Sot eshte bere shume e veshtire jeta per njerezit serioze dhe te sinqerte!
Cdo njeri ka deshire te shpotise tjetrin sidomos ne tubime, ne vende te punes, etj.
Kete e bejne per ta hequr vemendjen nga vetja dhe per ta perqendruar dikund tjeter apo thjesht sepse ne kete menyre i kenaqin epshet e veta.
Ne shume vende, si ne familje, ne vende publike, apo ne pune njerezit tallen me te tjeret dhe qeshin pa pasur aspak ndergjegje.
Sot eshte bere veshtire per nje njeri serioz apo te sinqerte pasiqe shumica kane mungese te seriozitetit dhe e vezhgojne cdo veprim tendin apo e percjellin me vemendje cdo fjale tenden vetem per te shikuar kur po gabon e te ja fillojne me tallje dhe te qeshura.
Mendoj se kjo eshte nje menyre e te shprehurit te xhelozise ndaj dikujt qe eshte me i mencur, me punetor apo me i sukseseshem.
Cdo njeri gabon, sic thojne amerikanet "askush nuk eshte i perkryer" por ketu te ne mezi presin te gaboje dikush dicka e te tallen me te.
Pra, keta njerez gjithnje vezhgojne dhe tallen me njerezit ne sy te te gjitheve, edhe pse ai person mund te lendohet thelle ne zemer, nuk duan tja dijne vetem qeshin me te madhe.
Eshte nje gje shume interesante qe e kam permend shpesh.
Ketu te ne nese dikush rrezohet duke ecur, apo i rreshqet kemba, etj. njerezit qeshin me te madhe perderisa ne vendet Evropiane si Gjermania p.sh. njerezit mundohen ta ndihmojne dhe e pyesin: a je mire? si ndjehesh? ke nevoje per ndihme?, etj.
Pra, ne fund mund te them se njerezve sot ju mungon shume serioziteti!
Krijoni Kontakt