Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 104

Tema: Satanizmi

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Nese njerezimi do te bazohej ne limitet qe permend ti do kishim nje anarki te papare.
    Po eshte edhe me mode kjo pune. Tani ka dale moda me qen satanist me mendime "perparimtare" qe ne fakt sic e permendi sunriseri , nuk jane gje tjeter vecse mendime dhe filozofi per ta kthyer njeriun ne kafshe duke u perpjekur ta bindin ate se ai eshte i tille.

    Dikush me tha se" nese njeriu pranon Zotin , behet edhe me i mire se engjejt sepse fundja e ishte me vullnetin e tij te lire , e nese nuk arrin ta pranoje Zotin , behet me i ulet se kafsha duke qene se sillet si kafsha edhe pse i eshte dhene llogjika." i agree)
    Peace!

  2. #42
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Moda sot ne Shqiperi ka dale te jesh fetar dhe ka nja 10 vjet qe nuk po ndryshon. Satanizmi ne elementet me te shumta te tij ka qene "mode" ne shqiperi apo harrove qe ne kohen e xhaxhit benim be per koke te mamase qe nuk ka zot.
    Tani moda ndryshoi dhe bejme be qe zoti ekziston dhe kenaqemi kur vjen nje hoxhe nga arabia saudite apo nje pastor nga amerika dhe na shpjegon se si duhet ta jetojme jeten, dhe ne gezohemi dhe themi, sa budallenj kemi qene qe nuk kemi ditur te jetojme. Nejse kjo ishte sa per te pasqyruar ate frazen tende mbi moden.

  3. #43
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Me terhoqi kjo teme, ne veēanti postimi i meposhtem.


    Citim Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    Ne qender te Satanizmit qendojne 9 Parimet Satanike te shkeputura nga Bibla Satanike e shkruar ne 1969 nga A. S. LaVey:
    (perkethimi ne shqip eshte i edituar per te dhene nje kuptim sa me te qarte prandaj ne disa vende kam vene edhe fjalen origjinale)

    1. Satani simbolizon permbushje te deshirave (indulgence) ne vend te shtypjes se tyre (abstinence)!
    2. Satani simbolizon ekzistence vitale, ne vend te iluzioneve te kota spirituale ( spiritual pipe dreams)!
    3. Satani simbolizon dituri te pakufijshme ne vend te vetemohimit hipokrit!
    4. Satani simbolizon miresi ndaj atyre qe e meritojne, ne vend te dashurise te shpenzuar kot me njerez te padenje (love wasted on ingrates)!
    5. Satani simbolizon hakmarrje ne vend te kthimit te faqes tjeter!
    6. Satani simbilizon pergjegjesi per veprimet tona ne vend te preokupimit per vampirat psiqike (concern for psychic vampires)!
    7. Satani paraqet njeriun si nje kafshe tjeter, disa here me te mire por me shpesh me te keq se ato qe ecin me kater kembe, i cili per shkak te "zhvillimit te tij shpirteror dhe intelektual" eshte shnderruar ne kafshen me me te meta nga te gjitha (most vicious animal of all)!
    8. Satani simbolizon te gjitha te ashtu-quajturat mekate, pasi ato cojne ne zhvillimin fizik, mental dhe emocional (physical, mental and emotional gratification)!
    9. Satani eshte miku me i mire qe "Kisha" ka pasur, pasi ai e ka mbajtur ne pune gjate gjithe ketyre vitesh.

    Satanizmi gjithashtu udhehiqet dhe nga 11 Rregullat Satanike te Tokes (11 Satanic Rules of the Earth) te shkruara perseri nga LaVey ne 1967:

    1. Mos jep mendime apo keshilla ne rast se nuk te jane kerkuar.
    2. Mos fol rreth problemeve te tua me te tjeret, beje vetem ne rast se ata duan te te degjojne rreth tyre.
    3. Ne rast se je i ftuar i dikujt, respektoje, ne rast te kundert mos shko fare atje.
    4. Ne rast se nje i ftuari yt nuk tregon respekt ndaj teje, trajtoje ashper dhe pa meshire.
    5. Mos bej afrime seksuale, beje vetem ne rastin kur partneri ka dhene shenja se eshte i gatshem (you are given the mating signal).
    6. Mos e merr nje gje qe nuk te takon, merre vetem ne rastin kur eshte e humbur ose personi qe e ka deshiron te shpetoje prej saj.
    7. Njihe meriten e magjise kur e ke perdorur me sukses per te plotesuar nje deshire tenden. Ne rast se do ta mohosh kete fuqi pasi e ke perdorur me sukses te gjitha ato qe ke perfituar do humbasin.
    8. Mos u anko per dicka te cilen nuk po e vuan personalisht.
    9. Mos demto femijet.
    10. Mos vrit kafshe, beje vetem per tu ushqyer ose per vetembrojtje.
    11. Kur je duke ecur mos ngacmo njeri, kur dikush te ngacmon, kerkoi te ndaloje, ne rast se nuk pranon shkaterroje.

    Pak rendesi ka nese Satanizmi eshte fe apo filozofi, pasi te dyja jane te themeluara mbi nje fare ideologjie apo doktrine te permbledhur ne nje dosje dogmash. Kjo eshte pikerisht arsyeja pse nuk jam ndjere e tunduar t'i nenshtrohem ndonje feje, kulti, rryme filozofie, apo 'gjeje' tjeter me rregulla te shkruara.

    Qellimi i Satanizmit mund te jete ngritja e individualitetit, por gjithe kjo nisme bie poshte kur transmetohet ne nje liste te perpikte parimesh. Eshte sikur t'i thuash dikujt, "Do te shijosh jeten ti e te ndihesh unik ...? Atehere bej kete e shmang kete tjetren ashtu sic e sheh te shkruar." Ironike.

    Per mua, hapi i pare drejt aktualizimit te vetvetes dhe permbushjes se nevojave apo deshirave personale eshte eliminimi i 'guidave'. Une e kryej nje veprim sepse e shoh te arsyeshme sipas qellimit dhe rrethanave dhe jo sepse keshtu duhet t'a bej. Parapelqej te udheheq e jo te udhehiqem.

  4. #44
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Rebele!

    Edhe une jam dakord me ty, edhe mua me pelqen te udheheq dhe jo te udhehiqem, por kjo vlen per individin. Kur ke te besh me nje organizate, fe, rryme filozofike, artistike, shtet etj. parimet jane te domosdoshme per funksionimin e saj/tij. Ne fund te fundit edhe nese je e lire kjo nuk do te thote qe ke lirine absolute pasi perseri ke ligje dhe parime morale te cilave je e detyruar t'u bindesh. Une mund te dua te hyj ne nje banke dhe te dal qe aty me 100000 $, dhe kam lirine ta bej kete si individ, por kur e peshoj kete vendim duke marre parasysh ligjet qe duhet te shkel vendos qe te mos hyj atje dhe te kerkoj aq leke. me kupton ku dua te dal? Liria nuk ka qene asnjehere dhe nuk ka per te qene ndonjehere absolute (per mbarevajtjen e shoqerise) dhe per kete ka nevoje per ligje dhe parime.

    Pershendetje, SS.

  5. #45
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Cili Satanizem? ai deist besimtar, apo ai ..egocentrik? i pari - fetar, i dyti - filozofik

    Qe te behesh anetar i kishes se satanit, duhet t'i paguash nja 200 jeshilka amerikane.. (lol, prape i bie me lire se 10 % i kishes se zotit)



    (nje dizenjo skandaloze dhe dekadente, dhe copeza me e bukur eshte kur fillimisht shikon nje tip qe i ngjan shume Leninit, dhe pastaj kujtohesh se eshte LaVey)

    Gjithsesi per adhurues te vertete dhe religjioze mbahen anetaret e Temple Of Set, te cilet perbuzin te gjithe ndjekesit e LaVey-it.

    Vete LaVey eshte nje hebre hungarez i emigruar, (fakt mese i vertete) dhe kjo ben qe.. hmm

    Nejse, une mendoj se per nje individ eshte mire te dale jashte kornizave te mitologjise judaike, sepse jane te demshme ne te gjitha rastet, dhe ne rastet me te renduara mund te pesoje nje transfixion te tille qe imazhi i meposhtme t'i behet real




    "Necronomicon - Book of the dead"

    rrofte Lovercraft
    Prektora

  6. #46
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    Rebele!

    Edhe une jam dakord me ty, edhe mua me pelqen te udheheq dhe jo te udhehiqem, por kjo vlen per individin. Kur ke te besh me nje organizate, fe, rryme filozofike, artistike, shtet etj. parimet jane te domosdoshme per funksionimin e saj/tij.
    Ne fund te fundit edhe nese je e lire kjo nuk do te thote qe ke lirine absolute pasi perseri ke ligje dhe parime morale te cilave je e detyruar t'u bindesh. Une mund te dua te hyj ne nje banke dhe te dal qe aty me 100000 $, dhe kam lirine ta bej kete si individ, por kur e peshoj kete vendim duke marre parasysh ligjet qe duhet te shkel vendos qe te mos hyj atje dhe te kerkoj aq leke. me kupton ku dua te dal? Liria nuk ka qene asnjehere dhe nuk ka per te qene ndonjehere absolute (per mbarevajtjen e shoqerise) dhe per kete ka nevoje per ligje dhe parime.

    Pershendetje, SS.
    Sunriser, cdo fe apo rryme e organizuar/institucionalizuar ideologjike eshte disipline ne te cilen dikush lirisht perkatesohet. A ia vlen? Vertet u dashka nje liste me parime e formuluar nga te tjere per te na bere te ndihemi te sigurt e ta shijojme jeten me se miri?

    Kaq i paafte eshte njeriu sa te mos krijoje parimet e veta? Fundja, morali si nocion ndryshon nga nje njeri tek tjetri. Cfare eshte e moralshme per mua mund te mos jete per ty dhe anasjelltas.

    Tjeter ceshtje, kur flet per shtetin, pasi NE i perkasim nje kombi. Pra, duam, s'duam do t'i zbatojme ligjet (ose ne te kundert do vuajme pasojat). Ndersa perkatesimi tek nje fe/institucion eshte zgjedhje e lire. Ashtu sic zgjedh dikush te jete Musliman edhe ai tjetri behet Satanist me deshiren e tij. Krijohen kufiza fallso ne te dyja (ne te gjitha) rastet. Satanisti mund te kete me shume liri per arsye se rryma qe ai ka zgjedhur ia mundeson kete. Dhe pikerisht kjo s'me pelqen. Lind nje fare vet-etiketimi i panevojshem. Psh, dikush thote, "Une hakmerrem kur dikush me ben keq dhe ndihem si kafshe superiore sepse jam Satanist." Ndersa, nje tjeter mund te shprehe te njejten gje pa ate pjesen e fundit "... sepse jam i tille/besoj tek/ndjek kete ...". Ne vend te saj thote, "... sepse keshtu me pelqen/keshtu e shoh te arsyeshme". Pra ka moralet/parimet/kufizat e veta dhe jo ato te diktuara nga nje force e jashtme, sado liberale qofte kjo e fundit. Ketu doja te dilja.
    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 30-08-2005 mė 15:13 Arsyeja: per QEJF ;-)

  7. #47
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Kaq i paafte eshte njeriu sa te mos krijoje parimet e veta? Fundja, morali si nocion ndryshon nga nje njeri tek tjetri. Cfare eshte e moralshme per mua mund te mos jete per ty dhe anasjelltas.

    Pikerisht, ky eshte motivi pse une nuk kam qene dhe besoj qe nuk do behem ndonjehere anetar i ndonje sekti ose organizate qe te me drejtoje jeten. Me pelqen t'i studioj por nuk i lejoj te me indoktrinojne pavaresisht nga thelbi i mesimit te tyre. Edhe satanistet nuk bejne perjashtim, jane nje organizate qe fuqia e tyre (njerezore dhe financiare) eshte proporcionale me numrin e anetareve qe paguajne kuota dhe bejne donacione. E njejta situate ndodh me te gjitha fete e medha ne bote. Dhe pikerisht ketu qendron edhe ideja e nje feje (nga pikepamja njerezore, pa hyre ne debate teologjike), njeriu ka nevoje per drejtim, rituale dhe shpresa, feja ia jep keto dhe i shton buxhetit te saj disa qindra $. Kjo eshte ekonomi tregu e paster dhe feja megjithese nga ana e parimeve dhe doktrinave ka ngelur diku ne shoqerine skllavopronare, nga ana ekonomike dhe financiare i eshte pershtatur per mrekulli kapitalizmit.

    Pershendetje, SS.

  8. #48
    Citim Postuar mė parė nga tamara_linogue
    Zoti eshte krijuar nga njerezit e vegjel per te kenaqur deshirat e tyre te medha. Me pas mbasi mendjet e kufizuara te miljona budallenjve e njohen si Zot, ato karagjozet e mallkuar pretenduan se Ai ndodhej kudo. Kembengulen ne faktin se Zoti krijoi njeriun. Pranuan se zoti e ka bere njeriun si vetja, por nuk i shtyne me tej ngjasimet. Duke mos dashur ta shfaqnin Zotin si nje perbindesh, na e paraqiten si figure patriarkale, te veshur me te bardha dhe me nje mjeker te gjate te bardhe, ne menyre qe ta benin nje figure prinderore te rrepte qe te ishte si shembull per femijet e tij. Nese babushi thote qe eshte e drejte te sillesh si idiot, atehere per dishepujt e tij eshte nje detyre te sillen si te tille. Ai ndez driten jeshile dhe te perzgjedhurit e tij jane gati te nisen. Eshte vullneti kolektiv i miljona personash qe fale besimit te tyre bejne te mundur qe Zoti i tyre te behet realitet.
    Kjo pjesė mė kujtoi ca mutacionin e memeve tė Doukinsit. http://www.cscs.umich.edu/~crshalizi...-the-mind.html

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    "Do what thou wilt shall be the whole of the law.
    Love is the law, love under will."
    --Aleister Crowley--

    "Bej ate qe do, do te jete i gjithe ligji.
    Dashuria eshte ligji, dashuria nen (pushtetin e) vullnetin."

    ē'do njeri e di vete se ē'eshte me e mira per te.
    Askush nuk ka te drejte ti tregoje dokujt se ē'eshte e drejta,
    sidomos keta hipokritet fetar qe na shesin moral kur moralin e kane ne vrime te hales.

  10. #50
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pershendetje sataniste
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. Ē'ėshtė satanizmi pėr ju?
    Nga Satanisti nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 04:12
  3. Te vertetat e renda mbi abuzimet rituale satanike
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 16:50
  4. Satanizmi kundrejt adhurimit tė "djallit"
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •