Pėrtej tė "majtės kaviar" dhe tė "djathtės kasule" »
Vendosur: 13/10/2009 - 08:08
• Kastriot Islami
Termi e «majta kaviar» ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė Francė, pėr tė cilėsuar ato personalitete apo lider qė hiqen si tė majtė, por pėr shkak tė pasurisė sė tyre janė shumė larg njerėzve tė thjeshtė dhe mjediseve popullore. Shpesh pėr ta thuhet se «ata kanė zemrėn majtas por portofolin djathtas». Ky ėshtė njė term i futur nė vitet ’80, pėr tė pėrshkruar tė gjithė ata personazhe qė «hiqeshin si tė majtė duke dhėnė kėshilla se ēfarė duhet bėrė dhe nuk bėnin asgjė nga ato qė thoshin», sepse asgjė e pėrbashkėt nuk i lidhte me votuesit apo shtresat e varfra apo tė mesme qė votojnė pėr tė majtėn. Po ashtu nė revistėn e majtė franceze «Le Crapouillot» tė vitit 1982, nė numrin me titullin «E majta dhe Paratė» tregohej njė ēift i majtė qė pėrshėndeste me grusht anash ballit, pėrpara Rolls Royce tė tyre, me targė «1982 PS», dhe nė sfondin e fotos ishte kėshtjella e tyre madhėshtore. Laurent Joffrin nė librin e tij «Historia e tė Majtės Kaviar» thotė se e majta kaviar, duke u bėrė mė shumė kaviar se e majtė, ėshtė bėrė e paaftė tė ulė papunėsinė, tė luftojė varfėrinė dhe pėrjashtimin social, tė sigurojė barazinė e shanseve, e tjerė e tjerė», sepse ajo ka harruar popullin, votuesit e saj». Nė vende tė ndryshme pėr kėtė lloj tė majte pėrdoren terma tė ndryshėm. Nė Australi pėrdoret termi «socialist i Chardonese (verė e bardhė)», nė Irlandė «socialist i salmonit tė tymosur», nė Angli «socialist i Shampanjės» etj. Kjo ėshtė njė nga arsyet themelore qė edhe nė Francė, Gjermani, Angli e kudo gjetkė, e majta thuhet se ėshtė nė krizė identiteti, ku elita nuk pėrfaqėson kur ėshtė nė opozitė dhe nuk mbron kur ėshtė nė pushtet interesat e shtresave kryesore qė e votojnė, por «ushqehet» nga «shtresat e kaviarit» dhe nxjerr ligje nė favor tė tyre.
* * *
Nga ana tjetėr nuk mungon edhe djathtas njė terminologji pezhorative. Dhe jo thjesht pėr arsye simetrie terminologjike. Kryesisht nė tė djathtė shumė personalitete e lider tentojnė nė mėnyrė populiste tė bėhen interesantė pėr shtresat e varfra, ato tė ulta tė popullsisė, apo ato votues qė ėshtė vėshtirė tė gjenden zgjidhje sociale. Termi mė simpatik i gjetur nė Francė ėshtė ai i tė «djathtės kasule» (kasule ėshtė njė gjelle me fasule dhe salēiēe qė pėrdorej shumė pėr ushqimin e tė varfėrve). Nisur nga ky pėrkufizim pėr personalitete tė djathta populiste, gjatė fushatės presidenciale tė vitit 2007 njė humoriste kishte paraqitur Presidentin francez nė formėn e njė salēiēeje nė mesin e mbėshtetėsve tė tij fanatikė, nė formėn e kokrrave tė fasuleve pėr tė dhėnė imazhin e kombinimit tė «ekipit tė kasulesė». Pėrdoret gjithashtu edhe termi e «djathta hamburger».
* * *
Ēėshtja apo pyetja e vėshtirė qė shtrohet tani pėr votuesit ėshtė tė zgjedhin jo rrallė midis «tė majtės kaviar» apo tė «djathtės kasule»? Kjo ėshtė bėrė akoma mė e rėndė po tė kihen parasysh skandalet financiare e tė korrupsionit qė kanė pėrfshirė si «elitėn e majtė kaviar», ashtu edhe «elitėn e djathtė kasule». Dhe nė kėtė pyetje nuk ka aspak humor, por mesa duket vetėm me humor mund tė kapėrcehen. Njė humorist francez, duke imituar njė nga kėto personalitete tė majta, thoshte se «preferoj tė pėrfundoj duke qarė nė njė jaguar (makinė nga mė luksozet nė botė) sesa nė autobus». Kurse nė njė rast tjetėr, njė humorist gjerman imitonte njė politikan tė djathtė me kostum e kravatė firmato dhe kėmishė me butona floriri, duke drekosur me njė grup njerėzish nė nevojė supėn qė shpėrndante bashkia. Zgjedhje e vėshtirė e tragjike… Atali ish-kėshilltar i Presidentit Miteran dhe kėshilltar i Presidentit aktual Sarkozi, nisur nga analiza e kėsaj situate sugjeron njė zgjidhje pėr tė «Majtėn» qė ndjek «Udhėn Njerėzore».
Krijoni Kontakt