Close
Faqja 1 prej 16 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 306
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Albin Kurti (1975 - )

    Albin Kurti eshte lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollen e mesme (1989-1993) perfundoj ne Prishtine me rezultat shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloj studimet pran Fakultetit te Elektros ne Universitetit te Prishtines.

    Ne Gushte te vitit 1997, Albin hyri ne Unionin e pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtines si antar i kryesise se Unionit me detyre mardhenjet me jashte. Albini ishte gjithashtu njeri nder organizatoret e protestave paqesore te studenteve te U.P per lirimin e objekteve shkollore te cilet mbaheshin nga profesoret dhe sutendet serb. Albini se bashku me kryesin e UPSUP organizuan protesta paqesore te studenteve me 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhejtor 1997 dhe 13 mars 1998.
    Gjate kesaj kohe ishte ftuar ne disa takime ne Washington D.C, New York, Burksel, Kopenhagen, dhe ne Parlamentin Evropian ne Strasburg me qellim informimin e komunitetit boterore rreth kerkeses se ARSYESHĖMe te studenteve. Albin gjithashtu eshte takuar edhe me personalitete te larta te politikes se jashtme boterore si Robin Cook (ish-ministri i jashtem i Britanise se Madhe), Kluas Kinkel (ish-minister i jashtem i Gjermanis), Huber Vedrine (minister i jashte i Frances), Rober Gelbard (ish-perfaqesuesi special i Presidenti Klinton per Ballkanin) dhe me ambasadoret dhe perfaqesuesit e ambasadave te vendeve perendimore te cilet ishit te akordituara ne Beograd Ne Gushte te vitit 1999, Albin filloj te punoj ne zyren e perfaqesuesit politik te UCK, Adem Demacit, ku sherbente si perkthyes.

    Ne fillim te Marsit te vitit 1999, Albini nderprehu te gjithas aktivitetet ne UPSUP dhe pran zyres se Perfaqesusesit politik te UCK per te vazhduar studimet e tij ne universitet.
    Gjate fushtates se bombardimeve te Nato-se, Albini mbeti (qendroj) ne Prishtine, kur policia serbe e arestoj ate me 27 prilli dhe deri me 1 Maj eshte mbajtur ne burgun e Prishtines. Me 2 Maj eshte transferuar ne burgun e Lipjanit ku ai qendroj deri me 10 qershor. Gjate kesaj kohe eshte tortoruar barbarishte. Albin eshte akuzuar per takimin me Richard Holbrooke (ku ne fakt, albin kurr nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill.

    Me 10 qersor, Albini dhe shume shqiptar te tjere te burgosur jane transferuar nga burgu i Lipjanit (Kosove) ne burgjet serbe. Me 12 Qershore Komitteti nderkombetar i Kryqit te Kuq informon qe Albini mbahet ne burgun e Pozarevac.

    Nė Gjykatėn e Qarkut nė Nish, e cila e ka marrė kompetencėn e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, ishte mbajtur gjykimi kundėr Albin Kurtit, njėrit prej udhėheqėsve tė studentėve shqiptarė, i cili ishte burgosur mė 27 prill tė vitit 1999, nė Prishtinė. Nė fillim tė gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se ėshtė shtetas i Republikės sė Kosovės, se nuk e pranon kėtė gjykatė, por vetėm gjykatėn e popullit tė vet, se nuk do tė pėrgjigjet nė pyetjet e gjykatės dhe se refuzon avokatin. Nė aktakuzė theksohet se Albin Kurti "gjatė vitit 1998, ka marrė pjesė nė krijimin e bandės, e cila ka qenė nė pėrbėrje tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės" dhe se ka marrė pjesė nė "negociatat pėr kėmbimin e policėve nė Dragobil e Likoc", se ka "qenė anėtar ilegal i Kryesisė sė Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės" dhe "sekretar i pėrfaqėsusit politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit".Gjatė kėtij procesi gjyqėsor, Albin Kurti, midis tė tjerash, ka thėnė se si anėtar i Kryesisė sė Unionit tė Pavarur tė Studentėve dhe si kryetar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar tė kėtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentėve, "qė kishin pėr synim pavarėsinė e Kosovės dhe marrjen e Universitetit dhe kthimin e studentėve dhe profesorėve shqiptarė". Sipas fjalėve tė Albinit, qėllimi i demonstratave ka qenė "pavarėsia e Kosovės dhe lufta kundėr regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovėn dhe ka ushtruar dhunė ndaj shqiptarėve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatės se ėshtė e vėrtetė se ka qenė sekretar i pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit, dhe se kėtė e ka bėrė pėr shkak tė admirimit dhe respektit ndaj tij dhe pėr ta pėrkrahur dhe paraqitur politikėn e UĒK-sė" pėr realizimin e qėllimit tė shenjtė - Pavarėsisė sė Kosovės dhe ēlirimit tė shqiptarėve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit.
    Albin Kurti u denua me 15 vjet dhe pasi ardhjes se Koshtunices ne pushtete u lirua.


    "I do not recognize this court, I can only be tried by a court of my people. I do not recognize this court just as I do not recognize Serbia nor Yugoslavia. This court is in the service of the day-to-day politics of the fascist regime of Slobodan Milosevic," declared Albin in his hearing in the district court of Nis, Serbia. He has refused a lawyer, aware of the fact that he will not receive a fair trial. "I don't care how long you sentence me," he defiantly told the judge.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Ky Albin Kurti te mos mendoje se eshte me i mencur se RUGOVA.
    Bashke me ate Dugollin te trus prapanicat e te mos behet qen i Demacit.

    Populli ka votuar.

    Nuk do ma populli "papagaj" qe dalin me kry te vetin e bejne "cudira".
    Doli Dauti me Rexh Selimin me kry te vet athere dhe e pane mire se cfare bene..
    Nuk ben tjeter vec i dhane Sllobos shancin me i marre 2.5 milion Kosovare e si me qen nji dore SANE i hodhen matane maleve e ja dhuruan Majkos e Gligorovit sa ne Stankovac e sa ne Kukes.


    Lavdi baces Klinton e Tony Blerit qe ja kishin inatin Sllobos nga Bosnja se e shifnim ne ku ishin sot trimat e Hashim Adem Demucit dhe 2 milion shqiptaret e Kosoves..

  3. #3
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    I do not recognize this court, I can only be tried by a court of my people. I do not recognize this court just as I do not recognize Serbia nor Yugoslavia. This court is in the service of the day-to-day politics of the fascist regime of Slobodan Milosevic," declared Albin in his hearing in the district court of Nis, Serbia. He has refused a lawyer, aware of the fact that he will not receive a fair trial. "I don't care how long you sentence me," he defiantly told the judge.



    Te njejtat fjale qe ka perdor Sllobo ne Hage!
    Madje dhe shenjat e pikesimit jane te njejta.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Mosha
    38
    Postime
    67
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O Brari,
    Nuk ka e nuk do te kete papagall me te madh se ti. Aman, e ke persertitur 1000 here se Rugova eshte i zgjedhuri i popullit dhe me i mencuri. I morri vesh dynjaja mendimet e tua. Nuk ka teme politike ku se ke thene nje gje te tille.

    Tani edhe ekspert i percaktimeve te mencurise na qenke bere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kresha : 21-01-2003 mė 22:25
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Postuar mė parė nga Ushtari i mire
    I do not recognize this court, I can only be tried by a court of my people. I do not recognize this court just as I do not recognize Serbia nor Yugoslavia. This court is in the service of the day-to-day politics of the fascist regime of Slobodan Milosevic," declared Albin in his hearing in the district court of Nis, Serbia. He has refused a lawyer, aware of the fact that he will not receive a fair trial. "I don't care how long you sentence me," he defiantly told the judge.



    Te njejtat fjale qe ka perdor Sllobo ne Hage!
    Madje dhe shenjat e pikesimit jane te njejta.

    Zallheri, nje pyetje kisha ....Kronologjikisht, kush i ka thene i pari keto fjale ne gjyq , me pika e presje??? Kush del "kopjaci"??
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Mosha
    38
    Postime
    67
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kurti dhe Koshtunica

    Prishtinė, 14.12.2001.

    Kėta dy emra mbase nuk do tė kishin asnjė lidhje mes vetes sikur ky i fundit tė mos vinte nė pozitė qė tė nėnshkruajė njė letėr, me tė cilėn tė parit do t'ia kthente lirinė, ndėrsa vetes shpresat qė tė sigurojė koncesione. Albin Kurti, lider studentor nga Kosova, dhe Vojisllav Koshtunica, dikur lider opozitar nė Serbi, tani president i RFJ, do tė mund ta kenė njohur njėri-tjetrin nga intervistat nė mjetet e informimit, ndėrsa tė vetmen pikė tė pėrbashkėt do tė mund t'i kenė pasur qėndrimet kundėr Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Jugosllavisė, tash i akuzuar pėr krime lufte. Por, asgjė tjetėr nuk i bashkonte. Tė dy kishin synime tė ndryshme dhe kėrkonin rrugė tė ndryshme pėr rrėzimin e Millosheviqit. Kurti, njė student i ri qė protestonte, ndėrsa Koshtunica luftonte t'i sigurojė vetes elektorat pėr zgjedhjet e radhės.

    Por, njė luftė nė mes i vuri nė lidhje qė tė dy. Albin Kurti gjatė konfliktit tė Kosovės filloi tė veprojė si sekretar i zyrės sė pėrfaqėsuesit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Demaēit. Studenti i ri me flokė tė gjatė, i rrahur shumė nga nami i "kryengritėsit urban" dhe njė nga drejtusit e protestave studentore tė vitit 1997 qė kėrkonin kthimin nė objektet e Universitetit tė Prishtinės prej nga ishin dėbuar mė 1991, u shndėrrua nė "tė pėrkėdhelurin e zotit Demaēi". Megjithatė, flokėt e tij tė gjatė mbetėn shenjė njohjeje deri mė 28 prill tė vitit 1999, kur u arrestua nga forcat serbe tė sigurimit. Flokėt e qethur po kėtė ditė nė burgun e Lipjanit ishin fillimi i rrugėtimit tė tij gati trevjeēar, sė bashku mė rreth 2 mijė shqiptarė tė tjerė tė rrėmbyer gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s nė fushatėn hakmarrėse tė Millosheviqit kundėr shqiptarėve. Sikurse edhe shokėt e tij, ai u transferua nė burgjet e Serbisė mė 10 qershor tė vitit 1999, njė ditė pasi oficerėt jugosllavė e nėnshkruan kapitullimin nė Kumanovė para oficerėve tė NATO-s. Tė gjithė ata u shndėrruan nė pengje lufte, tė cilat regjimi i Millosheviqit do t'i pėrdorte pėr "pazarin" politik qė sapo kishte filluar me tėrheqjen e trupave tė tij nga Kosova. Emri i Kurtit ishte njė ndėr tė shumtėt, derisa njė Gjykatė nė qytetin e Nishit nė Serbi nuk e dėnoi atė me 15 vjet burgim nėn akuzėn "bashkim pėr veprimtari armiqėsore dhe terrorizėm". (Nėn kėtė akuzė tashmė ishin dėnuar shumė shqiptarė tė Kosovės, ndėrsa regjimi i Beogradit e trajtonte Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės si organizatė terroriste). Kurti u bė i njohur gjatė njė vizite tė njė grupi gazetarėsh nė burgjet serbe, me ē' rast theksoi se nuk i njeh gjyqet serbe, ndėrsa veten e cilėsoi si peng lufte. Njė qėndrim tė ngjashėm thuhej se kishin mbajtur edhe tė burgosur tė tjerė shqiptarė, por Kurti pati mundėsinė qė kėtė ta thotė para kamerave televizive.

    Megjithatė, pas kėsaj filloi njė valė presionesh mbi regjimin e Beogradit pėr lirimin e zotit Kurti, ndėrsa nė Kosovė zuri fill njė fushatė nė kėrkim tė lirimit tė tij. Tė rinjtė bartnin T-shirt me mbishkrimin "Free Albin Kurti" dhe mblidheshin nė koncerte rock-grupesh qė ekzekutonin kėngėt e preferuara prej tij. Kurti po ngritej nė idhull, ndėrsa regjimi i Milloshevqit tashmė kishte filluar lirimin selektiv tė tė burgosurve, tė cilėt nė fakt bliheshin me para tė mėdha nga familjet e tyre.

    Por, Kurti dhe njė pjesė e madhe e shokėve tė tij tė burgosur, nga tė cilėt edhe shumė studentė, u trashėguan edhe nga pushteti i ri nė Beograd pas rrėzimit tė regjimit tė Millosheviqit. Trajtimi i tyre nuk ndryshoi shumė dhe ata edhe mė tej trajtoheshin si "armiq", njėlloj sikurse nga regjimi pararendės. Vetėmse ata tashmė ishin pjesė e njė "pazari" mė tė sofistikuar. Presidenti i ri jugosllav, Vojisllav Koshtunica, kishte trashėguar njė "kapital" tė mirė nga pararendėsi i tij dhe duket se e kishte ndėrmend ta shfrytėzojė akoma mė mirė se i pari. Me namin e "presidentit demokrat", Koshtunica vazhdoi aty ku e kishte lėnė Millosheviqi, me lirimin selektiv, varėsisht nga momenti politik. Pak kohė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, Koshtunica e filloi njė turne diplomatike nėpėr qendrat botėrore tė vendosjes dhe nė kthim e sipėr e nėnshkroi vendimin pėr lirimin nga burgu tė Albin Kurtit. Njė letėr e mirė nė periudhėn kur ai po merrte "lavdata" pėr daljen e serbėve tė Kosovės nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė, por kur njėkohėsisht po pėrballej me trysninė pėr pėrmbushjen e zotimeve tė bėra gjatė periudhės kur kėrkonte pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, ndėrsa ardhmėria e shtetit tė tij po varet nga lėvizjet politike nė Mal tė Zi...

    Megjithatė, ishte zoti Kurti vetė ai qė e shpalli lirimin e tij si njė pėrpjekje pėr "pazarllėk politik". Fill pas hyrjes nė Kosovė, djaloshi me flokė tė prerė shkurt dhe me tė folurėn prej politikani bėri thirrje qė lirimi i tij tė mos shndėrrohet nė festė. Mbi 200 tė burgosur shqiptarė sa vazhdojnė tė mbahen nė burgjet serbe, sipas Kurtit, janė nė gjendje shumė tė rėndė. Njė pjesė e madhe vuajnė nga tuberkulozi (TBC), tė tjera vuajnė nga pasojat e plagėve tė marra gjatė luftės, tė cilat nuk janė shėruar ndonjėherė. Pėr kėtė arsye zoti Kurti tha se "momenti mė i rėndė i jetės sė tij ishte dita e lirimit"!


    Sidoqoftė, kthimi i tij nė shtėpi u shndėrrua nė ngjarje tė bujshme mediale, ndėrsa ish shefi i Kurtit, Adem Demaēi, tha se "ishte kthyer njė forcė politike", ndėrsa zoti Kurti nuk u kursye nga komentet qė shkonin nė kėtė vijė, tė cilat i arsyetonin pohimet e ish shefit qė tashmė kishte shpallur se ėshtė "i gatshėm tė jetė nėn Albinin". Siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla, emri i Kurtit zuri tė bėhej pjesė e pėrditshmėrisė politike dhe ngadalė po plotėsohej ajo qė ai vetė kishte kėrkuar tė mos ndodhte: "madhėrimi i hapit tė Vojisllav Koshtunicės". Ishte vetėm njė organizatė humanitare nga Beogradi, e cila kėrkoi "lirimin e menjėhėrshėm tė tė gjithė shqiptarėve nga burgjet serbe, sepse me lirimin e zotit Kurti kishin marrė fund tė gjitha arsyetimet pėr mbajtjen nė burg tė tė tjerėve."

    Lirimi i Kurtit vuri sėrish nė titujt e gazetave pyetjen retorike: "Sa ėshtė bėrė pėr tė burgosurit shqiptarė?" Por, edhe pergjigjet ishin njė retorikė tashmė njohur: "Ėshtė bėrė pak". Megjithatė, kjo temė ka vazhduar tė trajtohet vazhdimisht pas luftės nė Kosovė. Derisa gjatė kohės sė Millosheviqit pritej rrėzimi i tij pėr ta zgjidhur, pas rėnies sė tij priteshin momente tė volitshme politike. Nė bisedimet ndėrmjet shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), Hans Haekkerup, me zyrtarėt e Beogradit pėr pėrfshirjen e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme ishte pėrmendur edhe kjo ēėshtje dhe, sipas Haekkerupit, ishte arritur njė formė e marrėveshjes pėr transferimin e tė burgosurve shqiptarė nė Kosovė, ku do tė gjykoheshin nga gjykatės ndėrkombėtarė. Mirėpo, qeveria serbe po rriste "pazarin" duke kėrkuar lirimin e ndėrsjellė tė tė burgosurve. Nė shkėmbim duket se janė kėkruar serbėt e akuzuar pėr krime lufte dhe "serbėt qė mabhen nė burgjet dhe kampet sekrete", njė tezė kjo e lancuar nga Koshtunica, e cila ėshtė pėrgėnjeshtruar sė fundi prerazi edhe nga zyrtarėt mė tė lartė tė NATO-s.

    Sido qė tė jetė, lirimi i Albin Kurtit ishte njė lėvizje pozitive, pohojnė vėzhguesit, e cila mgjithatė nuk do tė duhej t'i linte nė hije tė gjithė ata qė nga prapa grilave kanė pėrcjellė rrugėn e tij pėr nė shtėpi.

    AIM Prishtinė, Besnik BALA
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Mosha
    38
    Postime
    67
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Zallheri, nje pyetje kisha ....Kronologjikisht, kush i ka thene i pari keto fjale ne gjyq , me pika e presje??? Kush del "kopjaci"??
    Albin Kurti i ka thene keto kur Millosheviqi ende ka qene duke jetuar ne Dedinje (e jo ne Hage).
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  8. #8
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Zallheri, nje pyetje kisha ....Kronologjikisht, kush i ka thene i pari keto fjale ne gjyq , me pika e presje??? Kush del "kopjaci"??
    Kopjaci qeka Milloshevici.
    Po me te vertete te njejtat fjale, ncncncncnccnc.

    U bo si ajo, fashistet jane te terbuar Drita. Ata perdorin tortura nga me te pameshirshmet. Njeriu s'di c'te beje, gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten.
    E pse pyt gjith tendenc ti Corazono?(lol)

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Shvejk! Pse tendence eshte kjo???
    Ky eshte "debat konstruktiv"....
    Te kujtohet si tha Enea Zhegu tek "Lulekuqet mbi mure"....?
    " NA ZHVILLON MENDJEN" !!!!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Postuar mė parė nga Kresha
    Albin Kurti i ka thene keto kur Millosheviqi ende ka qene duke jetuar ne Dedinje (e jo ne Hage).
    Ju falenderoj Kresha per informacionin ...por une e kam te qarte kronologjine e ngjarjeve. Doja vetem ti thoja Shvejkut, se Sllobo na del kopjaci....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Mosha
    38
    Postime
    67
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Ju falenderoj Kresha per informacionin ...por une e kam te qarte kronologjine e ngjarjeve. Doja vetem ti thoja Shvejkut, se Sllobo na del kopjaci....
    E pashe pasi qe e postova.
    Kerkoj falje
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Albi Kurti eshte nje shembull heroik per Kosoven. Ae shembull duhet ta ndjekin te gjithe shqiptaret. Po disa sikur edhe fakteve me te gjalla, iu bishterojne. Kete e bejne vetem ata qe nuk kane guxim ta bejne vepren e tij heroike!

    Albin Kurti eshte nje shembull heroik per Shqiptarine!

  13. #13
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Corazono, pse e hoqe kapelen kur kaloi Albini?
    Per respekt.
    Po kur kalova une?
    Per respekt. (lol)

  14. #14
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Pershendetje.

    Albi me te vertete ishte njeri nder udheheqesit e rrinise kosovare, i studenteve kosovare para luftes se pergjakshme 1998-1999. Guximi i tij, heroizmi i tij me kane krijuare nje pershtypje se Albi eshte ai ushtari i vertete per lirin e Kosoves pa uniforme ushtarake.

    Por disa gjera nuk kane rrjedhur mire ne Unionin e Pavarur te Studenteve te U. te Prishtines. "Shoket" e Albinit, siq jane milionerat Bujar Dugolli (ish-minister) dhe deputet ne Kuvendin e Kosoves) dhe Driton Lajqi (deputete ne kuvendin e Kosoves),te cilet se bashku me Albinin ishin Drejtuesit e UPSUP, e shfrytezuan Albinin per t'ja arritur detyren qe e kishin marre permes SHIK-ut, mos njohja e institucioneve te Kosoves nga ana e studenteve, pra Albini pranoj ate detyre qe te behet vegel e tyre me dijeni apo pa dijeni.

    Me vrasjen e studentit te UP Armend Dacit ne vitin 1996 ne Prishtine, krahu i majte e sulmonte vazhdimishte UPSUP, duke deshiruar qe Unioni te mos jete i pavarure por te sherben si qender sulmi kunder institucioneve te Kosoves te krijuara pas zgjedhjeve e vitit 1992 dhe ja arriten qellimin permes Albinit qe sipas mendimit tim Albini nuk ka qene i "vetedishem".

    Por, ta gjykosh te kaluaren me pervojen e sotshme nuk eshte e drejte.

    Ka edhe shume shume gjera per t'uh thene rreth UPSUP pasi Albini permes UPSUP u behe i njohur. Ishte antar i kryesises se Unionit para kalimit te Unionit ne duarte e majtiseve dhe pas marrejese se Unionit me anen te votave te vjedhura.

    Pse ishte pike strategjike Unioni per forcat qe kundershtonin institucionet e Kosoves dhe voten e popullit te vitit 1992?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Albin Kurti eshte nje thesar i rralle per Kosoven dhe shqiptarine.

    Edhe pse Albini ka bashkepunuar ne Unionin e Studenteve me injorantet e kuq Dugolli e Mavraj, ai nuk ka qene i indoktrinuar nga ideologjia marksiste.

    Mbetet te shpresojme se edhe ne te ardhmen Albini do te frymezohet vetem nga ideologjia kombetare.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Mosha
    40
    Postime
    290
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ME tregoni dikush se cka eshte duke bere Kurti tash? NUk di, nuk kam degjuar poer te ka nje kohe e gjate.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  17. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    Me kujtohet nje gje qe e pate thene ai gjate seances se pare te gjykimit te tij:

    Ne pyetjen se cfare nenshtetesie kishte (pyetje pak ironike kjo) nga gjykatesi, Albini pergjigjet:

    Une jam shtetas i Republikes se Kosoves...

    Me pate lene pershtypje guximi i tij dhe heroizmi.

    Per kete mund te denoheshe me vdekje.

    ASD

  18. #18
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Albin Kurti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Do ti deshiroja Albin Kurtit te distancohet nga mendjemedhenjte dhe arrogantet e destruktivet Qosja e Demaci si dhe nga bishtrat e Shikut, Haliti, Mavraj, Luma etj.

    Atdhetar i mire eshte ai qe i bindet votes se Popullit dhe atyre qe dalin ne krye me voten e Popullit.

    Keshtu ti ilirian e Kresh mendjendriturit.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Llapi,
    e kam ndie nje gjyshe ku thoshte:"Mos me kane, qysh mos me kane - me kane s'te lane" all me deke, e gjyq me rrnue...

    Pa u formua individualiteti i shendoshe kombetar i shqiptarit, apo vetedija e paster kombetare - eshte shume veshtire te ecemi para! Ka koka e kaka, e kur kaka flet per koken - mjerim eshte! E sheh, disa edhe Albinit mundohen te ia 'rregullojne' ambrellen
    eh planeti
    Ka
    Ka

Faqja 1 prej 16 12311 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •