Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    kasap komunistėsh Maska e DRAFGUNGER
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Postime
    66

    Bombardimi i Pejės nga aviacioni Aleat, gusht 1944

    Ditėn e djelė mė 13 gusht 1944, n’orėn 12 nė mesditė, nji skuadėr bombarduesish tė randė anglo-amerikanė, e pėrbame prej 28 ajrorėsh nė njė naltėsi prej 2000 metrash, bombardoi qytetin e Pejės tue lėshue mbi tė nji sasi prej 200 bombash kalibrash tė ndryshėm prej 100 deri 500 kg.

    Bombardimi pa ndėrprerje vazhdoi plot 10 minuta.

    Dy lagjet kryesore, Karagaē dhe Kapishnicė, tė banueme krejt prej popullsije shqiptare, nuk janė ma. Janė pėrmbysur krejt. Bashkė me to janė rrėzue pėr tokė Bashkia, Rreth Komanda e Gjindarmėrisė, Spitali Civil bashkė me tė gjithė tė sėmurėt dhe me krejt personelin qė ka pas mbrenda pa shpėtue asnji i gjallė.

    Nė ēdo shtėpi, nė ēdo kopėsht, nė ēdo rrugė tė tė dy lagjeve tė pėrmendura, janė hedhur bomba dhe kufomat e tė vrarėve janė tė shtrime pėr tokė me qindra. Pėrveē kėtyne, tė tjera kufoma kanė mbetė nėn materialin e ndėrtesave tė rrėzueme.

    Numri i tė vrarėve dhe tė plagosurve, ashtė shumė i madh. Mbas numėrimeve tė bame deri mė tash, janė shėnue ma se 1000 tė vramė krejt. Tė plagosunit, qė janė me mija, nuk janė numėrue ende.

    Krej qyteti asht shndrue nė gėrmadha.

    Nė ēdo shtėpi, nė ēdo rrugė shifen tė shkatėrrueme dhe tė coptueme, gjymtyrė burrash dhe grashė, vajzash dhe fėmijėsh.

    Asnji cak ushtarak nuk asht bombardue. Damet materiale kapen nė shumė milionė.

    SKEMA TRAGJIKE

    Katastrofa nuk pėrshkruhet.

    Nga efekti i bombave shtėpijat, sidomos ato qė kanė pas nji ndėrtim shumė a pak tė dobėt, janė shkatėrrue krejt tue ra njana mbi tjetrėn dhe tue zanė mbrenda njerėzit e tyne, tė cilėt edhe pėr shumė dit nuk do tė jetė e mundun tė nxirren nga rrėnimet pėr t’u identifikue e pėr t’u vorrosė.

    Nana e etėn tė mjerė, qė u janė zhdukė fėmijėt pėrpara syve, nga sulmi i tėmerrshėm i bombardimit, edhe fėmij tė vegjėl qė kanė humbun prindėt e tyre, tė mbetun tė vramė nga bombardimi, kanė mbetun nė rrugė tė madhe.
    Popullsija, qė kishte qindrue nė qytet tue e dijtun se Peja nuk pėrban nji cak ushtarak, nga paniku i shkaktuem prej bombardimit tė tmerrshėm ka marrė fushat dhe malet.

    Mungesa e punėtorėve dhe e ndihmės shoqnore shkakton qė, kufomat e tė vramėve tė mbeten ene nėpėr rruga pa u mbledhun e pa u vorrue.

    Nji mungesė e madhe asht edhe ajo e shėrbimeve shėndetsore tė Bashkisė, e cila nė kėtė rasė nuk dha as ndihmėn ma tė vogėl nė ndihmė tė popullsisė sė mjerė.

    NDODHINA TĖ MALLĖNGJYESHME

    Nė tė tri anėt qė kufizojnė shtėpinė e zotit Dalip Helmėsit, Sekretar i Komitetit Qarkuer t’Organizatės sė Lidhjes II tė Prizrenit nė Pejė, janė hedhė bomba dhe materiali i tyne asht pėrmbysun nė nji pjesė tė shtėpisė sė tij tue ja mbytun djalin e vetėm, 17 vjeēar. Baba i mjerė, i hutuem dhe i dalun mendėsh prej tmerrit, nuk din se kush ja rrėmbeu thelbin e zemrės. Dikur i mjeri atė, zgjuhet nga trishtimi dhe nga tmerri dhe fillon me ndigjue nji ankim, nji za tė lodhun qė mezi ndigjohej. I tronditet zemra e atit tė shkretė, i cili si i ēmendun thėrret e bėrtet, lėshon kushtrimin nė tė katėr anėt. Vrapojnė pranė tij tė gjallėt e pakėt qė kishin mbetun rreth e rrotull dhe mbas pesė orė orvatje tė vazhdueshme e punė shumė e durimshme, qi qė ishte destinue tė vdiste nė gėrmadhat e shtėpisė sė tij, shpėton pėr mrekulli.

    Si thamė, Peja e bukur, asht tash vetėm nji qytet i pėrbysur. Por nė tėk qytet ka mbetun dishka: asht mėhalla e shkjevet, tė cilėn nuk e ka prek gja prej gjaje.

    Ura kryesore e gjytetit asht shkatėrrue fare. Rrugat janė mbushur me landėn e ndėrtesave tė shkatėrrueme. Trafiku nuk asht aspak i mundėshėm ma.

    PARALIZIM I PLOTĖ

    Instalimet e dritės elektrike, ato t’ujnave, shėrbimet telegrafike, telefonike dhe postare nuk punojnė ma.

    Kretj popullsia e Pejės, qė nuk kishte besue kurrė se aeroplanėt e Bretanisė sė
    Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkueme do tė bajshin nji masakrim kaq tė tmerrshėm mbi popullsinė shqiptare tė pafajshme mbas mija e mija tė vramėve dhe tė plagosuemve qė la, asht tėrhequn nėpėr rrethet e qytetit pėr tė gjetun strehė dhe pėr mbrojė.


    Mbas shkatėrrimit tė Spitalit Civil, mbas mbytjes sė personelit dhe tė nji sasije tė madhe tė sėmundėsh qė dirgjeshin nėpėr pavionet e tij, shėrbimi qė do tė kishte mund me sjellė dobina shumė tė mėdhaja, i vetmi shėrbim qė do tė kishte mundė t’i ishte nji ndihmė ngushėlimtare tė plaguemve tė panumėrt qė vuejnė vetėm pėr disa barna dhe qė ndoshta do tė vdesin vetėm nga mungesa e barnave, do tė kishte qenė ndihma e shpejtė e Bashkisė. Por si thamė mė sipėr, kjo u ka mungue tė gjitha detyrave tė veta. Bash kur duhej t’ishte nė shėrbim ka mungue krejt. Pėr mbi tė gjitha edhe vetė kryetari i Bashkisė si dhe ai qė kishte lanė si zavandės tė tij, nuk janė ndodhun nė krye tė detyrės. Populli i Pejės me tė drejtė, pėrpaskėsaj mungese thotė se Bashkia paska qenė vetėm pėr tė marrė taksa dhe kurrgja tjetėr.

    ZOTI XHAFERR DEVA NĖ PEJĖ

    Kryetari i Lidhjes sė II tė Prizrenit, Shk. Xhaferr Deva, porsa muer lajmi e kobshėm tė bombardimit tė Pejės, i shoqnuem prej dy shokėve tė tij dhe dy mjekėve tė Prizrenit, u nis me nji herė pėr Pejė, ku mbrrini mbas mesnate, tue sjellun me vehte edhe nji auto: ambulancė bashkė me nji sasi barnash pėrt’u ardhun nė ndihmė tė plaguemvet tė bombardimit.

    Porsa zbardhi dita, Shk. Xhaferr Deva, duel nėpėr qytet tue i bamė nji vizitė tė shpejtėsueme tė gjitha rrehimeve dhe viktimave, tė plagosunve dhe familjeve qė ndodheshin ende nė Pejė. Tė prekuna nga fatkeqsinat e randa tė bombardimit. Pėr tė tanė Shk. Deva pati fjalė ngushėllimi dhe lehtėsimi tė mjerimit qė i kaprekun.

    Kryetari i Lidhjes sė II tė Prizrenit u interesue me nji herė edhe pėr sigurimin e mbledhjes sė kufomave, pėr transportimin e tė plagosunve, pėr mjekimin e tyne dhe pėr vorrimin e tė vramėve.


    Kryetari i Lidhjes, nė bashkėpunim me Prefektin dhe me Qark Komandantin e Rrethit, organizoi nji varg masash me randėsi pėr shka i pėrket rendit publik dhe shėrbimeve tė para pėr tė tilla raste.

    Shk. Deva mbeti shumė i kėnaqun sidomos me qindrimin e Prefektit dhe ato tė qark Komandantit si dhe pėr personelin e policisė qytetare. Tė gjithė kėta e kanė krye detyrėn e tyne plotėsisht. Ndonėse drejtori i Policisė ka mbetun i plagosun, shėrbimi asht krye pėrpiknisht. Shk. Deva nuk mshehi aspak hidhnimin e tij pėr mungesat e mėdha tė Bashkisė dhe t’autoriteteve tė tjera qeveritare, qė nuk u treguen aspak nė naltėsinė e detyrės nė kėt orė tė zezė pėr Pejėn.

    Shk. Deva tregoi gjithashtu keqardhjen e tij pėr parinė dhe pasanikėt e Pejės, tė cilėt, tue shkue nėpėr vilegjatura dhe nėpėr shėtitjet e tyne qėndrojnė tė shkujdesun ku, drejt fatit tė turmave popullore qė pėsuen fatin e lik...

    Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Agjencia Telegrafike Shqiptare, nr. 199. Viti 1944, Dosja 5, fl. 43-45
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DRAFGUNGER : 22-07-2009 mė 12:57
    ...ene qė thu ti, ku e lash, ah po...Partizoni prap tek plenat, shum gjat e majtėm afėr Tironės...

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Tekst interesant. Cili eshte burimi?

    A ka foto nga qyteti i bombarduar?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    kasap komunistėsh Maska e DRAFGUNGER
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Postime
    66
    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    Tekst interesant. Cili eshte burimi?
    Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Agjencia Telegrafike Shqiptare, nr. 199. Viti 1944, Dosja 5, fl. 43-45

    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    A ka foto nga qyteti i bombarduar?
    Nuk kam gjetur asnjė deri tani, fatkeqėsisht

    Tahir Zajmi, njė prej anėtarėve tė Lidhjes sė II tė Prizrenit, njė protagonist i ngjarjeve tė atyre viteve e pėrmend kėtė ngjarje tė hidhur e cila ka ndodhur pikėrisht si inat i Titos pas disfatės qė pėsoi nė Hogosht, ku dhe u plagos. Vetėm tre ditė mė pas u bombardua Peja. Ku e dinin aleatėt se kush ėshtė ose kush nuk ėshtė lagje e banuar nga serbė?!
    ...ene qė thu ti, ku e lash, ah po...Partizoni prap tek plenat, shum gjat e majtėm afėr Tironės...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •