Besoj te gjithe keni pasur rastin te degjoni apo te lexoni rreth satanizmit. Ne baze se nga kush e keni degjuar apo lexuar besoj se edhe keni krijuar nje mendim mbi te. Per shume Satanizmi eshte nje fe qe eshte ekzakt e kunderta e krishterimit, satanistet e kane shnderruar kultin e zotit ne kult te djallit. Ashtu mendojne por sa e vertete eshte kjo?
Me poshte do mundohem te sjell sadopak argumenta per te treguar se Satanizmi nuk eshte fe ne rradhe te pare dhe se dyti se satanizmi nuk eshte e kunderta e krishterimit, biles per me teper ka qene "miku me i mire" i kishes pasi frika nga dsatanai dhe nga satanizmi e ka mbajtur kishen me pune.
Them se satanizmi nuk eshte nje fe, pasi cdo fe qe ta meritoje kete emer duhet te kete te pakten nje zot qe ta nderoje, adhuroje ti lutet dhe te prese prej tij shpetimin. Fakti eshte se satanizmi nuk ka asnje zot. satanai nuk adhurohet nga satanistet biles as pranohet ekzistenca e tij. Satanai eshte nje arhitip cilesish te cilat nje njeri i suksesshem duhet ti zoteroje patjeter.
Per nje satanist Satanai eshte nje simbol i lirise se veprimit, i emancipimit, i evoluimit, eshte simbol i rebelimit kunder gjerave tabu apo te vjeteruara. Dhe te mos harrojme se edhe Bibla e permend kete fakt. Satanai i tha Eves te hante nga pema e njohurise dhe njeriu e kuptoi se ishte zhveshur. Zoti i kishte mbajtur ne injorance gjate asaj kohe. Satanai ishte ai qe i tregoi njeriut te verteten. Ky ishte vetem nje koment jo per te treguar se cfare tipi eshte Satanai por thjesht per te komentuar se ne cmenyre eshte simbol i disa cilesish te domosdoshme, dhe nuk besoj se ka njeri qe te me kundershtoje kur them se njohuria eshte e domosdoshme per te ecur perpara.
Satanizmi respekton te drejten per te zgjedhur te cdo njeriu dhe detyrimisht nje nga keto te drejta eshte edhe ajo e fese. Ne rast se nje njeri eshte i krishtere per satanistin nuk ngjall asnje lloj merie apo urrejtje sepse ne fund te fundit ajo gje ishte nje zgjedhje me vetedije te plote, por Satanizmi kritikon faktin qe shume njerez behen te krishtere per te perfituar dhe tjetra sepse aty gjejne nje strehe per tu mbrojtur nga nje bote te cilen nuk mund ta bperballojne me forcat e tyre.
satanistet besojne se njeriu eshte nje kafshe e evoluar, por gjithmone eshte nje kafshe, me instikte kafsherore, me deshira kafsherore dhe me nje egoizem kafsheror. Mjafton nje 5 minutesh per ta kuptuar kete duke pare nje sekuence te vogel lajmesh. sado qe njeriu mundohet ti fshehe keto instikte dhe deshira ato do te dalin perseri ne pah me te fuqishme dhe me te pakontrolluara.
(vazhdon)
Krijoni Kontakt