Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Bajram Curri, thirrje për luftë

    Një ushtri bën thirrje për bashkim.

    Policia: Nuk i kemi identifikuar ende autorët, asnjë i shoqëruar

    Bajram Curri, thirrje për luftë
    Shpërndahen në qytet fletushka misterioze


    Idriz Bajrami

    TROPOJE

    Një ushtri misterioze në Bajram Curri (ndoshta Ushtria Çlirimtare e Tropojës, për të cilën është folur në vitin 2001), bën thirrje për bashkim dhe luftë kundër politikës. Qindra trakte janë shpërndarë mbrëmjen e së premtes në qytetin e Bajram Currit, të cilat ishin ngjitur në çdo mur pallati apo shtyllë. "Luftë kundër politikës së fëlliqur e armiqsore", ka qenë thirrja që bëhej nëpërmjet fletëve të ngjitura në në gjitha anët e qytetit, në fund të të cilave nuk kishte asnjë sigël apo emër autorësie.

    Por, shumica e tyre kanë qenë të vendosura në sheshin "Azem Hajdari", në rrugën "Kosova" dhe tregun e qytetit. "Tropoja u bën thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së, që të bashkohen me ushtrinë tonë në luftë... për të mirën e Tropojës dhe të kombit", shkruhej ndër të tjera në thirrjen e shpërndarë nëpër qytet.

    Thirrja

    Ka qenë harku kohor me orës 19.00 deri në 20.00, kur qyteti ka qenë në errësirë, momenti më i përshtatshëm për ngjitjen e këtyre fletëve-thirrje. Me dhjetëra njerëz mendohet të kenë punuar njëkohësisht për ngjitjen e tyre, ndërkohë që ky aksion ka përfunduar shumë shpejt, pa u vënë re nga askush. Burime nga komisariati i Bajram Currit kanë pohuar se këto fletë të ngjitura në mure e kudo tjetër, janë vënë re rreth orës 24 të së premtes nga një autopatrullë e uniformave blu. Pasi është marrë një kopje, është dërguar te krerët e komisariatit, të cilët kanë dhënë urdhër për heqjen e të gjithave, punë kjo që ka zgjatur deri në mëngjes. Siç është pohuar nga të njëjtat burime, një pjesë e tyre janë grisur, ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë në ambientet e policisë. "As Tropoja as shqiptarët nuk duhet t'i marrin vesh gënjeshtrat dhe mashtrimet e pushtetarëve vendorë apo qendror, sepse ata po mendojnë vetëm për karriget e tyre dhe populli vazhdon të mbetet në mjerim të plotë", thuhet më tej në thirrjen e shpërndarë. Ajo u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë Tropojës, "në qoftë se dëshiron të shohë pak dritë".

    Policia

    Menjëherë pas kësaj, policia ka filluar hetimet për zbulimin e njerëzve që i kanë shkruar e shpërndarë. Por, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, çdo gjë ka qenë e kotë. Të vetmit që janë marrë në pyetje, kanë qenë rojet e objekteve të Bajram Currit, të cilët janë pyetur për ndonjë njeri që mund të kenë parë duke i shpërndarë ato. Por, asgjë nuk ka rezultuar. Rojet e lokaleve, dyqaneve apo ndonjë objekti tjetër kanë "ngritur supet" lidhur me njerëzit që i kanë shpërndarë. "Nuk kemi parë gjë, pasi ka qenë errësirë e plotë", kanë thënë rojet.

    Shpërndarja e këtyre thirrjeve ka qenë edhe tema e ditës së djeshme në qytetin e Bajram Currit, gjë për të cilën flitej në çdo shtëpi, lokal apo rrugë. Por askujt nuk i ka bërë bërë shumë përshtypje ky fakt, pasi nuk është hera e parë që flitet për krijimin e një ushtrie në rrethin verior
    -----------------------------
    -----------------------------------

    Traktet e luftës në Tropojë: Asnjë i shoqëruar nga policia

    id.ba.

    BAJRAM CURRI

    Tri ditë pas shpërndarjes së trakteve në qytetin e Bajram Currit, situata është e qetë. Ndërkohë deri dje në mbrëmje nuk ka pasur asnjë të shoqëruar apo të ndaluar. Burime zyrtare nga komisariati i këtij qyteti kanë pohuar për Gazetën, se po hetohet intensivisht për këtë çështje, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i atyre që i kanë shpërndarje thirrjet e luftës. Shefi i komisariatit të Bajram Currit, Agron Malaj, ka thënë se nuk ka ndonjë të ndaluar, por situata në rrethin e Tropojës është e qetë dhe nën kontroll. Lidhur me autorët e mundshëm, Malaj ka thënë se "mendon që ata janë nostalgjikë të së kaluarës (viteve të trazuara `97 dhe pak më pas), por që nuk do të lejohet të ngrenë krye". Ndërsa për ekzistencën e ndonjë ushtrie në rrethin verior, Malaj nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por as nuk e ka mohuar. "Nuk jam në dijeni për krijimin e një formacioni, por nuk mund ta mohoj një gjë të tillë. Megjithatë unë do të zbatoj ligjin dhe situata do të jetë nën kontroll", ka thënë komisari i Bajram Currit.
    -------------------
    ------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 21-01-2003 më 17:24
    Jam martuar002

Tema të Ngjashme

  1. Bajram Curri, tribun i vegjelisë
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-10-2016, 11:53
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •