Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Ekonomistët francezë: Shqipëria, një Kinë e vogël e Ballkanit

    Ekonomistët francezë shprehen optimistë për të ardhmen e Shqipërisë. Revista Le Nouvel Economiste, në një artikull t ënumrit të saj të fundit, fokusohet në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësive që ajo paraqet për biznesin e huaj. Kjo revistë e njohur ekonomike, nënvizon faktin se vendi ynë ofron një shans të mirë për investitorët e huaj. Tregu i përshatshëm shqiptar, shkruhet në artikull, ofron një shans të mirë për industrialistët evropianë që po ndeshen sot me konkurrencë të ashpër. Shqipëria, shpjegon Francis Mer, një prej personaliteteve më të njohura franceze dhe ish -ministër i ekonomisë në kabinetin e Jean-Pierre Raffarin, mund të bëhet një Kinë e dytë, përsa i përket krahut të punes, i cili është më i lire, por edhe më i kualifikuar dhe i motivuar sa në perëndim.
    Ish–ministri i Ekonomisë thotë se Shqipëria që sapo ka hyrë në NATO dhe po troket në portën e Bashkimit Evropian, është sot me kompetitive se vende të tjera në zhvillim siç janë Tunizia apo edhe vetë Kina. Po ashtu, kostot e transportit nga Shqipëria në Evropë janë shumë më të ulëta se nga Azia. Kryeministri i saj, shkruhet më tej në artikull, një liberal i bindur, premton se do të mbajë taksën e sheshtë për të ardhurat në nivelin 10 % dhe se do të zhvilloje më tej infrastrukturën energjetike e atë rrugore. Berisha arriti të ulë shpenzimet qeveritare me 40 % dhe është treguar i ndjeshëm ndaj çështjeve të arsimit, vijon me tej shkrimi i Le Nouvel Economiste. Shqiptarët, argumenton ish –ministri Mer, kanë vuajtur shumë në të shkuarën dhe Evropa mund t’i ndihmojë tani duke u ofruar zhvillimin e qëndrueshëm. Industrialistët evropianë mund të kenë shanse të mëdha në Kinën e vogël të Ballkanit, përfundon revista.
    www.tvklan.tv

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Jemi tamam Kine e vogel, bile kemi ne politike edhe vete shokun Mao Ce Dun ne fuqi te trete,bile e kemi edhe kryetar te Bashkise se Tiranes dhe Sekretar i Pare i PPSH (PS), vetem se deshtoi me revoluconin e tij Kinez ne zgjedhjet e fundit.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Shpresojme qe shume shpejte edhe PSSH aka PPSH ta largojne Mao Cedvin Ramen pasi ai i dergoi ne nje humbje te paimagjinueshme.

  4. #4
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Hahahahahaha, me kujtohet Edi Rama sa here vete ne Kine thote: Dy jane partite me te fuqishme PKK dhe PDSH....ashtu PSSH.
    Ne ndoshta kemi Maon, po kemi edhe Tensiaupinin. Sala dogji Shqiperine ne `97, Tensiaupini shtypi studentet me tanke. Danoca te dy.
    -

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Postime
    20
    Prandaj u largua Club Med franceze, qe erdhi per te zhvilluar turizmin e jugut?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shisni dengla sa te mundeni, se kur e nxoret ne treg shqiperine 1 euro askush serdhi do vikan tani francezet te investojne.
    Mos genjeni veten se ta kemi demokraci hibride, sa te kemi shqiperine domain te familjeve te madha mafioze do vin ata te huaj qe do hyne ne domainet e mafies.
    Investitore normale nuk hyne qe ne hapin e pare te negociatave i kerkohet direkt pjesa nga pushteti, pa filluar pune akoma mafia do leke.
    Se ha me kush propaganden tip enveri shqiperi bahce me lule-kur njerezit s'hane dot as fasule.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Se ha me kush propaganden tip enveri shqiperi bahce me lule-kur njerezit s'hane dot as fasule,
    e han ehan shqiptaret sa te kemi partine punes ne krye me xhaxhin sali,mjekun personal te udheheqesit te tij shpirteror,po qka ndodhur ne shqiperi ne vitin 91-97 ne krye me xhaxhin sali kush nuk do te investoj e kur ne jet nuk behet shqiperia as kina as israeli as svicra e ballkanit,propaganda ala xhaxhi sali ekonomi nuk ka e shenon ritje 125 perqind,hiiihihihihihihihihiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ii

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •