Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Postime
    11

    Shqiptarët e Turqisë nuk e harrojnë masakrën Çame

    Shoqata Vëllazëria Turko-Shqitare ka protestuar sot masakrat që shteti grek ka bërë kundër çamëve 65 vite më parë



    Të shtunën, më 27 qershor 2009, Shoqata “Vëllazëria Turk - Shqiptare” me seli në Stamboll në orën 14:00 me qëllimin përkujtimin e gjenocidit çam dhe viktimat e masakrave greke organizoi një protestë para Konsullatës Greke në Stamboll, para të cilës vendosën edhe një Kurorë të Zezë.

    Në këtë tubim krahas qytetarëve turq me origjinë shqiptare, çamëve që janë dëbuar nga Greqia dhe janë dërguar në Turqi, ku dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite, studentëve shqiptarë morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, gazetarë dhe qytetarë që dënojnë këtë akt të shëmtuar, që Shteti Grek ka bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë 65 vite më parë.

    Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Vëllazëria Turko-Shqiptare, Zoti Kamil Bitish lexoi një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje Greqisë të plotësojë kërkesat e çamëve. Më poshtë jepet Komunikata Shtypit, e cila iu shpërnda organeve të ndryshme mediatike turke dhe diasporës shqiptare.

    KOMUNIKATË SHTYPI

    NUK E HARROJMË MASAKRËN E ÇAMËRISË

    Jemi mbledhur këtu sot për të protestuar gjenocidin që ka ushtruar Greqia 65 vite më parë ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

    Në 27 qershor të vitit 1944, si sot 65 vite më parë grekët kanë bërë gjenocid kundër shqiptarëve të Çamërisë.

    Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranë dakord për të ndarë tokat e shqiptarëve pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mëshirë nga të katër anët vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës të banuara me shumicë shqiptare.

    Sipas një marrëveshjeje të fshehtë që Greqia bëri me Serbinë më 1 qershor 1913 , këto dy vende kishin në plan të fshinin nga harta Shqipërinë, ku Serbia do të pushtonte pjesën e Shqipërisë që mbetej sipër Lumin Shkumbin, kurse Greqia do të pushtonte pjesën e jugut të këtij lumi.

    Në vitet 1878–1880 serbët sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarë si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afërsisht 600 fshatra), ku bënë masakra dhe nuk lanë gurë mbi gurë. Ata që shpëtuan me vështirësi jetën nga këto masakra u strehuan në Kosovë. Por serbët nuk u mjaftuan me kaq, në vitet 1912-1913 ata pushtuan edhe Kosovën dhe të njëjtat masakra i vazhduan edhe këtu.

    Malazezët pushtuan Vilajetin e Shkodrës dhe të njëjtën masakër e bënë ndaj shqiptarëve të veriut.

    Ndërkaq në Jug grekët u kishin ngjitur sytë tokave të Çamërisë të banuar nga shqiptarë autoktonë.

    Për të shtënë në dorë tokat e Çamërisë, Greqia zbatoi një plan me tre faza.

    1- Greqia kërkonte që jugun e Shqipëria t’ia aneksonte tokave të saj. Greqinë e mbështeste Franca, Anglia dhe Gjermania. Kurse Italia doli kundër kësaj, pasi kjo binte në kundërshtim me interesat e saj ndaj Shqipërisë dhe me një vendim që u mor në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 zona e Çamërisë iu la Greqisë.

    2- Pas aneksimit të Çamërisë tokave të veta, Greqia provoi çdo rrugë për të shpërngulur shqiptarët që jetonin këtu, në veçanti shqiptarët e besimit mysliman. Greqisë i erdhi menjëherë në ndihmë Traktati i Paqes së Lozanës që u nënshkrua ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në 30 janar 1913. Sipas këtij Traktati turqit që jetonin në Greqi do të dërgoheshin në Turqi, ndërsa grekët që jetonin në Turqi do të dërgoheshin në Greqi (Marrëveshja e Shkëmbimit të Popullsisë).

    Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarët që jetonin në Çamëri dhe në zona të tjera të Greqisë dhe i dërgoi në Turqi. Vetëm nga Çamëria në Turqi janë dërguar afërsisht 40.000 shqiptarë çamë.

    3- Po çfarë duhet të bënte Greqia me shqiptarët që kishin mbetur prapa në Çamëri? Natyrisht që duhej ti zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata që nuk i shfarosi dot duhej ti dëbonte për në Shqipëri. Greqia, vend që këtë veprim e kryer duke filluar pikërisht si sot plot 65 vite më parë, 27 qershor 1944, dhe e ka vazhduar deri në muajin mars të vitit 1945, ka USHTRUAR GJENOCID MBI SHQIPTARËT E ÇAMËRISË.

    Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi për ta harruar këtë masakër që ka bërë Greqia.

    Duam që kjo masakër që u është bërë shqiptarëve të Çamërisë të njihet nga të gjitha vendet e botës, në veçanti nga vendet demokratike dhe kërkojmë që Greqia, një vend anëtar i BE, të zbatojë parimet që nënshkruar edhe vet dhe të plotësojë kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë.

    Kërkesat e Shqiptarëve të Çamërisë: - Të lejohet rikthimi i shqiptarëve të Çamërisë që janë dëbuar nga Greqia në vendin e tyre,

    - Tu rikthehen tokat dhe pasuritë e mallrat e tjera që ju janë marrë nga Shteti Grek,

    - Të dëmshpërblehen për shfrytëzimin e përdorimin e pasurive të tyre për vite të tëra nga grekët,

    - Të drejtat që u njihen qytetarëve të BE, të drejta këto që i ka pranuar dhe nënshkruar edhe vet Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, tu njihen nga Greqia edhe shqiptarëve të Çamërisë.

    KËSHILLI DREJTUES

    I

    SHOQATËS “VËLLAZËRIA TURKO-SHQIPTARE”

    STAMBOLL, 27.06.2009


    http://www.trtshqip.com/internationa...2-e6b9e92bb571 (TRT = Radio Televizioni i Turqisë)

  2. #2
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Juve shume mire beni qe kujtoni masakrat came po kujtohuni te hapni ndonje shkolle shqip.
    -

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Edhe shkolla jan hapur per gjuhen shqipe edhe emissione-programe tv shqip kan filluar.
    Per shkollat perpjekjet jan konsentruar per zgjerimin ne te gjitha zonat ku eksistojn shqiptaret.
    Eksistojn nje numer siteve edhe forumeve ku blidhen shqiptaret nga kudo qe jan.

    Nuk duhet nencmuar veprimi per ceshtjen came ne turqi ku jetojn reth 4-5 milliona shqiptar. Pa mar parasish se thjesht c'do gje nga turqia e irriton grekun.
    Shqiptaret, ne ket rast camet, duhet te jen me te dergjegshem per interesat kombetare.
    Personalisht, me vjen keq se nuk eshte shprehur asnje ide, jo me solidarizim,
    vet nga ne per shqiptaret ne turqi. Kush nga cameria nuk ka njerez te shperngulur per ne turqi? Kommuniteti camve mjaft i konsiderueshme duket se esht harruar nga memedheu ne anadol.
    Ne ket tragjedi edhe ne nga tragjiket.

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Juve shume mire beni qe kujtoni masakrat came po kujtohuni te hapni ndonje shkolle shqip.
    nuk qenke i mireinformuar ne lidhje me shkollat shqipe.

    gjithandej ne stamboll shikon arnavutcoy lagja e shqiptareve etj etj.
    vari leshte

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    nuk qenke i mireinformuar ne lidhje me shkollat shqipe.

    gjithandej ne stamboll shikon arnavutcoy lagja e shqiptareve etj etj.
    ca dmth kjo fjala qe te citova me te zeze.

    arkadash

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Socio
    Anëtarësuar
    28-12-2008
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ca dmth kjo fjala qe te citova me te zeze.

    arkadash
    katundi shqiptar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Socio : 08-09-2009 më 04:15
    'Freedom of conscience entails more dangers than authority and despotism'.

  7. #7
    S'di pse po më kujtohet Çajupi në këtë çast!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Postime
    11
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Juve shume mire beni qe kujtoni masakrat came po kujtohuni te hapni ndonje shkolle shqip.
    Selamalejkum prej Stambolli (Bajrampasha)

    Valla n'Turqia shkolla tjetër gjuha s'ka. Por tash e ka një politika dhe kjo politika ta ndodhë shkolla tjetër gjuha ama Shqiptaret e Turqise u bënë asimiluar, shumë pak Shqiptar mendojnë si neve(patriotik)

    Deri tani kemi lexuar turqisht, dëgjuar turqisht dhe bojna asimiluar..Por tash ne jemi po bëjmë kadale kadale patriotizm. Turqia shti ma të mirë u bo si vjetër. Sepse vjetër ma shumë shovenist kanë por shtai ma pak.

    Çka bëjmë? Njëherë hape një kurs(klas) dhe atje mësojmë gjuha tonë. Edhe e gjeta një mësues (ai ka erdh përpara 6-7 vjet prej Kosova) Tani 3 klasa e ka dhe gjithë në klasat e kanë 10 njerëz(mesatar) .

    Çka do të bëjmë? Qëllimin tonë mbas 15-20 vjet Shqiptarët e Turqisë jetojnë si Shqiptar. Në shtëpin tonë do të flasin shqip dhe mbrojnë kulturet tonë. Edhe kur nevojshme njerzët për luftë(ose tjetër aktivite) atëherë një punë ta bëjmë.

    Por këta punat do të ndodhë me kohë kadale kadale

    *Më fal se unë pak e di gjuha tonë (:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mesut-Patrioti : 08-11-2009 më 04:38

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga Mesut-Patrioti Lexo Postimin
    Selamalejkum prej Stambolli (Bajrampasha)

    Valla n'Turqia shkolla tjetër gjuha s'ka. Por tash e ka një politika dhe kjo politika ta ndodhë shkolla tjetër gjuha ama Shqiptaret e Turqise u bënë asimiluar, shumë pak Shqiptar mendojnë si neve(patriotik)

    Deri tani kemi lexuar turqisht, dëgjuar turqisht dhe bojna asimiluar..Por tash ne jemi po bëjmë kadale kadale patriotizm. Turqia shti ma të mirë u bo si vjetër. Sepse vjetër ma shumë shovenist kanë por shtai ma pak.

    Çka bëjmë? Njëherë hape një kurs(klas) dhe atje mësojmë gjuha tonë. Edhe e gjeta një mësues (ai ka erdh përpara 6-7 vjet prej Kosova) Tani 3 klasa e ka dhe gjithë në klasat e kanë 10 njerëz(mesatar) .

    Çka do të bëjmë? Qëllimin tonë mbas 15-20 vjet Shqiptarët e Turqisë jetojnë si Shqiptar. Në shtëpin tonë do të flasin shqip dhe mbrojnë kulturet tonë. Edhe kur nevojshme njerzët për luftë(ose tjetër aktivite) atëherë një punë ta bëjmë.

    Por këta punat do të ndodhë me kohë kadale kadale

    *Më fal se unë pak e di gjuha tonë (:


    Shume mire beni qe shkruani me aq sa e dini gjuhen por
    mire more zotni por as edhe miredita nuk dini te theni?
    me selamalejkumet jan pervluar shqipatret per 5 shekull.
    Ju urojm te hapni shkolla per gjuhen edhe kullturen shqiptare edhe jo medresera.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Me vjen mire per ket veprimin qe kan ber.

    Veret me ben te ndihem mire se skan harruar te Kaluaren.

    Por me vjen shume keq se nuk kujtohen nga kan ardhene Turki dhe te krikthen Aty.
    Tani jeta ne Shqiperi, Kosove, Mqedoni, Mal te zi eshte me e mire se ne Turki.

    Beni nje projet te ikni nga atje te ktheni ne vende tuaja.

    Shqiptari i emigruar ne Turki ktheu ne vendelindje dhe ik prej gabelave mos qo jet me ata.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  11. #11
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    pse ti nuk po ik i pari por ju thua te tjerve ,beje ti ket s e pari e pastaj thujau te tjerve ... hipokrit
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  12. #12
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  13. #13
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dergoja edhe ket video Nexhat daciqit edhe thuaj te fala emigrantet qe i perzut nga atdheu i tyre

    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Pash ropt ABytyqi mos ma lodhe kompjuterin...
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Ju dëshiroj suksese , dhe ju ftojmë që te ktheheni ne vëndlindje .

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga arvaniti.korca Lexo Postimin
    Shume mire beni qe shkruani me aq sa e dini gjuhen por
    mire more zotni por as edhe miredita nuk dini te theni?
    me selamalejkumet jan pervluar shqipatret per 5 shekull.
    Ju urojm te hapni shkolla per gjuhen edhe kullturen shqiptare edhe jo medresera.
    kur do hapin shqiptaret e kalabrise atehere do behet mire,sepse ata nuk dishin as dy fjale shqip

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    kur do hapin shqiptaret e kalabrise atehere do behet mire,sepse ata nuk dishin as dy fjale shqip


    Shko peshkoje njehere gojen ne Kruja para se te permendish Shqiptaret e Calabrise.
    As selamullah arabiya as edhe turkiya rahmetullah thon.
    Ase dhe 72 here krishtere nuk jan.




  18. #18
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    kur do hapin shqiptaret e kalabrise atehere do behet mire,sepse ata nuk dishin as dy fjale shqip

    Arbereshet e Italise jo vetem qe kane hapur shkollera shqipe, por kane edhe Institutin Jeronim Derada ne gjuhen Italiane dhe Shqipe ose Arberore, dega e te ciles vjen deri ketu ne Universitetin e Harvardit ku jepen leksjone.

    Ne Turqi dhe ne Greqi kjo e drejte nuk u eshte dhene Shqiptareve (Arvanite apo Arnaut) te kene shkollerat e tyre.

    Mos harro qe eshte nje popull qe ka mbi 600 vjet qe eshte shperngulur atje, dhe gjuha atehere Arberore nuk ishte njesoj si ajo tani, duke u perzier edhe me fjalet e huaja te vendit te cilet ata jetonin mund te themi qe kane bere nje pune mese te larmishme ta mbajne ate akoma te gjalle, si edhe traditat e kostumet.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    [QUOTE=ABytyqi;2477892]Dergoja edhe ket video Nexhat daciqit edhe thuaj te fala emigrantet qe i perzut nga atdheu i tyre

    trus...... allahile ,

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga ABytyqi Lexo Postimin
    pse ti nuk po ik i pari por ju thua te tjerve ,beje ti ket s e pari e pastaj thujau te tjerve ... hipokrit


    Sipas informacioneve per emigracionin te shqiptarve ne per bote,
    eshte lajmeruar se qeveria ne turqi ka pranuar eksistencen e kombeve edhe minoritetve diku e thyer politiken e vjeter te nje kombsise, vetem turke.
    Jane presentuar kombesi te ndryshme per te drejtat kulturore edhe gjuhsore qe i kerkojne zyrtarisht.
    Ket iniciative e ka proposuar vet shteti turk diku pranuar se ne turqi jetojne 24 kombesi (millete).

    Ironia edhe hipokricia me tragjike vjen nga shoqata qe flet per shqiptaret ne turqi,
    (ajo qe eshte presentuar me lart ne ky siti) kryesia e te ciles kan deklaruar se e kundershtojn ket politik te qeverise edhe qe nuk njohin kombesi te tjera vec te asaj turke edhe se to te beten turk per jet.
    Shkurt, kan deklaruar se "jemi turq edhe nuk pranojm edhe nuk njohim tjeter identitet"

    Pervec, sa elementa ne kryesi te kesaj shoqate, perpjekjet i drejtojne me teper per advancimin e interesave turke ne trojet shqiptare diku mashtruar popullsine shqiptare ne turqi edhe jashte, se sikur penojne per ceshtjen shqiptare.
    Biles, njihen edhe per lidhjet etyre me krahun ekstremist te partive nationaliste turke.

    Del pytja se kush i ka zgjedhur keta qe jan angazhuar me teper te eksportojn turqismin ne shqiperi, sidomos ne Kosove, edhe a eshte e rastsishme se ne ate
    quasi-demonstrate per Camerine perpara ambassades greke ne Stamboll ceshtja aktuale shqiptare eshte zvaritur per te drejtat e turqve edhe slave maqedone ne greqi.

    Shqiptaret skan asnje lidhje me keto kombesi historikisht se skan patur jo vetem solidarizim por jan persekutuar nga te gjithe kollektivisht.
    Kur ka ardhur puna per shqiptaret, kan vepruar ne aleance.

    Del pershtypja se keshtu lloji hipokricira duhen te sqarohen.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •