Dua te shkruaj per kete teme qe eshte shume prezente te ne Shqipetaret edhe pse e di qe shume njerez do te me kritikojne e disa edhe ndoshta do te me urrejne per kete shkrim!
Tek ne perdoren te gjitha gjerat ne sasi te medha qe e shkaktojne temperamentin te njeriu dhe qe e demtojne organizmin sic jane kafeja, duhani dhe alkoholi!
Shpesh gjate jetes time kam perfunduar ne konflikte dhe ne situata te rrezikshme me njerez te tille qe i perdorin keto gjera jashte mase e sidomos me ata qe e perdorin alkoholin.
Pastaj edhe shume raste te dhunes familjare apo shoqerore ndodhin te ne nga autoret qe i perdorin keto gjera te lartepermendura dhe ate ne mase te madhe!
Tek ne perdorimi i duhanit apo kafes eshte tradite kombetare dhe mikpritesi ja ofron zakonisht mysafireve me nder.
Shpesh njerezi me kane kritikuar pse nuk mund te pershtatem ne shoqeri.
Arsyeja kryesore pse nuk mund te pershtatem eshte se une nuk i perdori asnjeren nga te lartepermendurat (duhanin, kafen apo alkoholin) dhe eshte normale qe pastaj nuk shoqerohem me njerez te tille.
Me njerez qe nuk i perdorin keto gjera po kaloj shume mire!
Ketu te ne mbreteron ideja qe nese nuk pi duhan, kafe apo alkohol atehere nuk je tamam burre!
Kurse une me sa e di gjate historise burreria eshte deshmuar ne lufte apo ne gjendje te veshtire te jetes!
Gjithashtu edhe nese je i kulturuar dhe flet fjale te matura, je serioz e nuk tallesh, e nuk i pergojon njerezit, ketu te ne te konsiderojne te lodhur nga mendja.
Thene me shkurte te gjitha gjerat qe feja i ka ndaluar dhe shkenca i ka vertetuar qe jane te demshme populli yne ne pergjithesi i konsumon me se shumti!
Krijoni Kontakt