Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tenton të mbysë në liqen të dashurën me fëmijën 4-vjeçar

    Tenton të mbysë në liqen të dashurën me fëmijën 4-vjeçar

    Ngjarja, në fshatin Baldushk të Tiranës. Shkak, xhelozia

    BLEDI GILAJ

    Xhelozia mes një çifti të pamartuar duket se ka shkuar deri aty sa burri ka dashur të vrasë vajzën që dashuronte, bashkë me fëmijën e saj. Ai dyshohet se i ka mbyllur në makinën e tij, e ka ndezur atë dhe ka hedhur mjetin në liqen, që t‘i mbyste brenda. Por, duket se fati ka qenë me nënën 29-vjeçare, kur skena është parë nga një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë. Sipas policisë, e gjithë skena makabër, e cila fatmirësisht është mbyllur pa viktima, ka ndodhur në fshatin Baldushk të Tiranës.
    Sipas informacioneve operative, rreth orës 20.00 të së premtes, sapo ishin ndërruar turnet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Baldushk. Ai ka treguar se një person kishte hedhur një makinë tip "Mercedes Benz" në liqenin e këtij fshati dhe më pas ishte larguar. Policia, duke dyshuar se pse mund të ishte kryer ky veprim, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit nr. 1, që mbulon zonën e lartpërmendur dhe ka kërkuar prej tyre që të kontrollin për informacionin e marrë. Menjëherë shërbimet janë nisur për në vendin e ngjarjes, ku kanë zbuluar mjetin e hedhur në liqen. Por aty pranë kanë gjetur edhe një grua 29-vjeçare, bashkë me fëmijën e saj, 4 vjeç, të cilët ishin të lagur nga uji i liqenit. E kur kanë biseduar me të, kanë zbuluar se i njohuri i tyre kishte tentuar t‘i mbyste në liqen. Në këtë moment, ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha dhe menjëherë janë kërkuar përforcime nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
    Nëna e re është sjellë në ambientet e policisë kryeqytetase, ku nuk ka ngurruar për të deklaruar se çfarë i kishte ndodhur. Sipas të dhënave policore, e dëmtuara, e identifikuar me emrin Edlira A., kishte pak kohë që ishte njohur me 27-vjeçarin Fatos D. Sipas dëshmisë rrëqethëse, ajo ishte divorcuar me bashkëshortin e saj dhe 27-vjeçari i kishte qëndruar pranë. Nga kjo, sipas dëshmisë së saj, ishte krijuar një lidhje intime, pavarësisht se kishte edhe një fëmijë 4 vjeç. Lidhja ka shkuar mirë deri disa ditë më parë, kur mes çiftit ka plasur xhelozia. Kjo ka sjellë disa debate mes tyre dhe kështu ka ndodhur edhe të premten në mbrëmje. Pasi kjo i ka thënë se do ndahet me të, sipas dëshmisë së lëshuar në polici, ai ka ndryshuar komplet, duke e kërcënuar se do e vriste. Kur kanë shkuar në fshatin Baldushk, janë afruar te liqeni. Ai ka ndezur makinën, ka mbyllur gjithë dyert, duke lënë brenda të njohurën e tij, bashkë me djalin e saj 4-vjeçar dhe e ka lëshuar atë drejt liqenit.
    Më tej, vajza ka deklaruar se në ato momente e ka zënë tmerri dhe ka kërkuar ndihmë. Uji ka filluar të hyjë brenda makinës, ndërsa ajo zhytej edhe më shumë në liqen. Në këto kushte, as ajo nuk e ka kuptuar si ka mundur ta hapë derën e makinës, të rrëmbejë fëmijën e të dalë jashtë. Është detyruar të bëjë disa metra not, bashkë me djalin, por në përfundim ka arritur të shpëtojë. Por, kur ka dalë, ka vënë re se 27-vjeçari ishte larguar. Pas gjithë kësaj dëshmie, policia ka mundur të identifikojë të dyshuarin e ngjarjes, i cili rezulton të jetë nga fshati Picallë i Tiranës. Menjëherë shërbimet policore kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk kanë mundur ta gjejnë.
    Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 kanë nxjerrë makinën nga liqeni, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, e cila është një "Mercedes Benz", me targa të huaja AJ 335 BF. Madje, kjo makinë nuk ishte regjistruar as në emrin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Por kërkimet për kapjen e tij kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur është arrestuar nga shërbimet policore. Sipas të dhënave, ai është kapur te disa të afërm dhe menjëherë është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Ai ka dhënë variantin e tij për këtë ngjarje, duke mos pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, por kjo nuk e ka shpëtuar nga arrestimi. Sipas të dhënave policore, në bashkëpunim edhe me prokurorin, është vendosur që ai të arrestohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe nëse shpallet fajtor rrezikon të paktën dhjetë vjet burg.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    E ka patur me shaka fshatari po he!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    eshte e rrezikshme kur psikopatet shikojn filma
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Psikopatët janë të rrezikshëm në përgjithësi Rexho...

  5. #5
    Appreciate yourself Maska e Enamoradizo
    Anëtarësuar
    15-08-2008
    Vendndodhja
    In your memory
    Postime
    37
    Nje 29-vjecare, nene e nje femije 4-vjecar, e sapo divorcuar dhe qe jo shume kohe mbas divorcit lidhet me nje 27 vjecar. Pse nuk mbytet me mire vete kjo debilja qe keshtu te leri rehat dhe femijen se po i rrezikon dhe atij jeten. Ky foshnja 27 vjecar do jete lodhur duke punuar token gjithe diten dhe ka vendosur te behet aktor filmash ne mbremje. Ehhhh...
    A gentleman is one who never hurts anyone's feelings unintentionally.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shteti duhet te shperbleje lajmetarin dhe i lumte policise per gatishmerine e suksesin ne operacion..


    pak 10 vjet per kriminelin..

    ai meriton denimin kapital..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Maniak ,mir qe e paskan shpetu gruan e femijen shpejt.
    Kta tipa skan meshir,duhet me i mbyll ne burg te perjetshem...!

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Menjëherë shërbimet janë nisur për në vendin e ngjarjes, ku kanë zbuluar mjetin e hedhur në liqen. Por aty pranë kanë gjetur edhe një grua 29-vjeçare, bashkë me fëmijën e saj, 4 vjeç, të cilët ishin të lagur nga uji i liqenit. E kur kanë biseduar me të, kanë zbuluar se i njohuri i tyre kishte tentuar t‘i mbyste në liqen
    Dmth ai ka mbyllur dyert nga jashte edhe ka hudh makinen ne liqen?

    Më tej, vajza ka deklaruar se në ato momente e ka zënë tmerri dhe ka kërkuar ndihmë. Uji ka filluar të hyjë brenda makinës, ndërsa ajo zhytej edhe më shumë në liqen. Në këto kushte, as ajo nuk e ka kuptuar si ka mundur ta hapë derën e makinës, të rrëmbejë fëmijën e të dalë jashtë.
    Mjafton te terheqesh dorezen nga brenda edhe hapen dyert, ca ti besh kur je jashte edhe ske si hy, po kur je brenda ska ndonje veshtersi qe te dalesh jashte!


    Me duket i pabaze rrefimi ksaj kuckes qe po tenton ta fuse ne burg kte djalin.. Me duket se kjo vete e ka pergatit gjith planin per te fut brenda ne burg kte cunin, se sikur te donte ta vriste ai djali, skishte pse e mbyllte ne makine edhe ta hudhte ne liqen, sepse dihet qe ajo do shpetonte. Nese ai do kishte tentuar ta vriste, atehere do e linte pa ndjenja edhe do e mbyllte ne bagazh te makines edhe do e hudhte ne liqen, atehere po qe quhet vrasje, por ne kte menyre smund te quhet! Kjo vajza i paska thur plan ktij djalit per ta fut ne burg. Kucka!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    un ne fakt si apollo po mendoja, si smundej ajo te hapte makinen? vec nese i kishte lidhur duar po, por edhe te mbylli makinen ishte kollaj ta hapte perpara se ta hidhte makinen ne liqen
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    un ne fakt si apollo po mendoja, si smundej ajo te hapte makinen? vec nese i kishte lidhur duar po, por edhe te mbylli makinen ishte kollaj ta hapte perpara se ta hidhte makinen ne liqen
    Makina rexho hapet nga brenda, ca ti besh kur je jashte edhe ske celsa, atehere duhet ti thyesh xhamin. Po kur je brenda ska asnje veshtersi per te hap makinen, mjafton te terheqesh dorezen e zakonshme, edhe hapen dyert.

    Pse na qenka trembur kaq shum kjo shoqja?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •