Close
Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 306
  1. #151
    chacha Maska e diviner
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353
    Lėvizja gjatė vitit 2007
    Friday, 28 December 2007

    Prezentimi i pakos sė Ahtisaarit. Nėpėr qytetet e Kosovės me qėllim tė vetėdijėsimit tė qytetarėve pėr dėmin qė i sjell Kosovės kjo pako. Aktivistė tė Lėvizjes gjatė disa javėve kanė vizituar qytetet e Kosovės, nėpėr rrugėt e tė cilave paraqiten vizuelisht proceset e pėrfshira nė pako.

    Demonstrata e 10 shkurtit.
    Dhjetėra mijėra qytetarė tė Kosovės iu pėrgjigjėn ftesės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr ta demonstruar vendosmėrinė tonė nė kundėrshtim tė pakos sė Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale tė Kosovės qė e bėn kjo pako, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Policia i bllokoi rrugėt ku marshonin demonstruesit paqėsor dhe intervenoi dhunshėm kur demobstruesit deshėn tė kalojnė pėr ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranė, ndėrsa 82 demonstrues tė tjerė u plagosėn, disa rėndė, nga plumbat e gomės qė i pėrdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.

    Homazhe pėr Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Mė 11 shkurt aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Prishtinės u mblodhėn nė vendin ku kishin rėnė dėshmorėt Arben Xheladini dhe Mon Balaj pėr tė bėrė homazhe.

    Demonstrata e 3 Marsit.
    Demonstratės gjithėpopullore iu bashkuan dhjetėra mijėra qytetarė tė cilėt shprehėn mllefin kundėr pushtetit qė robėron dhe vret. Policia e kishte bllokuar njė pjesė tė marshutės sė demonstratės, por pas ultimatumit nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugėn. Para selisė sė policisė nė Prishtinė u vendos mbishkrimi VRASĖS nė tė gjitha gjuhėt e ekipeve policore qė morėn pjesė nė intevernimin e 10 shkurtit.

    Ekspozita e Pakos sė Ahtisaarit.
    Aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! gjatė tėrė javės kanė ekspozuar nenet nga Pakoja e Ahtisaarit, nene kėto qė ngėrthejnė nė vete padrejtėsitė e tmerrshme tė kėtij dokumenti, i cili do t’ia shkatėrrojė Kosovės tė ardhmen. Kėto nene nga tė gjitha anekset e pakos shpjegojnė nė detaje pengesat qė do t’i ketė Kosova nė tė ardhmen, pengesa kėto qė kanė tė bėjnė me funksionimin e politikės, ekonomisė dhe shoqėrisė sė Kosovės nė pėrgjithėsi.

    Demonstratė me 31 Mars.
    Nė kėtė demonstratė u kėrkua vetėvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit tė Kosovės, dhe lirimi i tė gjithė tė burgosurėve politik individual nė Kosovė.

    Rrencat. Mė 1 prill
    qytetarėt e Prishtinės i kanė votuar rrencat mė tė mėdhenjė ndėr politikan. Procesi i votimit ėshtė mbajtur sot nė Prishtinė, dhe ėshtė organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! Nė tė kanė marrė pjesė 974 qytetarė tė Prishtinės. Fitues doli Hashim Thaēi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallėn atė rrencin mė tė madh.

    1989. Mė 5 prill 2007
    deputetėt e Kuvendit tė Kosovės janė mbledhur nė sallėn e Kuvendit pėr ta miratuar me aklamacion njė deklaratė mbėshtetėse pėr Pakon e Ahtisaarit. Me kėtė Pako na ėshtė thėnė se Kosova fiton ēdo gjė. Njėjtė si mė 1989, kur u pranuan ndryshimet kushtetuese tė Serbisė qė ia anulonin Kosovės autonominė. Madje edhe salla ishte e njėjtė.

    “Lirojeni Albinin.” Kjo parullė ėshtė shkruar nė murin e UNMIK-ut, si dhe nė qendrat tjera tė Kosovės.

    VRASĖS. Nė makinat e UNMIK-ut ėshtė shkruar parulla VRASĖS. Kjo parullė ua ka pėrkujtuar qytetarėve tė Kosovės shndėrrimin e regjimit kolonial nė edhe regjim terroristė pas 10 shkurtit.

    Tryezė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė bashkėpunim me Kėshillin e Studentėve tė Fakultetit Juridik tė UP-sė organizoi tryezėn e rrumbullakėt me intelektualė “Pakoja e padrejtėsisė dhe mosfunksionalitetit”. Aty u analizuan dėmet e pakos sė Ahtisaarit nė 3 rrafshe: atė juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe tė sigurisė.

    Tryezė dhe protestė nė Pejė.
    Mė 19 maj 2007, nė Pejė u mbajt tryeza e rrumbullakėt, e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! me temėn Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashėgimisė sonė. Nė kėtė tryezė ku morėn pjesė intelektualė nga Peja si dhe pėrfaqėsuesit e disa partive politike, pėrfshirė pėrfaqėsuesit e Kuvendit Komunal tė Pejės, u diskutua muri i cili ndėrtohej nė atė kohė pėrreth Patrikanės sė Pejės. Pas tryezės aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Pejės organizuan protestė nė hyrje tė Patrikanės.

    Tryezė nė Drenas. Me 7 qershor
    Lėvizja VETĖVENSOJE ! organizoi tryezė nė Drenas me temėn Pakoja e padrejtėsisė dhe jofunksionalitetit.

    Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit tė themelimit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! u mbajt njė ekspozitė ku janė pėrmbledhur fotografitė mė tė mira nga tė gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatė kėtyre dy viteve.

    Pakoja e plehut. Nė qershor Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit tė parullės “Pakoja e Ahtisaarit” nėpėr kontenierat e plehut nė Prishtinė. Kjo ka simbolizuar pakon si njė kontenjer qė pėrmban shumė gjėsende, tė gjitha kėto me vlerė plehu pėr tė ardhmen e Kosovės. Ky aksion ėshtė realizuar edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.

    Memorandum.
    Lėvizja VETĖVENDOSJE! ua ka dėrguar dy memorandume njė numri tė organizatave ndėrkombėtare qė merren me tė drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janė shkelur tė drejtat e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme tė aktivistėve tonė nė paraburgim.

    Tryezė nė Besianė.
    Mė 27 qershor, nė Besianė u mbajt tryeza e rrumbullakėt e organizuar nga Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! atje.

    6 mujori i 10 shkurtit.
    Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit tė demonstratės sė 10 shkurtit dhe rėnies sė Arbenit dhe Monit, Lėvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qėlluan dy dėshmorėt. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres sė Britanisė sė Madhe ku ia dėrguam njė letėr publike shefit tė zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Nė fund shkuam te zyra e Rumanisė tė cilėn e goditėm me vezė tė prishura. Ky shtet po i mbanė kriminelėt qė vranė Arbenin dhe Monin.

    Manipulimi i UNMIK-ut.
    Me 11 shtator nė murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullės UNMIK-u manipulon fėmijėt! Nė kėtė mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashėse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fėmijė pėr tė vizatuar pikturat e veta aty. Nė disa vende fėmijėt kanė shkruar “E duam UNMIK-un”, shpėrfaqje kjo e qartė e qyqarllėkut tė kėtij pushteti shtypės i cili po i manipulon fėmijėt pėr ta mbrojtur veten dhe padrejtėsinė e tij.

    Promovimi i librit.
    mė 18 shtator 2007 u bė promovimi i librit "ZGJOHU! - Pėr rezistencė drejtė lirisė" i Albin Kurtit. Fjalėt e rastit mbajtėn Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.

    Jo zgjedhje pėr parti.
    Referendum pėr liri. Me 14 shtator 2007 kemi filluar fushatėn kundėr zgjedhjeve tė 17 nėntorit, pėr t’i vetėdijėsuar qytetarėt e Kosovės pėr thelbin dhe mashtrimin qė po i pėrgatitet nėpėrmjet zgjedhjeve.

    Themelohen dy qendra tė reja tė VETĖVENDOSJE!-s nė Kosovė. Mė 26 tetor, u hap zyrja e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Pejė ndėrsa mė 27 tetor nė Malishevė. .

    Tryezė nė Malishevė.
    Mė 27 tetor Lėvizja VETĖVENSOJE! organizoi tryezė nė Malishevė. Nė kėtė tryezė morėn pjesė pėrfaqėsues tė subjekteve tė ndryshme politike tė Malishevės. Tryeza shqyrtonte kahjen qė e ka marrė procesi politik nė Kosovė dhe cakun e tij tė paevitueshėm.

    Mė intelektualė nė Prishtinė.
    Mė 10 nėntor, Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizoi tryezė mė intelektualė nė Prishtinė. Aty u diskutua pėr situatėn aktuale politike, me theks tė veēantė nė padrejtėsitė qė po i bėhen popullit tė Kosovės duke ia shkelur atij vullnetin dhe interesat

    Kundėr zgjedhjeve.
    4 ditė para ditės sė zgjedhjeve lokale tė pėrgjithshme, aktivistė tė Lėvizjes e vendosėn njė ērēaf tė gjatė nė tė cilin u listuan njė mori pyetjesh tė cilat pėrmendnin problemet jetike tė qytetarėve tė cilat kishin mbetur tė paadresuara pėrgjatė kohės sa kishim pasur zgjedhje. Nė tė njėjtėn kohė Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizoi edhe njė aksion simbolik, nė kuadėr tė fushatės kundėr zgjedhjeve tė 17 nėntorit.

    Dita e Flamurit –
    Mė 28 Nėntor. Duke filluar nė orėn 17:00, nga Qendra e Studentėve nė Prishtinė, aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! kanė bartur flamurin e madh kombėtar shqiptar me dimensione 12 metra X 6 metra, nė njė marsh nėpėr rrugėn “Agim Ramadani” e deri te Teatri Kombėtar “Adem Jashari”. Aktivistėt gjatė marshit mbanin pishtarė tė ndezur nė duar dhe ashtu siē ishin tė radhitur nė formė tė shkronjės “V” u vendosėn nė shkallėt e Teatrit ndėrkaq sipėr tyre u ngjit lartė flamuri dhe mė pas u intonua himni kombėtar.

    Ahtisarit Æ = HIV +.
    Mė 3 dhjetor 2007 dhjetėra aktivistė tė VETĖVENDOSJE!-s nėpėrmjet njė aksioni simbolik protestuan kundėr ardhjes sė treshes negociatore ndėrkombėtare nė Kosovės (Harēenko, Ishinger dhe Vizner). Nėpėrmjet pankartave (Harēenko Ishinger Vizner - HIV), aktivistėt treguan qė zgjidhja e cila po i imponohet Kosovės ėshtė njė paketė Ahtisari minus qė ėshtė e barasvlefshme me HIV plus pėr Kosovėn.

    “10 Shkurti”.
    Mė 10 dhjetor 2007 nė kinemanė ABC, nė kuadėr tė festivalit tė filmit dokumentar pėr tė drejtat e njeriut "Nje Botė '07", u shfaq filmi dokumentar pėr demonstratėn e 10 shkurtit tė kėtij viti, i pėrgatitur nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!. “10 Shkurti”, film u vlerėsua nga juria e festivalit si filmi mė i mirė.

    Arrestimet dhe dėnimet.
    Gjatė kėtij viti janė bėrė 84 arrestime. Janė lėnduar 84 aktivistė dhe qytetarė, si dhe janė rrahur 9 aktivistė

    Tubimet me qytetarė.
    Lėvizja VETĖVENDOSJE! gjatė kėtij vitit ka organizuar njė numėr tė madh tė tubimeve me qytetarė. Kėto tubime janė organizuar nė qytete dhe fshatra tė ndryshme tė Kosovės. Tubimet pėrqendroheshin nė shtjellimin e pakos sė Ahtisaarit dhe rreziqeve qė i kanosen Kosovės nga aranzhimet territoriale dhe institucionale tė kėsaj pakoje.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    rrofte albin kurti

  3. #153



















    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:07
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #154
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #155









    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:09
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #156
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Albin Kurti flet pėr KOSOVAPRESS


    Shkruar nga Kreshnik Llabjani/KOSOVAPRESS
    Tuesday, 01 January 2008

    Protestat dhe demonstratat e parandalojnė gjakderdhjen e re

    Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti nė njė intervistė dhėnė pėr Kosovapress ka thėnė se gjatė vitit qė po lėmė pas janė bėrė punė tė mėdha nė favor tė Serbisė dhe vetėm sa ėshtė pėrforcuar autonomia pėr Kosovėn. Ai si ngjarje pozitive vlerėson demonstratat dhe aksionet protestuese tė Lėvizjes Vetėvendosje si dhe bojkoti qė shumica e qytetarėve tė Kosovės ia bėn, siē thotė, farsės zgjedhore tė 17 nėntorit.

    Kurti pranon se nuk kanė arritur qė t'i ndalin negociatat, por shprehet se kanė arritur t’i ngadalėsojnė ato. Sipas tij, zhgėnjimi politik nė njėrėn anė dhe stagnimi ekonomik e mjerimi social nė anėn tjetėr do tė pėrputhen gjithnjė e mė shumė dhe kur kėsaj i shtohet edhe ndarja e pėrēarja etnike e fetare tė cilėn e sjell pakoja e Ahtisarit, atėherė e gjithė kjo pa dyshim se do ta bėjė gjendjen shpėrthyese me shumė rrezik pėr konflikte tė reja.

    Kosovapress: Jemi nė fund tė vitit, si i vlerėsoni zhvillimet e pėrgjithshme politike?

    Kurti: Sė pari, nė vend se tė konsiderohet qė Kosova e ka njė problem dhe ky problem quhet Serbi (por edhe UNMIK), Grupi Negociator i Kosovės ka pranuar qė Kosovėn ta cilėsojė si problem dhe Serbinė ta shndėrrojė nė partner pėr zgjidhjen e problemit tė quajtur Kosovė. Nė vend se tė thuhet qė popullit i mungon liria kėta kanė pranuar se Kosovės i mungon statusi. Rrjedhimisht, sė dyti, ky adresimi i gabuar dhe kjo mėnyra e gabuar pėr ēėshtjen e Kosovės jo vetėm qė nuk e kanė sjellė lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin, por na kanė larguar nga ato, posaēėrisht nė kėta dy vjetėt e fundit.

    Kosovapress: Cilat do t'i karakterizonit si ngjarje pozitive dhe negative pėr 2007?

    Kurti: Ngjarje pozitive ishin demonstratat dhe aksionet protestuese tė Lėvizjes Vetėvendosje! si dhe bojkoti qė shumica e qytetarėve tė Kosovės ia bėnė farsės zgjedhore tė 17 nėntorit. Ngjarje negative ishin Pakoja e Ahtisaarit, vrasja e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe plagosja e mbi 80 demonstruesve tė tjerė paqėsor, nė mesin e tė cilėve rėndė u plagosėn Zenel Zeneli, Mustafė Nerjovaj dhe Hysni Hyseni nga plumbat e policisė rumune tė UNMIK-ut, vrasja e Triumf Rizės, Traktati i Miqėsisė me Serbinė i Grupit Negociator, planet pėr Kosovėn C, dhe shumė e shumė tė tjera qė mund tė pėrmblidhen si rrenat dhe vjedhjet e politikanėve nė qeveri e jashtė saj.

    Kosovapress: Edhe pse nuk kemi definim tė statusit tė Kosovės po thuhet se janė bėrė punė tė mėdha nė kėtė drejtim. Ēka thoni ju?

    Kurti: Po, janė bėrė punė tė mėdha nė favor tė Serbisė. Nuk duhet tė harrojmė qė statusi nė parim ėshtė i definuar – autonomia substanciale. Kėtė gjė e parasheh Rezoluta 1244, e cila nuk u zėvendėsua me ndonjė rezolutė tė re. Kėtė gjė e saktėson pėrmbajtja e Pakos sė Ahtisarit. Nuk ėshtė ēėshtja se kemi mbetur pa status, por se populli nuk u bė i lirė qė tė vendosė pėr fatin e tij dhe ta ndryshojė kėtė status tė padėshiruar.

    Kosovapress: Po, sa i jemi afruar zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, kur dihet fakti se negociatat 120 ditėshe kanė mbaruar?

    Kurti: Pas kėtyre 120 ditėve, meqė nuk u ndryshua, vetėm sa ėshtė pėrforcuar autonomia pėr Kosovėn, mirėpo ende nuk kanė arritur tė gjejnė njė emėrtim tjetėr pėr kėtė autonomi, duke ditur qė shqiptarėt nuk e durojnė termin autonomi.

    Kosovapress: Lėvizja Vetėvendosje! ka qenė nė vazhdimėsi kundėr negociatave, por nuk arriti tė ketė ndonjė ndikim nė to. Pranoni kėtė fakt?

    Kurti: Nuk kemi arritur qė t'i ndalim negociatat, por nuk besoj qė ėshtė e drejtė tė thuhet qė nuk kemi pasur ndikim nė to. Njėmend nuk kemi arritur ta ndalim kėtė tė keqe, por kemi arritur ta ngadalėsojmė. Jam i bindur se po tė mos ekzistonte Lėvizja jonė gjėrat do tė ishin shumė mė keq. Kėta politikanė qė po e falin tokėn e Kosovės dhe po heqin dorė nga historia e Kosovės – pėr ēfarė po paguhen me lejen pėr keqpėrdorimin e djersės sė popullit – nuk i frikėsohen dikujt tjetėr pėrveē vetėvendosjes.

    Kosovapress: Prej se ekzistoni si Lėvizje, protesta mė e madhe ishte ajo e 10 shkurtit, e cila u shpėrnda edhe me vrasje. Pse nuk arritėt tė keni ndonjė organizim tė fuqishėm mė pas?

    Kurti: Demonstrata mė e madhe e Lėvizjes sonė me numrin e pjesėmarrėsve nuk ishte ajo e 10 shkurtit, por ajo e 3 marsit. Mirėpo, sulmet nga shumica e mediave dhe inflacioni me premtime pėr pavarėsi nga tė gjithė politikanėve vendor e ndėrkombėtar deri te Xhorxh Bushi, kanė bėrė qė qytetarėt tė presin e shpresojnė edhe mė tutje.

    Kosovapress: Keni bėrė ndonjė analizė pse nuk keni pėrkrahje tė mjaftueshme?

    Kurti: Asnjė subjekt i veēantė politik nė Kosovė nuk ka pėrkrahje sa Lėvizja jonė. Madje, kėshtu del edhe nga sondazhet e organizatave ndėrkombėtare si UNDP e USAID ku kategorikisht ne krahasohemi me tė gjitha ato subjekte sė bashku, pra me IPVQ-tė. Mirėpo, problemi ėshtė se kjo pėrkrahje pėr ne ėshtė ende mjaft pasive. Sė kėndejmi, nuk ėshtė ēėshtja fare te sasia e vogėl pėrkrahjes pėr ne, sepse ajo nuk ėshtė e tillė, por te natyra disi pasive e saj. Sėrish, kjo ėshtė rezultat i globalizimit dhe ndėrkombėtarizimit ekstrem tė ēėshtjes sė Kosovės qė e ka zvogėluar qytetarin e Kosovės dhe ka bėrė qė ai tė ndjehet i parėndėsishėm, i pafuqishėm e pa vetėbesim.

    Kosovapress: Tani me fillim tė vitit 2008 kemi edhe krijimin e Qeverisė sė re tė cilėn do ta udhėheqė ish-lideri politik i UĒK-sė, Hashim Thaēi. Do tė ketė ndonjė ndikim pozitiv kjo pėr statusin?

    Kurti: Jo, sepse edhe Hashim Thaēi ishte gjatė gjithė kohės njė anėtar i devotshėm i Grupit Negociator. Ai po bėhet kryeministėr pikėrisht, sepse ua “bėnte me sy” UNMIK-ut dhe zyrave tė Quintit se do tė jetė edhe mė i butė se deri mė tash, edhe mė i dėgjueshėm se deri mė tash.

    Kosovapress: Keni thėnė se me Thaēin kryeministėr do ta keni mė vėshtirė tė veproni. Pse?

    Kurti: Dihet qė Agim Ēeku ishte njė kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Pėr dy arsye. E para, ishte vetėm njė anėtar i thjeshtė nė partinė e tij AAK, dhe, e dyta, AAK ishte partia e vogėl nė koalicionin qeverisės LDK-AAK. Nė anėn tjetėr, kjo qeveri ishte e dobėt, meqė po tė dėshironte LDD-ja e Nexhat Dacit do tė mund ta rrėzonte atė qeveri duke u bėrė bashkė me PDK dhe ndonjė pari tjetėr pėr tė mos ia dhėnė votėbesimin. Ėshtė e qartė se UNMIK-u dhe qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare nė Kosovė e deshėn kėsaj radhe Hashim Thaēin si kryeministėr i fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme. Ky, pėr dallim nga Agim Ēeku, do tė jetė njė kryeministėr i fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme: ai ėshtė kryetar i partisė qė doli e para nė kėto zgjedhje, por edhe duke qenė se do tė kemi njė koalicion tė gjerė qeverisės pėrfshirė kėtu partinė e dytė – LDK-nė. Tė gjithė e mbajmė mend se si Hashim Thaēi nė Rambuje, nė vitin 1999, e pat nėnshkruar dokumentin qė e parashihte ēarmatosjen e UĒK-sė si dhe autonominė pėr Kosovėn nė kuadėr tė Serbisė e Jugosllavisė. Mu atje, pra nė Rambuje, ai u pat bėrė kryeministėr i qeverisė sė pėrkohshme. Tash, ai po bėhet kryeministėr pėr marrėveshje tė reja kompromisi me Serbinė nė vitin e ardhshėm. Dikur truprojat e tij i kanė sulmuar e rrahur aktivistėt e Lėvizjes sonė pa ligj. Tash, kėtė do tė mund ta bėjė policia qė ai mund ta ndėrsejė duke pėrdorur edhe ligjin. Nuk ėshtė e rastėsishme qė nė mbledhje tė njė organi drejtues tė PDK-sė, Hashim Thaēi ka thėnė se PDK-ja duhet ta marrė medoemos Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ai e di se do t'i duhet tė marrė vendime antipopullore dhe pėr kėtė arsye i duhet forca pėr ta shtypur popullin.

    Kosovapress: Nga partitė politike tė vendit, por edhe persona tė bashkėsisė ndėrkombėtare jeni cilėsuar si njerėz ekstremistė, radikalė, tė papėrgjegjshėm qė po veproni kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si i komentoni kėto?

    Kurti: Ata qė thonė kėshtu janė ata qė po veprojnė kundėr pavarėsisė. Dhe, kjo po shihet hapur tashmė. Nga pavarėsia vetėm sa jemi larguar me kėtė rrugė tė tyre. Ata na urrejnė neve, sepse ne kemi kontribuar si askush tjetėr nė demaskimin e tyre.

    Kosovapress: Klasa politike e Kosovės gjithmonė ka thėnė se nuk pranon mė pak se pavarėsi pėr Kosovės, ndėrkohė qė ka pranuar pakon e Ahtisarit. Ėshtė kjo pako pavarėsi?

    Kurti: Kurrsesi jo. Janė gjashtė padrejtėsi themelore tė kėsaj pakoje, tė cilat jo vetėm qė nuk e bėjnė Kosovėn tė pavarur, por madje ia pamundėsojnė pavarėsimin asaj. E para ėshtė qė Kuvendi i ardhshėm i Kosovės do tė operojė sipas modelit tė shumicės sė dyfishtė: pėr ēfarėdo amendamentimi tė Kushtetutės sė ardhshme tė Kosovės apo pėr ēfarėdo aprovimi tė ndonjė ligji me rėndėsi jetike do tė nevojitet edhe shumica e deputetėve serbė, e qė do tė thotė se nevojitet, nė mėnyrė indirekte, pėlqimi i Serbisė. Sė dyti, decentralizimi sipas pakos sė Ahtisarit i parasheh 11 komuna serbe, tė cilat do tė kenė tė drejtė tė lidhen horizontalisht ndėrmjet veti dhe vertikalisht me Beogradin, ndėrkohė qė strukturat paralele aty nuk do tė shpėrbėhen. Sė treti, 'eksterritorialiteti' vetėm pėr monumentet fetare ortodokse, qė madje me dashakeqėsi quhen serbe, i pėrfshin 45 zona tė veēanta qė sė bashku ngėrthejnė mijėra hektarė tokė. E qartė: duan ta marrin trashėgiminė kulturore tė mesjetės dhe ta stėrkeqin historinė pėr t'i paraqitur shqiptarėt e Kosovės si ardhacakė. Sė katėrti, TMK-ja shuhet dhe do tė kemi FSK-nė e cila do tė jetė me vetėm 2.500 pjesėtarė me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s, pra njė formacion i vogėl i llojit tė xhandarmėrisė. Sė pesti, UNMIK-u do tė pasohet me njė mision tė BE-sė, i cili si njė autoritet suprem do ta ketė fjalėn e fundit ēdo herė e pėr ēdo gjė duke pasur tė drejtė qė tė na i shkarkojė ministrat e ndryshojė ligjet. Sė gjashti, askund nė pakon e Ahtisarit nuk parashihet qė Serbia t'ia paguajė dėmshpėrblimin Kosovės pėr humbjet dhe vuajtjet qė ajo i shkaktoi pėr mė se njė shekull kėtu, por pėr mė keq, thuhet se Kosova do tė marrė pjesė nė borxhin e jashtėm tė Serbisė!

    Kosovapress: Nė ēfarė situate do tė jetė Kosova nėse vazhdohet me zvarritjen e zgjidhjes sė statusit, ose implementimin e pakos nė fjalė?

    Kurti: Zhgėnjimi politik nė njėrėn anė dhe stagnimi ekonomik e mjerimi social nė anėn tjetėr do tė pėrputhen gjithnjė e mė shumė. Kur kėsaj i shtohet edhe ndarja e pėrēarja etnike e fetare tė cilėn e sjell pakoja e Ahtisarit, atėherė e gjithė kjo pa dyshim se do ta bėjė gjendjen shpėrthyese me shumė rrezik pėr konflikte tė reja.

    Kosovapress: Ēka do tė bėni ju nė kėtė rast?

    Kurti: Ne do tė jemi aty ku janė qytetarėt e pakėnaqur pėr ta ndihmuar organizimin dhe mobilizimin e tyre. Pikėrisht protestat e demonstratat e parandalojnė gjakderdhjen e re.

    Kosovapress: Ardhja e misionit tė BE-sė duhet tė bėhet para definimit tė statusit, pas apo nuk duhet tė ndodh fare?

    Kurti: Ashtu sikurse qė ne nuk kemi nevojė pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė, por pėr shtetin e pavarur tė Kosovės si anėtar nė OKB, krejtėsisht njėsoj, nuk kemi nevojė pėr misionin e BE-sė nė Kosovė, por pėr Kosovėn sovrane qė aderon nė BE.

    Kosovapress: Deri kur do tė demonstroni dhe a ėshtė kjo mėnyra e vetme pėr realizimin e synimeve qė ka Lėvizja Vetėvendosje ?

    Kurti: Se sa gjatė do tė demonstrojmė dhe cilat krejt do tė jenė veprimet tona nuk varet vetėm prej nesh. Varet edhe prej kundėrshtarėve dhe armiqve, por varet edhe nga ajo se sa aktive do tė bėhet pėrkrahja dhe mbėshtetja. Ne duam qė me protesta dhe demonstrata masive dhe afatgjate deri sa tė jetė e nevojshme tė ngrehim njė trysni gjithė popullore mbi UNMIK-un dhe mekanizmat e tij pėr njė datė kur UNMIK-u shkon nga Kosova e qė duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės. Kjo rrugė nuk ėshtė as e lehtė dhe as e shkurtėr, por ne besojmė qė gjithsesi se ėshtė mė e mira.

    Kosovapress: Krejt nė fund, meqė jemi nė ndėrrim tė mot-moteve, mesazhi juaj pėr qytetarėt e Kosovės?

    Kurti: Luftojeni pushtetin nėse doni qė ai tė jetė nė shėrbim tuajin.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arrestohet sėrish Albin Kurti, nuk i’u pėrgjigj gjyqit pėr seancė P
    e mėrkurė . 30 janar 2008

    Lideri i lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti, nuk ėshtė paraqitur sot nė seancėn gjyqėsore, qė parashihej tė niste nė orėn 9 30. Seanca ėshtė ndėrprerė pėrkohėsisht, ku mė pas gjykatėsi ndėrkombėtar, Maurizio Salustro, ka dhėnė urdhėr pėr arrestimin e tij dhe dėrgimin me dhunė nė gjykatė. Kurti gjatė njė konference pėr shtyp tė mbajtur dje ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė seancėn gjyqėsore, ngase nuk e njeh sundimin jodemokratik tė UNMIK-ut nė Kosovė, e as gjyqėsinė e padrejtė tė tij. Rastin kundėr tij Kurti e ka quajtur tė motivuar politikisht, e jo ligjėrisht. Seanca e sotme po zhvillohet me dyer tė mbyllura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 30-01-2008 mė 09:54
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #158
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Refuzimi i drejtėsisė sė UNMIK-ut



    UNĖ NUK DO TĖ MARRĖ PJESĖ NĖ SEANCĖ NGASE NUK E

    NJOH SUNDIMIN JODEMOKRATIK TĖ UNMIK-ut

    E AS GJYQĖSINĖ E TIJ TĖ PADREJTĖ



    Shkruan: Albin KURTI

    Prishtinė, 29. I. 2008




    Seanca e katėrt gjyqėsore nė rastin kundėr meje ėshtė caktuar pėr tė mėrkurėn, mė 30 janar. Unė nuk do tė marrė pjesė nė kėtė seancė ngase nuk e njoh sundimin jodemokratik tė UNMIK-ut nė Kosovė e as gjyqėsinė e tij tė padrejtė. Kufizimi i bashkėveprimit tim me gjykatėn e UNMIK-ut ėshtė pėrcaktim nė bazė tė parimeve dhe prioriteteve: derisa nuk bashkėveproj me sistemin e UNMIK-ut tė drejtėsisė, tė padinjitetshėm dhe tė padrejtė, unė vazhdoj ta kaloj kohėn time duke punuar nė mėnyrė jo tė dhunshme me popullin e Kosovės pėr drejtėsi, dinjitet, barazi dhe vetėvendosje.


    Rasti kundėr meje ėshtė i motivuar nga politika, jo nga ligji. Ky rast e ilustron natyrėn e regjimit tė UNMK-ut nė Kosovė dhe simbolizon padrejtėsinė tė cilėn e ndjejnė mbi kurrizin e tyre tė gjithė qytetarėt e Kosovės nėn sundimin ndėrkombėtar kėtu. Unė u burgosa pse pata marrė pjesė nė njė demonstratė jo tė dhunshme qė kėrkonte tė drejtėn pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės, demonstratė kjo qė e kundėrshtonte planin e Ahtisaarit dhe sundimin jodemokratik ndėrkombėtar nė Kosovė. Kėto qėllime drejtpėrsėdrejti i kundėrshtojnė interesat e UNMIK-ut. Pėrderisa vetėvendosja do t’ia ēirrte maskėn e jolegjitimitetit sundimit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe do t’ia hiqte atij bazėn ligjore – Rezolutėn 1244 – plani i Ahtisaarit mbėshtetet dhe imponohet nga UNMIK-u si mėnyrė pėr ta vazhduar sundimin ndėrkombėtar kėtu.


    Dy pikėsynime tė caktuara politike gjenden nė thelb tė rastit tė UNMIK-ut kundėr meje. Para sė gjithash, nė ditėn e demonstratės sonė mė 10 shkurt, 2007, policia e OKB-sė nėn urdhėrin e UNMIK-ut dhunshėm na e shtypi tė drejtėn pėr tubim paqėsor duke i vrarė dy protestues jo tė dhunshėm, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe duke i lėnduar mbi 80 tė tjerė. Rasti kundėr meje ėshtė njė pėrpjekje e UNMIK-ut pėr ta larė veten nga pėrgjegjėsia pėr kėto krime brutale. Derisa unė po ndiqem penalisht dhe po portretizohem si burim i dhunės sė 10 shkurtit, UNMIK-u i lejoi vrasėsit nga njėsiti policor i Rumanisė tė shkonin nė shtėpi. Pikėsynimi i dytė i UNMIK-ut pėrmes rastit kundėr meje ėshtė t’i kriminalizojė tė gjithė demonstruesit paqėsor tė 10 shkurtit dhe ta etiketojė VETĖVENDOSJE!-n si kriminale dhe ekstreme pėr ta minimizuar pėrkrahjen ndaj nesh. Sunduesit ndėrkombėtarė tė Kosovės kanė frikė nga VETĖVENDOSJE! ngase ne jemi e vetmja opozitė nė Kosovė dhe pse ne punojmė nė mėnyrė jo tė dhunshme pėr ta realizuar vullnetin e popullit.


    Unė tashmė e kam paraqitur pėrmbledhjen e absurditetit tė akuzave kundėr meje gjatė seancės gjyqėsore tė 15 nėntorit dhe pėrmes mediave. Se rastit i mungon baza ligjore edhe njėherė u bė e qartė nė seancėn e fundit, ku dėshmitari kyē i prokurorisė, oficeri i SHPK-sė, Ismet Hajdini, tha se pėrkundėr dokumentacionit tė prokurorisė, ai kurrė nuk mė kishte parė mua tė hidhja ndonjė gur mė 10 shkurt, as nuk mė kishte dėgjuar tė bėja thirrje pėr ēfarėdo hedhje gurėsh. Ai konfirmoi se protesta kishte qenė paqėsore deri atėherė kur kordoni ishte thyer dhe policia kishte hedhur gaz lotėsjellės dhe kishte qėlluar me plumba tė gomės nė drejtim tė turmės.


    Parregullsitė e panumėrta dhe shkeljet e tė drejtave tė mia nė kėtė rast janė dokumentuar p.sh. nga ana e Federatės Ndėrkombėtare tė Helsinkit, Amnesty International, Institucionit tė Ombudspersonit nė Kosovė dhe Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut. Shkelja mė e rėndė nė kėtė rast ka tė bėjė me mungesėn e pavarėsisė dhe tė paanshėmėrisė: tė gjithė gjykatėsit, prokurorėt dhe e ashtuquajtura mbrojtje nė kėtė rast janė emėruar nga UNMIK-u dhe kryesori i UNMIK-ut, PSSP-ja Joachim Ruecker – para tė cilit secili prej gjykatėsve tė mi kanė dhėnė betimin – ėshtė i cekur personalisht si palė e dėmtuar. Meqė UNMIK-u m’i mohon tė gjitha mundėsitė reale pėr ankesė ose pėr korrigjim/ndėrmjetsim, unė javėn e kaluar ua kam dėrguar njė letėr organeve tė ndryshme ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut duke pėrshkruar shkeljet e tė drejtave tė mia dhe duke shpjeguar pse ky rast duhet tė shpallet i pavlefshėm. ( Lexo letrėn e Albinit KETU )



    Unė nuk do tė marrė pjesė nė seancėn gjyqėsore nesėr ngase kam zgjedhur qė ta kufizoj bashkėveprimin tim me gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut vetėm nė ato gjėra qė jam i detyruar t’i bėj dhe ato qė i shoh si tė domosdoshme pėr ta pėrfaqėsuar veten time dhe VETĖVENDOSJE!-n. Unė nuk kam kurrfarė qėllimesh tjera nė lidhje me procedurat gjyqėsore kundėr meje, madje as t’i pengoj ato. Pėrpos se nuk ndihem i obliguar tė bashkėpunoj nė mėnyrė aktive me kėto procedura kriminale, unė nė gjyq kam paraqitur se si aktakuza kundėr meje ėshtė absurde, pse unė e kundrėshtoj rastin dhe UNMIK-un si dhe pse e kam vėnė nė pikėpyetje dėshmitarin e vetėm deri tash. Unė gjithashtu kam treguar se si UNMIK-u i shkelė madje edhe ligjet e veta dhe ato tė tė drejtave tė njeriut qė kanė pėrparėsi ndaj ligjeve tė UNMIK-ut. Bashkėveprimi im i kufizuar me gjyqin gjithnjė ka pasur pėr qėllim ta ēoj pėrpara e jo ta pengoj drejtėsinė: duke e kufizuar pjesėmarrjen time nė gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut dhe nė rastin e tij politik, unė e vazhdoj punėn pėr njė Kosovė tė drejtė.


    Rasti kundėr meje e vė nė dukje padrejtėsinė brutale tė sunduesve ndėrkombėtarė tė Kosovės. UNMIK-u vazhdon ta zbulojė pėrbuzjen e vet pėr parimet universale tė drejtėsisė dhe dinjitetit pėrkundėr gjithė asaj pėr ēka do tė duhej tė angazhohej OKB-ja nė botė. Pikėrisht ashtu si duhet t’i vijė fundi mbretėrimit ndėrkombėtar nė Kosovė, rasti kundėr meje duhet tė shpallet i pavlefshėm menjėherė. Ashtu siē duhet tė lirohem unė nga kjo pėrndjekje politike, mbarė populli i Kosovės duhet tė ēlirohet pėrmes njė referendumi qė do ta jetėsonte tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #159
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Letėr qė iu dėrgua organizatave kryesore ndėrkombėtare

    pėr tė drejtat e njeriut



    DREJTĖSIA E UNMIK-ut



    · Kur mė arrestuan pas demonstratės sė 10 shkurtit, Shėrbimi Policor i Kosovės nuk ma tregoi ndonjė fletėarrest as nuk mė njohtoi mbi arsyet e arrestit apo mbi ligjin e duhur nė zbatim ose faktet lidhur me tė. Nė vend tė kėsaj, policia hyri nė zyren e VETĖVENDOSJE!-s nė mėnyrė tė dhunshme, pėrdori sprej djegės kundėr meje dhe disa aktivistėve tė tjerė tė VETĖVENDOSJE!-s, na shkelmuan dhe na rrahėn, mua dhe tė tjerėt nė zyrė, pėrfshirė kėtu edhe njė aktiviste, Shkurta Aliun, e cila u rrah deri nė alivanosje dhe u dėrgua nė spital. Asnjėri nga policėt nuk u godit dhe as nuk u lėndua gjatė arrestimit tim.



    Shkruan: Albin KURTI

    Prishtinė, 21. I. 2008



    Seanca e katėrt e rastit kundėr meje do tė mbahet mė 30 janar



    Unė u burgosa mė 10 shkurt, 2007, pasi Lėvizja VETĖVENDOSJE!, ku unė jam njėri prej udhėheqėsve, mbajti njė demonstratė tė padhunshme. Seanca e katėrt e rastit kundėr meje do tė mbahet mė 30 janar. Mė ngarkojnė me akuzat se: e kam organizuar turmėn, e cila ka kryer vepėr penale (si thuhet ‘nė tentativė pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe/ose tė dėmtojė pasurinė nė shkallė tė gjerė’), duke i penguar personat zyrtarė nė kryerjen e detyrave tė tyre (si tė tilla pėrkufizohen (pėrpjekjet) pėr tė formuar kordon policor nė rrugė) dhe duke bėrė thirrje pėr rezistencė (qė thuhet tė ketė qenė nxitja e popullit pėr ta thyer kordonin policor). Unė pėrballem me dėnimin me burg deri nė dhjetė vjet.


    Kam treguar edhe tjetėrkund se kėto akuza janė absurde deri nė detajet e tyre mė tė vogla (shiko te www.freealbinkurti.org ) dhe tash po iu shkruaj pėr tė shpjeguar pse mendoj se rasti kundėr meje duhet tė hidhet poshtė dhe pėr tė treguar pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut qė po ndodhin gjatė gjithė procesit ligjor. Ēdonjėri ka tė drejtė pėr njė jetė me dinjitet dhe drejtėsi. Konventat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut janė formuluar pikėrisht me qėllim tė mbrojtjes sė kėsaj tė drejte. Shkeljet e tė drejtave tė mia tė njeriut nė rastin kundėr meje, para sė gjithash, tė sė drejtės sime pėr njė gjykim tė drejtė, e bėjnė tė qartė se Kosova nėn sundimin e OKB-sė ėshtė lėnė jashtė kėtij rregulli ndėrkombėtar tė tė drejtave tė njeriut.


    Para sė gjithash, po e shoh si tė domosdoshme tė shpjegoj nė pika tė shkurtėra pse VETĖVENDOSJE! demonstroi mė 10 shkurt 2007 dhe ēka ndodhi atė ditė. VETĖVENDOSJE! ėshtė njė lėvizje politike opozitare, e padhunshme dhe me aktivistė vullnetarė, e cila angazhohet pėr vetėvendosjen e Kosovės. Mė 10 shkurt, VETĖVENDOSJE! demonstroi kundėr Pakos sė Ahtisaarit – e cila, ne besojmė se Kosovės do t’i sjellė luftė dhe mjerim – si dhe kundėr regjimit jodemokratik tė UNMIK-ut kėtu. Gjatė demonstratės dy demonstrues paqėsor u qėlluan pėr vdekje nga ana e policisė sė OKB-sė, me plumba tė gomės me afat tė skaduar me tė cilat protestuesit u qėlluan nė kokė nga afėr. Mbi tetėdhjetė protestues tė tjerė u lėnduan me plumba tė gomės, njėri nga tė cilėt e ka humbur syrin dhe dy tė tjerė kanė qenė nėn kujdes intensiv me ditė tė tėra.


    Pėrkundėr raportit tė Prokurorit Special tė vetė UNMIK-ut, Robert Dean, i cili konfirmoi se reagimi i policisė mė 10 shkurt ishte kriminal, UNMK-u refuzoi tė zhvillonte hetime mbi krimet gjatė atyre ngjarjeve. Edhe pse ėshtė vėrtetuar se vrasėsit ishin nga Njėsiti Special i Policisė sė Rumanisė, prokurori i OKB-sė argumentoi kundėr ndjekjes sė tyre penale ngase nuk kishte mundėsi tė gjindej lidhshmėria nė mes tė plumbave dhe armėve individuale prej tė cilave ishte shtėnė. Nė raportin e tij tė dytė, Dean, e cilėsoi shkėputjen nė zinxhirin komandues si shkaktar tė vrasjeve, por prap refuzoi tė niste hetime pėr t’i identifikuar personat pėrgjegjės. Policisė rumune iu lejua qė fshehtas tė ikte nga Kosova dhe askush nga ata qė ishin nė krye tė operacionit kriminal policor nuk ėshtė marrė nė pėrgjegjėsi. Nė kėrkim tė pashpresė pėr njė viktimė pėr t’ia ngarkuar fajin pėr krimin e vet, UNMIK-u mė zgjodhi mua pėr tė mė nxjerrė nė gjykim.


    Arrestimi dhe paraburgimi


    Kur mė arrestuan pas demonstratės sė 10 shkurtit, Shėrbimi Policor i Kosovės nuk ma tregoi ndonjė fletėarrest as nuk mė njohtoi mbi arsyet e arrestit apo mbi ligjin e duhur nė zbatim ose faktet lidhur me tė. Nė vend tė kėsaj, policia hyri nė zyren e VETĖVENDOSJE!-s nė mėnyrė tė dhunshme, pėrdori sprej djegės kundėr meje dhe disa aktivistėve tė tjerė tė VETĖVENDOSJE!-s, na shkelmuan dhe na rrahėn, mua dhe tė tjerėt nė zyrė, pėrfshirė kėtu edhe njė aktiviste, Shkurta Aliun, e cila u rrah deri nė alivanosje dhe u dėrgua nė spital. Asnjėri nga policėt nuk u godit dhe as nuk u lėndua gjatė arrestimit tim.


    Paraburgimi im nuk kishte ndonjė bazė ligjore deri mė 13 shkurt, kur u mbajt njė seancė dėgjimore e mbyllur pėr opinionin. Qė atėherė paraburgimi im ėshtė zgjatur zakonisht pa praninė time dhe ndonjėherė edhe pa dijen time. Disa nga seancat e mėposhtme tė dėgjimit gjatė paraburgimit po ashtu kanė qenė tė mbyllura pėr opinionin.


    Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit (angl. IHF) si dhe Amnesty International (AI) kanė theksuar se paraburgimi im gjithnjė ka pasur bazė tė dobėt ligjore: atij i ka munguar arsyetimi i mjaftueshėm dhe si i tillė ka rezultuar me privim joligjor tė lirisė. Gjithashtu, hapėsira aktuale kohore prej dy muajsh nė mes tė seancės sė tretė dhe tė katėrt tė rastit kundėr meje – prej 4 dhjetorit 2007 deri mė 30 janar 2008 – dėshmon se gjykata e UNMIK-ut nuk e ka pėr qėllim ta zhvillojė procedurėn gjyqėsore me pėrshpejtim tė duhur por nė vend tė kėsaj synon ta zgjasė rastin pėr aq sa ėshtė e mundur.


    Kur mė transferuan pėr herė tė parė nė arrest shtėpiak, mua pa kurrfarė arsyetimi ligjor mė qe ndaluar kontakti me VETĖVENDOSJE!-n dhe me mediat. Gjatė arrestit tim tė mėvonshėm shtėpiak kėto kufizime u hoqėn pa shpjegim, por nė vend tė kėsaj njė roje policore 24-orėshe (e pėrbėrė nga dy policė tė armatosur) u vendos para derės sime dhe mua nuk mė lejohej ta qitja hapin jashtė derės sė banesės sime. Kjo gjė ishte e pashembullt nė historinė e Kosovės dhe kurrė nuk u arsyetua nė mėnyrė ligjore. Derisa isha nė paraburim nė burg, IHF-sė nuk iu lejua tė mė vizitonte derisa vizitorėve ndėrkombėtarė, ndėr tė tjerė diplomatit amerikan William Walker, i cili u pėrpoq tė mė bindte qė tė mos organizoja demonstrata, iu lejua vizita menjėherė.


    Gjykimi i drejtė / Supozimi i pafajsisė



    Rasti kundėr meje dhe nė veēanti paraburgimi im qė nga fillimi janė bazuar nė supozimin e fajsisė, jo atė tė pafajsisė. Kjo nuk shihet vetėm nga vendimet dhe veprimet e gjykatėsve qė janė nė krye tė rastit tim. Autoritetet lokale dhe ndėrkombėtare tė Kosovės dhe zyrtarėt publik – pėfshirė kėtu disa nga politikanėt lokal, zėdhėnėsin e Shėrbimit Policor tė Kosovės, Veton Elshani, Shefen e Zyres Amerikane nė Kosovė, Tina Kaidanow dhe ish-zėvendės-shefin e UNMIK-ut (zėvendėsin e PSSP-sė), Steven Schook, qė nga dita e parė e burgosjes sime publikisht kanė dhėnė deklarata degraduese ndaj meje dhe VETĖVEDOSJE!-s dhe e kanė shprehur mendimin se unė jam fajtor.


    Barazia para ligjit


    Qė nga fillimi i rastit kundėr meje unė jam vėnė nė disavantazh nė krahasim me prokurorinė. Unė jam trajtuar ndryshe, nuk mė ėshtė lejuar tė shprehem dhe madje i jam nėnshtruar ofendimit gojor: kur filloi gjykimi mė 19 shtator, unė e kundėrshtova panelin kryesues tė gjykatėsve pėr miratimin e parregullsive nė rastin kundėr meje, si dhe pėr mungesėn e pavarėsisė dhe paanshmėrisė sė tyre – paneli e pėrfaqėson UNMIK-un, i cili ėshtė njėherit edhe palė e dėmtuar edhe palė akuzuese nė rastin tim. Pasi kėrkuan qė ta shpjegoja kundėrshtimin tim ndaj panelit, gjykatėsi kryesues, Maurizio Salustro, mė ndėrpreu duke mė bėrtitur dy herė qė ‘ta mbyllja gojėn!’ dhe e pėrfundoi seancėn pa mė lejuar tė flisja.


    Pėr mė tepėr, seanca e parė gjyqėsore mė 19 shtator filloi me leximin e njė aktakuze plotėsisht tė re dhe tė pakonfirmuar, pa paralajmėrim. Mua nuk mė patėn informuar pėr kėto akuza tė reja kundėr meje as mbi ligjin nė zbatim apo pėr faktet nė fjalė nė tė cilat ato akuza bazoheshin. Nė seancėn e ardhshme gjyqėsore mė 15 nėntor, gjykatėsi Salustro deklaroi pa kurrfarė shpjegimi se kjo aktakuzė e re duhej tė injorohej.


    Unė kurrė nuk kam pranuar qė tė kem avokat mbrojtės nė kėtė rast, meqė ai do tė emėrohej nga UNMIK-u. Meqė UNMIK-u ėshtė pala gjykuese, akuzuese dhe e dėmtuar nė rastin tim, e ashtuaquajtura mbrojtja ime pėrballet me konfikt interesash nė mes tė shėrbimit qė mė ofron mua dhe autoritetit i cili e ka emėruar nė atė detyrė. Pėrkundėr shprehjes sė pėrsėritur tė kėtij qėndrimi, UNMIK-u ma caktoi njė mbrojtės nė rastin tim. Gjatė seancės sė dytė gjyqėsore mė 15 nėntor, gjykatėsi Salustro e zgjodhi Fazli Balajn si tė ashtuquajturin mbrojtėsin e katėrt nė mėnyrė tėrėsisht joprofesionale. Brenda njė ore dhe pa kurrfarė procesi parapėrgatitor, Balaj u paraqit nė gjykatė pa pasur kohė qė tė njohtohej me rastin dhe ta pėrgatiste mbrojtjen e tij. Pėr ta bėrė kėtė edhe mė keq, Balaj ka deklaruar publikisht pėr Televizionin e Kosovės se unė jam fajtor pėr mė shumė se sa qė mė akuzojnė aktualisht – shih http://www.youtube.com/watch?v=F7wjbVLglIs Nė gjykatė ai haptas i kundėrshtoi argumentet e mia. Nė njė rast, sjellja e Balajt e shtyri prokurorinė qė tė kėrkonte nga gjykatėsi Salustro qė ta sqaronte rolin e avokatit tė detyrueshėm mbrojtės meqė dukej sikur ai vepronte kundėr meje.


    Nė seancėn e tretė gjyqėsore mė 4 dhjetor, 2007 unė ia dorėzova njė DVD gjyqit si dėshmi pėr akuzimin e sheshtė timin dhe tė VETĖVENDOSJE!-s nga ana e Balajt pėr protestėn e 10 shkurtit. Kishte probleme teknike, tė cilat nuk e lejuan panelin e gjykatėsve qė ta shikonte DVD-nė atė herė, por gjykatėsi Salustro vendosi ta vazhdonte dėgjimin duke e injoruar kėrkesėn pėr shqyrtim tė provave qė unė i pata sjellė kundėr tė sė ashtuaquajturės mbrojtjes sime. Gjykata nuk lėshoi fletėrefuzim me arsyet pėr injorimin e provave tė DVD-sė.



    Kur IHF-sė nuk iu dha e drejta pėr tė mė vizituar gjatė mbajtjes sime nė burg para gjykimit, ata mėsuan se unė qesh klasifikuar si i burgosur i ‘Kategorisė A’ – kategorizim ky i rezervuar pėr tė burgosurit mė tė rrezikshėm nė Kosovė. As unė as i ashtuquajturi avokati imi mbrojtės nuk ishim informuar lidhur me kėtė kategorizim apo me pasojat e tij. Meqė prokuroria ishte e informuar lidhur me kėtė kategorizim, kjo e shkeli parimin e barazisė sė palėve siē thekson IHF. Ky parim gjithashtu u shkel atėherė kur gjykatėsi kryesues gjatė mbajtjes sime nė burg para gjykimit iu afrua prokurorisė dhe pyeti ‘ēka doni tė bėj unė mė tej?’.


    E drejta pėr t’u ankuar



    Edhe pse rasti gjyqėsor kundėr meje nuk e pėrmbush as ‘minimumin’ e asaj qė kėrkohet me tė drejtėn pėr shqyrtim tė drejtė, mua mė mohohen tė gjitha mundėsitė pėr ankesė apo zhdėmtim. Nuk ekzistojnė kurrfarė mekanizmash pėrmes tė cilėve unė do tė mund tė inicoja njė proces ankese kundėr UNMIK-ut, gjykatėsve ose prokurorisė nė rastin tim dhe kurrfarė autoriteti mė i lartė tė cilit do tė mund t’i ankohesha ose prej tė cilit do tė mund tė kėrkoja drejtėsi. Pėr shembull, Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nuk ka jurisdiksion nė Kosovė nėn sundimin e UNMIK-ut.


    Pavarėsia dhe paanshmėria



    Gjyqėsia nė Kosovė nuk ėshtė as e pavarur as e paanshme, ashtu siē theksojnė edhe Human Rights Watch, IHF dhe AI. Gjithashtu, nuk ekziston ndarja e autoritetit nė Kosovė pėr ta mbrojtur gjyqėsinė nga ndėrhyrja e palejuar: UNMIK-u dhe shefi i tij, PSSP, e pėrfaqėson dhe e personifikon gjithė gjyqėsinė, autoritetin ekzekutiv dhe legjislativ. PSSP gjithashtu ka autoritet t’i shfuqizojė dhe t’i ndryshojė vendimet gjyqėsore. Kjo mungesė e pavarėsisė dhe paanshmėrisė ėshtė kristalizuar veēanėrisht gjatė rastit kundėr meje: PSSP, Joachim Ruecker, i cili i emėron tė gjithė gjykatėsit dhe prokurorėt nė Kosovė – natyrisht pėrfshirė kėtu edhe ata nė rastin tim – ėshtė i cekur personalisht si palė e dėmtuar nė aktakuzėn kundėr meje.


    Ėshtė e qartė se motivi pėr rastin kundėr meje ėshtė politik, jo ligjor. Sistemi ndėrkombėtar i UNMIK-ut, i cili e kryeson rastin tim zakonisht merret vetėm me krime ndėretnike dhe krime tė luftės, por shumė shpejt e pėrvetėsoi rastin kundėr meje pa shpjeguar pėrse. Megjithatė, arsyet e tyre pėr nisjen e rastit janė tė qarta. Vetė puna ime si aktivist politik dhe i padhunshėm nė VETĖVENDOSJE! pėrqėndrohet nė kundėrshtimin e sistemit jodemokratik tė UNMIK-ut dhe nė fitimin e tė drejtės pėr referendum pėr popullin e Kosovės. Si lėvizje vullnetare, politikisht opozitare dhe e padhunshme, VETĖVENDOSJE! punon pėr ta bėrė Kosovėn njė vend tė drejtėsisė, lirisė, dinjitetit dhe pėrparimit, pa sundim ndėrkombėtar. Demonstrata e padhunshme mė 10 shkurt, e cila ėshtė pikėpėrqėndrimi i rastit kundėr meje, ka qenė vepėr e shprehjes sė kundėrshtimit ndaj UNMIK-ut dhe njė thirrje pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės.


    Meqė zėri im i kundėrshtimit jo tė dhunshėm ndaj UNMIK-ut po fiton pėrkrahje nė Kosovė, ėshtė qartas nė interes tė UNMIK-ut qė tė mė mbaj mua tė heshtur dhe tė mė izolojė nga populli i Kosovės i cili do tė mund tė bashkohej me mua. Fakti se gjatė mėse 10 muajve nė paraburgim unė jam marrė nė pyetje vetėm njė herė – dhe atė vetėm pėr 30 minuta – e konfirmon se qėllimi i UNMIK-ut pėr paraburgimin tim gjithnjė ka qenė izolimi, e jo e vėrteta ose hetimi. Gjatė procesit kundėr meje, prokuroria madje edhe haptas ka provuar ta pėrdorė rolin tim politik pėr tė argumentuar nė favor tė paraburgimit tė vazhduar duke iu referuar ‘rrezikut’ qė unė paraqes pėr procesin rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Rasti motivohet nga dėshira e flaktė e UNMIK-ut pėr tė mė mbajtur tė heshtur dhe pėr tė mė izoluar mua dhe pėr ta margjinalizuar kundėrshtinė politike tė padhunshme tė VETĖVENDOSJE!-s duke e portretizuar lėvizjen si tė dhunshme dhe ekstreme.


    Se akuzat kundėr meje janė pa bazė ligjore u dėshmua sėrish nė seancėn e tretė tė rastit mė 5 dhjetor. Nė kėtė seancė dėshmitari kyē i prokurorisė, oficeri i Policisė sė Kosovės, Ismet Hajdini, tha se pėrkundrazi nga ajo qė thuhet nė transkriptin e prokurorisė, ai nuk mė kishte parė mua tė hidhja gurė mė 10 shkurt, as nuk mė kishte dėgjuar tė kisha bėrė thirrje pėr tė hedhur gurė. Ai tha se demonstrata atė ditė kishte qenė paqėsore derisa ishte thyer kordoni dhe se policia kishte hedhur gaz lotėsjellės dhe se ai nuk kishte dėgjuar t’u ishte tėrhequr verejtja protestuesve nga ana e policisė atė ditė.


    Mė 19 dhjetor, 2007, unė u lirova nga arresti shtėpiak pėr shkak tė shtypjes nga jashtė ndaj UNMIK-ut lidhur me mbajtjen time nė paraburgim, nė veēanti tė njė deklarate tė Amnesty International tė datės 10 dhjetor. Nė mėnyrė paradoksale, arsyeja kryesore pėr heqjen e arrestit shtėpiak ka qenė qė tė sigurohet vazhdimi mė i lehtė i rastit – heqja e arrestit shtėpiak e ka zvogėluar shtypjen ndaj UNMIK-ut dhe i ka mundėsuar atij ta vazhdojė procesin e tij politik dhe tė rrejshėm kundėr meje.


    Shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė procesin gjyqėsor tė rastit kundėr meje e kristalizojnė padrejtėsinė brutale tė cilėn e pėrfaqėson dhe pėr tė cilėn angazhohet UNMIK-u nė Kosovė. Rasti ėshtė shprehje e pėrbuzjes sistematike tė parimeve universale tė drejtėsisė dhe dinjitetit, pėrkundėr gjithė asaj pėr ēka do tė duhej tė angazhohej OKB-ja nė botė. Meqė unė nuk e njoh UNMIK-un as gjyqėsinė e tij unė nė kėtė rast e kam kufizuar bashkėveprimin me tė vetėm nė gjėrat qė kam qenė i detyruar t’i bėj (jam sjellė nė gjykatė nga rojet policore) dhe nė ato qė i kam parė tė domosdoshme pėr ta pėrfaqėsuar veten dhe VETĖVENDOSJE!-n. Gjithashtu kam theksuar se si UNMIK-u i shkel madje edhe ligjet e veta dhe, ashtu si nė kėtė letėr, kam treguar pėr disa nga shkeljet e tė drejtave tė njeriut qė kanė ndodhur. Unė nuk kam kurrfarė synimesh tė tjera lidhur me procedurėn gjyqėsore kundėr meje, madje nuk synoj as ta pengoj atė.


    Pėrveēse nuk kam ndjerė obligim qė tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė kėto procedura kriminale (siē ka konfirmuar Gjyqi Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut , p.sh. nė rastin Yagci dhe Saragin kundėr Turqisė, 8 qershor, 1995), unė kam paraqitur nė gjyq pse aktakuza kundėr meje ėshtė tėrėsisht absurde, pse unė e kundėrshtoj rastin dhe sistemin e UNMIK-ut, si dhe e kam shprehur dyshimin pėr paraqitjen e vetėm njė dėshmitari nė gjyq deri tash. Komunikimi im tejet i kufizuar me gjyqin gjithnjė ka pasur pėr qėllim ta ēojė pėrpara e jo ta pengojė drejtėsinė: duke mos bashkėpunuar me gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut, unė vazhdoj tė punoj pėr njė Kosovė tė drejtė. Duke mos bashkėvepruar me njė gjyq tė padinjitetshėm, tė padrejtė, nė njė rast absurd politik, unė punoj me popullin e Kosovės pėr njė vend tė dinjitetit dhe tė drejtėsisė.

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Arrestohet sėrish Albin Kurti, nuk i’u pėrgjigj gjyqit pėr seancė P
    e mėrkurė . 30 janar 2008

    Lideri i lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti, nuk ėshtė paraqitur sot nė seancėn gjyqėsore, qė parashihej tė niste nė orėn 9 30. Seanca ėshtė ndėrprerė pėrkohėsisht, ku mė pas gjykatėsi ndėrkombėtar, Maurizio Salustro, ka dhėnė urdhėr pėr arrestimin e tij dhe dėrgimin me dhunė nė gjykatė. Kurti gjatė njė konference pėr shtyp tė mbajtur dje ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė seancėn gjyqėsore, ngase nuk e njeh sundimin jodemokratik tė UNMIK-ut nė Kosovė, e as gjyqėsinė e padrejtė tė tij. Rastin kundėr tij Kurti e ka quajtur tė motivuar politikisht, e jo ligjėrisht. Seanca e sotme po zhvillohet me dyer tė mbyllura.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #160
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Refuzimi i drejtėsisė sė UNMIK-ut



    UNĖ NUK DO TĖ MARRĖ PJESĖ NĖ SEANCĖ NGASE NUK E

    NJOH SUNDIMIN JODEMOKRATIK TĖ UNMIK-ut

    E AS GJYQĖSINĖ E TIJ TĖ PADREJTĖ



    Shkruan: Albin KURTI

    Prishtinė, 29. I. 2008


    Albin Kurti ne mes te policeve dhe
    Vrasevit te protestave paqesore
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •