BRUKSEL- Plani i Bashkimit Europian pėr tė liberalizuar vizat pėr qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi konsiderohet si anti mysliman. Sipas lėvizjes sė Federalistėve tė rinj Europian, njė grupim politik pro Europian, futja nė zonėn Shengen e kėtyre shteteve ballkanike krijon njė ndarje tė re, dhe padrejtėsisht ndėshkon qytetarėt myslimanė tė Bosnjes e Kosovės.
Komisioni Europian njofton pikėrisht me 14 korrik shtetet qė do pėrfitojnė liberalizim vizash nė fund tė 2009, ku Shqipėria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova nuk janė nė listėn e bardhė. Duke folur pėr agjencinė e lajmeve Euroaktiov, sekretari i pėrgjithshėm i Federalistėve tė rinj evropian Peter Matjasic, thotė se ky liberalizim vizash interpretohet nga popujt e kėtyre vendeve si anti mysliman.
I veēantė ėshtė rasti i Bosnjės, ku serbėt e Bosnjės dhe kroatėt e Bosnjės kanė shtetėsi dyfishe dhe do u jepen viza falas pasi kanė pasaporta serbe, ndėrsa myslimanėt e Bosnjes nuk pėrfitojnė. Po kėshtu nuk pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt e Shqipėrisė.
Kosova ėshtė jashtė skemės pasi pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e kanė njohur ende Kosovėn. Shumė kosovare aplikuan pėr pasaporta biometrike serbe, por Komisioni Europian nxori urdhėr tė veēantė qė shtetasit e Kosovės nuk do pėrfitojnė nga ky liberalizim.
Por pavarėsisht kėtyre analizave, lėvizja e Federalistėve tė rinj europiane deklaron se skema e liberalizimit tė vizave ndėshkon vetėm popullsinė myslimane tė Ballkanit. Arsyeja qė japin diplomatėt europiane pėr pėrjashtimin e njė pjese tė Ballkanit nga skema e vizave falas ėshtė se i tremben njė emigrimi masiv tė shqiptarėve, veēanėrisht nga Kosova e varfėr, por edhe nga Shqipėria.
(a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt