Close
Faqja 9 prej 31 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 306
  1. #81
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Njėsiti i zagarėve
    Shkruar nga Albin Kurti
    domingo, 27 agosto 2006


    Gjuetari i do shumė zagarėt e tij. Ai kujdeset pėr ushqimin dhe pastėrtinė e qimes sė tyre. I ushtron ata si ta ndjekin prenė pasi qė ta kenė nuhatur atė. I stėrvit ata nėpėr male, fusha e kodra, nėpėr kėneta qė kundėrmojnė dhe nėpėr lumenj tė rrėmbyeshėm. I ndėrsen ata kundėr llojeve tė ndryshme tė gjahut tė cilat duhet tė pėrfundojnė njėsoj – nė dhėmbėt e zagarėve, tė cilėt e shqyejnė prenė po qe se ajo ėshtė e madhe, ose ia sjellin atė solemnisht gjuetarit si njė trofe atėherė kur ajo ėshtė mė e vogėl. Besnikėria e zagarėve ėshtė e padiskutueshme dhe e pakushtėzuar. Ata i nėnshtrohen gjuetarit kur ky i urdhėron: me lehjen e tyre tė jargosur qė ua dridh ēdo muskul ata aprovojnė komandėn e tė zotit tė tyre, ata pohojnė se e kanė kuptuar komandėn dhe zotohen pėr zbatimin e saj. Ata i nėnshtrohen gjuetarit edhe kur ky i qorton: me sytė e tyre tė lėngshėm qė tulaten gjersa ciasin, ata ia shprehin atij pėruljen e parezervė tė tyre. Zagarėt sigurisht se e urrejnė prenė qė e ndjekin. Vetėm asisoj ata mund ta zėnė atė. Pra, urrejtja e langojve ėshtė parakusht pėr kryerjen me sukses tė detyrės qė e kanė marrur nga pronari dhe i zoti i tyre – nga gjuetari. Gjuetari kurrsesi nuk do tė mund ta kapte prenė pa zagarėt e tij. Janė kėta zagarė, janė kėta laro, qė e bėjnė tė mundshme kėtė. Gjuetari pa zagarėt ėshtė i kotė. Ata janė tė domosdoshėm pėr tė. Pėr t’i mbajtur nėn kontroll dhe pėr t’i dresuar, gjuetari zhvillon njė sistem disiplinues ndaj zagarėve tė tij. Dhe, tamam siē ka shkruar Michel Foucault, nė zemėr tė tė gjitha sistemeve disiplinuese funksionon njė mekanizėm i vogėl penal; te disiplina, dėnimi ėshtė vetėm njėri element i njė sistemi tė dyfishtė: shpėrblim – dėnim. Zagarėt mė tė aftė dhe mė tė dėgjueshėm nė ekzekutimin e urdhėrave, e qė gjithmonė janė urdhėra tė prerė, shpėrblehen me ndonjė kockė mė shumė por edhe me pėrparėsi nė renditje gjatė dresimit pėr ndjekjen e gjahut si dhe pėrgjatė vetė ndjekjes sė gjahut. Nevoja e pėrforcimit tė autoritetit tė gjuetarit, nevoja e ngritjes sė disiplinės sė zagarėve dhe nevoja e rritjes sė efikasitetit tė gjuetisė rezulton me sendėrtimin e njė hierarkie tė zagarėve. Pėrveē njė apo dy zagarėve qė janė ngjitur lart nė strukturėn e tyre, zagarėt e tjerė tashmė nuk kanė mė qasje te gjuetari. Zagari kryesor ua hedh kockėn, madhėsia e tė cilės varet nga detyra e kryer,. Ata i dėnon, me qėndrim jashtė nė tė ftohtė, sėrish, zagari kryesor. Zagarėt e dėnuar, atėherė rrallė kur nuk vetėfajėsohen, nuk e shohin mė fajtorin te gjuetari por vetėm te zagari kryesor...

    E gjithė kjo mu kujtua pėrderisa mendoja pėr intervenimin mizor tė njėsisė speciale tė SHPK-sė kundėr neve aktivistėve tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Mė 23 gusht 2006 ne protestonim kundėr decentralizimit qė do ta ndajė Kosovėn dhe do tė sjellė luftėra e gjakderdhje tė reja. Nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės dhe nė atė tė UNMIK-ut po zhvilloheshin takime tė tmerrshme: Ahtisaari, sipas kėrkesave tė Serbisė, po zgjeronte territoret, kompetencat dhe numrin e komunave tė reja tė Serbisė brenda Kosovės. Ekipi negociator i Kosovės rregullisht ka dėshmuar se nuk bėn rezistencė edhe ndaj trysnive mė tė vogla. Fundja, ai ekip nuk ėshtė aty qė tė pėrfaqėsojė Kosovėn duke ia mbrojtur asaj interesat dhe duke i rezistuar planet e projektet e huaja. Pėrkundrazi. Ekipi negociator vetėm sa u jep bekimin atyre. Andaj ishte e tmerrshme tė heshtėsh pėr kėtė takim tė tmerrshėm. Njėsia speciale e SHPK-sė, e kėtij Shėrbimi Puthadorės tė Kolonizatorėve, ishte ajo qė u aktivizua pėr tė na heshtur dhe pėr tė na thyer duke arrestuar me dhunė nė rrugė dhe duke rrahur brutalisht aktivistėt brenda stacionit tė policisė. Asnjė takim tjetėr i deritanishėm i Ahtisaarit nuk ishte kaq i dėmshėm pėr tė ardhmen e Kosovės sikurse ky. Asnjė intervenim i policisė speciale kundėr nesh nuk ishte kaq i dhunshėm sikurse ky. Dhe, si zakonisht, plotėsisht nė pėrputhje me hierarkinė, intervenimi ishte edhe ca mė i dhunshėm para UNMIK-ut sesa para ndėrtesave tė tė ashtuquajturave institucione tė Kosovės.

    Nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė policėt e thjeshtė tė SHPK-sė e kanė rrogėn vetėm 226 euro. Madje kėtyre tash do t’ua heqin edhe nga 50 euro prej pagės, shumė kjo tė cilėn ua jep OSBE-ja e cila vepron si shtyllė e tretė e UNMIK-ut. Nė tė ardhmen e afėrt, do tė intensifikohet ajo qė tashmė ka filluar: investimi i UNMIK-ut do tė pėrqėndrohet te komandantėt qė regjimi i mban afėr vetes e larg popullit, dhe sidomos te njėsia speciale e policisė, te tė ardhurat dhe pajisjet pėr ta. Polici i thjeshtė i SHPK-sė ndodhet mė afėr qytetarėve dhe UNMIK-u jo vetėm qė s’ēan kokėn po qe se ai korruptohet por madje edhe ėshtė i interesuar pėr kėtė. Atyre ua lė rrogat e ulta pėr t’ua zvogėluar edhe mė dhe pėr t’i detyruar qė tė korruptohen. Asisoj qytetarėt armiqėsohen me pjesėn e policisė e cila ėshtė mė e parėndėsishmja pėr UNMIK-un. Regjimi i UNMIK-ut do tė kujdeset gjithnjė e mė shumė pėr mirėqenien e asaj pjese tė policisė e cila themelohet dhe definohet nė kundėrshtinė e saj me demonstratat dhe protestat e popullit tė shtypur dhe qytetarėve tė nėpėrkėmbur; e asaj pjese tė policisė qė ėshtė tėrėsisht politike dhe prezenca e sė cilės do tė jetė demonstrim i pastėr i forcės; e asaj pjese tė policisė qė do tė ndjek organizatorėt e kryengritjeve tė ardhshme qė s’kanė se si mos tė ngjajnė; e asaj pjese tė policisė e cila do tė provojė tė shtyp shpėrthimin e pakėnaqėsisė sė popullit; e asaj pjese tė policisė qė paraqet njėsinė speciale tė policisė, kėtė njėsi tė zagarėve tė shekullit tė ri.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #82
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kafshimi i statusit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 30 August 2006


    Edhe pse deklarohet e kundėrta, negociatat qė po zhvillohen nė trekėndėshin Prishtinė-Beograd-Vjenė janė ndėrtuar tėrėsisht mbi baza etnike dhe kanė tė bėjnė me territorin. Baza e negociatave ėshtė etnike meqenėse serbėt e Kosovės i kanė pėrfaqėsuesit e tyre nė anėn e tryezės ku ndodhen zyrtarėt e Beogradit. Kėtė e kanė lejuar UNMIK-u dhe Ahtisaari. Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nuk janė nė anėn e tryezės ku ndodhen negociatorėt kosovar. Kėtė nuk do ta lejonin UNMIK-u dhe Ahtisaari ndonėse Prishtina as qė e ka kėrkuar ndonjėherė njė gjė tė tillė. Natyrisht se tėrė kjo ėshtė e kushtėzuar nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė e cila ia ruan nominalisht sovranitetin Jugosllavisė (tash Serbisė) mbi Kosovėn. Lugina e Preshevės padrejtėsisht trajtohet si njė ēėshtje qė e mbylli marrėveshja e Konēulit, anipse shqiptarėt atje jo vetėm qė kanė shumė mė pak tė drejta sesa serbėt nė Kosovė, por, pėr mė keq se kaq, janė edhe tė shtypur e tė diskriminuar.

    Se taborri i negociatave pėr Kosovėn ėshtė i polarizuar etnikisht, dėshmojnė edhe raportimet dhe analizat e mediave tė rėndėsishme botėrore. Pothuajse pa pėrjashtim ato afirmojnė pėrputhjen e antagonizmit etnik me atė politik duke e reduktuar tė dytėn nė tė parėn: shqiptarėt Kosovėn e duan kėshtu ndėrsa serbėt e duan ashtu. Dhe, kjo ‘kėshtu’ gjithnjė ėshtė e kundėrta e asaj ‘ashtu’. Kur thuhet shqiptarėt, mendohet vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės. Ndėrkaq, kur thuhet serbėt aludohet te serbėt e Kosovės dhe asisoj hudhet nė plan tė dytė instrumentalizuesi i tyre dhe pengesa kryesore – Serbia. Kontesti nė Kosovė vazhdon tė jetė po ai i njėjti: kontest ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbisė, ndėrmjet njė populli qė e do lirinė dhe njė regjimi nacionalist e shovinist, hegjemonist e ekspanzionist, qė ia mohon atė atij. Kontesti duke u paraqitur si shqiptaro-serb, bėhet ekskluzivisht etnik siē nuk ėshtė, dhe rrjedhimisht shpie drejt ndarjes sė Kosovės. Shqiptarėt janė dhe dalin dyfish tė dėmtuar: thuhet ‘shqiptarėt’ edhepse vetėm shqiptarėt e Kosovės lejohen (deri diku) tė flasin pėr Kosovėn; dhe, thuhet ‘serbėt’ duke treguar serbėt e Kosovės ndonėse s’bėhet fjalė as pėr serbėt nė pėrgjithėsi por mu pėr Serbinė.

    Se negociatat nė trekėndėshin Prishtinė-Beograd-Vjenė kanė pėr objekt territorin (e Kosovės) e ka bėrė tashmė tė qartė edhe vendosja e decentralizimit si prioritet. Negociatat pėr territor, bėhen pėr territorin qė s’e kontrollon asnjėra palė. Nė rastin e Kosovės, ky ėshtė territori i Kosovės jashtė enklavave tė cilin e kontrollojnė UNMIK-u e KFOR-i. Andaj decentralizimi i njeh dhe pranon enklavat ekzistuese serbe si entitete territoriale dhe konsiston vetėm nė zgjerimin e tyre territorial drejt ndėrlidhjes sė tyre. Andaj negociohet vetėm pėr komunėn e re tė veriut tė Mitrovicės, por jo edhe pėr Leposaviqin, Zveēanin e Zubin Potokun. Kėto konsiderohen ēėshtje tė mbyllura tashmė. Ato janė (bėrė) Serbi. Sajimi i kontinuitetit territorial tė enklavave serbe me njėra-tjetrėn dhe me Serbinė do ta ndėrprejė kontinuitetin territorial tė vendbanimeve me shumicė shqiptare si brenda Kosovės po ashtu edhe atė tė Kosovės me trevat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.

    Nuk ka njė ditė tė vetme qė nga politikanė vendor e ndėrkombėtar nuk trumbetohet se statusi i Kosovės do tė pėrcaktohet sė shpejti duke sugjeruar kėshtu se ai ende ėshtė i papėrcaktuar. Edhe nė qoftė se pėr njė moment e tolerojmė kėtė konstatim – pėrkundėr faktit se dihet qė Kosovės nuk i mungon statusi por popullit tė saj i mungon liria – dhe themi se statusi i Kosovės mbetet pandryshueshėm i panjohur, s’ka dyshim se ėshtė Kosova ajo qė po ndryshon: territori i saj sa vie e zvogėlohet si rezultat i decentralizimit. Njėkohėsisht, kjo do tė thotė se po rrudhet edhe statusi (i Kosovės) si koncept meqė ai ėshtė shkėputur nga territori (i Kosovės). Statusi i Kosovės ėshtė bėrė i pavarur nga territori i Kosovės.

    Ky status i Kosovės po kafshohet gjithashtu edhe nga ana tjetėr – nga ana e ardhmėrisė. Qysh tash ėshtė vendosur se policia, gjyqėsia, mbrojtja, ekonomia edhe pas pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės do tė jenė kompetencė e misionit tė ardhshėm tė BE-sė nė Kosovė qė do ta trashėgojė UNMIK-un. Kjo do tė thotė qė sovraniteti nuk do t’i takojė Kosovės edhe pas statusit. Kėsisoj, pėrveēqė u zbraz pėr nga territori, statusi u zbraz edhe pėr nga sovraniteti! Trekėndėshi Prishtinė-Beograd-Vjenė, ky trekėndėsh politik i Bermudeve, ia ka kafshuar statusit ‘tė papėrcaktuar’ tė Kosovės edhe territorin edhe sovranitetin duke e privuar nga kėto. Statusi ėshtė bėrė si njė qiri qė digjet me shpejtėsi nga tė dyja anėt. Pėrcaktimi i tij s’ka se ēfarė na duhet meqė asgjė s’do tė na mbetet.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #83
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dy komunat mė tė rrezikuara
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 06 September 2006



    Komunat e Kosovės tė cilat janė tė banuara me shumicė shqiptare, e tė cilat mė sė shumti i rrezikon decentralizimi pėr tė cilin po negociohet nė Vjenė, janė Dardana (ish Kamenica) dhe Burimi (ish Istogu). Dardanės do t’i gllabėrohet gati gjysma e territorit, nė njėrėn anė nga trefishimi territorial i Artanės (ish Novo Bėrdės) dhe nė anėn tjetėr nga komuna e re e Ranillugut, tė dyja kėto tashmė tė aprovuara nga grupi negociator kosovar. Pėr mė keq, Dardana e mbetur pas kėtyre dy kafshimeve qė i vijnė nga ana perėndimore dhe jugore e saj, do tė shndėrrohet nė njė enklavė shqiptare tė rrethuar nga Serbia nė lindje dhe nga territoret qė kontrollohen nga strukturat e legalizuara tė Serbisė pėrbrenda Kosovės nėpėr tė gjitha anėt e tjera rreth e rrotull saj. Decentralizimi nuk paraqet vetėm projektin serb pėr copėtimin e Kosovės por edhe atė pėr rikolonizimin e saj nė emėr tė tė ashtuquajturit ‘kthim i qėndrueshėm’, e i cili parashihet edhe me standardin e katėrt tė UNMIK-ut: nėpėr komunat e decentralizuara Serbia planifikon tė bėjė kthimin masiv dhe kolektiv tė serbėve. Ky kthim nuk ėshtė kthim i serbėve te prona e tyre (ndonėse prejardhja edhe e asaj prone zakonisht veēsa zbulon okupimin e Serbisė dhe shpronėsimin e shqiptarėve), por ėshtė kthim atje ku serbėt kinse do tė jenė tė sigurtė, gjė qė siē dihet e shihet, definohet nga Serbia. E, Serbia do qė t’i kthejė serbėt nė Kosovė jo atje ku ata ishin nė shekullin e kaluar meqė asisoj ata do tė mbeteshin gjithandej pakicė, por atje ku ata janė shumicė, ku bėhen shumicė ose atje ku ndėrlidhen enklavat.

    Burimi ėshtė komuna tjetėr jashtėzakonisht e rrezikuar nga decentralizimi e ‘kthimi i qėndrueshėm’. Planet e Serbisė pėr komunėn e Osojanit e cila mė tutje ndėrlidhet me komunat e planifikuara tė Bajės (Skėnderaj) dhe Binēės (Klinė), kanė pėr qėllim zgjerimin e veriut tė Kosovės. Albaniku (ish Leposaviqi), Zveēani dhe Zubin Potoku nw kwtw mwnyrw do tė zgjeroheshin nė drejtim tė pjesės veriperėndimore qė pėrfshin edhe malin strategjik tė Moknės prej nga bombardohej Drenica gjatė vitit 1998 dhe 1999. Komuna e Kosovės, qė ka numrin mė tė madh tė fshatrave nė tė cilat Serbia mendon t’i kthejė serbėt ėshtė pikėrisht komuna e Burimit. Kėto fshatra janė: Cėrkolez dhe Suriganė (pėr kthim individual), Tuēep, Shalinoc, Osojan dhe Llukafc i Thatė (pėr kthim tė organizuar qė tashmė ka filluar), dhe Kėrninė, Belicė, Bellopojė, Gjurakoc, Dragollec, Zallq, Zhakovė, Burim, Kosh, Osojan, Polanė, Sinajė, Veriq, Prekallė, Lubozhdė, Kovragė, Dubravė dhe Serbobran (pėr kthim tė planifikuar nė tė ardhmen). Po ashtu, nė emėr tė mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore, Serbia tashmė ka fituar pėlqimin e negociatorėve kosovar edhe pėr zonėn e veēantė tė manastirit tė Gorioēit me rreth 200 hektarė. Pėrveēqė kėsisoj bllokohet territori dhe resurset, njėherazi uzurpohet kultura dhe historia jonė, pamundėsohen hulumtimet shkencore dhe gėrmimet arkeologjike dhe mundėsohet serbizimi i vlerave tė paēmueshme qė pėrmban ky manastir i cili daton qė nga shekulli i XIV. Por, jo vetėm kaq. Duke qenė i vendosur nė faqe tė njė mali pothuajse tė pabanuar, pozita e kėtij manastiri ka shumė rėndėsi strategjike nga aspekti ushtarak.

    Fare afėr kėtij manastiri ndodhet burgu i Dubravės. Masakra mė e madhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė ka ndodhur pikėrisht brenda mureve tė kėtij burgu. Forcat serbe kanė vrarė afėr 200 robėr shqiptarė dhe me qindra tė tjerė i kanė plagosur. Nė vend qw ky vendmasakėr tw shndėrrohet nė muze i cili do tė kontribuonte nė mbamendjen kolektive tė tė gjithėve, ai ėshtė ribėrė njė burg normal thuajse asgjė s’ka ndodhur aty dhe i cili nė kėtė mėnyrė kontribuon pėr tė kundėrtėn – harresėn pėr tė kaluarėn. Krimi nė Dubravė vazhdon jo vetėm pėr kėtė arsye. Aty janė mbajtur e po mbahen edhe ish ushtarė tė shquar tė UĒK-sė, me akuza politike qė thirren nė tė kaluarėn por, nė fakt, shumė mė tepėr kanė tė bėjnė me tė ardhmen. Qėllimi ėshtė tė izolohen dhe tė mbahen larg zhvillimeve dhe aktualitetit politik veprimtarė e luftėtarė tė spikatur pėr lirinė e Kosovės tė cilėt kanė mbetur tė pakorruptuar dhe me shpirt tė pathyeshėm revolucionar. Rasti mė eklatant por edhe mė bizar padyshim se ėshtė ai i komandant Naser Shatrit, i cili ka hyrė nė muajin e tetė tė vuajtjes sė dėnimit 12 vjeēar tė shqiptuar nga Serbia. Jo, nuk ėshtė gabim shtypi i nderuar lexues. Naser Shatri, vuan dėnimin prej 12 vjetėve tė cilin ia ka caktuar nė mungesė Gjykata e dhunshme e Pejės mė 1991, pėr plagosjen qė Naser Shatri ia kishte bėrė inspektorit famėkeq tė UDB-sė, Baboviq, nė zyren e kėtij tė fundit dhe me revolen e tij. Mbi bazėn e kėtij vendimi ai ėshtė arrestuar nė aeroportin e Vjenės, gjersa po udhėtonte pėr nė Suedi pėr tė parė familjen e tij atje. Ky ishte udhėtimi i parė pas luftės i Naser Shatrit jashtė Kosovės. Nė prill tė vitit 1998, Naseri ėshtė kthyer nga Suedia nė Kosovė pėr t'u inkuadruar nė UĒK ku edhe u bė anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Komandant i Policisė Ushtarake nė Brigadėn 133 tė UĒK-sė. Kthimi i Naserit nga rruga qė ia ndalėn pėrgjysmė nė Vjenė, ishte transfer prej njė burgu nė tjetrin: nga Vjena nė Mitrovicėn e Veriut, nga Mitrovica e Veriut nė Dubravė. Nga burgjet nė tė cilat kam qenė, Dubrava ėshtė i vetmi burg nė tė cilin kam hyrė vetėm nga ana e vizitorėve. Javė mė parė, mu atė ditė kur i kishte bėrė shtatė muaj burg e vizitova Naser Shatrin nė Dubravė. Pėrkundėr maltretimeve psikologjike qė kishte pėrjetuar, mprehtėsia e gjykimit tė tij mė fascinoi. Mbase mendja e tij, pėr dallim nga ajo e neve tė tjerėve qė i ekspozohet ndotjes qė e prodhojnė mediat dhe agjitacioni i partive politike, ishte shumė e pavarur dhe e kthjelltė. Izolimi qė i kishin bėrė Naserit kishte pasur pėr efekt tė kundėrtėn e synimit tė tyre pėr tė. Naseri e dinte saktėsisht se ēfarė po ngjet me Kosovėn dhe se si asaj po ia errėsonin ardhmėrinė; se si Vjena 2006 ishte pėrsėritje e Londrės 1913. Ai e dinte qė plagosja e Baboviqit ishte preteksti dhe jo arsyeja e arrestimit dhe burgosjes sė tij; se ai konsiderohej padrejtėsisht kėrcėnim pėr serbėt vetėm pėr shkak se ai ishte luftėtar i paepur pėr lirinė e popullit tė Kosovės e kundėr planeve hegjemoniste tė Serbisė.

    Naser Shatri kishte njė porosi pėr politikanėt e Kosovės dhe njė tjetėr pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Pėr politikanėt e Kosovės: “mos ia falni tokat tona tė pėrgjakura Serbisė. Ne s’kemi tokė pėr tė falur.” Pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!: “Vetėm vazhdoni pandėrprerė. As gjumė mos bėni.” Sa e thjeshtė, e qartė, e drejtė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #84
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Vetėpėrgėnjeshtrimi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 02 September 2006


    Tashmė kemi filluar ta harrojmė numrin e shkuarjeve-ardhjeve nė Vjenė tė politikanėve tė Kosovės qė negociojnė me Serbinė. Kėto negociata u bėnė pėr Kosovėn, por nė fakt kundėr saj. Negociohej me Serbinė, e cila jo vetėm qė ka njė tė kaluar kriminale nė Kosovė por tė tilla, pra kriminale, i ka edhe planet e saj pėr tė ardhmen e Kosovės. Mungesa e drejtėsisė dhe pendesės pėr tė kaluarėn sigurisht se krijon terrenin e pėrshtatshėm pėr pėrsėritjen e saj. Qėndrimi i Serbisė pėr veprimet e saj nė tė kaluarėn, ėshtė vetė kushti dhe mundėsia e planeve tė kėtilla, tė bėra edhe publike, pėr tė ardhmen. Me javė e muaj tė tėrė, negociohej dhe vazhdon tė negociohet mbi Kosovėn me armikun e hapur tė popullit tė saj. Temė e negociatave ishin rregullimi i brendshėm territorial dhe admimistrativ i Kosovės, objektet fetare tė Kosovės qė kanė vlera tė paēmueshme kulturore e historike pėr Kosovėn, dhe negociohej pėr ekonominė e Kosovės, qė nėnkupton pasuritė dhe kapacitetet e saj prodhuese. Ēėshtja e minoriteteve mbeti temė vetėm nė kuadėr tė monologut qesharak e pėrplot gjepura tė Veton Surroit, duke qenė se Serbia nuk lejoi qė serbėt tė konsiderohen minoritet: Kosova nuk ėshtė shtet dhe Serbia nuk do qė ajo tė bėhet shtet. Fillimisht thuhej se nuk do tė negociohet pėr statusin e Kosovės duke pretenduar kėsisoj se ēėshtjet pėr tė cilat negociohej ishin vetėm teknike pėr nga natyra dhe rrjedhimisht jo aq tė rėndėsishme. Territori i Kosovės, trashėgimia kulturore dhe ekonomia e saj, nga kėta negociator kosovar, nganjėherė me padituri e shpeshherė me moskokėēarje, trajtoheshin si ēėshtje tė dorės sė tretė. Ajo qė nė fakt ishte vetė pėrmbajtja e statusit tė Kosovės quhej ēėshtje jostatusore dhe madje afirmohej si negacion i statusit. Natyrisht, qė asisoj tė bėhej e durueshme pėr naivėt jo tė paktė nė mesin e popullit tonė. Ky negocim pėr Kosovėn, dhe ky negocim me armikun e saj, pa dyshim se po e dėmtonte rėndė Kosovėn ndėrkaq ardhmėria e saj po rrezikohej tejmase. Keqinterpretimet sistematikisht e mashtronin popullin nė kurriz tė tė cilit politikanėt ia ngritnin vetes pozitat e i shtonin privilegjet e tyre. Decentralizimi e ‘eksterritorialiteti’, pėr dallim se si vijojnė tė flasin pėr to, ishin e janė edhe mė tė rėndėsishme sesa vetė statusi, nė kuptimin formal tė tij, e pėr tė cilin kinse nuk po flasin. Mirėpo, edhe formalisht, folėn me Serbinė edhe pėr statusin (gjithnjė formal) tė Kosovės nė takimin e ‘elefantėve’ tė 24 korrikut tė vitit 2006. Nė atė takim, kėta politikanė negociator kujdeseshin qė sa mė shumė ta pėrmendnin pavarėsinė pasi qė ajo edhe ashtu mund tė ekzistonte vetėm nė retorikėn e tyre sa tė mėrzitshme aq edhe tė parėndėsishme, mirėpo njėkohėsisht duke llogaritur edhe nė besimin e verbėr tė shumė votuesve tė tyre tė cilėt si gjithmonė i pacifikojnė pėrmes premtimeve tė rrejshme. Atėherė kur duket se qytetarėt megjithatė nuk i ka lėnė kujtesa dhe e tėra u shfaqet si njė déją vu, politikanėt nisin tė llomotisin pėr atė se si pavarėsia nė kėtė proces negociator aktual ėshtė e pashmangshme dhe se shqetėsimet e kujtdoqoftė janė tė paarsyeshme. Nė emėr tė kėsaj ata i arsyetojnė lėshimet qė i bėjnė – ato na qenkan tė parėndėsishme meqė pavarėsinė s’ka kush e ndalė! Rrjedhimisht, del se kėta negociator kosovar janė aq tė aftė saqė po e mashtrojnė Serbinė duke negociuar me tė, meqenėse rezultati i negociatave do tė jetė mu ai qė Serbia po e lufton – shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės! As edhe vetėm artikulimi i kėsaj teze tė tyre nuk arrin tė mbarojė mirė pėr shkak tė paradoksit qė menjėherė i shfaqet. Nėse pavarėsia na qenka e sigurtė me kėtė rrugė e nė fundin e afėrt tė saj, atėherė pse lėshojnė pe pėr ēėshtjet ‘teknike’?! Nėse e pranojmė kėtė logjikė tė tyre, le ta presim edhe pak pavarėsinė e cila veēsa nuk na paska ardhur duke mos bėrė fare lėshime ndėrkohė! Nėse si pasojė e kėtij determinizmi tė pavarėsisė, na qenka krejt njėjtė ku do tė jenė kufijtė e komunave tė reja serbe dhe tė zonave tė veēanta pėrreth kishave e manastireve ortodokse, nėse s’paska farė rėndėsie se sa do tė jetė numri dhe kompetencat e tyre, atėherė le tė mos ngjanė ato fare, le t’i lėmė kėto ēėshtje – burimi i tė cilave ndodhet nė Beograd – pėr periudhėn e pas disa muajve atėherė kur Kosova do tė jetė sovrane! Mirėpo, jo. Decentralizimi i kėtillė ēfarė po sajohet, nuk ėshtė fare i mundur pas Kosovės sovrane. Vetėm nė njė Kosovė pa sovranitet ai ka gjasa. Ai u nis dhe po ec meqė Kosovėn e kanė ndalur. Ai u nis dhe po ecė nė mėnyrė qė Kosova tė mos mundet tė ecė. Duke u futur thellė e gjerė Serbia nė Kosovė, Kosova nuk del dhe nuk ēlirohet nga Serbia por gllabėrohet prej saj. Kosova sovrane dhe e pavarur ėshtė pamundėsia e decentralizimeve tė kėtilla qė e copėtojnė Kosovėn dhe ia dhurojnė atė Serbisė. Kosova josovrane dhe e varur ėshtė vetė shansi i kėtyre decentralizimeve fatale.

    Negociatorėt kosovar, nė tė vėrtetė, nuk po e mashtrojnė Serbinė por popullin. Koncesionet e pafalshme nė emėr tė pavarėsisė sė pashmangshme do ta bėjnė pavarėsinė tė pamundur. E, rruga drejt lirisė sė Kosovės ėshtė e kundėrt: ajo e lufton dhe ndal decentralizimin dhe ‘eksterritorialitetin’ e kėtillė. Pikėrisht Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė ajo lėvizje politike autentike e cila e ka kuptuar dhe e mishėron kėtė rrugė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #85
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Paniku
    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 14 September 2006

    Nė fjalimin e tij javor mė 31 korrik 2006, Agim Ēeku iu sugjeroi qytetarėve qė tė ruhen shumė nga iluzionet. Agim Ēeku tha se “Iluzionet krijojnė mite dhe mitet janė akte tė pakonsumuara, por potencialisht tė afta tė prodhojnė destabilitet, meqė krijojnė psikozė tė nervozizmit dhe padurimit”. Pėrveēqė kėtė leksion gati psikoanalitik duket qartė qė Agim Ēekut ia kanė pėrkthyer para se t’ia dorėzojnė qė ai ta lexojė nė radio, nė fakt, dihet qė askush asnjėherė nuk ka prodhuar mė shumė iluzione sesa vetė qeveritė e pasluftės nė Kosovė. E gjithė kjo pėr ta mashtruar popullin, pėr ta amortizuar pakėnaqėsinė e tij dhe asisoj politikanėt kosovar t’ia vazhdojnė jetėn vetes sė tyre. Sidoqoftė, inflacioni i iluzioneve sigurisht se do ta rriste pamasė shokun e qytetarėve pas tretjes sė tyre pėr shkak tė pasojave nė rritje tė procesit aktual zyrtar. Andaj, bėhen kėso intervenime tė kohė pas kohshme qė megjithatė sadopak tė vetėdijėsohet populli dhe tė pėrgatitet ai pėr tė kėqijat qė do tė ngjajnė natyrisht me qėllim qė tė mos shpėrthejė revolta. Mirėpo tash, kur dėmet e negociatave me Serbinė janė gjithnjė e mė tė dukshme dhe gjithnjė e mė tė prekshme, politikanėt negociator nuk kanė mė nevojė ta pėrgatisin popullin pėr atė qė do tė ndodhė si rezultat i koncesioneve tė pafalshme dhe tė vazhdueshme kosovare si nė Vjenė po ashtu edhe nė Prishtinė, gjithmonė nė favor tė Serbisė. Populli pėrherė e mė shumė po e kupton se Kosova nuk do tė jetė e pavarur e me sovranitet dhe se decentralizimi nė tė vėrtetė do ta bosnjezojė atė. Infuzionet shtesė tė iluzioneve po sosen, pasojat po rriten dhe tash po hyjmė nė njė fazė kur negociatorėt japin shenjat e tyre tė para se i ka kapur paniku. Jo tė gjithė janė sikletisur e pėrpėliten njėsoj vetėm se ēdonjėri prej tyre veēse veten e tij ka hall.

    Gjatė muajit tė fundit nėpėr mediat e shkruara dhe ato elektronike kemi dėgjuar se si Bajram Rexhepi po rrėfehet. Ai tash na shfaqet si njė engjėll i paditur i cili kinse nuk e ka pasur tė qartė se ēfarė nė tė vėrtetė po bėnte e nuk po bėnte, se ēfarė po bėhej e po ngjante me Mitrovicėn dhe rreth saj. Sipas Bajram Rexhepit, mėkati i vetėm i tij na paska qenė besimi i tij i tepruar nė ndėrkombėtarėt! Nė mėnyrė qė tė mos gjykohet, ai kalon nė ofansivė: gjykon veten nė njė rrafsh nga i cili pėrpiqet ta ndėrtojė shfajėsimin. Ai nė kėto intervista e fabrikon veten si njė shembull sokratik: tė kėqijat qė na i paskan ardhur Mitrovicės kanė pėr burim mirėsinė naive dhe injorancėn e Bajram Rexhepit. Njėmend nuk ėshtė i preferueshėm ēfarėdo argumentimi i bazuar nė inteligjencėn dhe kreativitetin e Bajram Rexhepit, mirėpo ai e dinte mirė se ēfarė po ngjante dhe pikėrisht tė qenit i dėgjueshėm i shpėrblehej me avansim nė poste politike. Pasi qė asgjė s’bėri pėr Mitrovicėn, e shpėrblyen duke e bėrė kryeministėr. Si kryetar i Komunės sė Mitrovicės e kishte toleruar ndarjen e qytetit dhe rrjedhimisht tė veriut nė qershor tė vitit 1999, gjithashtu edhe dėbimin dhe pastrimin etnik tė shqiptarėve nė shkurt tė vitit 2000 si dhe kishte kontribuar nė ndaljen e marshit masiv paqėsor tė qytetarėve shqiptarė qė rezultoi si reagim. Nė konsistencė me kėtė, ai doli t’i ndalte protestuesit edhe mė 17 e 18 mars 2004. Dhe, tash sė voni nė njė tjetėr intervistė Bajram Rexhepi nė pyetjen se cili do tė jetė statusi i Kosovės tha: ‘Dihet. Do tė jetė i imponuar.’! Pa shqetėsim thoshte se zgjidhja do tė imponohet. Zgjidhja qė imponohet ėshtė e tillė nėse ka rezistencė ndaj imponimit. Te rezistenca qė s’ėshtė s’ka imponim pastaj. Mbase ky edhe ėshtė roli i negociatorėve kosovar: tė miratojnė imponimet tė cilat si rrjedhim s’janė mė tė tilla. Shėrbėtor i pėrkulur me devotshmėri dhe zellshėm i nėnshtrueshėm, Bajram Rexhepi nė panik e sipėr e aktron pafajėsinė e vetes qė tė vazhdojė tė jetė i pėrdorshėm. Sepse, pėr ta shfrytėzuar nga lart qė ky tė ngjitet edhe ca mė lart, ai duhet tė jetė i falur dhe i durueshėm nga populli. Zaten, rrėfimi ka tė bėjė me faljen qė mendohet ta pasojė atė.

    Edhe negociatorėt e tjerė kosovar janė nė panik. Por kėtu do tė ndalem shkurtimisht edhe nė dy raste tė tjera qė gjasojnė ndėrmjet vete. Lutfi Haziri dhe Astrit Haraqija. Lutfi Haziri ėshtė vegėl e agjendės politike qė na e mban decentralizimin si prioritet dhe nga del qė kosovarėve u mungon mirėqenia dhe perspektiva meqė nuk paska mjaft komuna serbe! Decentralizimi duke bėrė ndarje etnike dhe territoriale pėrbrenda Kosovės pashmangshėm do tė sjellė deri te luftėrat dhe gjakderdhjet e reja. Nuk do tė jenė tė rrezikuara pakicat demografike joshqiptare por pikėrisht shqiptarėt tė cilėt do tė mbesin pakicė nėpėr komunat e reja serbe tė cilat po i pranon Lutfi Haziri. Shqiptarėve nėpėr komunat e reja serbe u kėrcėnohet skenari i veriut tė Mitrovicės nė natėn ndėrmjet 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000. Me kėtė rast unė nuk e frikėsoj askė siē mė akuzon (gjithnjė nė panik e sipėr) Lutfi Haziri, por tregoj se sa i frikshėm ėshtė decentralizimi. Kėtė e ka pohuar para mė shumė se njė viti edhe Daniel Serwer, nėnkryetar dhe drejtor pėr operacione tė Paqes dhe Stabilitetit nė Institutin pėr Paqe tė SHBA-sė, nė dėshminė e tij para Komitetit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan, botuar edhe nė gazetėn Koha Ditore mė 20 maj 2005. Ja njė pjesė e kėsaj dėshmie me rėndėsi tė veēantė: “Ndėrkombėtarėt duket se po pėrgatiten ta pranojnė njė zgjidhje nė tė cilėn komunitetet e serbėve te Kosovės e qeverisin veten, tė udhėheqin shkollat dhe sistemin e tyre shėndetėsor, dhe tė zgjedhin policėt e vet, pa ndonjė referencė me Prishtinėn. Shumė ndėrkombėtarė, presin qė shumica e serbėve, herėt a vonė, do tė pėrfundojnė tė pėrqendruar nė shumė pak rajone nė Kosovė, ku ata do tė jetojnė de facto si qytetarė tė Serbisė nė territor tė Serbisė. Kjo po quhet “decentralizim” me gjuhėn e OKB-sė, por kėtu nė Kongresin e SHBA-sė ne do tė duhej tė jemi mė tė drejtpėrdrejtė: kjo ėshtė ndarje etnoterritoriale, segregacion ose apartheid nė vende tė ndryshme dhe kohė tė ndryshme, me “kontrollin lokal” serb si njė eufemizėm pėr kontrollin e Beogradit. Ėshtė njė hap mė pak se sa ndarja qė ndėrkombėtaret thonė se nuk e duan. Mė duhet tė pyes veten nėse do tė ishte mė mirė tė lejohet ndarja nė njė tavolinė negociimi – qė do tė pranohet ose refuzohet nė bazė tė meritave – se sa tė refuzohet ajo me fjalė e tė lejohet nė vepra. Marrėveshja e Daytonit provoi njė sistem “decentralizimi” prej dy entiteteve nė Bosnjė. Eksperimenti dėshtoi, dhe ne i kemi shpenzuar dhjetė vjetėt e kaluar,duke u pėrpjekur me ēmim tė lartė qė tė ndėrtojmė qeveri qendrore dhe t’i japim fund qeverisjes sė ndarė tė serbėve, kroatėve dhe boshnjakėve. Pėr t’iu shmangur pėrsėritjes sė asaj pėrvoje, komunat veriore tė Kosovės duhet tė vihen nėn administrimin ndėrkombėtar gjatė regjimit tė sovranitetit tė limituar tė Kosovės ose deri sa nuk gjendet njė zgjidhje. Shumė serbė dhe shqiptarė kanė pak shpresė se mund te jetojnė bashkė, por ne nuk duhet ta mashtrojmė veten: decentralizimi pėrgjatė vijave etnike lehtė mund tė rrėshqasė nė ndarje. Herėt a vonė, linjat e vizatuara brenda Kosovės ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve mund te bėhen kufij, ose linja frontesh pėr luftėn e ardhshme.” Pra, shumė mė tepėr brengoset pėr Kosovėn dhe analizon drejt Daniel Serwer sesa Lutfi Haziri.

    Njėjtė, edhe Astrit Haraqija ėshtė nė panik. Ai bėn agjitacion kundėr Lėvizjes sonė dhe shpif siē kishte qenė rasti nė njė bisedė qė kishte pasur pėr Radio Dukagjinin. Unė nuk e kam dėgjuar kėtė intervistė tė tij. Mbase edhe sikur ta kisha dėgjuar nuk do ta kisha dėgjuar. Astrit Haraqija ėshtė ofendim pėr inteligjencėn e secilit dėgjues dhe ai e ka tė pamundur t’ia mbajė njeriut vėmendjen zgjuar pėrveē nėse nuk bėhet fjalė pėr ndonjė studim objekt i sė cilės ėshtė ai. Astrit Haraqija, e mė pas edhe Ylber Hysa, kanė pranuar qė kishat ortodokse nė Kosovė tė quhen serbe. Pra, ata ia dhuruan Serbisė vlerat kulturore dhe historike tė Kosovės dhe tashmė kanė pranuar edhe vendosjen e zonave kinse mbrojtėse qindrahektarėshe pėrreth 39 kishave e manastireve ortodokse qė do tė serbizohen duke krijuar kėshtu edhe njė mit tė ri serb pėr Kosovėn. Uzurpimi i tokės qė bėhet nga zonat e veēanta paraqet tė keqen mė tė vogėl. Tė keqen e madhe me pasoja edhe mė afatgjate se decentralizimi kėto zona e bėjnė meqė uzurpojnė dhe stėrkeqin kulturėn dhe historinė e Kosovės me qėllim tė delegjitimimit tė autoktonėsisė sė shqiptarėve dhe mė pas tė paraqitjes sė tyre si ardhacakė. Pas ‘eksterritorialitetit’ tė objekteve kulturore, Serbia do tė thotė se xhamitė janė tė turqve, kishat e manastiret ortodokse janė tė serbėve ndėrkohė qė nuk ka objekte fetare e kulturore tė shqiptarėve duke qenė se ata as qė ishin nė kėto troje! Do tė thonė se nė rastin mė tė mirė, shqiptarėt nė Kosovė kanė ardhur pas tė ashtuquajturės dyndje tė madhe serbe tė prirė nga prifti Ēarnojeviq nė fund tė shekullit XVII! Pra, kėsisoj ata po e pėrgatisin motivin edhe pėr agresionin e ri serb mbi Kosovėn qė synon t’i dėbojė edhe njėherė dhunshėm shqiptarėt nė njė moment tė volitshėm pėr Serbinė nė tė ardhmen.

    Luftėrat nė Kosovė pėrgjatė shekullit XX ishin luftėra tė popullit tė shtypur shqiptar tė Kosovės dhe jo vetėm tė tij, kundėr Serbisė qė ushtronte gjenocid e terror. Decentralizimi pėrfundimisht po e shndėrron luftėn e tillė nė konflikt etnik shqiptaro-serb ndėrkaq ‘ekterritorialiteti’ i trashėgimisė kulturore po e shpien edhe njė hap mė tutje: po e pėrgatit fuqishėm terrenin pėr konflikt fetar i cili asnjėherė s’ishte karakteristikė e kryengritjeve dhe rezistencave tė shqiptarėve nėpėr shekuj. Nė shumė aspekte, kėsisoj, Kosova po e pėrsėrit historinė e Irlandės sė Veriut. Winston Churchill, sigurisht pa e kursyer cinizmin e tij sa zbavitės aq edhe disi tė pėshtirė, me njė rast pat thėnė se nė qoftė se doni qė njė konflikt tė mos pėrfundojė kurrė atėherė zhvendoseni atė nė terrenin fetar. Pėrderisa decentralizimi e tjetėrson konfliktin, ‘eksterritorialiteti’ e pėrjetėson atė. Kėta negociatorė kosovar, Koshtunicės po ia plotėsojnė ėndrrėn pėr Kosovėn si Jerusalem serb, pėr shndėrrimin e Kosovės nė fushėbetejė tė amshueshme nė tė cilėn, pėr mė keq se kaq, kėrkesa mitike dhe hegjemoniste serbe fiton legjitimitet.

    Pėr tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera, tė tre kėta dhe shumė tė tjerė si kėta, herėdokur duhet tė japin llogari dhe tė pėrgjigjen.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #86
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    (VETĖ)MASHTRIMET
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 20 September 2006


    Kėrkesat e ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtar pėr mė shumė fleksibilitet tė negociatorėve kosovar janė realisht transfer nė Prishtinė i kėrkesave tė Beogradit. Aspak e ēuditshme pėr ata qė e kuptojnė drejt konceptin e negociatave. Ndėrmjetėsit, sipas pėrkufizimit, mu kėtė punė e bėjnė: kėrkesat e njėrės palė ia paraqesin tjetrės sė cilės i kėrkojnė fleksibilitet. Ka mundėsi qė mė shumė kėrkesa edhe mund tė ketė nga ata qė janė mė tė dobėt, por ndėrmjetėsuesit pikėrisht prej tyre do tė kėrkojnė mė shumė koncesione. Kompromisi gjithmonė anon kah mė i forti. Mirėpo, i dobėti ėshtė posaēėrisht i tillė atėherė kur tė dobėt e mendon veten dhe sidomos kur negocion pėr atė qė s’negociohet – lirinė e tij, veten e tij. Mu kėtė po e bėn i ashtuquajturi Grup Negociator nė emėr tė Kosovės. Dhe, jo vetėm kaq. Si nė kuptimin cilėsor po ashtu edhe nė atė sasior negociatorėt kosovar janė treguar shumė fleksibėl. Koncesionet e tyre tė hatashme dhe tė pafalshme nė ēėshtjen e decentralizimit dhe zonave tė veēanta ‘mbrojtėse’ rreth trashėgimisė kulturore i kanė tejkaluar edhe parashikimet e vetė Serbisė. Nė negociatat e Vjenės, Serbia kėrkonte 40 e mė pas 42 zona tė veēanta pasi qė ajo paraprakisht kishte identifikuar 21 monumente tė kulturės nė Kosovė qė i quante me rėndėsi strategjike. (‘Strategjik’ ėshtė term ushtarak!) Nė takimin e fundit nė Vjenė, Serbia i fitoi 39 ‘eksterritorialitete’ dhuratė nga GN! Dhe, pėr dallim nga kėta ‘negociatorė’, saktėsisht e kundėrta mund tė thuhet pėr Serbinė sa i pėrket sovranitetit pėr Kosovėn. Ajo asnjėherė nuk ka dhėnė as indikacionin mė tė vogėl se pėr ēėshtjen e pavarėsisė e sovranitetit tė Kosovės do tė bėjė lėshime. Pėrkundrazi. Ende pa u folur (sė paku zyrtarisht) pėr sovranitetin, pa dyshim edhe si rezultat i presionit e ofensivės sė Serbisė, sovraniteti pėr Kosovėn tashmė ėshtė pamundėsuar nėpėrmjet zotimeve tė misionit tė BE-sė pėr angazhimet e tij passtatusore e qė parashohin kontrollin e BE-sė nė Kosovė mbi policinė, gjyqėsinė, ekonominė, mbrojtjen. Serbia nuk ishte e gatshme pėr koncesione as mė parė. Tash, koncesionet e politikanėve negociator nga Kosova veēsa e kanė pėrforcuar Serbinė nė qėndrimet dhe planet e saj. Negociatorėt kosovar i interpretojnė negociatat si njė e keqe e domosdoshme drejt pavarėsisė kurse ato nė fakt janė bėrė ashtu siē ishin ngaherė: vetė pamundėsimi i pavarėsisė dhe sovranitetit pėr Kosovėn. Kur nuk bėhet mė mirė, atėherė bėhet mė keq. Kosovės po i uzurpohet kultura e po i copėtohet territori. Nga kjo agjendė politike qė na e mban decentralizimin dhe ‘eksterritorialitetin’ e kishave e manastireve ortodokse si prioritet po del qė kosovarėve u mungon mirėqenia dhe perspektiva meqė nuk paska mjaft komuna serbe dhe zona tė veēanta pėrreth objekteve ortodokse qė do t’i serbizonin ato! Duke bashkėpunuar me Ahtisaarin, decentralizimi dhe ’eksterritorialiteti’ dolėn prioritete dhe Kosova po ndahet e tjetėrsohet. Pse bashkėpunimi i mėtutjeshėm me Ahtisaarin do tė sillte pavarėsinė atėherė kur statusi tė jetė bėrė e vetmja ēėshtje?! Naiviteti kosovar jo vetėm politik nuk mbaron kėtu. Kohė mė parė, porsa Serbia e akuzoi Ahtisaarin me pretekstin se ai e paska akuzuar popullin serb dhe rrjedhimisht na qenka i njėanshėm, mediat dhe politikanėt kosovar u ngutėn ta lavdėrojnė Ahtisaarin. Sigurisht se e tėra ishte vetėm njė lojė e Serbisė pėr ta ngritur pazarin, ashtu siē edhe doli tė ishte nė fund.

    Panumėr herė kemi dėgjuar negociatorėt kosovar duke pohuar se si nuk po negociojnė me Serbinė. Kjo ėshtė e vėrtetė nė kuptimin qė Serbia nuk po negocion me palėn kosovare, meqė ajo s’ėshtė fare palė, por po negocion me faktorėt ndėrkombėtar pėrfshirė kėtu UNMIK-un qė sundon me Kosovėn, pėrkatėsisht me trevat e banuara me shqiptarė nė Kosovė. Institucionet e Vetėqeverisjes nė Kosovė vetėm nė emėtimin e tyre janė tė tilla – institucione. Ministritė nė Qeverinė e Kosovės dhe shtimi i tyre, nuk paraqesin dėshmi dhe rritje tė vetėqeverisjes por tė administratės burokratike vendore qė i bėhet suplement asaj ndėrkombėtare nė mėnyrė qė kjo e fundit tė sundojė mė lehtė e mė gjatė me Kosovėn. Kėto kinseinstitucione janė shprehje e hegjemonisė sė pushtetit anti-demokratik dhe tė padrejtė tė UNMIK-ut. Ato kryesohen nga lajkatarė dhe fundėrrina tė pashembullta nė historinė tonė. Nė veēanti, negociatorėt kosovar janė tė nėnshtruar dhe paimagjinueshėm tė nėnshtrueshėm. Pėr hir tė pozitave e privilegjeve: pėr t’i avansuar ato ose edhe vetėm pėr t’i ruajtur ato. Megjithatė, ka edhe njė tjetėr shkak pėr servilitetin e sė paku njė pjese tė tyre. Politikanėt negociator tė Kosovės janė servilė ndaj faktorėve ndėrkombėtar edhe duke besuar se asisoj do tė shpėrblehet Kosova. Negociatorėt kosovar besojnė se faktorėt ndėrkombėtar do t’ia imponojnė Beogradit njė zgjidhje pėr Kosovėn dhe se ky imponim do tė jetė shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės. Lajthitja e tyre ėshtė e trefishtė: Serbisė nuk do t’ia imponojnė njė zgjidhje pėr Kosovėn, aq mė pak do t’ia imponojnė pavarėsinė, dhe sė treti, serviliteti kurrsesi nuk sjell si shpėrblim pavarėsinė e Kosovės. Nė fakt, si rezultat i Vjenės eventualisht vetė negociatorėt mund tė shpėrblehen nė kurriz tė Kosovės por jo edhe Kosova. Nominalisht sovranitetin mbi Kosovėn e ka Serbia dhe kėta faktorė ndėrkombėtar nuk do t’ia marrin Serbisė atė me dhunė e t’ia japin pastaj Kosovės. Kėtė mund ta bėjmė vetėm ne – populli i Kosovės. Nuk tė jep kush sovranitet. Sovran bėhesh. E pat nisur kėtė punė UĒK-ja por ajo e la nė gjysmė. Ndėrsa tash, pėr mė keq se kaq, shumica nga i ashtuquajturi Grup Negociator i Kosovės duket sheshit se mendojnė qė ende ėshtė koha e Rambujesė. Ata duan t’iu pėlqejnė faktorėve ndėrkombėtar, tė rėndėsishėm e tė parėndėsishėm qofshin ata, duan qė tė duken konstruktiv dhe pozitiv para tyre, tė buzėqeshur dhe shend e verė, duke besuar se ata faktorė ndėrkombėtar do ta njohin pavarėsinė e Kosovės pavarėsisht prej Serbisė, pėr t’ia imponuar mė pas edhe vetė asaj shtetin e pavarur e sovran tė Kosovės! Milosheviqi e pat refuzuar dokumentin e Rambujesė qė parashihte autonomi pėr Kosovėn pasi qė ai realisht nuk pranonte as autonomi pėr Kosovėn. Zaten, pikėrisht ai nė vitin 1989 e kishte suprimuar atė autonomi tė brishtė tė Kushtetutės sė vitit 1974. Sot, Serbia e pranon autonominė pėr Kosovėn. Sot, Serbia konsiderohet demokratike mu prej atyre faktorėve ndėrkombėtar qė e nisėn fushatėn e bombardimeve tė NATO-s dhe ishin bartėse tė asaj fushate. Sot, faktorėt kryesor ndėrkombėtar nuk do ta bombardojnė mė Serbinė pavarėsisht prej qėndrimeve tė saj pėr Kosovėn. Pėr shtrėngesat e tjera ndėrkombėtare, qė edhe ashtu kanė pak gjasa tė ngjajnė nė njė tė ardhme tė afėrt, Serbia publikisht tha se nuk brengoset. Kėtė e shpėrfaqi hapur Koshtunica kur deklaroi se pėr integrimin e Serbisė nė Bashkimin Evropian nuk ėshtė i gatshėm qė ta paguajė me ēmimin e pavarėsisė sė Kosovės. Koshtunica e do Kosovėn mė shumė se Bashkimin Evropian. Ne duhet ta duam Kosovėn mė shumė se Koshtunica dhe kushdo tjetėr. Pėr ēfarėdo ēmimi. Nuk ka zgjidhje tjetėr. Ndėrkaq, politikanėt qė e negociojnė Kosovėn me Serbinė janė veēse shembulli se ēfarė nuk duhet bėrė. Jo vetėm pėr brezin tonė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #87
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dėbimi i pestė?
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 27 September 2006



    Serbia, nėpėrmjet strukturave tė saja administrative e militariste nė Kosovė, e kontrollon 1/4 e territorit tė Kosovės. UNMIK-u dhe KFOR-i pėr shtatė vjet me radhė e lejuan njė situatė tė tillė e cila me kalimin e kohės veēsa u pėrforcua. Institucionet zyrtare tė Serbisė u (ri)themeluan nė Kosovėn e pasluftės gjithandej nėpėr enklava dhe funksionuan lirshėm. UNMIK-u e arsyetonte mosintervenimin e vet ndaj tyre me gjendjen e rėndė tė pakicės serbe por nė fakt ishte Serbia ajo qė tolerohej. E gjithė kjo pėr shkak tė Rezolutės 1244 e cila Serbisė – qė mė pas u njoh si trashėgimtare e Jugosllavisė – ia pranon sovranitetin mbi Kosovėn.

    Pjesa mė e madhe e territorit tė Kosovės nėn sundim tė Serbisė, ndodhet nė veri tė lumit Ibėr. Distanca rrugore Prishtinė-Mitrovicė ėshtė 38 km ndėrsa ajo Mitrovicė-Koshuticė ėshtė 59 km! Koshutica ėshtė fshati nė pikėn kufitare veriore tė Albanikut (ish Leposaviqit) me Serbinė. Veriu i Kosovės ka vazhdimėsi tė plotė territoriale me Serbinė. Kufiri atje mė parė e konfirmon dhe dėshmon kėtė vazhdimėsi sesa qė shenjon ndonjė ndarje. Ndarja ėshtė diku tjetėr – te ura mbi lumin Ibėr e cila qytetin dikur mė tė zhvilluar e tė pasur tė Kosovės e ka shndėrruar nė qytetin mė tė varfėr e tė pazhvilluar tė cilit i ėshtė zvogėluar edhe popullėsia. Pėr tė qenė mė i saktė, ėshtė zvogėluar vetėm popullėsia shqiptare e qytetit tė Mitrovicės: ajo ėshtė dėbuar nga veriu i qytetit por janė tė shumtė edhe ata qė ishin nė jug e mė pas kanė emigruar gjetiu nėpėr Kosovė apo botė.

    Sado qė e kontrollon veriun e Kosovės, Serbia nuk po i dėbon edhe afėr 4.000 shqiptarė tė mbetur nė veri dhe po ashtu nuk po intėrvenon ushtarakisht qė pėrfundimisht ta marrė plotėsisht veriun e Kosovės. Sigurisht se gjendja atje ėshtė e tensionuar prej se ėshtė ndarė qyteti mirėpo ajo megjithatė nuk po shpėrthen. A thua pse? Sė pari, shqiptarėt e Kosovės janė defaktorizuar dhe demilitarizuar dhe politika e tyre ka mbetur pa forcėn e nevojshme pėr tė ndryshuar gjėrat dhe korrigjuar padrejtėsitė. Dhe, sė dyti, Serbia nuk ėshtė e interesuar qė nė kėtė fazė tė ndėrhyjė dhe t’i dėbojė shqiptarėt pasi qė aty tashmė e ka kryer spastrimin etnik nė shkurt tė vitit 2000, atėherė kur u dėbuan 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 banorė, dhe tani shqiptarėt atje kanė mbetur pakicė. Serbia bile tash lavdėrohet se si Mitrovica na qenka qytet multietnik – kjo tregon se si e mendon multietnicitetin Serbia: vendbanime me shumicė serbe ku shqiptarėt ose janė pakicė ose bėhen tė tillė. Njėkohėsisht, pėr dallim prej Milosheviqit dhe regjimit tė tij, Koshtunica, Tadiqi e Drashkoviqi, duan qė po ato plane ekspansioniste tė Serbisė t’i realizojnė duke mos u konfrontuar me faktorėt ndėrkombėtar, e madje edhe duke marrur pėlqimin e tyre. Ndihmė Serbisė po i dalin edhe negociatorėt kosovar tė cilėt po shėrbejnė si mekanizėm legjitimues i gjendjes ekzistuese nė terren mirėpo edhe i situatave tė reja qė vijnė si pasojė e decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’. Mbi tė gjitha, ka njė tjetėr arsye pse Serbia nuk rrėmben pėrfundimisht veriun e Kosovės. Nė qoftė se forcat e Serbisė do ta shkėpusnin veriun, atėherė veriu do tė problematizohej, enklavave nė brendi tė Kosovės do t’iu vėshtirėsohej pozita ndėrsa shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė ngriteshin menjėherė. Andaj, pėr t’i parandaluar kėto, Serbia do qė paraprakisht t’i fuqizojė, zyrtarizojė dhe ndėrlidhė enklavat nė Anamoravė dhe nė pjesėn qendrore tė Kosovės duke i enklavizuar kėsisoj vendbanimet e shqiptarėve si nė Anamoravė po ashtu edhe ato nė Preshevė e Bujanoc. Njė gjė e tillė do ta fundoste ēfarėdo paralelizmi ndėrmjet veriut tė Kosovės dhe Luginės sė Preshevės. Njėmend e tmerrshme: nė vend se tė themi qė Lugina e Preshevės nuk krahasohet me veriun e Kosovės sepse kjo e dyta paraqet njė sajesė kriminale qė ėshtė rezultat i spastrimit etnik tė shqiptarėve para vetėm gjashtė vjetėve, do tė ndodhemi nė situatėn kur Serbia do tė thotė qė kėto tė dyja s’krahasohen meqenėse ajo jo vetėm se i kontrollon ato por edhe pėr faktin qė Lugina e Preshevės nuk ka mė vazhdimėsi territoriale me trevat e banuara me shumicė shqiptare nė Kosovė! Jo vetėm kaq. Serbia planifikon qė njėherė ta zgjerojė veriun e Kosovės nė drejtim tė veriperėndimit tė Kosovės me komunat e reja tė Bajės, Osojanit, Binēės e Gorazhdecit me ē’rast ajo do tė pėrvetėsonte edhe malin Mokna me rėndėsi tė posaēme strategjike e ushtarake. Pra, Serbia nuk do qė tani ta shkėpusė pėrfundimisht veriun e Kosovės nga Kosova meqė nuk mjaftohet me veriun. Njė akt tė tillė Serbia do ta ndėrmarrė vetėm atėherė kur tė jetė e bindur se veriu ėshtė maksimumi qė mund tė pėrfitojnė nga Kosova. Tash pėr tash, ky nuk ėshtė aspak rasti duke iu falenderuar Rezolutės 1244, UNMIK-ut dhe negociatorėve kosovar. Prandaj veriu i Kosovės ėshtė i qetė. Prandaj para disa muajve me kėrkesė tė Serbisė kanė shkuar qindra trupa ndėrkombėtare nė veri pėr ta ruajtur ‘paqen’ atje. Nė veri, Serbisė i duhej vetėm njė gjė – komuna e veriut tė Mitrovicės pėr ta ndėrlidhur mandej institucionalisht me Zveēanin. Pikėrisht kėtė e fitoi peshqesh nga Bajram Rexhepi dhe negociatorėt e tjerė kosovar. Nė kėtė moment, tė synonte mė shumė se kaq nė veriun e Kosovės do tė paraqiste gabim nė hapa pėr Serbinė. Serbia nuk do qė tė bėjė gabim nė hapa. E, politikanėt negociator tė Kosovės s’bėjnė dot asnjė ēap. Ata tashmė janė tė rrėzuar nė raport me Serbinė. Vetėm neve nė Kosovė na duken se janė nė kėmbė.

    Nėse Serbia arrin qė t’i realizojė kėto plane nė dy-tri vjetėt e ardhshme duke u pėrforcuar e etabluar pėrfundimisht nė veriperėndim, lindje e nė pjesėn qendrore tė Kosovės, vetėm atėherė ajo do tė kalojė nė hapin e ardhshėm, atė tė agresionit tė hapur me qėllim tė dėbimit tė shqiptarėve prej andej. Janė katėr dėbime tė mėdha qė u janė bėrė shqiptarėve tė Kosovės nga Serbia: 1878, 1912-1914, 1951-1966 dhe 1998-1999. Decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ po e pėrgatisin terrenin pėr dėbimin e pestė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #88
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Koncesione tė njėanshme. Vendim i njėanshėm.
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 04 October 2006


    Shumė kohė para fillimit tė negociatave nė Vjenė, patėn filluar negociatat pėr decentralizimin e Kosovės. Para Vjenės, planet me shkronja ndėrroheshin sipas alfabetit. Pas Vjenės, ndėrroheshin numrat qė rriteshin tė formulave tė decentralizimit. Kėsisoj, pas planeve A, B dhe C tė decentralizimit pasuan formulat 3+1, 4+1 dhe 5+1. Planet e negociatave para negociatave ndiqnin rendin alfabetik meqė Serbia gjithmonė kėrkonte mė shumė territor pėr Graēanicėn dhe Parteshin gjithnjė duke u kujdesur qė shqiptarėt aty tė mbeteshin pakicė. Shqiptarėt iu nevojiteshin pėr tė thėnė ‘ja, komunat e reja janė multietnike!’ dhe sidomos iu nevojiteshin vendbanimet e shqiptarėve pėr t’i zgjeruar enklavat ekzistuese serbe drejt ndėrlidhjes territoriale tė tyre dhe njėkohėsisht pėr marrjen e pikave kodrinore e malore qė kanė rėndėsi tė veēantė strategjike e ushtarake. Me fillimin e negociatave nė Vjenė shenjimi me shkronja i planeve tė decentralizimit u zėvendėsua nga shenjimi me numra. Dhe, sėrish njėsoj, modeli 3+1 u bė 4+1 pėr t’u bėrė sė fundi 5+1, gjithnjė pėr shkak se Serbia kėrkonte edhe mė shumė territor dhe, pėr pasojė, vazhdimisht zgjeroheshin komunat serbe e rritej numri i tyre. Nė gusht tė vitit 2005, atėherė kur kinsepėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės e refuzuan Planin B tė decentralizimit, Lutfi Haziri pat deklaruar se kjo ėshtė shumė keq meqė tash decentralizimi do tė bėhet temė nė negociata me Serbinė! Pra, sipas Hazirit (i cili qysh atėherė, realisht, me Serbinė po negocionte) u bė keq qė refuzuan serbėt meqė tash do tė bėhet edhe mė keq: duhet tė rritet oferta e IPVQ-ve! Kur serbėt i refuzojnė ofertat e politikanėve kosovar, kėta tė fundit duhet t’iu ofrojnė atyre edhe mė shumė deri sa serbėt tė pajtohen. (Nė fakt, s’bėhet fjalė as pėr serbėt e as pėr kėrkesat e tyre, por vetėm pėr aspiratat hegjemoniste tė Serbisė qė nė Kosovė artikulohen pėrmes Ivanoviqave, Todoroviqit e Jakshiqit.) Edhe pas Vjenės vazhdon avazi i vjetėr, mirėpo, njėmend qė s’ka se si tė jetė ndryshe. Nėse pranon negociatat me Serbinė e cila ėshtė shtet dhe kontrollon 1/4 e territorit tė Kosovės, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė nėn sundimin e UNMIK-ut qė popullit vendas ia mohon vetėvendosjen, atėherė procesi negociator do tė jetė veēse seri e koncesioneve ndaj Serbisė dhe pėrpjekje pėr ta kėnaqur atė. Nuk mund tė angazhohesh pėr Kosovėn e aq mė pak t’i sjellėsh asaj ndonjė dobi nė njė proces i cili si parakusht tė ecurisė sė tij ka miratimin e Serbisė, d.m.th. ngopjen e saj. Nė negociata me Serbinė nuk ka pėrparim drejt marrėveshjes pėrveēse duke lėshuar pe ndaj kėrkesave tė Serbisė. Marrėveshje pėr decentralizim do tė ketė vetėm duke u rritur numri i komunave serbe dhe territori i tyre. Marrėveshje pėr ‘ruajtjen’ e trashėgimisė kulturore e qė nė tė vėrtetė paraqet ‘eksterritorialitet’ tė kishave e manastireve ortodokse mund tė ketė vetėm nėse rritet numri dhe sipėrfaqja e zonave ‘mbrojtėse’ nė drejtim tė pėrputhjes me kėrkesat e Serbisė. Andaj, vetėm negociatorėt kosovar bėjnė koncesione; nė Vjenė, koncesionet janė tė njėanshme. Ndėrkaq, Serbia, siē shihet por edhe dihet, nuk lėshon pe pėr asgjė. Thjesht, ajo s’ka nevojė tė lėshojė pe. Baza e kėtyre negociatave, Rezoluta 1244 – e cila asaj ia njeh sovranitetin mbi Kosovėn ndėrsa pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale, krijon situatėn nė tė cilėn Serbia jo vetėm qė dikton agjendėn e negociatave (decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’) por s’bėn fare koncesione lidhur me kėto. Zaten, edhe ashtu bėhet fjalė pėr trajtim vetėm tė kėrkesave tė Serbisė, ndėrsa kėrkesės verbale e deklarative tė negociatorėve kosovar pėr shtetin e pavarur e sovran tė Kosovės, Serbia tashmė i ėshtė pėrgjigjur nė Beograd e jo nė Vjenė. Ajo porsa miratoi kushtetutėn kinse tė re e cila e parasheh Kosovės si pjesė tė Serbisė. Qėndrimet ndėrkombėtare, tė pėrsėritura posaēėrisht kohėve tė fundit, se si nuk duhet tė ketė veprime unilaterale tė palėve ranė nė ujė. Apo, ndoshta ato i drejtoheshin vetėm Kosovės, kėtij Kuvendi tė gjymtė tė saj?! Pikėrisht kundėrshtimet e zbehta ndėrkombėtare qė e pasuan miratimin e kėsaj kushtetute tė Serbisė dėshmojnė se bėhet fjalė pėr kėtė rastin e dytė. Pra, ishte Kosova ajo qė urdhėrohej tė mos marrė vendime tė njėanshme e jo Serbia. Andaj, negociatorėt kosovar nė fakt nuk janė palė e vėrtetė negociuese por vetėm mekanizėm formalizues i cili shėrben pėr legalizimin vendor tė projekteve tė huaja. Kurse Serbia me kėtė kushtetutė tė saj e pėrforcoi pozicionin e saj por edhe e rriti homogjenitetin dhe soliditetin e brendshėm institucional lidhur me Kosovėn, qė si zakonisht do tė thotė, kundėr Kosovės.

    Kėto shtatė vjet tė ‘lirisė’ do tė mbahen mend si vite kur pozita dhe tė drejtat e ‘minoritetit’ serb ishin vegla me tė cilėn shantazhoheshin shqiptarėt dhe vullneti i tyre i ndaluar. Vitet pas kėtyre, nėse lejojmė qė kompromisi tė bėhet e realizohet, do tė mbahen mend si vitet kur entiteti autonom serb, i dalur nga decentralizimi, ishte vegla e shantazhimit dhe pamundėsimit tė lirisė, pavarėsisė e sovranitetit pėr Kosovėn.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #89
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Mosmarrėveshja
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 11 October 2006


    Duke e definuar njėfarė vije tė kuqe, Ekipi Negociator i Kosovės ka pranuar qė komuna e re serbe si njėsi elementare nė procesin e decentralizimit ėshtė diēka e keqe. Me vetė faktin se thonė qė nuk do tė pranojnė edhe mė shumė komuna tė tjera serbe ata pranojnė se komunat e reja serbe janė tė dėmshme. Apo, ndoshta po mjaftohen me lėshime nė rrafshin e Kosovės dhe vija e kuqe ka tė bėjė me rrafshin e Dukagjinit!? Nuk besoj tė jetė kjo e dyta. Motivet dhe interesat e politikanėve negociator nuk kanė tė bėjnė me Kosovėn dhe as me ndonjė pjesė tė saj por vetėm me veten dhe postet e tyre. Ata ofruan 5+1 komuna tė reja, Serbia kėrkoi 19 sosh, dhe tash drafti i Ahtisaarit do tė jetė me sė paku edhe 5 komuna tė tjera e tė reja serbe: Baja (Skėnderaj), Osojani (Burim), Binēa (Klinė), Gorazhdeci (Pejė) dhe Hoēa e Madhe (Rahovec). Pra, pikėrisht nė Rrafshin e Dukagjinit. Sigurisht qė kjo vlen vetėm nėse nuk ka raunde tė tjera tė negociatave nė Vjenė. Ēdo takim i ardhshėm i Vjenės do tė sjellė vija tė reja tė kuqe. 5+1 komuna serbe, sa i kanė dhėnė Serbisė deri mė tash, ėshtė shumė (keq); lėre mė qė kėta negociatorė kosovar, si zakonisht, nuk lėshojnė pe vetėm deri nė takim e ardhshėm tė radhės atėherė kur sėrish do tė lėshojnė pe. Gjersa ata i bėjnė koncesione tė pafalshme Serbisė pėr ēėshtje qė nė mėnyrė tė paskrupullt i quajnė teknike, shumė politikanė e diplomatė ndėrkombėtar, pėrfshirė kėtu edhe kryeadministratorin Ryker, thonė se vendimin pėr statusin e Kosovės do ta marrė KS i OKB-sė. Mu pėr kėtė arsye, negociatat janė vetėm pėr decentralizimin qė do ta ndajė Kosovėn dhe pėr ‘eksterritorialitetin’ e objekteve ortodokse qė do t’ia uzurpojė kulturėn e historinė asaj. Kėsisoj, vendimi i KS tė OKB-sė do tė jetė mė i lehtė pėr ta bėrė. Po ai kor politik e diplomatik ndėrkombėtar, vizuelisht i prirė nga kryendėrmjetėsi Ahtisaar, thotė se nuk ka marrėveshje dhe s’mund tė ketė marrėveshje nė negociatat aktuale qė po zhvillohen nė Vjenė. Politikanėt e Kosovės iu gėzuan kėsaj deklarate dhe nisėn ta reprodukojnė atė. Mirėpo, Ahtisaari dhe tė tjerėt, as qė e kanė pėr qėllim marrėveshjen nė Vjenė. Ata synojnė veēse ngushtimin e zonės brenda sė cilės Grupi i Kontaktit dhe KS i OKB-sė e pėrcaktojnė kompromisin, duke u bazuar nė draftin e pėrpiluar e tė propozuar nga Ahtisaari. Ky draft mandej do tė mund tė ndryshohet fare pak – vetėm nė nuanca tė periferisė sė tij. Ekipi Negociator i Kosovės nuk ekziston pėr ta bėrė marrėveshjen por pėr ta bėrė mosmarrėveshjen nė mėnyrė qė t’i hapet dera vendimit tė KS tė OKB-sė e i cili mė pas do tė aprovohej nga politikanėt vendas, shfajėsimet e tė cilėve do tė pėrmbledhen nė shprehjet e llojit: “s’patėm ēare!”. Pėrderisa politikanėt negociator tė Kosovės u premtojnė pavarėsi pėr Kosovėn qytetarėve tė saj, ata nė Vjenė po e negociojnė statusin e Kosovės me Serbinė. Pėrderisa po ata politikanė negociator flasin pėr statusin e Kosovės, nė fakt, po zhvillohet decentralizimi i saj. Dhe, pėrderisa po zhvillohet decentralizimi i Kosovės, nė tė vėrtetė, po bėhet ndarja e Kosovės. Natyrisht qė nuk ėshtė i mundur copėtimi i Kosovės pėrveēse duke u premtuar vazhdimisht pavarėsia e saj. Mu kjo po ngjan. Andaj, kėta politikanė janė fajtor dhe mbajnė pėrgjegjėsi historike pėr mynxyrat qė po na ndodhin por edhe pėr ato qė po na pėrgatiten.

    Se statusi i Kosovės nuk do tė jetė nė formėn e pavarėsisė e sovranitetit pėr Kosovėn e dėshmon edhe shtyrja tash 7 vjet e tij. Mbase, tashmė kur thuhet pavarėsi, nėnkuptohet ajo si jo e tillė: e kushtėzuar, pa sovranitet etj. Ose, po presin qė tė zbutet ca Serbia e sidomos kosovarėt pėr njė kompromis qė nė fund do tė shpallet si i dakorduar? Zaten, e njėjta gjė ėshtė. Vjena, definitivisht, ėshtė shprehje e gabuar e kontradiktės ndėrmjet vullnetit tė popullit tė Kosovės dhe aspiratave tė Serbisė. Negocimi me Serbinė ėshtė gjithsesi vetėm negocim pėr zbutjen e aspiratave hegjemoniste tė Serbisė. Faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar, tė lehtėsuar nga serviliteti i politikanėve kosovar, do tė marrin vendime pėr Kosovėn qė do tė jenė larg vullnetit tė popullit tė Kosovės e qė nė masė tė konsiderueshme do tė kėnaqin apetitet e Serbisė. E gjithė kjo do tė thotė se pa vetėvendosje as qė mund tė ketė negociata tė mirėfillta e tė vėrteta meqė s’mund tė jemi fare pa tė. Parulla ‘JO NEGOCIATA. VETĖVENDOSJE!’ e ka edhe kėtė kuptim. Pra, pa qenė i lirė, nuk mund tė jeshė. Vetėm i lirė, atėherė dhe vetėm atėherė, mund tė vendosėsh marrėdhėnie reciproke e tė shėndosha me tė tjerėt, qofshin ato edhe negociata. Pa u realizuar paraprakisht vullneti i popullit, negociatat vetėm sa e zgjasin dhe maskojnė robėrinė. Pėr neve do tė (vazhdojnė tė) vendosin tė tjerėt. Nė situatėn nė tė cilėn ndodhet, Kosova e ka tė pamundur tė ketė miq. Sepse, politikisht dhe institucionalisht, ajo nuk ėshtė. Kosova e defaktorizuar, duke mos qenė subjekt, s’ėshtė partner me askė dhe mund tė ketė miqėsi qė janė veēse vetėmashtrime. Ne nuk kemi rrugė tjetėr pėrveēse tė zgjohemi dhe tė ngritemi. Ne nuk kemi rrugė tjetėr pėrveēse tė bėhemi, tė bėhemi tė lirė. Dhe, mandej tė jemi. Miqtė do tė pasojnė
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #90
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kėrcėnimet pėr paqe
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 18 October 2006



    Stabiliteti rajonal si paradigmė ndėrkombėtare, qė dominon edhe politikat qeveritare tė vendeve tė rajonit, nuk ėshtė aspak i rastėsishėm. Pikėrisht kjo qasje ua mundėson supremacinė faktorėve tė rėndėsishėm botėror. Pėrmes konceptit tė stabilitetit rajonal, kėta faktorė ndodhen mbi vendet e veēanta tė rajonit dhe shndėrrohen nė disenjues tė politikave tė tyre dhe njėkohėsisht nė arbitėr tė realizimit tė atyre politikave. Nė kohėra tė njėjta e tė ndryshme, vende tė ndryshme ndihmohen e favorizohen nė mėnyrė tė pabarabartė. Asisoj, politikanėt bėhen veēse teknicientė qė implementojnė programe e projekte qė u vijnė nga lart. Partitė politike dhe botėkuptimet e strategjitė e tyre bėhen si ca pėrrocka jetėshkurtėra qė pėrfundojnė nė lumin e madh tė kurseve e diskurseve tė dominuesve tė padiskutueshėm. Kur flasin pėr rajonin e Kosovės, shtetet e fuqishme, institucionet dhe mekanizmat ndėrkombėtar, kryesisht mendojnė pėr vendet qė dolėn nga ish Jugosllavia dhe pėr Shqipėrinė.

    Duke e kuptuar drejt dhe saktė premisėn ndėrkombėtare pėr stabilitetin rajonal, Serbia tash shtatė vjet e kėrcėnon dhe shantazhon pavarėsinė e Kosovės me shkėputjen e Republikės Serbe nė Bosnje qė doli si rezultat i gjenocidit serb atje. Realisht, ishte gjithnjė Serbia ajo qė vendoste pėr politikėn e serbėve tė Bosnjes. Ajo pėrherė i ka inkurajuar dhe mbėshtetur partitė politike serbe qė ishin nacionaliste dhe tė cilat kėrkonin bashkangjitjen e Republikės Serbe me Serbinė. Meqė Bosnja konsiderohet tė jetė nė tė njėjtin rajon me Kosovėn, kėrcėnimet serbe nuk ishin pa rezultate. Shumė qarqe e organizma ndėrkombėtar, jo vetėm politik e diplomatik, pėr pasojė u bėnė mė konservativ, duke respektuar kėsisoj shumė mė tepėr aspiratat hegjemoniste tė Serbisė sesa vullnetin e njė populli tė tėrė e tė shumėvuajtur, drejtėsia pėr tė cilin mungon. Madje, vullneti i popullit tė Kosovės zakonisht figuronte nėpėr fjali tė ndryshme si njė problem pėr kompromisin qė duhej arritur, si diēka qė do tė mund tė manifestohej nė formėn e trazirave e shpėrthimeve tė cilat do ta kėrcėnonin sigurinė. Ndėrkohė, kėrcėnimet e Serbisė toleroheshin dhe trajtoheshin seriozisht. Ato u bėnė pjesė pėrbėrėse e paqes dhe stabilitetit nė rajon! Jemi dėshmitarė se si serbėt nė Kosovė e Serbi, bėn tė jenė nacionalista (serbomėdhenj), por jo edhe shqiptarėt e Kosovės qė duhet tė jenė multietnikė. Kjo ndajfolja ‘multietnik’ mė tepėr se karakter i institucioneve ėshtė bėrė kėrkesė pėr tipar tė politikanit shqiptar qė njihet edhe si i moderuar e politikisht korrekt. Gjatė kėtyre shtatė vjetėve konsensusi i brendshėm i Serbisė pėr ēėshtjen e Kosovės gjithmonė e shpiente atė drejt ekstremes: nėse jo drejt glorifikimit tė Milosheviqit atėherė drejt kritikės kundėr tij pėr mossuksese dhe mungesė efikasiteti. Ndėrkaq, konsensusi i politikanėve kosovar pėr vendin e tyre ēonte drejt zbutjes sė tyre: zbutjes sė mjeteve por gjithashtu edhe zbutjes sė kėrkesave tė tyre. Kėta politikanė do tė mbahen mend kryesisht pėr ankesat e tyre pėr mė shumė kompetenca, e qė i ngjet aq shumė kėrkesės pėr pėrmirėsim tė kushteve nė burg, pėrderisa Serbia, si ngaherė, don territore, don mė shumė territore mu ashtu sikurse qė i deshi ato nė Kroaci e Bosnje, me ē’rast nė kėtė tė fundit e fitoi Republikėn Serbe. Kėtu konsiston arsyeja pse nė Vjenė negociohet pėr decentralizimin dhe ‘eksterritorialitetin’ nė Kosovė, projekte kėto qė kanė dalur nė pah dhe avansohen si rezultat i aspiratave dhe motiveve tė Serbisė pėr tė sunduar me territorin e Kosovės dhe pėr t’i shtypur e dėbuar popujt joserbė nga Kosova. Apetitet e Serbisė janė po ato tė vjetrat. Nėse ato burojnė nga tradita nacional-shoviniste dhe ekspansioniste e Serbisė qė ka pėr ikonė tė veten Nikola Pashiqin, sigurisht se kėto apetite mirėmbahen e rriten edhe nga dobėsitė tona.

    Fillimin e luftėrave nė ish Jugosllavi, Milosheviqi e pat paralajmėruar qysh nė fjalimin e tij famėkeq nė Gazimestan mė 28 qershor 1989. Mirėpo, kėto luftėra u bėnė tė mundura pėr shkak se agresionet militariste tė Serbisė nuk kishte kush t’i balansonte. Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe nė fund Kosova, nuk luftuan pėrnjėherė dhe kėshtu ia lehtėsuan shumė punėn Serbisė. Milosheviqin s’kishte kush ta balansonte brenda ish Jugosllavisė kurse nga jashtė s’kishte interesim pėr kėtė. Serbia nuk kishte njė forcė pėrballė saj e cila do t’i kundėrvihej dhe do ta ballafaqonte nė atė masė sa ajo tė hezitonte nė ndėrmarrjet e saj kriminale e terroriste. As sot nuk ėshtė aq ndryshe. Serbia ndodhet nė ofensivė, e cila tash pėr tash ėshtė vetėm politike e diplomatike. Sėrish, politikanėt kosovar nuk po mund ta balansojnė Serbinė. Objektivisht, pėr shkak se Kosova e ka UNMIK-un mbi kokė dhe Serbinė nė qafė. Subjektivisht, pėr shkak se kėta negociatorėt kosovar janė tė korruptuar e tė shantazhuar dhe duan ta shpėtojnė veten nė kurriz tė Kosovės e kurrsesi anasjelltas.

    Pėrderisa Republika Serbe nė Bosnje e ka pėrkrahjen dhe ndihmėn e hapur e tė parezervė tė Serbisė, Kosova nuk e ka atė nga Shqipėria zyrtare ndonėse e ka nga populli shqiptar nė Shqipėri. (Kėtė mund ta vėrtetojė krahasimi i bisedave qė ka bėrė ēdonjėri me qytetarė tė thjeshtė nė Shqipėri me deklaratat e politikanėve kryesor atje.) Nėse kėrcėnimet e Serbisė tolerohen nga bashkėsia ndėrkombėtare, e aq mė tepėr qė ato njėmend po tolerohen, si tė tilla duhet tė balansohen nga Shqipėria pėrmes gjykimit dhe kundėrreagimit. Pikėrisht kėshtu do tė zbrapsej Serbia dhe do tė sigurohej paqja e stabiliteti nė rajon. Serbia duhet tė balansohet. Shqipėria mund tė japė kontributin e saj tė ēmueshėm e tė pazėvendėsueshėm pėr kėtė. Njėkohėsisht, shqiptarėt e Maqedonisė dhe partitė e tyre politike nėse nuk mund tė jenė unikė sa i pėrket pushtetit nė Maqedoni ata mund tė jenė unikė sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės. Duhet tė jenė unikė dhe konsistentė nė qėndrimin se ndarja e Kosovės do ta bėjė tė njėtėn gjė edhe nė Maqedoni. Sepse, fundja vėrtetė kėshtu ėshtė, dhe pėr shkak se duke u bėrė tė zėshėm nė kėtė rrafsh, parandalohet ndarja e Kosovės. Edhe shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės duhet tė kėrkojnė shumė mė fuqishėm tė drejtat e tyre; ata mė sė miri mund tė angazhohen pėr mbrojtjen e interesave tė tyre duke vėnė nė spikamė asimetrinė drastike qė ekziston ndėrmjet pozitės dhe tė drejtave tė serbėve nė Kosovė dhe atyre tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės qė ndodhen nėn sundimin serb. Nė kėtė botė ku drejtėsia disi gjithnjė vonohet edhe atėherė kur ngjan, stabiliteti sigurohet nga forcat qė mund tė destabilizojnė. Potenciali i tyre destabilizues respektohet dhe gjithherė konsiderohet si faktor stabiliteti.

    Mbase mund tė themi se nė ēdo situatė ekzistojnė paqja e brendshme dhe ajo e jashtme pa pretenduar pėr pavarėsinė e kėtyre nga njėra-tjetra. Paqja e brendshme ėshtė e ndėrlidhur me mirėqenien dhe perspektivėn e qytetarėve, me ndjenjėn e tyre tė progresit drejt sė ardhmes. Kėto mungojnė nė Kosovė andaj edhe qetėsia aktuale ėshtė shumė e brishtė. Paqja e jashtme ka tė bėjė me kundėrvėnien ndaj rreziqeve nga jashtė dhe me sigurinė pėr parandalimin e materializimit tė tyre. Edhe kjo nė Kosovė mungon: Serbia sa vie egėrsohet kundėr nesh. Ajo don qė pėrsėri ta marrė Kosovėn por kėsaj radhe duke e copėtuar atė pėrbrenda nėpėrmjet decentralizimit dhe duke ia serbizuar asaj kulturėn nė pėrpjekje tė sendėrtimit tė motivit tė Serbisė pėr agresionin e ri tė forcave tė saj nė Kosovė. Duhet tė bashkohemi dhe angazhohemi kundėr Serbisė dhe projekteve tė saj. Pėrndryshe, do tė bashkohemi e ngushėllohemi pas tragjedisė sė re.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 9 prej 31 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •