku brenda 0.000000000000001 sekondash t'i bashkangjisė atyre njė tė tretė dhe nė kėtė mėnyrė tė ndėrtojė njė ndėrtesė. Po, si arrihet atėherė ky proces te gjigandėt e kuq? Kjo pyetje pėr dhjetra vjet me radhė i bėri kuriozė tė gjithė fizikantėt e botės e askush nuk arriti tė gjejė njė pėrgjigje tė saktė. I pari qė hodhi dritė mbi kėtė ēėshtje ishte astrofizikanti amerikan Edvin Salpeter. Salpeter pėr herė tė parė iu pėrgjigj pyetjes misterioze me konceptin "rezonancė atomike".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hat : 30-07-2009 mė 09:20
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  9. #19

    Rezonanca dhe Rezonanca e Dyfishtė

    Rezonanca ėshtė harmonia e dy frekuencave (dridhjeve) me njėra-tjetrėn tė dy materieve tė ndryshme.

    Fizikantėt aplikuan shembuj tė ndryshėm pėr tė shpjeguar "rezonancėn atomike". Njė nga kėto ėshtė shembulli i lisharėses: Mendoni sikur keni shkuar nė njė park lodrash dhe atje po tundni njė fėmijė nė lisharėse. Lisharėsja, e cila nė fi-llim nuk lėvizte fillon tė fitojė shpejtėsi me shtytjen tuaj dhe fillon tė lėvizė sa para-mbrapa. Ju qėndroni pas lisharėses dhe ndėrsa ajo ju afrohet pranė e shtyni pėrsėri. Por nėse e vėreni me kujdes, duhet ta tundni nė mėnyrė harmonike. Nėse nuk e llogaritni mirė kohėn e saj, lisharėsja pėrplaset nė anė duke prishur ritmin dhe humbur ekuilibrin.

    Nėse do tė mundohemi ta shprehim me gjuhėn e fizikės, kjo pėrbėn atė qė quhet harmonia e frekuencave, pra, koncepti rezonancė. Lisharėsja ka njė frekuencė; psh, ēdo 1.7 sekonda vjen te pika qė ndodheni ju. Edhe ju duke pėrdorur duart e shtyni atė nė njė interval prej 1.7 sekondash. Nėse do ta shtynit pak mė fort atėherė frekuenca do tė ulet dhe ju duhet ta shtyni atė ēdo 1.5 apo 1.4 sekondash. Nėse e arrini kėtė harmoni, pra, nėse kapni rezonancėn, arrini ta shtyni nė mėnyrė tė ekuilibruar lisharėsen. E nėse nuk e arrini dot rezonancėn e saj as lisharėsja nuk do tė tundej.33

    Ashtu si lėkundja nė harmoni e dy objekteve jep rezonancė, rezonanca e njė trupi realizon edhe lėvizjen e njė trupi tė palėvizshėm. Shembujt e saj pėrjetohen tek instrumentet muzikore. Kjo quhet "rezonancė akustike" dhe psh, mund tė pėrjetohet midis dy violinave tė akorduara njėlloj. Nėse i biem njėrės prej kėtyre dy violinave, i njėjti akord do tė pėrsėritej edhe te violina tjetėr si pasojė e dridhjeve tė zėrit. Pėr shkak se tė dyja violinat janė programuar nė tė njėjtėn dridhje, lėvizja e njėrės ka ndikuar edhe tjetrėn.34

    Kėto rezonanca qė i vėzhguam te lisharėsja apo te violinat, janė rezonanca tė thjeshta dhe tė lehta pėr t'u kapur. Por disa rezonanca tė tjera nė fizikė nuk janė kaq tė thjeshta. Veēanėrisht rezonancat midis bėrthamave tė atomeve, tė cilat janė tė ndėrtuara mbi ekuilibra tepėr delikatė.

    Ēdo bėrthamė ka njė nivel energjie natyral. Fizikantėt kėtė arritėn ta zbulonin pas shumė kėrkimesh tė gjata. U dallua se nivelet e kėtyre energjive ishin shumė tė ndryshme. Por nė disa raste shumė tė rralla u zbulua se midis disa bėrthama atomesh pėrjetoheshin rezonanca. Nė saje tė kėsaj rezonance bėrthamat e atomeve fitojnė njė harmoni midis njėra-tjetrės. Kjo ndihmon reaksionet bėrthamore, tė cilat ndikojnė bėrthamat.35


    Fredi Hoil ishte ai person, i cili zbuloi se te gjigandėt e kuq realizoheshin nė njė ekuilibėr tė jashtėzakonshėm, reaksione bėrthamore. Hoil edhe pse ishte njė ateist, pohoi se ky ekuilibėr nuk mund tė formohet rastėsisht dhe se kjo ėshtė "njė punė e programuar".

    Edvin Salpeter qė kėrkoi tė kuptonte se si arrihej prodhimi i karbonit te gjigandėt e kuq, parashtroi se njė rezonancė e tillė ekziston edhe midis bėrthamave tė beriliimit dhe heliumit. Ai deklaroi se ėshtė njė mundėsi e madhe qė nė saje tė kėsaj rezonance atomet e heliumit ngjiten (bashkohen dhe shkrihen) me ato tė beriliumit dhe kjo ngjarje te gjigandėt e kuq mund tė shpjegohet vetėm nė kėtė mėnyrė. Por llogaritjet e bėra i hodhėn poshtė pretendimet e tij.

    Fredi Hoil ishte personi i dytė i rėndėsishėm i adresuar nė kėtė pyetje. Hoil idenė e Salpeterit mbi rezonancėn e shpuri mė tej dhe propozoi njė koncept tė ri, "rezonancė e dyfishtė". Sipas tij te gjigandėt e kuq duhet tė ekzistojė njė rezonancė, e cila dy atome heliumi i kthen nė berilium dhe rezonanca tjetėr, e cila e bėn strukturėn e beriliumit tė paqėndrueshme dhe nė atė ēast kushtėzon qė njė atom heliumi tė ndėrhyjė nė reaksion. Hoil nuk gjeti mbėshtetje nė tezėn e tij sepse ishte njė mundėsi shumė e vogėl ekzistenca e njė rezonance dhe kur flitej pėr dy tė tilla kjo dukej si e pamundur. Hoil pa u dorėzuar vazhdoi kėrkimet e tij dhe pas shumė matjesh e llogaritjesh tė holla arriti nė njė konkluzion real pėr tė cilin mė parė askush nuk i jepte probabilitetin mė tė vogėl. Tek bashkoheshin me anė tė rezonancės dy atomet e heliumit dhe formonin beriliumin brenda 0.000000000000001 sekondash njė helium i tretė duke bėrė po tė njėjtėn rezonancė merr pjesė nė reaksion dhe formojnė atomin e karbonit.

    Xhorxh Grinshtajn shkakun se pse kjo "rezonancė e dyfishtė" ishte njė mekanizėm kaq i jashtėzakonshėm, e tregon kėshtu:

    "Kjo ngjarje pėrbėhet nga tri struktura shumė tė ndryshme nga njėra-tjetra (helium, berilium, karbon) dhe dy rezonanca tė veēanta. Ėshtė e vėshtirė tė kuptosh pse kėto bėrthama atomesh punojnė nė kaq harmoni me njėra-tjetrėn... Reaksionet e tjera bėrthamore nuk funksionojnė nė njė gradė kaq tė jashtėzakonshme me hallka tė tilla tė rastėsishme e me kaq fat... Kjo ėshtė e njėjtė sikur tė zbulosh rezonancat e thella dhe tė komplikuara midis njė kamioni, njė makine dhe njė biēiklete. Pse kėto struktura kaq tė ndryshme me njėra-tjetrėn veprojnė me kaq harmoni sė bashku? Tė gjitha format e ekzistencės sė jetės nė univers janė formuar vetėm nė saje tė kėtij funksioni tė mahnitshėm".36

    Nė vitet vijuese u zbulua se edhe oksigjeni dhe disa elemente tė tillė formoheshin me tė njėjtat rezonanca tė mahnitshme. Fredi Hoil ishte i pari qė zbuloi kėtė "funksion tė jashtėzakonshėm" nė librin me titull "Galaxies, Nuclei and Quasars (Galaktikat, Bėrthamat dhe Kuazarėt)" pati arritur nė konkluzionin se ky ėshtė njė funksion aq i planifikuar saqė kurrė nuk mund tė jetė fryt i rastėsisė megjithėse ai ishte njė ateist i betuar pohon se te rezonancat, tė cilat arriti t'i zbulonte, ekzistonte "njė punė e programuar".37 Ndėrsa nė njė shkrim tjetėr shkruan se:

    "Nėse kėrkojmė tė pėrfitojmė karbon apo oksigjen me anė tė nukleosintezės (bashkim bėrthamor) tė yjeve, na duhet tė programojmė dy nivele tė veēantė dhe ai programim qė do tė na duhet tė bėjmė ėshtė i njėjti me atė qė ndodh kėto ēaste nė yje... Duke i filtruar kėto fakte nė arsyen tonė arrijmė tė bėjmė kėtė koment: njė Inteligjencė mbinatyrore ka ndėrhyrė nė fizikė, kimi, biologji e nuk ekziston asnjė forcė e errėt nė natyrė. Shifrat e dala nė pah pas llogaritjeve ishin aq marramendėse saqė mė detyrojnė mua t'i pranoj pa diskutuar".38

    Hoil deklaron se edhe shkencėtarėt e tjerė, tė cilėt sillen sikur nuk kanė kuptuar gjė, nuk do t'i rezistojnė mė tepėr kėtij fakti:

    "Ēdo shkencėtar, i cili i studion kėto argumente, besoj se do tė arrijė nė tė vetmin pėrfundim: Ligjet e fizikės, duke vėzhguar pėrfundimet e dhėna nė yje, padyshim qė janė tė organizuara me dijeni (vullnet)". 39

    Pėrfundimi qė arritėn shkencėtarėt mbas studimeve tė gjata dhe tė lodhshme mbi kėto fakte, Kurani i ka deklaruar para 1400 vjetėsh. Allahu nė njė ajet e tregon harmoninė nė krijimin e qiejve si mė poshtė:

    "A nuk e keni parė se si Allahu krijoi shtatė palė qiej (nė kate)". (Nuh, 15)
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  10. #20

    Dielli: Qendra e Vogėl Alkimike

    Transformimi i heliumit nė karbon, tė cilin e shpjeguam mė lart ėshtė alkimia e gjigandėve tė kuq. Ndėrsa te Dielli ynė dhe tek yjet e tjerė tė ngjashėm realizohet njė funksion alkimik mė modest. Ashtu siē e theksuam edhe nė fillim, Dielli kthen atomet e hidrogjenit nė helium dhe energjinė e tij e fiton nga ky reaksion bėrthamor.

    Edhe ky reaksion bėrthamor te Dielli ėshtė aq i domosdoshėm pėr jetėn tonė po aq sa reaksionet e gjigandėve tė kuq. Pėrveē kėsaj, reaksioni bėrthamor te Dielli ėshtė "njė punė e programuar" njėsoj si te gjigandėt e kuq.

    Elementi i parė i reaksionit te dielli, i cili ėshtė hidrogjeni, ėshtė elementi mė i thjeshtė i universit. Nė bėrthamėn e tij zė vend vetėm njė proton. Ndėrsa nė atė tė heliumit gjenden dy protone dhe dy neutrone. Procesi qė ngjet te dielli ėshtė bashkimi i katėr atomeve tė hidrogjenit pėr tė formuar njė atom heliumi. Gjatė kėtij procesi ēlirohet njė energji shumė e madhe. Pothuajse e gjithė drita dhe nxehtėsia qė vjen nė tokė, formohet nga ky reaksion bėrthamor brenda Diellit.


    Nė tė vėrtetė Dielli ėshtė njė reaktor i madh bėrthamor. Ai transformon vazhdimisht atomet e hidrogjenit nė helium dhe nė saje tė kėtij reaksioni ēliron nxehtėsi. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė programimi aq mahnitės i pėrllogaritur me njė ndjeshmėri (delikatesė) tė jashtėzakonshme e kėtyre reaksioneve brenda tij. Mė i vogli ndryshim te forcat, tė cilat pėrcaktojnė reaksionin, do tė shkaktonte shuarjen e Diellit apo hedhjen e tij nė erė brenda disa sekondash.


    Por ashtu siē ndodh edhe te gjigandėt e kuq, ky reaksion bėrthamor diellor vjen me njė ndėrthurje procesesh tė papritshme. Nuk mund tė jetė e mundur qė katėr atome, tė cilat sillen rastėsisht pėrreth, pėr njė ēast tė formojnė heliumin. Pėr kėtė pėrsėri nevojitet njė proces me dy faza. Fillimisht bashkohen 2 hidrogjene dhe na del nė pah njė "formulė ndėrmjetėse" me njė proton e njė neutron. Kjo formulė quhet "deuteron".

    Kush ėshtė ajo forcė, e cila bashkon dy bėrthama tė ndryshme dhe e mban tė qėndrueshėm deuteronin? Kjo forcė ėshtė "forca e fuqishme bėrthamore", tė cilėn e prekėm nė kreun e kaluar. Kjo ėshtė forca fizike mė e madhe e universit. Ėshtė tė miliardat e miliardit, tė miliardit herė mė e madhe se forca tėrheqėse e tokės. Nė saje tė kėsaj force dy bėrthamat e hidrogjenit bashkohen me njėra-tjetrėn.

    Bėrthama hidrogjeni me nga njė proton dhe bėrthama e heliumit me dy protone dhe dy neutrone


    Reaksioni kritik nė Diell

    1-Nė Diell me bashkimin e katėr bėrthamave tė ndryshme tė hidrogjenit formohet njė atom heliumi.

    2-Ky proces realizohet nė dy faza. Fillimisht bashkohen dy hidrogjene dhe nxjerrin nė pah bėrthamėn deuteron. Ky transformim ėshtė i ngadaltė dhe prandaj Dielli digjet dalėngadalė.

    3-Sikur forca e fuqishme bėrthamore tė ishte pak mė e madhe, nė kėtė rast nė vend tė deuteronit do tė formoheshin "di-proton". Kėshtu qė struktura bėrthamore do tė ndryshonte nė ēast dhe Dielli si pėrfundim i njė shpėrthimi tė madh do tė hidhej nė erė. Vetėm pas disa minutash e gjithė toka do tė digjej nga flakė tė tmerrshme.

    Bėrthama hidrogjeni me nga njė proton dhe bėrthama e "deuteronit" me njė proton dhe njė neutron



    Studimet kanė treguar se forca e fuqishme bėrthamore ėshtė e mjaftueshme vetėm pėr t'i mbajtur tė bashkuara. Nėse do tė ishte pak mė e vogėl se vlera reale qė zotėron, nuk do tė arrinte tė bashkonte kėto dy bėrthama tė hidrogjenit. Dy protonet, tė cilėt afrohen, menjėherė do tė shtynin njėri-tjetrin dhe ky reaksion bėrthamor te Dielli do tė mbaronte pa filluar mirė. Pra, Dielli nuk do tė ekzistonte kurrė. Xhorxh Grinshtajn kėtė e shpjegon kėshtu: "Sikur qoftė vetėm pak mė e vogėl tė ishte forca e fuqishme bėrthamore drita e Tokės nuk do tė ndizej kurrė". 40
    ajiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •