Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Ish-deputeti, 10 vjet me bombë aktive në çantë



    Ish`deputeti i Shqipërisë, Lekë Çukaj pranoi në polici se e mbante një bombë në çantë që nga viti 1999 për vetëmbrojtje

    Nga Express më 13.07.2009 në ora 11:03
    Policia zbulon një granatë në çantën e ish-deputetit socialist, Lekë Çukaj. Granata është gjetur rastësisht, pasi atij i kishte humbur çanta dhe një person ka mundur ta gjejë atë, e ta kthejë në polici. Kur çanta është kontrolluar nga uniformat blu, ka rezultuar se brenda saj ishte një granatë e montuar, gjë që e ka pranuar edhe vetë ish-deputeti nga Malësia e Madhe. Madje grupi hetimor ka mbetur i shtangur kur ai ka pranuar këtë fakt dhe ka treguar se kishte dhjetë vjet që e mbante në çantën e tij këtë armë luftarake të rrezikshme. Madje, ai ka rrëfyer se këtë veprim e ka kryer nga problemet dhe situatat që mund t‘i krijoheshin gjatë gjithë kësaj kohe kur vendi s‘ka qenë në stabilitet.

    Historia e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku aktualisht banon ish-deputeti socialist, i cili mbaroi legjislaturën e dytë të tij në vitin 2005. Gjatë ditës së shtunë, 59-vjeçari Çukaj është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e çantës së dorës.

    Ai ka bërë inventarin e saj, duke treguar se aty kishte para, karta krediti, pasaportën biometrike, e sende të tjera, por ka "harruar" granatën. Madje ka treguar edhe vendin ku i kishte humbur, por kur policia ka nisur punën për gjetjen e saj, nuk ka mundur të zbulojë asgjë. Por fati ka qenë me uniformat blu dhe me deputetin, kur një person ka telefonuar në polici, duke treguar se kishte gjetur një çantë të dyshimtë dhe se çfarë kishte brenda saj.

    Dorëzimi Sipas policisë, në Komisariatin Nr. 3 është paraqitur rreth orës 16.00 Shkëlqim Hamiti, 37 vjeç, i cili ka deklaruar se kishte gjetur një çantë, brenda së cilës kishte një granatë defensive me ndezës të montuar në trup, 34 mijë lekë të reja, një pasaportë biometrike dhe disa karta bankare. Duke parë pasaportën biometrike, policia ka zbuluar se ajo ishte çanta që i kishte humbur ish-deputetit Lekë Çukaj, 59 vjeç, aktualisht me banim në Tiranë. Por, duke parë edhe të shkuarën e Hamitit, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, nuk i kanë besuar plotësisht dorëzuesit. Pavarësisht se ai ka këmbëngulur se e kishte gjetur çantën, grupi hetimor dyshon se ai e ka vjedhur dhe kur ka parë se çfarë ka brenda, ka vendosur ta dorëzojë.

    Për këtë arsye, policia ka vendosur që ai të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana tjetër, pas gjetjes së çantës është thirrur ish-deputeti, të cilit i është treguar se është gjetur çanta. Policia e ka pyetur Lekë Çukajn në lidhje me granatën e montuar që ndodhej në çantë dhe ai e ka pranuar se ishte e tij.

    Ndryshe nga çfarë mendonte policia, ai është shprehur se kishte dhjetë vjet që e mbante e vete, gjatë legjislacionit të viteve 1997- 2001, kur ishte zgjedhur për herë
    të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

    Gjithashtu, ai e ka mbajtur granatën edhe gjatë legjislacionit 2001-2005, kur u zgjodh deputet për herë të dytë. Por, policia duke njohur edhe problemet që ai ka pasur, është bindur disi me deklaratën e ish-deputetit, i cili deri në vitin 1997 kishte punua si mësues fizike. Lekë Çukaj, baba i tre fëmijëve, ka deklaruar më tej se fillimisht e kishte mbajtur granatën me vete për siguri dhe për vetëmbrojtje, por më pas kishte mbetur në çantë dhe nuk ishte bërë mbarë për ta dorëzuar.

    Problemet Por, siç flasin të dhënat e policisë, ky deputet që ka qenë i zgjedhur në zonën nr. 3 të Shkodrës, ka pasur disa probleme familjare, sidomos me njërin nga djemtë, që ka qenë i shpallur në kërkim edhe nga uniformat blu për kryerjen e një vepre penale. Konkretisht bëhet fjalë për grabitjen me armë të një biznesmeni në Shkodër, ku u arrestuan katër persona dhe u shpall në kërkim, Aurel Çukaj, djali i ish-deputetit. Në shtator të vitit 2006, biznesmeni Edmond Kalaja është grabitur nën kërcënimin e armës. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës, pikërisht në lagjen "Dobraç".

    Sipas policisë, nga hetimet e para për këtë grabitje u arrestuan katër persona, ndërsa u shpall në kërkim edhe djali i ish-deputetit, që nuk ishte hera e parë që përballej me policinë.

    Tashmë, policia ende nuk ka vendosur nëse ish-deputeti do të ndiqet penalisht për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, megjithëse dosja i është referuar
    prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. (Shqip)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kur mban edhe deputeti ( i thençin ketij ) granate , ne te tjeret i bie te jemi Mato Gruda .

    Per te mire a per te keq s'jemi

  3. #3
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Ka qene nisur ta hedhe ne parlament. Te varet!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    po goces i ka dhon noj bisht granade ky Leka?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur nuk i paska ra nga dora çanta dhe pastaj kush ja gjente copat
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Te gjithe deputet tane duhet ta mbajne na nje granate a pistolete me vete, nuk i shihni sa te brishte qe jane. Ja ju ndodhi na nje gje mor aman, na nje konflikt i vogel aty ne parlament, ja ndonje nga ato debatet e civilizuara dhe konstruktive qe na ka rastis shpesh te shohim ne arenen e ketyre krijesave te brishta, te quajtur deputet.

    Jam pro qe te hidhet nje projektligj per miratim rreth pajisjes me 12.7-tsha te deputeve tane delikate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 13-07-2009 më 21:13
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Nuk e besoj dot këtë lajm, është shumë qesharak për tu besuar.
    Deputeti me granatë në çantë???????????

    Kjo histori ka për të marrë dhenë, nuk ka për të mbetur televizion i botës pa e përmëndur.

    Eh ç'është një stan me budallenj aty në parlament mor Zot i madh, po pse nuk e tërhoqi atë siguresën në vënd të çelsave, dhe të ishte larë haleja............?
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Si gjithmone vendi i cudirave i mbushur me keta tipa te stresuar.


    Nejse.........
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •