Une per vete njoh shume turq per momentin, dhe meqenese mendoja se fjala arnaut kishte nje nenkuptim te keq, pyeta nje turk, dhe ai me tha se ishte nje fjale qe na referohej ne si shqiptare, po ama jo me nenkuptim te keq po perkundrazi me nje ndjenje respekti te thelle per virtytet tona (mikpritjen, trimerine, traditat e pasura, bujarine etj etj.), te cilat u permenden dhe nga diskutuesit me pare, keshtu qe nga kjo une dhe kuptova pse te gjithe turqit qe njoh me respektojne shume, ata mbase kane edhe nostalgji per kohen e vjeter, po ama vertet na respektojne shume me shume se kombe te tjera te ballkanit, dhe jo me ndonje arsye te fshehur a ku di une. pra fjala arnaut nuk na shan por na vlereson... (eshte thjesht deformim i fjales alban me asnje kuptim fyes)