Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Richard Powers

    Gjysmė milionė lejlekė tė Richard Powers


    Njė vizion i madh i paraprin njė libri tė madh. Kjo ėshtė njė e vėrtetė gati aksiomatike. Pėrtej konvencionalitetit tė gjitha formulave letrare dua tė shpreh mendimin tim empirik qė fillimi i librit mund tė shprehė substancėn e librit. Kjo ide ėshtė ftillėzuese dhe pllenuese. Rrallė mė ka ndodhur kėto vitet e fundit tė hap dhe tė lexojė njė libėr qė tė mė bėjė pėrshtypje tė fuqishme.

    Nė kaleidoskopin e librave tė pafund tė botės, librat qė tėrheqin vėmendjen janė ende shumė tė pakėt dhe tejet tė rrallė. Perandoria e marketingut tė librave ka pėrmasa tė frikshme, gati tjetėrsuese. Tė botohet njė libėr i mire ka gjasa dhe arsye tė forta pėr tė mos e braktisur leximin, proces i mrekullueshėm dhe i jashtėzakonshėm e intelektit njerėzor. I lidhur ngushtė nė letėrsinė e madhe anglo-saksone, duke i njohur mire ikonat e kėtij qytetėrimi letrar kam njėkohėsisht dhe ndjesinė dyshuese dhe skeptike pėr ndonjė emėr tė ri shkrimtari qė nuk e kam njohur mė pare. Ėshtė njė ndjesi gati vetėmbrojtėse ose nga qė vjen nga njė tejngopje tė leximeve tė kota.

    Por libri befasues dhe i mrekullueshėm “Jehona e kujtesės”, roman i shkrimtarit amerikan Richard Powers mė riktheu nė kėnaqėsinė e epėrme tė leximeve tė vėrteta. Ky roman ftillėzohet me fluturimin e gjysmė-milion lejlekėsh qė valėvitet si njė flamur universal nė autostradat e shtetit Nebrask.

    Ē’janė kėta lejlekė, ku fluturojnė? Janė metafora tė zbritura nga njė Jerusalem Qiellor? Pėrfaqėsojnė diēka nga qytetėrimet e pashkatėrrueshme dot tė jashtėtokėsorėve, apo mbijetesėn e substancės sė jetės njerėzore plot paradokse nė planetin tone?


    Nėse dikur pėr Viktor Hygoin njė fjalė e skalitur nė mur nė Katedralen e Parisit dhe konkretisht fjala “Fatalitet” u bė shkak pėr tė shkruar kryeveprėn e tij “Katedralja e Parisit” Richard Powers u bė shkak pėr tė shkruar romanin “Lejlekėt Madhėshtorė”, qė popullojnė ndoshta ėndrrat tona tė ndotura nga njė smog teknologjik dhe nga cinizmi i pamėshirshėm.

    I habitur nga kjo bukuri qiellore Powers e koncentroi tekstin e tij nė dy drejtime, nė studimin e jetės misterioze tė lejlekėve si dhe njė sėmundje tė rrallė tė trurit tė quajtur Sindroma e Kepgrasit.
    Simbolikat janė tė qarta, lejlekėt janė nė zhdukje, truri i njeriut ėshtė i kėrcėnuar gjithashtu.
    Powers ėshtė njeriu qė e kuptoi letėrsinė si humanitet, si njė triumf njerėzor. I kulturuar nė mėnyrė tė shumėfishtė, i ndjeshėm si pak kush, letra e librit ėshtė epiderma e tij artistike. Kjo nuk ka asnjė dyshim. Zemra e tij mban ritmin, njė ritėm gati biologjik dhe jetik tė tekstit.

    Ky roman ėshtė njė kryengritje, ose njė revolucion i qetė i etikės si estetikė. Tė shkruarit ėshtė njėkohėsisht pėrsosje e njeriut. Ky ėshtė njė pozicion suprem, ėshtė njė mrekulli e fjalės, njė shpresė kundėr gjithė skenarėve apokaliptikė tė shpėrbėrjes. Fuqia e tė menduarit, kultura e linguistics, semiotika, antropologjia, psikoanaliza, krizat ekonomike, depresioni dhe vetmia, tė gjitha sė bashku e lėvizin subjektin. Ka njė synim estetik pėr tė skalitur njė gjurmė nė letėrsi, pėr tė mos qenė i pėrkohshėm. Kjo domethėnie e rėndėsishme e rrethon dhe e pushton lexuesin. Perceptimet pėr ekzistencėn njerėzore jo vetėm nuk e humbin kuptimin, por mbushet me kuptim.

    Powers i jep personazhit tė tij Mark Shluter disa luhatje, kriza mendore, duke ribėrė nė tipologjinė e kėtij personazhi fjala vjen figurėn e njė Van Gogu. Nuk janė krizat nervore ato qė e mposhtin njeriun. Njeriu dhe mund t’i pėrballojė, fataliteti ėshtė diēka tjetėr, ėshtė mos-rezistenca dhe humbja e dinjitetit njerėzor.
    Personazhi i librit Marku qysh nė faqet e para tė librit thotė: “Unė jam kurkushi me tė madhe, por sonte nė Rrugėn Veriore, Zoti mė drejtoi tek ty, qė t’i tė jetosh.” Kjo tingėllon jo si epitaf por si njė pėrurim.

    Misteret e pėrshkrimeve tė dijes, tė normalitetit, tė mosfunksionimit , tė realitetit dhe ėndrrės – tė gjitha kanė jehona tė mėdha, janė shtysa tė misterit nė lidhje me neglizhencėn e marrėdhėnieve tė njerėzve nė lidhje me pjesėn tjetėr. Personazhi kryesor i romanit nuk paraqitet si homo-fiktiv por si homo-sapiens. Mark Shluter ėshtė heroi i njė situate absurde nė ekzistence njerėzore tė paimagjinueshme.

    Kritiku i njohur amerikan R.Bajert Shuman ka shkruar se: “Letėrsia e Powers ėshtė mė pak e kapshme se romanet e Jon Steinbeck, Eernest Hemingway, Saul Bellow, madje edhe William Faulkner, Henry James shkrimtarėve mė tė shquar tė historisė sė letėrsisė tė Shteteve tė Bashkuara.
    Nė mes tė romancierėve bashkėkohorė, ai mund tė krahasohet direkt me Tomas Pyncho and Don DeLillo. Ai sidoqoftė ka kohė qė i ka tejkaluar arritjet e tyre nėpėrmes kombinimeve tė rralla tė mprehtėsisė intelektuale, pėrsosmėrisė dhe stilit tė tij artitektonik. “
    Richard Power ėshtė fitues i “NATIONAL BOOK AWARD” – 2007 si dhe FINALIST I ĒMIMIT PULITZER.

    Pėrkthimi mjeshtėror nė gjuhėn shqipe nga Pirro Dollani ėshtė diēka e rrallė e tejet profesioniste. Pasi e lexova romanin i dėrgova njė Email shkrimtarit Richard Power. E cilėsova romanin e tij “Makinė kohe dhe intelekti”.
    Faktin qė poetja e madhe amerikane Margaret Edwood e quajti romanin e Powers njė vepėr tė ngjashme me Mobi Dik tė Melvile nuk ėshtė njė apologji, por njė e vėrtetė kėrthitėse.
    Powers mė ktheu menjėherė njė email ku flet pėr vlerėsimin e romanit tė tij nė Shqipėri, duke e quajtur njė fat tė madh qė ky roman artikulon nėpėrmjet shqipes problemet universale tė njerėzimit.

    Nga Dr. Moikom Zeqo
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Powers: Shqipėria, kjo viktimė e historisė

    Shkruan : Ben Andoni

    Ndihma e Pirro Dollanit, pėrkthyesit shqiptar tė librit “Jehona e Kujtesės”, botuar nga OMBRA GVG, qėlloi fatlume. Dr. Moikom Zeqo, qė komunikonte prej javėsh nė njė epistolar virtual me autorin dhe pėrkthyesin, na ka ofruar kontaktet, por edhe ndėrhyrjen e tij.

    Kėrkesa jonė pėr njė intervistė me MAPO-n, ēuditėrisht nuk ka vonuar... Powers, shkrimtari, fituesi i “2006 National Book Award”, rrėfen: Nė njė natė tė vetmuar nė rrugėt e Nebraskas, 27 vjeēari Mark Schluter, bėn njė aksident fatal. Bie nė koma dhe motra e tij *****, lė gjithēka qė tė kujdeset pėr tė vėllanė. Por kur ai zgjohet, pasojat janė fatale: Ai nuk e njeh tė motrėn. Realizon se ajo i ngjan, ka tingullin e zėrit tė saj, por s’ėshtė fare ajo. Motra i kėrkon ndihmė Gerald Weber, njė neurologu tė famshėm, qė merret me tė tilla raste shumė tė veēanta. Ai e identifikon qė ėshtė me Kepgras, njė Sindromė e rrallė e humbjes sė kujtesės. Ajo qė rrjedh mė pas ėshtė e jashtėzakonshme, bėhet njė paralele e mrekullueshme me Pelikanėt qė vinė nė Platte River dhe qė Njerėzimi ua bėn mė tė vėshtirė udhėn, nga koha nė kohė. Paralelizmi dhe ndarja trunore e Markut duket se ėshtė njė ndarje trunore e qenies tonė me apoteozėn e kėtyre shpendėve, qė tash po i shfarosim, thonė kritikėt. “Jehona e Kujtesės” mori “2006 National Book Award” nė Amerikė. Autori vetė ėshtė autor i nėntė romaneve dhe ka marrė dhe MacArthur Fellowship, Ēmimin “Lannan Literary”, dhe Ēmimin “James Fenimore Cooper” pėr Subjektin Historik.

    Libri juaj “Jehona e Kujtesės”, i cili ėshtė botuar nga OMBRA GVG, ka pasur shumė sukses nė Shqipėri. Subjekti, qė paraqisni Ju ėshtė shumė kompleks, por nga ana tjetėr dhe jashtėzakonisht origjinal dhe i rrallė, e nė tė njėjtėn kohė dhe shumė human dhe natyral pėr kėdo. Si i erdhi shkrimtarit njė histori e tillė kaq tėrheqėse, ku pelikanėt duken sikur kanė tė njėjtėn jetė, si ne qeniet humane?

    “Libri filloi, kur pashė njė film tė shkurtėr pėr jetėn e njė djaloshi, qė ishte dėmtuar nga njė aksident automobilistik dhe si pasojė ishte i bindur se prindėrit e tij ishin thjesht mashtrues dhe jo ata- tė vėrtetėt. E gjithė ajo qė mbeti nga aftėsia e tij njohėse, pėrfshinte njohjen e miqve tė tjerė dhe tė njohurve. Nė fakt, ai realizonte me veten shumė shpjegime tė pėrpunuara intelektuale rreth faktit sepse prindėrit pėrballė nuk mund tė ishin prindėrit e vėrtetė tė tij. Efekti ishte papėrshkrueshmėrisht i ēuditshėm: Nuk i dukej e mundur qė truri mund tė ndahej nga vetja nė kėtė farė mėnyre. Unė fillova tė studioj sėmundjen e tij, Sindromėn e Kepgasit dhe mėsova se ajo ishte njė sindromė tejet e rrallė, por nga tjetėr nė kushte tė dokumentuara mirė.
    Jam habitur kur zbulova se dėshtimi i njeriut prej Kepgrasit- qė tė arrinte tė njihte, ishte i drejtuar gjithmonė ekskluzivisht tek ata njerėz qė vuajtėsi i kishte njohur edhe mė mirė: Prindėrit, fėmijėt, bashkėshortėt apo miqtė mė tė ngushtė. Kėtyre pacientėve u ndodhte vetėm qė tė mos arrinin tė pranonin ata, tė cilėt edhe i kishin dashur mė shumė! Pėr mė tepėr, disi, ata e pranonin se u kishte ndodhur diēka, vuajtėsit gjithmonė insistonin se ata ishin sėrish tė paprekur- dhe diēka e pashpjegueshme kishte ndodhur vėrtetė jashtė botės. Kjo mu duk njė kėqyrje ndjellėse drejt natyrės sė brishtė tė vetes, saqė unė fillova ta lexoja si i pėrpirė pėr tė gjetur, me kėtė rast, edhe llojet e tjera tė dėmtimeve tė ndėrgjegjes humane. Dhe, duke lexuar se ēfarė kishte arritur tė zbulonte Neuro-shkenca deri mė atėherė, pėr nevojat e trurit, fillova tė mendoj sesi do mundej njė roman tė realizonte rrėfimin dhe faktin, nė mėnyrė qė tė dyja sė bashku tė krijonin Unin.
    Jo shumė kohė mė pas, isha duke bėrė njė udhėtim tė gjatė nga shtėpia ime nė Ilinois nė drejtim tė Arizonas, ku jeton ime mė. Kisha udhėtuar pėr gati nėntė orė dhe kisha kaluar pėrmes qendrės sė Nebraskės, diku afėr muzgut, kur befas kam kėqyrur nė njė fushė tė boshtė- pėrgjatė anės sė autostradės, njė qilim zogjsh, njė metėr tė gjatė, shpėrhapur nė tė gjitha drejtimet. Mendova se kisha thjesht halucinacione prej lodhjes sė rrugės dhe vėrtetė gati dola nga rruga. Nuk e kuptoja se ēfarė po shikoja, por ajo qė vėshtroja ishte si pamje e moēme dhe emocionuese. Krijesa, qė dukeshin gati si prehistorike, dhe qė ngjanin absolutisht indiferente me kohėt humane. U tėrhoqa direkt nė qytetin mė tė afėrt dhe zura njė dhomė nė njė motel. Fillova tė pyes , qė atė natė aty-kėtu dhe mėsova se gati gjysmė milioni zogj-ose 80 pėr qind e lejlekėve migrues nė Amerikėn Veriore-ndalonin pėr ēdo mars nė kėtė seksion tė kufizuar tė Platte River, gati ngjashėm me njė mekanizėm stėr-kohor, pėrgjatė migrimit prej mijėra kilometrash. Mėngjesin tjetėr, u ngrita pak para agimit pėr tė vėzhguar sesi masa e zogjve shpėrndahej pėr njė ditė, duke kėrkuar. Pėrshtypja ishte shumė mė shpirtėrore se ēdo gjė tjetėr, qė kisha ndjerė mė parė: Kėta dykėmbėsha krejt tė mėdhenj vallėzonin dhe kėndonin me njė si veprim tė stėrmadh tė pėrbashkėt dhe qė mė dukej tejet inteligjent.
    Lexova gjithēka qė munda dhe qė kishte tė bėnte rreth shpendėve. Ishte njė literaturė e tėrė e gjatė dhe pak si e bezdisur, me njė prozė shumė tė madhe tė krijuar nga shkrimtarė qė prej kohės sė Greqisė sė Lashtė... ku mėsova se pelikanėt ēiftohen vetėm njėherė nė jetė; se pelikanėt e sakrifikojnė veten pėr tė vegjlit e tyre; se mėsojnė thjesht nga shembujt pėr tė arritur qė tė fluturojnė mbi njė kontinent tė tėrė; se ata drejtohen kah itinerareve tė tyre, mbėshtetur thjesht nga shenja referimi tejet tė veēanta lokale; se ata janė tejet tė vetmuar, deri nė mbledhjen e tyre vjetore nė qytetet e mėdha tė zogjve. Fillova tė udhėtoj ngado pėr t’i parė dhe arrita tė shikoj pėrfaqėsues tė pelikanėve kudo nga udhėtoja duke filluar nga Evropa Qendrore dhe deri nė Japoni.
    Pelikanėt aq sa u bėnė ēuditėrisht humanė pėr mua- nė tė njėjtėn kohė, ishin dhe krejtėsisht tė huaj. Zbulova nė letėrsi rrėfime tė ndryshme popullore pėr pelikanėt dhe njerėzit, qė ktheheshin tek njėri-tjetri. Kombinimi i familjaritetit me ēudinė, qė pėrbėnin zogjtė, mė bėnė tė mė vinte nė kujtesė Sindroma e Kepgrasit. Ajo, qė i ndodhte vuajtėsit tė Sindromės sė Kepgras me tė dashurit e tij- papritmas mu duk si shumė e ngjashme me atė qė tė gjitha qeniet humane bėnin pėr kėto krijesa tė stėrmėdha inteligjente- me tė cilat ne ndajmė ekzistencėn tonė nė planet: Ne i shikojmė ato, ne i njohim si diēka familjare, por ne e mohojmė, qė ato janė nė njė farė mėnyre, lidhur me ne. Dhe, ende, pjesė thelbėsore tė trurit tonė ruajnė struktura tė ngjashme trunore me tė tyret. Ndarja jonė me ta, atėherė, mė goditi ashtu si diku nė mėnyrė analoge ndodhte me ndarjen tonė nga Uni (kujtesa) ynė i brendshėm. Duke e vendosur historinė time nė kėtė qytet tė vogėl nė mes tė njė vendi, ku pretendimi kryesor pėr famėn lidhej pikėrisht me mbledhjen vjetore tė kėtyre zogjve, mė dha mua edhe njė mėnyrė sesi ta hapja historinė me gjithė llojet e gjurmėve ekologjike dhe kujtesės sė moēme. Dhe, me kėtė ide...e fillova librin”.

    Nė ditėt tona, publiku ėshtė shumė konfuz pėr sa i pėrket letėrsisė bashkėkohore. Gjithmonė duket se ka nevojė pėr njerėz tė veēantė (kritikė apo intelektualė), qė tė ndihmojnė komunikimin e shkrimtarėve me njerėzit e zakonshėm. A jeni i shqetėsuar prej faktit tė mungesės sė komunikimit direkt nė mes tė shkrimtarėve apo krijuesve dhe publikut, vetes tuaj dhe lexuesve? A mendoni se roli i kritikėve dhe intelektualėve ėshtė i domosdoshėm qė tė bėhet ky lloj komunikimi?

    “Besoj se web-i, pajisjet e ndryshme portative dhe zhvillimet dixhitale e kanė ndryshuar thelbėsisht lidhjen tonė dhe kjo jo vetėm me fjalė, por edhe nė kohė. Qė tė zhysėsh vetveten nė njė roman kėrkon qė ju ta humbni vetveten nė njė si aktivitet vetmitar dhe kjo pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Ndėrkaq, teknologjitė tona tė reja janė tė desinjuara tė na mbajnė gjithmonė tė lidhur, gjithmonė prezentė dhe nė “Kohė reale”. Ne pėrqendrohemi krejt ndryshe tani, nė erėn shumė-funksionale dhe mes nanosekondave. Gjendemi nė rrezikun e humbjes sė gjithė udhės, tė cilėn e pėrshkon mendimi dhe qenia, njė rrugė e tėrė e cila lidhet me zgjatjen, vazhdimin, pėrcjelljen, pandėrprershmėrinė e rrjedhės sė fjalėve. Nuk jam i sigurt nėse ndonjė numėr i caktuar kritikėsh apo intelektualėsh do mund tė ishin tė aftė, t’i ruanin kėto stile tė vjetra tė fokusit vetjak dhe pėrqendrimit nė pjesėn mė tė madhe tė njerėzve, sepse njė ēast dhe neve na duhet tė migrojmė krejtėsisht drejt mesazheve tė menjėhershme dhe atyre tej-lidhjeve. Leximi do tė bėhet diēka tjetėr, natyrisht. Por, neve sot, gjendemi ballė rrezikut tė humbjes sė rrjedhshmėrisė pėr qenien, e cila ėshtė e aftė t’i lexojė romanet e stilit tė vjetėr, tė cilat kėrkojnė pėrqendrim tė angazhimit tonė. A munden intelektualėt tė ruajnė dhe t’i shtrijnė kėto aftėsi edhe nė erėn dixitale? Po, unė besoj se ata munden, vetėm nėse do tė arrinin tė shkruanin pėr njė publik mė tė pėrgjithshėm intelektual, shumė mė tepėr sesa t’i kushtoheshin strikt vetėm njėri-tjetrit”.

    Si u bėtė shkrimtar? Ka pasur ndonjė moment tė veēantė kur ndodhi apo gjithmonė e keni ditur se do tė shkruanit?
    “Qė fėmijė dhe deri kur mbusha 20 vjeē, gjithmonė kam menduar se do tė bėhesha shkencėtar. E vetmja pyetje, qė mė mundonte shpesh ishte: Nė cilėn shkencė? Kjo, po, ndryshonte tek unė. Njė vit ishte oqeanografia, njė vit ishte paleontologjia, ndėrsa vitin tjetėr ishte gjeologjia. Kisha njė tėrheqje tė pėrgjithshėm, qė mė mrekullonte dhe kishte tė bėnte me lidhjet nė mes gjithė gjėrave. Nuk doja ta mbyllja derėn pėr asgjė, por nė tė vėrtetė doja qė gjithmonė t’i studioja gjėrat. Kur erdhi koha pėr tė shkuar nė kolegj, u pėrqendrova mė shumė nė mjekėsi, duke menduar se kjo ishte nė shumė mėnyra- shkenca mė e thellė qė arrinte tė shtrihej nė bazė tė gjithė tė tjerave dhe se ajo do mė lejonte tė kisha njė lloj pamje tė pėrgjithshme dhe po ashtu edhe njė Imazh tė pėrmbledhur sesi gjėrat arrinin tė shkonin me njėra-tjetrėn. Mė pėlqente shumė tė studioja mjekėsinė, por sa mė thellė qė futesha nė tė, aq mė shumė (nė mėnyrė tė paevitueshme) mė duhej tė specializohesha dhe akoma mė shumė hapeshin para meje dyer tė tjera interesash dhe lidhjesh, qė detyrohesha t’i mbyllja. E dija se shkencėtarėt e suksesshėm ua kushtojnė vetveten fushave imtėsisht tė specializuara, aq sa nė fund vetėm pak prej tyre arrinin tė shkonin aty ku duhej. Pikėrisht nė kohėn kur plotėsimi i specializimit tė studimeve tė mia kishte filluar tė mė bėnte klaustrofobik, takova njė profesor letėrsie, autoriteti gjithėpėrfshirės i tė cilit ndaj njohurive humane ishte i tillė saqė mė dha atė ndjenjėn e lidhjes dhe pikėpamjen e pėrgjithshme tė cilėn unė vetė e kisha pėrgjėruar nė arsimimin tim tė gjatė. Nė kėtė pikė, kuptova se letėrsia mund tė pėrfshinte studimin e shkencės, madje shumė mė tepėr sesa vetė shkenca mund tė pėrfshihej nė studimin e letėrsisė. Dhe, kjo ishte koha kur bėra transferimin. Ndėrkohė qė shpesh kam ndjerė nostalgji pėr angazhimet e mia me matematikėn dhe shkencėn, paēka se jam ndjerė gjithmonė shumė me fat se jeta e njė shkrimtari mė lejon tė kaloj vite nė studimet e pėrjetuara tė njė profesioni, kurdo qė tė ndodhin, qoftė kėto gjenetike apo qė kanė lidhje me programimin nė kompjuter apo edhe me vetė Neuro-shkencat”.

    Kush janė zakonet tuaja nė punė dhe si mund tė na i pėrshkruani ato nė njė ditė tė zakonshme...

    “Zakonet e mia nė punė kanė ndryshuar shumė, sidomos nė ēerekun e fundit tė shekullit tė shkuar, veēanėrisht nė kohėn kur e-mail dhe Interneti e kanė invaduar jetėn time. Tash, po ashtu, i kam dhėnė fund dhe udhėtimeve kėto ditė. Por dita ime ideale-ajo lloj dite, qė e kam bėrė pėr shumė kohė-fillon herėt, fillimisht me rregullimin e materialeve tė njė dite mė parė. Unė i pėrgatis nė kompjuter shkrimet dhe vlerėsimet e punėve tė dorės dhe filloj punė zakonisht menjėherė pas njė mėngjesi, qė e kam shumė herėt (rreth orės 6 apo 7 tė mėngjesit) duke i rishikuar dhe rregulluar pjesėt e njė dite mė parė. Punoj vetėm i shtrirė nė krevat. Pas njė ore apo dy, filloj qė tė futem nė njė kompozim tė ri. Do tė punoj pastaj pėr rreth 4 ose 5orė, pastaj kam njė pushim pėr sillėn e drekės. Nė mbrėmje i kthehem shkrimit, duke bėrė kėrkime pėr gjėra tė vogla, ndėrsa vazhdoj tė punoj. Zakonisht e ndėrpres punėn rreth orės 4 tė pasdites, duke bėrė ca ushtrime dhe pastaj filloj tė lexoj. Pas darke, kohėn mė tė madhe e kaloj duke lexuar derisa mė zė gjumi. Kam gjetur se kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė mbjellė farat e imagjinatės sime pėr ditėn tjetėr tė punės”.

    “Ndoshta ēdo prozator shkruan poezi nė fillim, por kupton se nuk mundet dhe pastaj fillon e pėrpiqet nė tregimin e shkurtėr, qė mbetet dhe forma me mė shumė kėrkesa pas poezisė dhe duke dėshtuar dhe me kėtė, vetėm atėherė... fillon e nis tė shkruajė romane”. Ky citim i punės sė njė shkrimtari prej Faulkner a ka ndodhur dhe me Ju? Apo historia juaj si shkrimtar ėshtė krejt ndryshe?

    “Pėr njė ēast, nuk mendoj se Faulkner e ka pasur seriozisht, kur e ka thėnė! Mendoj se ai ėshtė argėtuar dhe jo mė kot, duke folur pėr admirimin e tij pėr format e tjera e ka vendosur, pikėrisht zhanrin e tij mė tė zgjedhur- nė fund. Unė, vetė, kam shkruar poezi para se tė shkruaja romane, por kjo ka ndodhur sepse njė formė mė e shkurtėr, ka qenė mė e lehtė ta bėja ndėrsa isha shumė i zėnė me studimin dhe punėn time. Por, gjithashtu, e kam pėrzierė kėtė zhanėr nė rrėfimin tim dhe madje edhe kam eksploruar nė pėrdorimin e subjekteve me copėza tė vogla brenda tė themi enės sė njė romani tė gjatė. E vetmja teori e imja pėr vlerėn relative tė zhanreve dhe lidhjes sė duhur mes tyre ėshtė se kėto forma arti, supozuar tė jenė tė ndryshme- janė gjithmonė tė afruara, nė mėnyrė tė jenė tė kombinuara nė mėnyrė krijuese, tė mjegullta dhe tė pėrziera. Puna mė e mirė na bėn neve, qė t’i rikonsiderojmė kufijtė nė mes tė zhanreve tė tilla”.

    Juve keni thėnė nė njė intervistė pėr The Minnesota Review me Z. Jeffrey Williams se: “Mbetem i ngacmuar nga ideja e komunikimit nė mes disiplinave, tė cilat veprojnė nė mrekulli (krijime) tė ndryshme, fusha qė tė duken sikur veprojnė nėn pabashkėmatshmėrinė e aksiomave”. Ēfarė do tė thotė kjo dhe a besoni se ėshtė e mundur pėr letėrsinė qė tė ndėrhyjė drejt trurit tonė—A mund tė na e shpjegoni mė mirė kėtė citim?
    “Ne, si qenie, kemi evoluar tani dhe jetojmė nė njė nivel tė caktuar, kėshtu dhe historitė qė rrėfejmė, mė shumė lidhen me fenomene qė janė nė nivelin e kėqyrjes sė syrit: jetėt individuale, pėrpiqemi qė tė kuptojmė martesat, karrierėn, burimin dhe luftėn e komunitetit lokal. Vetėm se gjatė tė gjithė kohės sonė, ka madhėshti dhe terrore nė shkallė kaq shumė mė tė vogla dhe mė tė mėdha sesa kjo jona- saqė ne as arrijmė t’i kėqyrim: Bota e mikrove dhe teleskopit, proceset e mėdha sociale dhe ato historike, kompleksiteti i tepėrt i genome1, jeta apo vdekja e yjeve. Pėr sa mė pėrket mua, jam zhvendosur drejt historive tė individėve dhe grupeve humane, tė cilat luftojnė pėr tė kuptuar jetėn nė kėto nivele tė ndryshme tė pėrcaktimit, bash ato qė arrihen dhe pastaj humbasin dhe pastaj mė vonė -gjenden sėrish tė shpėrfillura dhe kėtu shikon sesa pak edhe kėqyrjet e kualifikuara ndėrvaren mbi tokėn tonė dhe herė edhe e mbulojnė njėra-tjetrėn. Ne kemi shumė gjėra bashkė, rezultat kjo-i shumė proceseve tė rrėmujshme dhe ndaj historitė tona kanė nevojė tė na kujtojnė shpesh sesa shumė nivele jetėsore janė nė proces tė vazhdueshėm”.

    Kush ju ka influencuar mė shumė: Ēfarė periudhė e letėrsisė amerikane apo pjesė e letėrsisė tjetėr botėrore; Kush nga mendimtarėt…Proust, Mann , Joyce apo dhe shkrimtarė dhe mendimtarė tė tjerė? P.sh, Ēfarė jeni duke lexuar kėto ditė?
    “Fillimisht, i kam zbuluar mundėsitė e mia pėr tu bėrė shkrimtar, kur kam rėnė nė dashuri me Modernizimin Evropian-shkrimtarėt e viteve 1900 dhe 1930, tė cilėt luhateshin mendoj nga Revolucionarizimi i kuptueshmėrisė shkencore. Nga kėtu, fillova ta rishikoja kohėn, hapėsirėn dhe vetėdijen nė vazhdimėsi tė eksperimenteve tė njohura drejt fokalizimit, qė mund tė duket ende goditės nė ditėt tona. Por, si njė amerikan, kam qenė gjithashtu i ndikuar edhe nga ai dialog i gjatė ndėrmjet Transcendentalizmit dhe Pragmatizmit, ato versione idealizimi dhe realizmi, qė janė zhvilluar nė kontinentin amerikan. Jam vazhdimisht i mrekulluar nga eksperimentet maksimaliste tė shkrimtarėve tė tillė si Melville, qė ėshtė shpėnė mė pėrpara sot prej punės sė shkrimtarėve tė tillė, si Pynchon, Gaddis, dhe DeLillo; dhe nga tradita qė vjen afėr Hawthorne, qė kalon pastaj pėrmes Hemingway, dhe nga kėtu drejt veprės sė Carver dhe Minimalizmit. Dua tė shkruaj njė lloj rrėfimi qė tregon lidhjet ndėrmjet traditės enciklopedike dhe asaj hermetike dhe kėshtu jam gjithmonė duke kėqyrur nė dy drejtime, drejt Ėalt Ėhitman, por gjithashtu edhe nga Emily Dickinson”.

    Sa pėrfaqėsuese ėshtė historia e “Jehonės sė Kujtesės” pėr klasėn e mesme bashkėkohore amerikane? Mund qė ta identifikojmė lehtė atė me situata dhe ēėshtjet ekzistenciale, ku pėrballen karakteret tuaja?
    “’Jehona e Kujtesės’ rrėfen historinė e Mark Schluter, njė burrė i cili vuan nga dėmtimi i mungesės sė identifikimit dhe qė e ka bėrė atė ‘tė kuptojė’ se njerėzit qė ai do mė shumė- janė zėvendėsuar nga mashtruesit. Nė njė drejtim, aftėsia e tij e nivelit tė lartė arrin tė ndahet nga pėrshtatja e tij emocionale, dhe ai ėshtė i zhytur drejt njė bote, ku gjėrat mė tė njohura bėhen tė ēuditshme. Ai shikon drejt motrės sė tij dhe thotė:’Ajo i ngjan sime motre, zėri i saj tingėllon si i sime motre, vepron si motra ime, vishet si motra ime dhe mendon si motra ime, por ajo nuk i ngjan askujt tjetėr nė botė, qė e njoh’.
    Nė tė njėjtėn kohė, libri hapet bash pas sulmeve tė World Trade Center dhe konkludohet pikėrisht pas pushtimit tė Irakut. Tė gjithė karakteret e librit, nė njė rrugė apo nė njė tjetėr, ndjehen pėrballė kėsaj ndarje tė Mark Schluter, qė vetė ėshtė njė lloj surprizues i kėsaj njohje. Mendoj se njė numėr i madh i njerėzve pas Amerikės 9/11, qė nga ata tė cilėt jetojnė nė qytetet e mėdha apo portet e brigjeve-deri ata qė janė drejt hapėsirave fshatare, nė depresionet gjeografike, fetarisht dhe konservatorisht nė shtetet qė janė nė mes tė vendit- edhe pėr shumė vite pas sulmeve, do kenė brenda vetes njė ndjenjė tė vazhdueshme topitje nė formėn e: ”Ky ngjan si vendi im, tingėllon si vendi im, vepron si vendi im, por nuk ėshtė vendi qė unė mund ta njoh. Duhet tė jetė njė kinse-vend”. Kushtet e Markut nuk janė mė shumė se njė metaforė pėr defamiljarizimin e tyre, ashtu si mund tė ketė njė refleksion mbi tė, njė stad i tyre- sesa lehtė ėshtė pėr rrėfimin e vazhdueshėm tė identitetit-personal, religjionit, familjes, aspektit kombėtar-qė shquan. Ne e pėrcaktojmė vetveten si pjesė e njė grupi tė stėrmadh politik, kulturor, religjionit dhe grupeve etnike, duke i menduar ato sikur tė jenė mė tė qėndrueshėm sesa jemi ne vetė. Por ato nuk janė aq tė qėndrueshėm sesa i mendojmė ne. Mendoj se do mbetet njė ndjenjė, e cila na thotė se shumė amerikanė nga tė gjithė klasat dhe rruginat e jetės kanė dėshtuar nė vitet e fundit”.

    Ashtu si pelikanėt nuk e gjejnė mė udhėn e tyre pas- prej arsyes sė zhvillimit kaotik-nė tė njėjtėn mėnyrė personazhi juaj qė fillon nga Marku, Motra e tij, shokėt e tij mė tė ngushtė dhe tė tjerėt... mungojnė. Ky lloj ērregullimi trunor, Sindromi i Kepgarsit, ėshtė nė fakt njė element metaforik pėr mungesėn e komunikimit tė gjithė formave, apo jo? A e shikoni atė si njė karakteristikė normale tė shoqėrisė sonė? Quo vadis shoqėria jonė sipas Z. Powers?

    “Ne mendojmė se jemi tė fortė, tė plotė, koherentė dhe tė vazhdueshėm dhe se historia qė ne gjejmė nga jashtė botės ėshtė pėrfundimtare dhe e besueshme. Por, Neuro-shkenca bashkėkohore na rrėfen se truri ėshtė njė parlament i zhurmshėm dhe kaotik, qė ka saora njė rrėmujė kalimesh mes qindrave nėnsistemesh nervore. Dhe, ėshtė puna e vetėdijes qė i duhet tė krijojė, nga kėto kalime pėrbėrėse dhe tė ē’rregullta , njė iluzion tė sė pazakonshmes dhe ngurtėsisė. Uni ėshtė, nė fakt, mbetet njė improvizim fluid. Njė thyerje nė mes dy nėnsistemeve trunore, i cili mund tė pėrmbysė tė gjithė ndėrtimin e realitetit. Njerėzit e humbasin aftėsinė pėr tė identifikuar objektet familjare. Ata nuk munden mė tė thonė nėse kalemat janė mė tė vogėl apo mė tė mėdhenj sesa trarėt. Ata e humbin aftėsinė pėr tė rrėfyer diferencėn nė mes tė fytyrave, qė kanė pėrballė. Ata mohojnė se krahėt e tyre tė majtė u takojnė atyre. Ata madje mund tė besojnė se shtėpitė e tyre janė aktualisht kopje tė zėvendėsuara tė gjėrave reale. Ata mendojnė se janė tė verbėr, kur nuk janė apo se ata mund tė shikojnė, kur nė fakt janė thjesht tė verbėr. Dhe, madje, edhe pa dėmtimin e trurit, ne tė gjithė kemi eksperiencėn e formave tė pėrkohshme dhe tė dobėta tė sindromave tė njėjta, qė janė pjesė e vetėdijes normale”.
    A do tė thotė kjo- se ne jemi tė goditur nga ajo qė tė gjithė gjėrat shkojnė-apo nga Relativizimi i Hall-of-Mirrors (Shtėpia e Pasqyrave) 2? Jo, nė tė vėrtetė. Por kjo do tė thotė qė tė vėrtetat, ashtu si ndjeshmėria jonė pėr Unin, do tė krijohen gjithmonė, do stabilizohen dhe destabilizohen nė pėrgjithėsi si pjesė tė kalimeve tė mėdha, tė rastit dhe vazhdimisht tė pa shpalosura”.

    Weber ėshtė njė lloj magjistari mė shumė sesa njė doktor. Linja e tij ėshtė mbresėlėnėse nė libėr. Davidi ėshtė duke vepruar nė njė pjesė tjetėr duke e pėrshtatur vetveten kudo. ***** lufton qė nga fillimi tė kuptohet nga i vėllai dhe ta mbajė gjallė. Personazhet vazhdimisht alternojnė territore me njėri-tjetrin. A keni pasur vėshtirėsi nė administrimin e personazheve tuaja nė roman? A mendoni se ekzistojnė momente, ku ju mungon lidhja me personazhet tuaja... Sa tė lidhur e keni ndjerė vetveten me ta, si edhe me linjat e ndryshme tė mendimit nė libėr?
    “Unė tani mbaj shumė shėnime individuale pėr tė gjithė karakteret e mia. Nė kėto shėnime, vizatoj imazhe, mbledh fotografi, skicoj biografi, bėj pėrmbledhje dhe mbledh letra dhe dokumente-tė gjithė gjėrave tė zakonshme, tė cilat mund t’i ketė krijuar secili nga karakteret e mia. Dhe, pėrgjatė tė gjithė ditės, ndėrsa dėgjoj njerėzit dhe gjėrat e jashtėzakonshme, qė ne i themi njėri-tjetrit, mbledh grimca citimesh nė fletore shėnimesh, ndėrtoj zėrat me tė cilat do shpiket secili nga personazhet dhe filloj i realizoj ato fillimisht me veten. ‘Hilja’ ėshtė sesi do tė kuptohen lloje tė ndryshme njerėzish nga stade tė ndryshme radikale tė jetės dhe si ti arrijmė t’i okupojmė ato nė mėnyrė emocionale, ndėrsa punojnė: si tė jenė pėr shumė muaj gjatė kohės sonė, njė Neuro-shkencėtar qė e ndjen veten sesi pak nga pak vjen dhe largohet dhe pastaj transformohet ndryshe pėr muaj tė tėrė dhe arrin e bėhet njė paketues mishi i paedukuar i klasės punėtore qė duket se fillon e shėrohet edhe vetė nga dėmtimi i trurit.
    Tė gjithė karakteret e kėtij librit ndajnė njė gjė tė pėrbashkėt: ata janė nė njė proces tė humbjes tė ndjenjės tė tyre tė Unit. Nuk jam i sigurt, sesa i suksesshėm kam qenė nė bartjen qė e rithekson kėtė apo e ēorienton lexuesin; por dua tė them se akti i pėrpjekjes pėr tė ndėrgjegjėsuar ditė pėr ditė kėtė pjesė vulnerable tė njerėzve, nė tė vėrtetė ka ndryshuar ndjenjėn time tė fortėsisė. Mund tė ribėj pėrpjekjen, pas orėsh tė tėrė pune dhe zhytje psikologjike qė shkon drejt grumbullimeve sociale dhe mendoj se do tė arrijmė tė ndėrveprojmė me njerėzit dhe qenien komplet tė paaftė pėr tu pėrgjigjur- madje edhe nė mė tė thjeshtėn e ēėshtjeve qė mund tė themi p.sh. tė pėrgatitjes sė njė koktail!”

    Ana Akhmetova ka thėnė se nuk ka letėrsi pas Frojdit. Cili ėshtė opinioni juaj pėr rėndėsinė e pavetėdijes nė jetėn e njė individi dhe nė lidhje me shoqėrinė? Ndodh qė e papara dhe e pazbuluara, pavetėdija tė shkojė drejt sė vėrtetės pėr njė individ?
    “Mendoj se nėse shkenca trunore bashkėkohore na tregon ndonjė gjė ėshtė ajo qė ka lidhje me cipėn cerebrale—pjesėn pėrgjegjėse tė trurit pėr vetėdijen dhe aftėsinė njohėse tė nivelit tė lartė-qė duket se ėshtė njė e vonuar e vėrtetė, duke u pėrcjellė mbi trurin, mė tė vjetėr dhe mė fundamental, i cili ėshtė nė tė vėrtetė nė ngarkim tė organizimit. Nuk ėshtė vetėm vetėdija nė ulėsen e drejtuesit tė njė makine, nuk ėshtė madje gjithmonė dhe aq e mirė qė tė vazhdohen studimet pėrgjatė kėsaj. Disa komentatorė, nė lidhje me funksionet e trurit, e kanė pėrdorur ndryshe imazhin e njė drejtuesi qė pėrpiqet tė orientojė njė elefant: ai i jep fund pėrpjekjes tė lerė elefantin tė shkojė ku tė dojė dhe atėherė tė arrijė tė pretendojė se atje ku ai i ka thėnė elefantit, atje duhet tė shkojė.
    Por larg nga zhvlerėsimi i pėrdorimit tė rrėfimit, mendoj se njė vizion i tillė tregon sesi punon arsyeja- duke e bėrė atė tė jetė shumė mė e rėndėsishme. Duke i parė karakteret sesi luftojnė ti japin kuptim botės dhe duke i kėqyrur ato sesi pėrpiqen, kuptohet shpesh pa sukses, qė tė lidhin bashkė vazhdimėsinė e rrėfimit jashtė pandėrprerjes sė prag-kaosit, ne do tė gjejmė njė refleksion unik tė kufizimeve dhe pashmangshmėrinė e vetėdijes sonė konstante si edhe realitetit tė krijuar. Nė kėtė rrugė, rrėfimi ėshtė gati mė shumė realist sesa jo-rrėfimi, me pretendimin e tij pėr tė njohur atė qė shkon jashtėzakonisht apo ekziston i pavarur tek njė njohės i pėrqendruar”.

    Cila ėshtė ideja juaj pėr Shqipėrinė? Ndonjė gjė e veēantė qė ju dini pėr kėtė vend dhe qė ja u ka bėrė interesante nė njė farė mėnyre?

    “Duke folur si njė njeri, qė nuk ka udhėtuar kurrė nė vendin tuaj ( por qė do t’i pėlqente shumė kjo) kam njė imazh tė Shqipėrisė si njė viktimė e historisė, e cila ka vuajtur gjatė dhe nga pushtuesit. Natyrisht qė, Shqipėria e pjesės mė tė madhe te jetės sime, ėshtė shteti i Hoxhės. Mjafton, ky shpjegim i vetėm, i cili qėndron lehtėsisht jashtė pėrballjes tė lidhjeve tė zakonshme tė Luftės sė Ftohtė, qė e bėri atė tė luajė njė si rol unik nė imagjinatėn time, tė vėrtetė apo dhe ndryshe! Ka qenė shumė mbresėlėnėse tė shikoje rrugėn qė ka ndjekur vendi juaj pas vitit ’90, njė rrugė me aq shumė ndryshime, jam i sigurt dhe dėshiroj qė tė shkojė mirė me anėtarėsinė ne BE dhe pėrtej. Gjėja mė mbresėlėnėse pėr Shqipėrinė pėr njė shkrimtar, natyrisht, ėshtė niveli i lartė i pabesueshėm i arsimimit dhe serioziteti i gjallė me tė cilin shqiptarėt i janė afruar letėrsisė. Mė duket se librat tek ju- janė sėrish pjesė e rrjedhės sė pėrgjithshme, njė kulture konsensuale nė njė mėnyrė- qė tė tjerėt e kanė ndaluar tė jetė nė shumė pjesė tė tjera tė globit, Lindje dhe Perėndim. Shpresoj qė ēfarėdo rruge politike dhe ekonomike qė vendi do tė marrė nė vitet nė vazhdim, dikur do tė menaxhohet si duhet pėr tė ruajtur kėtė qendėrsi tė librit dhe faqes sė shtypur nė lidhje me jetėn apo nė shkallė tė tjera tė hapėsirės dhe kohės”.
    1. Genome-Materiali gjenetik i njė organizmi; Vendosja e njėjtė e kromozomeve nė njė organizėm
    2.Hall-of-Mirrors (Mjedisi i Pasqyrave)-Anomali vizualetė
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •